E merkure, 09.10.2024, 07:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Lazer Filipi ne rrokje te Nene Terezes

E diele, 14.10.2007, 07:09 PM


Lazer Filipi
Anisa Ymeri

Ishte menduar qe Nene Tereza te misherohej prej Roza Anagnostit, por me gjasa nuk do te jete keshtu! Kush e di per c’arsye ka vendosur te mos jete ajo Nene Tereza ne skenen shqiptare dhe pse pak kohe me pare u perfol se Anagnosti do i rikthehej skenes, duke misheruar shenjtoren. Por nje gje eshte e sigurt, qe Lazer Filipi, pas orvatjeve te shumta nder vite, me ne fund do e ngjise ne skene kete drame per shenjtoren. Drame e cila mban vulen e tij dhe qe eshte ngjizur prej vitesh, por qe ndryshon cdo dite, deri ne naten e premieres, qe pritet te jete brenda 10 nentorit. Mirepo, Roza Anagnosti s’do te jete Nene Tereze e per kete regjisori, njekohesisht edhe shkronjes i tekstit, aktori Lazer Filipi, rrefen se nuk do te jete, pasi keshtu ka vendosur ajo, ndonese qe nje prej aktoreve kryesore qe do ta misheronte Nenen e shenjte.

Te kesh profesion dashurine, sikunder Nene Tereza e pati, te ben padyshim nje grua te madhe. Prej lindjes se saj, largimit, misionit te madhe dhe shuarjes ne Kalkuta, jane ato qe percillen ne radhet e kesaj drame per Nene Terezen. Drame e cila ka ngjallur jo pak kureshtje, por askush nuk e di se si do te jete venia e saj ne skene. Se fundi pak art dhe kenaqesi kemi mundur te shohim neper skena, ndaj edhe skepticizmi eshte ai qe perhere shoqeron cdo premiere.

Por, kur behet fjale se ne skene do te ngjitet figura e Nene Terezes, gruas me te njohur te planetit qe, sikunder do e cilesonin gruaja qe investonte buzeqeshjet, industrialistja e miresise, me te vetmen pasuri, plaget e botes, pritshmeria eshte teper e madhe. Plaget e botes qe ishin e vetmja pasuri e saj munden te kuroheshin njesoj. Pasi rrefehet se asnjehere ajo nuk ka pyetur nese plaga ishte katolike apo myslimane. Plaga per te ishte e njeriut.

Rozi Prendi eshte zgjedhur per te qene Nene Tereza, e ne skene me te do te jene nje sere aktoresh te vjeter, jo vetem Lazer Filipi e Bruno Shllaku, sidomos Edi Luarasi, por edhe Elida Janushi.

Emri i saj flet vet, ndaj edhe aspak nuk eshte shqetesuar aktori Filpi, i cili kete here vjen edhe si autor teksti e bashkeregjisor ta pagezoje dramen. Ndaj edhe ka menduar qe te jete thjesht dhe vetem “Nene Tereza” drama e tij, e duket se prapashtesat do te ishin te teperta. Ata qe e njohin Lazerin, prej kohesh dinin per deshiren e tij te madhe, ate te venies ne skene te kesaj shfaqjeje, e cila tanime duket se nuk eshte me thjesht deshire. S’mund te mos jete entuziast Filipi, qe ndonese i ka kapercyer te 85-at, energjia nuk i eshte mpakur, por vijon te jete si rrallekush ne moshen e tij ende ne skene dhe teper aktiv.

Filipi e Shllaku, nga Fishta te Nene Tereza

“Golgota e Shqipes” foli bukur ne skenen e Teatrit Kombetar me se 1 vit shkuar, dhe ata jane serish bashke per Nene Terezen. Suksesi qe jo i vogel, pasi asnjehere me pare vargjet e te madherishmit te letrave shqipe, Gjergj Fshtes, nuk ishin mbeshtjelle ne nje shfaqje te vetme. Pune teper e madhe i eshte dashur Bruno Shllakut per ta pershtatur, por kur suksesi ja beh, lodhja shuhet. Keshtu qe edhe per Fishten, pasi vargjet e tij flasin teper e Lazer Filipi mundi te mposhte vitet, duke ardhur ne skene sic i ka hije kumtit te tyre.

Nje tjeter bashkepunim i tyre do te jete per kete ikone te madhe te dhembjes njerezore. E nese misherimi per te paren here i Fishtes ne nje shfaqje qe i suksesshem, ajo cka pritet per Nene Terezen eshte nje tjeter sukses, pasi vet figura e saj nuk e kerkon kete gje.

Muzeu i Dialogut “Nene Tereza”

Me rastin e dhjetevjetorit te vdekjes se Nene Terezes dhe ne prag te Vitit Evropian te Dialogut (2008), Shqiperia dhe Italia behen promovuese te nje iniciative te madhe dedikuar dialogut nderetnik e nderfetar, e cila do te arrije ne vende te ndryshme. Ajo cka eshte me rendesi, gjithcka do te frymezohet nga mesazhi i Nene Terezes, qe mori cmim Nobel per Paqen ne vitin 1979. Nje nder personat e ketij projekti, Luka Artoni ka theksuar se skuadra qe do te merret me kete projekt eshte edhe deshmitare e projektit “Muzeu Nene Tereza-Muzeu i Dialogut” dhe e Dites se Mirekuptimit, dite nderkombetare dedikuar dialogut qe kete vit mbahet me 28 tetor. Pas Stafetes se Dialogut (28 tetor), me date 7 nentor “Skuadra e Dialogut TELE System” do te takohet me Papa Benediktin XVI .



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora