E merkure, 11.12.2024, 07:12 AM (GMT)

Kulturë

Mardena Kelmendi: Kam falur atehere kur me denuat me vdekje…

E shtune, 17.11.2007, 01:07 PM


Mardena Kelmendi: Kam falur atehere kur me denuat me vdekje…

Nga Keze (Kozeta) Zylo

Mardena Kelmendi
Duke lexuar perhere librat poetike te Znj.Mardena Bardhyl Kelmendi, shpesh me krijohet per pak caste nje heshtje poetike, nje heshtje qe shpesh njeriu ka nevoje te largohet nga lodhjet dhe streset e jetes.
Aty te duket sikur vargjet ta shuajne etjen shekullore dhe te afrojne dashurine duke pire uje ne burimin poetik te krijimeve te Znj.Kelmendi.
Mardena si nje poete e brishte te ushqen shpirtin me vargjet qe shndrijne si yje ne nje nate me hene, dhe ti I mbledh keto yje ne shporten e poezise, per t’I mbjelle ne lendinat e Memedheut dhe te Diaspores.
Mjaft poezi jane engjellore, kane tendencen per te fluturuar ne qiell, ku autorja merr aty muzen per te na dhene ate mbreteri misterioze dhe te padukshme.
Ne trazimet shpirterore te vargjeve gjej tallazet, qe I vine vale-vale ne aorten e saj, por ajo si nje vashe tejet shpirterore, di te largoj dhe vetem fal…e per kete I ka dhuruar publikut librin: “ Fala qe te jetoj”….e librin e sapo publikuar, “Pasazhet pertej kohes”

Kam falur atehere kur me denuat me vdekje,
Rrezova nje univers me puthje mbi ate kujtim,
Kohet e shkuara rralloheshin ngadale,
Kur gjyqtari kohe me buzeqeshi me pendim!

Ky eshte nje mesazh I ardhur nga nje poete me baba te burgosur dhe gjysh te pushkatuar, e pra, e kujt me shume se ty do t’I besoja Mardena me ato qe shkruan, si nje symbol I miresise, I zemrave te plagosura, por qe me artin gjete gjuhen e madheshtise: FALJEN?!
E pikerisht keto mesazhe poetike japin vartesine e perjetshme, midis vdekjes dhe ringjalljes, japin strehezen e sigurte te poeteve, folene qe e ndertojne me sqepin, shtegetimn, dhe flatrat poetike.
Keto te tria vene ne levizje shpirtin tend Mardena, dhe na fisnikerojne me shume ne qe te lexojme e lexojme…
Poezia tende cmohet tashme nga shume lexues, por me se shumti cmohet jo vetem per artin qe derdh ne vargjet e tua, por dhe per fisnikerine e shpirtit tend, butesine femerore, qe dhe pse tinezisht ta dhunuan endrren tende, ti prape fal dhe vetem fal!
Edhe kur ty atehere te burgosen shpirterisht dhe fizikisht, ti prape ke gjetur gjuhen e faljes, por dhe ne keto kohe te mbrapshta, kur here te ngrene ne qiell e here te dhunojne, ti tashme I fal dhe njekohesisht I meshiron!
Pra falja dhe meshira jane ngjizur ne shpirtin tend dhe ne poezine tende.
Nga studimi qe dua te bej, pra ne nje projekt shqiptaro-amerikan:
Vashat e persekutuara ne kohen e diktatures dhe sot, sigurisht qe nje nder to do te jeni dhe ju, pasi tashme librat tuaj poetike kane nje vlere te vecante, si vajze e nje te burgosuri dhe mbesa e nje te pushkatuari te ndergjegjes.
Sa force me japin ciklet poetike te tuat, shkallezimi artistik I tyre, e ashtu te duken sikur se bashku si bashkekombas hedhin vallen e perjetesise nen kompozimin e te vetmit zhaner: SHQIPERISE, MEMEZONJES SONE!
Ju vetem me poezine keni hapur porten e shpirtit dhe ne gjetem thesarin e kycur, per dekada me radhe., thesarin e rrembyer…FALJEN!

Nga shume kritike qe e kane studjuar vargun tend, une do te vecoja nje fragment nga poetja e madhe, Znj.Zhuljana Jorganxhi e cila shkruan:
Libri “Falja” qe ne titull tregon per nje shpirt te madh, qe vuajtjen e kthen ne dashuri dhe di te fale fisnikerisht.

Kjo falje s’ka kohe, eshte e paskaj,
E puthje iu be perhere dashurise,
E gjalle ne jam sot, une mbeta prej saj.
Kjo falje-fytyre eshte e vete LIRISE!

Ju Mardena keni se c’te shkruani, keni nje mal me dhimbje per te kaluaren tende dhe te familjes tende, ke se c’te shkruash per gjyshen tende fisnike qe e respektonte nje Berat i tere dhe ti prape kerkon qe te leme ne dhimbjen e vajin tend, por qe me metaforen dhe figuracionin poetik ke dhene femijerine tende, te thinjur dhe zogez krahthyer para kohe...

Dhembjes tende hyja ngadale,
Ku ta dija une femija,
C’kob i kish rene zemres se bardhe,
C’zi mbi koke mbante shamia?!

Sinqerisht Mandi, e hap shpesh here kete liber, dhe aty gjej mrekulline e faljes, mrekulline e dashurise, qe eshte vetem tek thjeshtesia tende dhe falja.
Dhe me konkretisht:

Sa here me dogji porsi shpuze,
Fjala e rende, qe lind prej urrejtjes,
E lashe te vdiste ate neper buze,
E shpirtin shpetova keshtu prej vdekjes..

Dhe ti me penen tende pohon perseri e perseri:

Si bar i hidhur eshte urrejtja,
Kerkoi te mbije edhe tek une,
Por, edhe me buzet e djegur nga etja,
Nje fjale pohimi s'ia dhashe asaj kurre.

Pra, barin e hidhur te urrejtjes nuk po e le qe te mbije ne token shqiptare.
E keshtu, poezite e tua te cojne ne nje parajse te vertete, ne nje levizje te lire, qe si nje tufe manushaqe ne dite Marsi, te japin dashurine njerezore, lakonizmin dhe behen shprese per ridimensione te reja ne gjuhen e embel te poezise!
Urime per librin "Pasazhe pertej kohes"!

Nentor 2007



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora