Kulturë
“Kur kenget vijne me tjeter veshje”
E shtune, 24.11.2007, 05:07 PM
Anisa Ymeri - Koha Jone
Jane kenge qe mbajne veshur nje tjeter petk, ndryshe nga koha kur jane shkruar, ato qe vijne cdo fundjave ne “Kenget e Shekullit”, duke marre ne kete menyre ngjyrimin e kohes, kur edhe vijne. Shumekush do thoshte s’ka pse, ose me mire te rikthehen ne skene ashtu si kane qene dekada me pare. Ndersa nje nder personalitetet me ne ze te muzikes shqiptare, kompozitori Robert Radoja, rrefen ne nje interviste se, “Po nese do te vishet dikush me kostumin e para 50 viteve dhe te dale sot ne rruge do te dilte jashte kohes. Ndaj edhe eshte mire qe keto kenge te vijne me nje veshje tjeter, me mjetet e kohes dhe s’ka asgje te keqe, madje eshte bukur. Por jo cdo here eshte me bukur se ka qene, ose eshte aq e bukur sa ka qene”. Gjithcka varet nga realizimi i riorkestrimeve, por ama s’ka asnje te keqe, sipas tij, qe ato te vijne ne kohe, duke mos humbur origjinalitetin. Ndersa mban qendrimet e tij edhe mbi ate cka po ndodh sot me muziken, krijuesit e vjeter dhe ajo cka eshte teper e rendesishme, per mospermendjen gati fare te krijuesve te kengeve dhe muzikes shqiptare, duke i lene “meritat” e medha per kengetaret.
Jeni ne “Kenget e Shekullit”, por ju vini prej shekullit te shkuar...
Ka qene fati im qe kam jetuar ne keto dy kohe! Ne fakt, ato kenge qe ngjiten ne skene nuk jane te nje shekulli, por me pak se nje shekull, pasi vetem ne vitin 1932 Kristo Kono kompozoi kengen “S’kam c’e dua pasurine”. Eshte thene shpesh se eshte kenge popullore, por qe ne fakt e ka nje autor ajo dhe pse shpesh autoret nuk permenden. Dhe vetem pas viteve ’30-te te shekullit te shkuar munden te krijohen institucionet dhe te vijne ne Shqiperi te paret te shkolluar ne Lindje e Perendim. Dhe ajo cka dua te theksoj eshte, se ne vendin tone qe pas vitit 1945 arti ka qene ne qender te vemendjes dhe eshte kontribuar shume nga shteti, qe ai te kishte hovin qe pati. Pasi kane qene shtetet e centralizuara ato qe kane bere me shume per kulturen dhe ketu ashtu qe!
Pse kane ngelur keto kenge te shekullit, edhe sot qe ne i degjojme me endje?
Keto mbeten si kenge, sepse ne baze te asaj tradite te vogel, sidomos ne qytetet kryesore, ku kishte nje lloj zhvillimi, Shkodra, Korca, Durresi, Elbasani apo edhe Berati, qe eshte ende i pa eksploruar teresisht. Ngelen kenge te krijuara ne ato vende ku jetuan krijuesit. Me shume ne to dominon tema e dashurise, ne kuptimin e saj te gjere dhe jo ngushtesisht ajo mes nje djali dhe nje vajze, mes femres dhe mashkullit. Ka nje spekter me te gjere dhe pse takohen rralle, pasi ne to ndikon shoqeria dhe sfera sociale ku jane ngjizur keto kenge. Ketu ka nje problem, degjon shpesh te thone muzika shqiptare, arti shqiptar! Por kenge eshte vetem nje pjese e vogel e asaj te vertete te madhe qe eshte muzika dhe pse ajo eshte ushqimi i perditshem, por nuk eshte arti shqiptar, vetem nje pjese e tij. Po kenga lindi per te qene me e komunikueshme, pasi gjinite me serioze kane qellimet e tyre me te medha dhe nuk eshte e thene qe ajo t’i drejtohet vetem elites, sic shprehemi ne per operen. E nga nje kenge mbushesh momentalisht shpirterisht, ndersa nga nje veper e permasave te medha jane mbresat ato qe mbeten dhe filozofia ajo qe e pershkon. Po ato vite krijohej shume dhe po marr vetem krijimet per femije, qe qene lume ato kohe.
Pos pozitives, a pati edhe negativitet ne kete lume krijimesh?
Po bej krahasim, pasi me duhet nje pike referimi...Po vetem te mendosh 700 kenge ne vit, te krijuara per femije, kishte jo uje, por edhe rere e balte. Me gjithe fillimet, qe qene naive, evoluoi cdo gje dhe filluam te kemi kenge koncertale dhe gjithcka u ushqye nga njerez teper profesioniste. E sa i takon kenges, qe percaktohet si kenga e muzikes se lehte...ja pse quhet e lehte, pasi e tille duhet te shikohet e percillet tek njerezit. Ajo qe na ndodh eshte te flasim shume per kengen, por muzike te vertete vallezimi nuk kemi, muzike shqiptare jo! Nuk kemi muzike per te vallezuar dhe perdorim kengen si te tille.
Por ajo qe ka qene specifike e periudhes se kaluar, sa i takon muzikes, eshte se tingujt e bukur mbeteshin edhe kur censura ndalonte fjalet, pasi kontrolli i vetem ne kenge ka qene tek fjalet, se muziken ata qe “kontrollonin” nuk ishin ne gjendje ta kuptonin. Ndaj edhe u gjeten hapesira, qe kenga te mos pesoje fatin e keq te kufizimit.
Po riorkestrimet e kengeve pse duhen bere?
Po nese do te vishet dikush me kostumin e para 50 viteve dhe te dale sot ne rruge, do te dilte jashte kohes. Ndaj edhe eshte mire qe keto kenge te vijne me nje veshje tjeter, me mjetet e kohes dhe s’ka asgje te keqe, madje eshte e bukur. Por jo cdo here eshte me bukur se ka qene, ose eshte aq e bukur sa ka qene. Varet nga realizimi. Por, ama, nese kenget vijne origjinale, si ne kohe e ngjiten ne skene...dyshoj se do tingellojne aq bukur, sa eshte krijuar imazhi i bukur. S’ka se si te ngjaje po aq bukur, eshte tjeter kohe dhe ka kerkesa te tjera.
Ju duket e drejte ajo qe ndodh, pas shume vitesh kenget ju mbeten kengetareve, ata kane “meriten”, ndersa kompozitore, orkestrues e autore tekstesh nuk permenden?
Ketu tregohet niveli i kultures ne mase! Thuhet kenget e Vace Zeles..ajo eshte e paarritshme, por ato jane kenge qe Vacja i ka kenduar, pasi ajo s’ka shkruar vete asnje fjale. “Kenge te Ema Qazimit”, thuhet shpesh, por eshte Agim Prodani pas dhe kjo eshte ceshtje e kultures dhe pak respektit nga institucionet. Nje interpretues, ku hyn kengetari apo edhe instrumentisti, rron duke rishprehur apo rigjalleruar, jep edhe shpirtin e vet ne vepren e dikujt tjeter. Sa zihet ne goje kjo pune?! Thuajse fare!
Thuhet se fundi shume se shijet muzikore te ketij populli po prishen...
Vetem kenga prish shijet?! Une them jo, pasi jane nje mori sendesh dhe dukurish qe i prishin ato, por mes tyre eshte edhe kenga. Ky vendi jone i vogel po shkel ne nje rruge te re, te pashkelur me pare! Ndaj edhe une ngulmoj shume tek fakti, nese kane mesazhe ato qe jepen dhe nese ato s’kane mesazh, me mire te mos jepen. Madje, ne nuk kemi pika te qarta referimi vlerash dhe ende i referohemi atyre qe kane bere me shume kenge e kane marre me shume cmime.
Po, sipas jush, ku duhet te referohemi per vlere?
Eshte e veshtire ne kete trazire te thuash se ku duhet te referohemi, por s’duhet te kemi frike se s’do te krijohet. Pasi sot kerkohet te shfrytezohen maksimalisht te gjitha kerkesat qe ka kengetari per tregun dhe harrohet qe eshte me e bukur e thjeshta, pasi kalohet shume me bukur edhe tek populli.
Raporti yne me krijuesit e vjeter
Ky eshte nje problem teper i madh i asaj cka ndodh sot. Jo rralle harrohen rrenjet, krijuesit e pare. Robert Radoja preferon te flase shkurt per kete ceshtje, por mesazhi i tij percillet qarte. “Jeta ka tre dimensionet e saj. Nese mungon njera prej tyre, asgje nuk eshte e plote. Ka te shkuar, te tashme dhe te ardhme! Njera nga keto, nese mungon, prish ekuilibrin, ndaj per te gjitha kategorite duhet te kene vendin e tyre ne kulturen tone dhe kjo eshte e padiskutueshme”. Por ajo cka perben edhe nje tjeter problem, sipas tij, eshte mungesa e studimeve per muziken, duke mos lene menjane nje studim te mirefillte te Eno Kocos dhe disa biografi, jo teper te thelluara per personalitete te muzikes sone.
C’po ndodh me kengen tani, sipas kompozitorit
Shpesh ngrihet zeri se muzika po prish shijet e ketij populli dhe s’ka me muzike te lehte shqiptare. Mirepo Robert Radoja preferon te flase nga pozitat e nje realisti dhe aspak te nje nostalgjiku, kur thote se, “ajo qe ne kemi ne tranzicion, si fillim, eshte mendja jone, dhe te gjitha te tjerat jane derivat i kesaj, e ca me shume arti. Ai eshte i brishte dhe ka fije qe i lidhin e qe i ndajne njerezit. Dhe nga tere ai boshllek qe patem dhe pse mosha ime s’e ka ndjere shume kete boshllek, pasi pati prurje...tani do te kaloje fazen e saj”. Ndaj edhe eshte shume e vertete, se ka nje faze ne tranzicion te kenges, pa mohuar vlerat, por pasoje e tranzicionit qe kalon shoqeria jone.