E diele, 14.04.2024, 12:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Humor

E hene, 22.10.2007, 06:27 PM


Tixhja

Nje i çmendur merr peng autobusin dhe kercenon se do t’i vrase te gjithe pasagjeret. Pasi vret te parin, te dytin, e treta ishte nje plake.
- Si e ke emrin ti? – i thote. Dua ta di para se te te vras.
- Tixhe, - pergjigjet plaka duke u dridhur.
- Ik se ty nuk po te vras, paske emrin e gjyshes time.
Pas plakes, i vjen radha nje plaku qe ishte ulur afer saj.
- Po ti si e ke emrin, para se te te vras? – e pyet i çmenduri.
- Hason e kom, po nga lagjja ma thone Tixhe...

Biçikleta

Pyet vajza mamanë që e kishte shtatzënë:
-Mami, pse e ke barkun kaq të fryrë?
-Se po pres një vëllaçko për ty, të keqen mami.
Më pas vajza del në rrugë dhe shikon dajën që vinte drejt saj. Pasi takohen, vajza e vogël vë re se edhe daja e kishte barkun të fryrë po aq sa mami dhe e pyet:
-O daja, çfarë pret ti?
-Autobusin.
-Po doli biçikletë, a ma fal mua...!?

Vjehrra

Pak kohë si i martoi vajzat, vjehrra vendosi të provojë dhëndurët nëse ishin të mirë apo jo. Shkon te i pari dhe futet në pus. Vjen dhëndri dhe e shpëton. Të nesërmen ai gjen para shtëpisë një makinë dhe një pusullë ku shkruhej: “Me respekt, nga vjehrra”.
Shkon vjehrra te dhëndri i dytë e futet sërish në pus. Edhe ai vjen dhe e shpëton. Gjithashtu edhe dhëndri i dytë të nesërmen gjen një makinë të shoqëruar me një pusullë: “Me respekt, nga vjehrra”. Shkon vjehrra sërish e futet te pusi i dhëndrit të tretë. Ai jo vetëm që nuk e shpëton, por e mbyll pusin dhe vjehrra mbytet. Të nesërmen, dhëndri i tretë gjen te dera dy makina dhe një pusullë:
“Me respekt, vjehrri!”

Gjahtari

Remziu pyet Xhelon:
-O Xhelo, si ia bën ti që vret gjithmonë arinj?
-E thjeshtë fare, shko në shpellë dhe bërtit sa të dalë ariu e pastaj vrite.
Të nesërmen, Xheloja merr vesh se Remziu ishte shtruar në spital dhe shkon ta vizitojë.
-Ç’të gjeti Remzi?
-Po ja, shkova në një shpellë, siç më the ti, dhe i bërtita ariut.
-Po pastaj, ç’ndodhi?
-Më bërtiti edhe ariu mua.
-Po pastaj?
-Unë bërtit, e ariu bërtit...
-Ehë, dhe si përfundim?
-Më shtypi treni.

E ka fajin Italia

Në lagje, të gjithë burrat kishin ikur emigrantë dhe vetëm njëri kishte mbetur.
-Po ik, o burrë, edhe ti në Itali, se vetëm ne lamë nam. – i thotë gruaja.
- Mirë, - thotë burri, – po ngjitem në çati dhe nuk do të zbres për disa muaj. Ti thuaj që ika në Itali dhe ma sill bukën lart.
Pas disa javësh vjen në shtëpi dashnori i gruas. Burri nga lart i thotë:
-Ç’të të bëj që kam ikur në Itali, se të isha në Shqipëri ta ndreqja mirë qejfin ty!

Nëna këshillon vajzën

Duke qenë se vajza po rritej dhe po bëhej seksi, nëna e këshillon:
-Kujdes, bija ime! Tani u bëre grua dhe kur një djalë të prek prapanicën i thuaj “mos”, ndërsa kur të prek gjoksin i thuaj “ndalo”.
- E di, mama, e di. E kam mësuar përmendësh se gjithmonë ma thua këtë, ndaj kur Mondi, shoku i klasës, më preku edhe prapanicën edhe gjoksin i thashë “mos ndalo”.

Plaku grindavec

Me kalimin e viteve, plaku ishte bërë aq grindavec sa nuk rrinte dot pa u zënë me gruan. Gjithmonë kur ajo i gatuante ushqim, plaku do të gjente shkak për sherr, sidomos mëngjeseve. Kur plaka i bënte vezë të skuqura, ai i thoshte se i donte të ziera dhe kur ajo ia bënte të ziera, plaku i kërkonte të skuqura. Një ditë plaka i bëri edhe vezë të skuqura edhe të ziera dhe ia vuri të dyja para. Pasi u mendua pak nga kapja në befasi, plaku i tha:
-Plakë, këto vezët e skuqura i doja të ziera dhe këto të zierat i doja të skuqura...

Kohët e rinisë

Dy pensionistë menduan të jetonin për pak kohë sikur të ishin të rinj. Plaku i tha plakës që kur të fishkëllente, ajo të dilte te dritarja. Doli plaku dhe me pas fishkëlleu. Plaka nuk po dukej... Hyri plaku në shtëpi dhe i tha se përse nuk dilte.
- Nuk më la mami, – ia kthen ajo.

Shiu

Tek po binte shi, një polic po ruante një dyqan. Shitësja e shikon dhe i flet.
- Zoti polic, pse nuk futeni brenda se po bie shi?
- Ju faleminderit, por shi po bie edhe jashtë...

Çmimi

- Mora vesh se u bëre me djalë, ë? Hajt, me jetë të gjatë! Po emrin si ia vutë?
- Çmim.
- Çmim! Ç’është ky emër? Nuk e kam dëgjuar ndonjëherë!
- Ia vumë këtë emër që të rritet sa më shpejt.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora