E shtune, 27.04.2024, 07:04 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Intervistë me kampionin e Turrneut të Tajboksit në Tiranë Gjetan Keta

E premte, 05.10.2007, 03:01 PM


Interviste me dy vellezerit Keta

Fitorja ime i përket tifozëve më të mirë të botës, tifozëve shqiptarë.

Intervistoi: Albert Zholi

Gjetan Keta
Në datën 30 shtator 2007, në Tiranë në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” u zhvillua një Turrne i rëndësishëm në sportin e Taiboksit dhe Kickboksit. I gjthë pallati i sportit ishte veshur Kuq e Zi. Sipas shumë komentatorëve sportivë dhe specialistëve të sportit të Boksit, nuk është parë kurrë në historinë e egzistencës së këtij pallati sporti një numër i tillë sportdashësish dhe entusiazmi. I gjithë pallati ishte veshur dy ngjyrësh , si me porosi, kuq e zi. Pika kulmore e entusiazmit ishte pikërisht kur sportisti shqiptar i Tayboksit Gjetan Keta shpallet kampion i turrneut. Entusiazmi kaloi cdo parashikim. Një i ri shqiptar, kampion në një sport të ri dhe të vështirë përballë, sportistëve me eksperiencë. Ishte pikërisht Gjetan Keta nga Bulqiza emigrant në Gjermani. Mes emocinesh të ndeshjes edhe pse kishin kaluar disa ditë, ai jep këtë intervistë mes shumë emocionesh.

Mund të na thoni diçka për këtë Turrne interesant dhe të vecantë për publikun shqiptar?
-Ky Turrne , i Taiboksit dhe Kikboksit u organizuam në bashkpunim me Federatën Gjermane të këtij sporti që po bëhet gjithmonë e më popullor në Evropë. Ishte ndeshja më e rëndësishme e karrierës sime. Kisha kohë që po pëgatitesha, pasi do ndessheash me sportistë cilësorë të cilët jan ëtë dëgjuar në evropë dhe botë. Merrnin pjesë 8 ekipe. Afërsisht kasha 20 ditë që isha kthyer në Tiranë që të mabientohesha në atdhe, U stërvita në Dajt.Dola me sukses dhe fitova. Pra u shpalla kampion i këtij Turrnue. Duke u shpallur kampion, mua më jepet e drejta të ë marr pjesë në kampionatin botëror që do zhvillohet në Tajlandë.

-Pra ju thatë ishin 8 vende . Mudnd të na thoni disa prej tyre ?
-Pra ndër këto vende do të thoja se ishin më krueysoret Italia, Çekia, Hungaria, Gjermania, Polonia, Shqipëria, Greqia etj.

Si funksiononte eleminimi?
-Ishte me eleminim të drejtëpërsëdrejtë. Cdo fiotre të conte më tej. Pra ishin tetë sportistë që marrin pjesë. Do ndesheshe me të gjithë dhe kualifikohen vetëm ato që fitonin. Fituesi i të gjithë ndeshjeve dilte në finale.

Kush ishte nga këto sportistë më me emër?
-Më me emër ishte ai që dola në finale, polaku dhe pa dyshim dhe rusi që u dëmtua dhe nuk ia doli të bënte ndeshje.

Kush ishte pjesa më e vështirë e ndeshjes?
-Sigurisht që pjesa më e vështirë është finalja. Ishte moment delikat sidomos fillimi. Kundërshtari ishte shunmë i përgatitur. Luftonte me vrull.

-Duke pasur parasysh kë kishit përballë, e mendonit fitoren?
-Nuk e kam ndjerë fare veten keq edhe kur ai sulmoi. Kisha besim në fitore. Për atë isha përgatitur. Minutat e para i kalova. Pastaj.. Pasttaj ishte publiku,,. Publiku më përkrahu dhe më nxiti për të fituar.

Po nëse nuk do ishte publiku?
-Pa dyshim që do merrja forcë apo do entuziazmohesha nga diçka tjetër.

Keni parë ndonjëherë publik më entuziast?
-Unë kam bërë shumë ndeshje gjithkund. Në shumë vende të europës dhe është hera e parë që shoh një publik kaq entuziast. As në Gjermani, kur ndeshen gjermantë pubilu nuk është kaq enthusiast. Do të thpja që nuk kam parë në asnjë vend të botës public të tillë. Janë të mrekullueshëm. Të pabesueshëm. Do të ishte fatkeqësi ti zhgënjeje. Dukej sikur stadiumi do të përmbysej.

-Ju thoni me bindje se në Gjermani nuk ka një public të tillë ?
-Kështu si tifozat shqiptarë nuk ka në asnjë vend të botëes. Tani që e ndjeva vet e besoj. Janë fantasik. Të vënë para përgjegjësisë dhe të mobilizojnë si të jesh hero.

-Na thoni diçka për ndeshjet që keni bërë?
-Herën e fundit unë kam marrë pjesë në kampionatin gjerman dhe mund të them se dhe publiku gjerman është me shumë tifoz. Unë fitova kundër kampionit gjerman, po për fat të keq nuk ma dhanë për arsye se ai ishte kampion prej shumë vitesh. I gjithë publiku e kuptoi, fishkëlleu, por fitroja nuk më buzëqeshi. Edhe në sport ka racizëm, keqarbitrim dhe njëanshmëri. Këtë e ka pësuar edhe ekipi ybë kombëtar i futbollit.Pra për sa më lart publiku e kuptoi që isha unë fitues.

-Nuk veprojnë me system pikësh në Gjermani?
-Ndeshja bëhej në Gjermani dhe arbitri ishte gjerman.

A kishte tifozë shqiptarë aty?
-Kishte pak shqiptarë nga Kosova.

Me këtë fitore çfarë arrini ju?
-Tani mua më jepet e drejta të marr pjesë në Kampionatin Botëror në Tajlandë.

-Mendoni që do arrini rezultate të larta në këtë kampionat?
-Me ata tifoza që kam patur në Tiranë (nqs do ti kem aty), me këtë energji që mora në Shqipëri jam i mbushur me shpresa se do të fitoj dhe në kampionat Botëror.

Ju e keni ndërruar gjë emrin në Gjermani?
-Jo nuk e kam ndërruar as në Gjermani dhe as në Greqi. Para se të shoja në Gjermani stërvitesha në Greqi. Stërviteha në mënyrë raskapitëse. Për punën ata më respektonin shumë. Unë nuk bëra tolerim dhe ata nuk ma kërkuan ndërrimin e emrit.

-A ta shqiptojnë dot emrin tënd gjermanët?
-Po. Në Greqi e kishin të vështirë. .

-Keni ndjerë ndonjëherë shenja racizmi në Gjermani?
-Në Gjermani shumë pak. Gjermanët nuk mund të shprehin racizmin sepse ato kanë një të kaluar shumë raciste me Hitlerin në krye, që nuk u lejohet dhe ato përpiqen të mos e shprehin racizmin. Por në Greqi në ndeshjen e fundit kishte shenja racizmi.

Kush është ëndrra juaj në këtë sport?
-Ëndrra ime është të fitoj në Tajlandë dhe mbi të gjitha të hyj në Kikboksin japonez dhe në K1.

A do ktheheni ndonjëherë në Shqipëri?
-Shpresoj që po.

Si ju u duk këto ditë qëndrimi në Shqipëri?
-Shumë shumë i këndshëm. Fansat më kanë bërë të ndjehem krenar për vendin dhe bashatdhetarët e mi. Kam kaluar nga ditët më të bukura të jetës.


Ismail Keta

Ismail Keta
 
Z Ismail. Tashmë ju dhe vëllai i juaj Gjetani, Kampion i turrneut të Tiranës, jeni të njohur në Evropë për sportin e Tayboksit dhe Kikboksit. Mund të na thioni dicka për lexuesit për këtë lloj sporti të panjohur në Shqipëri ?

Taiboksi është një sport profesional që njihet dhe zbatohet nga boksierët e njohur. Pra përvec boksit të mirëfilltë ai është më i përparuar në disa drejtime dhe kërkon përgatitje të lartë fizike. Plus vijnë shkelmat, brrylat gjunjët dhe përplasjet në tokë. Është sport shumë i veçantë dhe i bukur sepse ngaqë është i vështirë, kërkon shumë inteligjencë dhe disiplinë dhe aq më tepër kur e bën në rrugën profesionale siç e bën Xhitani, (po si e kam bërë dhe unë) kërkon guximin. Mbrapa vjen Kikboksi, janë dy sporte, që gërshetojnë boksin profesional me elementët që përësërita më lartë. Gjithë pjesët e trupit vihen në lëvizje prandaj dhe po bëhet gjithnjë e më popullor. Kikboksi është boksi profesional dhe shkelmat. Nuk ka gjunjët dhe brrylat.

Kush është më i vështiri?
-Tayboksi është më i vështirë. Kikoksi është më i lehtë.

-Kur e keni nisurTaiboksin?
-Më vitin 1998 në Gjermani.

-Kur ke shkuar në Gjermani?
-Kam shkuar në 96-ën dhe kam vazhduar fillimisht me boksin sepse ne njihnim vetëm Rokun e Stalones.

Po në Shqipëri e keni ushtruar boksin?
-Jo në Shqipëri, jo. Unë kur isha në atdhe kam qenë fëmijë dhe më shumë për hobi mirresha me ngritje shtange. . Shikonim videot e Rokut dhe merrnim sediljet e makinave dhe bënim trupat, bënim ca doreza me lesh duke mbushur dorezat e punëtorëve dhe mblidhnim dhe një thes me rërë. Shumë të rinj më shihnin me mosbesim. Të rriturit më shikonin me dyshim . E mirrnin dhe si shenjë rrugacërie. Për të mos thënë me përbuzje. Por boksi ishte ëndrra. Shtanga ishte si nismë. Pastaj erdhën vitet e demokracisë. Ika në Greqi dhe aty mësova pak më shumë duke e ushtruar boksin. Pastaj mu dha rasti të shkoja në Gjermani ku aty, fill pas 10 ditësh mu dha mundësia të filloja direkt të stërvitesha në sportin e boksit. Kjo, sepse kisha përmasat e trupit dhe të dhënat e duhura. Pastaj vazhdova po në boks duke bërë 10-15 ndeshje.

-Si ndiheshe si fillim ?
-Në fakt nuk kisha shumë përvojë. Unë gjithnjë mendoja se ndeshjet bëhen me trup, gjithnjë duke patur si idhull Rokun. Por filmi është film dhe ka egzagjerime. Shumë vite më prapa e mësova që boksi është më shumë tru sesa muskul. Atëherë nisa ti kushtoja vëmendje disiplinës dhe stërvitjes. Pata rezultat. Nuk di të them nëse fatmirësisht apo fatkeqësisht, por them fatmirësish, sepse pas disa kohësh u ndava nga boksi. Shkak u bë fakti që nuk kuptohesha mirë me trajnerin i cili më çonte me dashje që të ndeshesha me boksierët më të mirë. Unë isha amator dhe ai më çonte të bëja ndeshje me profesionistët. Ai kishte pasur një përvojë të keqe me shqiptarët. Dhe pa dyshim dhe unë bindesha, sepse isha i ri dhe pamja që kisha më bënte të dukesha shumë i egër. Unë s’dija gjermanisht dhe normalisht që nuk mund të kuptoja shumë. Me mentalitetin që kemi ne shqiptarët më dukej sikur ato talleshin me mua. Kështu vendosa të largohesha. Më pas mu ngjit dikush që më kishte parë në ndeshje. U mora kështu nga një trajner tjetër që kishte një shkollë për kik dhe tajboks dhe ai më premtoi që unë do bëhesha kampion bote. Mbas dy tre muajsh erdhi një ofertë për të bërë ndeshje në kikboks. Unë kam qenë shumë në dilemë sepse unë pëlqeja boksin dhe e mendoja atë si një sport nga i cili nuk do ndahesha kurrë. Trajneri më tha që unë të bëja kikboks. Kështu e provova dhe fitova. Unë nuk e dija që ai ishte kampion gjermanie tre herë për amatorët. Kur mora vesh që fitova kundër atij, pashë dhe rezultatin mu ofruan shumë oferta. Ishte një sport që të krijonte dhe të ardhura të mira ekonomike. Tani e quaj sport shumë të bukur dhe kam patur rezultate shumë të mira. Më ka bërë shumë krenar.

Cilat kanë qenë rezultatet?
-Në 99-ën u bëra kampion i Bayernit në në Tayboks. Përsëri dola vitin e ardhshëm kampion gjermanie në kikboks dhe përsëri një vit më pasë. Kështu mu dha e drejta për të konkuruar në kompeticionet ndërkombëtare. Në 2001-in vendosa të përfaqsoja Shqipërinë edhe pse isha i ftuar në Austri.

Pse e bëtë këtë zgjedhje?
- Nuk përfaqsova Gjermaninë sepse më dukej sikur plotësoja një amanet të gjyshit tim. Ai më ka mësuar të jem shumë i lidhur me atdheun. Ai gjithnjë më merrte me vete dhe më fliste për bukuritë e vendit tonë. Ai ma ka dhënë karizmën dhe krenarinë e të qënit shqiptar. Unë e kam ditur historinë e Skëndërbeut që kur isha 6 vjeç. Ai më çonte nëpër dasma dhe më tregonte shumë histori shqiptare. Ne jemi nga Bulqiza. Kështu prezantova Shqipërinë. Lajmëruam ambasadën dhe Federatën shqiptare që është një djalë shqiptar që përfaqson Shqipërinë por qeveria kishte halle të tjera në atë kohë. Nuk erdhi absolutisht asnjeri për të marrë pjesë në ndeshje. Ndoshta kjo mungesë më bëri mirë. Hyj në atë pallatin e sporteve gjigand dhe Shqipëria do të ishte e para Albania dhe u këndua himni kombëtar. Dhe unë aty, vetëm. Më erdhi pak zor. Prapa nesh vinte Belgjika dhe ato ishin shumë. Mora dikë që më njihte mua, dhe ai më ndihmoi për të mbajtur flamurin. Kjo më bëri shumë mirë sepse komplet barra e Shqipërisë ra në shpatullat e mia. Unë arrita të përfaqësoj Shqipërinë ddhe pse nuk kishte absolutisht njeri që të më mbështeste. Në atë kohë unë isha në një formë shumë të mirë dhe arrita rezultate shumë të mira. Ishte një kampionat botëror. Unë pata 6 ndeshje të fituara dhe në të shtatin humba ndeshjen ndaj amerikanit. Humba për dy pikë sepse nuk kuptova rregullat e vendosura. Siç ju thashë dhe më parë tayboksi ka disa rregulla të veçanta ku ka dhe përplasjen. Arbitri që shkonte ndeshjen ishte një belg që fliste anglisht dhe unë anglisht nuk dija. E keqkuptova atë. Ngaqë dëshira për të prezantuar Shqipërinë ishte shumë e lartë, isha shumë në tension dhe përvoja jo shumë e madhe mendova se përplasjet ishin hequr .Trajneri më urdhëronte të përplasesha po unë që mendoja se ai po më
ngatërronte. Kështu arrita në finale, por zura vendin e dytë.

Në çfarë peshe?
-Në peshën mbi 91 kg. Kundërshtari mund të jetë deri në 170 kg

Rezultate të tjera?
-Kam marrë pjesë në një federatë K1, rregullat e së cilës i prezantoi Xhitani dhe mbrëmë. Quhet pra K1 dhe kanë teknika të përcaktuara, tayboksin dhe kiboksin me 7 shkelma dhe një gjunjë. Është një federatë japoneze që paguan më shumë se të gjithë sportistët, dhe që marrin aty vetëm sportistët më të mirë në botë. Ato ndeshen dhe ai që humbet del jashtë. Unë kam lidhur kontratë me ato dhe kam patur rezultate shumë të mira. Kam fituar dy herë me to. Duhet të dini që sporti është i lidhur shumë me shëndetin dhe me fatin. Duhet të kesh fat dhe shëndet. Fatkeqësisht unë jam dëmtuar dy herë, një herë në krahun e majtë dhe një herë në të djathtin. Kam këputur dy herë ligamentet kur kam qenë i vogël ngaqë isha i shkathët dhe bëja shumë herë salto. Pastaj ju i dini si jemi mjekuar me ato mjekët popullorë. Ndaj kam patur shumë probleme se i kam patur të çara dhe kam vuajtur shumë
nga gjunjët. Pra fillimi ishte shumë i mirë sepse unë fitova dhe kam humbur vetëm një herë. Në Gjermani fitova dhe u klasifikova për Japoni, por pata fatin e keq të dëmtohesha. Mbas kësaj ishte Gjetani në Greqi dhe unë shkova atje dhe tek ca shokët e mi në Greqi ku Gjetani po stërvitej. Gjetani ka patur shumë talent, sepse më shihte mua dhe ka bërë stërvitje që i vogël. Dhe mund të them se ka ecur shumë mirë në të gjitha sportet. Bile dhe në boks. Ai ka patur disa probleme me grekët sepse ato janë pak racistë dhe kanë përshtypje negative për shqiptarët.

Për çfarë viti bëhet fjalë?
-Për 2002-in. Më pas  Gjetani erdhi në Gjermani dhe mu bë dhe mua obligim dhe unë u ktheva në krahun e trajnerit. Ka patur shumë rezultat si sportist. Tani, prej dy vjetësh kam hapur shkollën profesionale në Mynih. Pra, kam hapur shkollën time. Kam mbi 300 nxënës. 20 % e tyre janë shqiptarë ndërkohë që pjesa më e madhe janë gjermanë. Më argëton shumë dhe puna si trajner se kam reth 15 nxënës shumë të mirë nga ana profesionale. Janë shumë të talentuar. Ka disa njerëz që e bëjnë në mënyrë profesionale por që e bëjnë dhe për sport ose hobby. Është kënaqësi e madhe të punosh dhe me ta. Vijnë njerëz që e bëjnë si sport fizik më shumë. Ato janë avokatë, inxhinjera, apo doktora që e ushtrojnë sepse ky është një sport shumë i mirë dhe për stresin. Lufton ndjeshëm stresin. E ka vërtetuar shkenca. Duke bërë këtë sport në mbrëmje ato nxjerrin nëpërmjet tij gjithsë stresin dhe bëjnë një jetë të shëndetshme.

Rezultate si trajner?
-Pra në datën 30 shtator Gjettani ka bërë një ndeshje shumë të mirë, me një kundërshtar europian kualifikimin e fundit për në kampionatin e Tajlandës dhe fitoi. Ishte një kënaqësi e madh si mik i tij por dhe si trajner. Shpresoj që dhe e mëpasmja të shkojë mirë.

-Si e mendoni Tajlandën?
-Kjo ndeshje u zhvillua në Tiranë për të sensibilizuar Federatën shqiptare të Boksit për të hapur dhe një Federatë tjetër. Atë të Tayboksit. Vetëm kështu ne mund të përfqasojmë Shqipërinë në Tajlandë. Ndryshe do të luftojmë për Gjermaninë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora