Kulturë
Humor
E merkure, 07.11.2007, 07:57 PM
Te doktori
Nje burre, i shqetesuar nga mendimi se asnjeri nuk e vleresonte, shkon per vizite te nje psikanalist i famshem. Hyn ne studion e doktorit dhe i thote:
-Doktor, nuk me vlereson askush...
-Te hyje nje tjeter, – tha doktori.
Numer gabim
Dikush merr telefonin dhe formon nje numer. Sapo tjetri ngre telefonin, marresi e pyet:
-Me falni, jeni 0237095682?
-Çfare shenjestre, - pergjigjet tjetri, - nuk ke gjetur asnje numer...
Pse bjondet?...
-Pse një bjonde e kthen shallin në dyqan?
-Sepse i rrinte shumë i ngushtë.
-Si e bën një bjonde të qeshë të hënën?
-I thua një barcaletë të shtunën.
-Pse një bjonde vë gishtin mes çekiçit dhe gozhdës?
-Sepse nuk mund të duronte zhurmën.
-Çfarë është 3km e gjatë dhe e ka nivelin e inteligjencës 0?
-Një paradë bjondesh
Bashkëshortët në “intimo-shop”
Një grua me gjoks të vogël hyn në dyqan me burrin e vet dhe shikon një palë sytjena, të cilat i pëlqen menjëherë.
-Këto më pëlqejnë dhe do t'i blej - i thotë të shoqit.
-Me atë gjoks që ke ti, ato nuk të hyjnë shumë në punë – ia kthen burri.
-Po të jetë ashtu, edhe ty nuk të shërbejnë mbathjet por ja që i vesh – përgjigjet ajo.