E merkure, 09.10.2024, 01:16 AM (GMT+1)

Kulturë

Shpresa Beka: Femrat shqiptare janë Leonorat tona

E premte, 28.09.2007, 09:08 PM


Flet sopranoja që luan rolin e Leonorës në operën premierë që vihet në skenën e TKOB, në datën 3 tetor

“Çdo femër është pak Leonorë. Femrat shqiptare, në të gjitha kohërat kanë qenë Leonora, si në jetën e përditshme, sepse bëjnë sakrifica”, ky është mendimi i Shpresa Bekës, në lidhje me ngjashmëritë që na lejon subjekt i operës të supozojmë mes Leonorës si personazh dhe femrave shqiptare. Jo pak femra shqiptare, përgjatë historisë, iu është dashur të luajnë rolin e këtij personazhi të operës së Bethovenit. Sipas sopranos Beka, e njëjta gjë ndodh edhe sot, sepse femrat shqiptare vazhdojnë të sakrifikojë për familje e tyre dhe për bashkëshortët e tyre. Për të vërtetuar këtë mjafton, të kujtojmë atë që na ka sjellë deri në ditët tona historia. Duke filluar që nga Teuta ilire e duke ardhur në të tjerë emra të femrave shqiptare që kanë luajtur role të rëndësishme në jetën e familjeve të tyre, por edhe të vendit tonë.

Leonora e parë shqiptare

Shpresa Beka, soprano e cila prej vitesh punon pranë Teatrit të Operës, i shton karrierës së saj të suksesshme edhe një tjetër rol mjaft që qëndron mjaft lart në hierarkinë e roleve. Loeonora, gruaja e fortë e “Fidelios” së Bethovenit, opera kjo që vihet në skenën e TKOB, për herë të parë dhe në kuadër të javës së kulturës gjermane. Ajo do të mbahet mend nga publiku artdashës i operës si Loeonora e parë shqiptare. akti që roli i Leonorës iu besua shpresës, për bën për të një gëzim të natyrshëm, jo vetëm për të soprano, por kjo opera, jep edhe një tjetër imazh të teatrit dhe operës sonë. “Kjo është vepra e vetme e Bethovenit dhe nga ana vokale ky është një rol i vështirë, por ky rol ka anët e tij pozitive, sepse është hera e parë që vihet në skenën shqiptare, dhe është një premierë. Që në momentin e parë që Prof. Zhani Ciko më propozoi të interpretoja Leonorën, kam filluar përgatitjen”, shprehet sopranoja, Beka. Roli i Leonorës, është një rol jo vetëm i rëndësishëm por edhe një rol, i cili i përshtatet asaj më së miri vokalisht.
Leonora është një femër e dyzuar, si burrë dhe si grua, sepse ajo e fsheh veten si femër dhe e zbulon nga fundi i operës. Edhe pse është një femër që shtiret si mashkull, kjo shtirje është e tillë vetëm në aspektin pamor, sepse atë vokal nuk ka ndryshim. Shpresa në këtë rast ka kaluar, nga një soprano që interpretonte role femrash dhe duhej të ishte shumë femërore, në një rol ku duhet të tregohet shumë mashkullore. Pra shumë elementë aktrimi që futen në rol, përvecc interpretimit operistik. Ky rol është një hap i madh përpara në karrierën e saj artistike.

Risitë e operës

Përveç interpretimit që është standard në çdo opera, regjisori i “Fidelio”, Micheal Strum, ka sjellë edhe një risi. Kjo risi ka të bëjë me interpretimi në skenë, i cili ndryshon pak nga i zakonshmi. “ Na ka dhënë një eksperiencë të re regjisori, sepse ne interpretojmë por edhe aktrojmë. Ka disa momente në aktin e parë dhe në aktin e dytë, ne recitojmë në skenë, dhe kjo është një risi e cila edhe e shton vështirësinë e realizimit të rolit”, -tregon Beka. Sipas saj, kjo është një eksperiencë e bukur, sepse mësohemi me diçka ndryshe, dhe për të është hera e parë që e sheh veten edhe si soprano, por edhe si aktore. Bethoveni njihet më shumë si një kompozitor i vlerësuar për pjesët e tij pianistike dhe simfonike, por nuk e ka lëvruar shumë operën, siç e ka lëvruar Puccini, mund të themi. “ E kam hedhur këtë hap për dy arsye, e para sepse kam një vokal potent dhe e dyta sepse jam e sigurt se ky është në moment i duhur, sepse jam e sigurt teknikisht”,- shprehet Shpresa Beka.

Bashkëpunimi artistik
 
Opera “Fidelio”, vihet për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Kjo vënie në skenë vjen në kuadër të javës së kulturës gjermane. “Fideli”, është e vetmja opera e kompozitorit të madh, Bethoven. Bashkëpunimi mes artistëve që po përgatiten të vënë në skenë këtë opera ka qenë shumë i mirë. Sipas sopranos Beka, mes tyre ka pasur nj atmosferë të këndshme dhe shuam miqësore. E vetmja vështirësi që ka lindur, ka të bëjë me gjuhën. Edhe pse artistët e ardhur, nuk kanë pasur një opinion të mirë për artin shqiptar, dhe për vlerat e tij, mund të thuhet se artistët e ardhur janë befasuar. Prisnin nivel të ulët artistik, dhe befasimi i parë ka ardhur në momentin që atyre iu është komunikuar se në Shqipëri do të vihet “Fidelio”. Edhe pse gjuha gjermane paraqet në vështirësi për artistët shqiptarë, sepse gjermanishtja është gjuha në të cilën do të interpretohet, vepra e Bethovenit, Shpresa është optimiste se do arrijë të vërë në skenë në Leonorë të mirë, edhe pse vështirësitë janë, ajo ka besim tek vetja, dhe vetëbesimi, është hapi i parë i suksesit. Sipas saj, regjisori dhe dirigjentë e ardhur nga jashtë, që po punojnë për vënien në skenë të kësaj vepre operistike, janë të mendimit se solistët e teatrit shqiptar, janë një prej pjesëve më të mira të këtij teatri. Premiera absolute e operas „Fidelio” vjen në TKOB me regjinë e Micheal Strum, skenografinë e Matthias Engelman, dhe me Alexander Fatiha, as-regjisor, Ingrid Mukeli, as-regjisor, Paul Ëeigold-dirigjent, Francesco Angelico, as-dirigjent. Në vënien në skenën shqiptare të operës “Fidelio” do të interpretojnë Michau Marzec në rolin e Florestanit (Poloni), Ëuadysua Rocco (Poloni), Shpresa Beka, Sonila Baboci, Erlind Zeraliu, Eriona Gjyzeli, Sidrit Bejleri, S. Kola, etj. Premiera e “Fidelio” vihet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në datat 3, 5, 7, 9 tetor 2007.

Opera “Fidelio”në TKOB

Opera me dy akte u shkrua në etapën e dytë artistike të kompozitorit gjerman, mes viteve 1802-1816, në kohën kur ai filloi të kërkojë formula të reja për të krijuar një muzikë si me ndjenjë, ashtu dhe me tematikë më të pasur. Ai përdor në këtë vepër elemente të reja muzikore, siç është kori, diçka e re për epokën që u shkrua. Kritika botërore është shprehur se me „Fidelion“, muzika operistike u largua nga tradita dhe personazhet morën karakter më dramatik. Libreti i saj u shkrua nga Joseph F. Sonnleithner, Stephan van Breuning Georg Friedrich Treitschke, mbështetur në veprën francezit Jean-Nicolas Bouilly. Kjo opera është një impenjim shumë i madh me një literaturë operistike. Kjo është opera e lirisë dhe përpjekjes njerëzore për arritjen e saj. ajo do të ndiqet nga musikali klasik „Puthmë Kejt“ dhe opereta brilante vjeneze, më përfaqësuesja e zhanrit „Lakuriqi i natës“ në mes të ndara nga baleti „Zanat“ („Sylphide“).

Sopranoja

Shpresa Beka është soprano në Teatrin Kombëtar të Operas ku edhe ka luajtur disa role të bukura dhe mjaft të rëndësishme për botën e operas, që janë jo vetëm role të suksesshme, por që falë talentit dhe punës së saj, janë përcjellë para publikut më së miri me të gjithë forcën, bukurinë dhe madhështinë që mund të jetë shfaqur kudo në botë. Rolet e saj më të spikatura janë roli i Konteshës tek “Dasma e Figaros”, Roli i Fiordilixhit tek “Cosi fan tute”, roli i Dona Elvira tek “Don Xhovani”, rolin e Adalxhinës tek Opera “Norma”dhe roli më i dashur për të është roli i Konteshës tek “Dasma e Figaros”. Ajo është një soprano që shfaq në skenë jo vetëm talentin e saj si soprano por shfaq stil, prezencë, paraqitje, hijeshi, finesë, elegancë dhe këto janë disa nga cilësitë që ka një konteshë. Jo brutale apo e egër, por një njeri që jep para atyre që e shohin shumë prezencë. Kjo soprano për të arritur këtu ku është sot, ka punuar por për punën ajo ka lënë pas dore jo pak, familjen e saj. Shpresa është e martuar dhe është nëna e një djali katër vjeçar që edhe pse kaq i vogël ka nisur të ndjekë shembullin e mamasë së tij edhe pse, është një profesion i vështirë dhe kërkon sakrifica duke i menduar këto vështirësi.

Zhani Ciko

Çfarë më mirë se „Fidelio“ bija e vetme që 1 nxori jo pak telashe atit, përveç se vepra e besnikërisë bashkëshortore që mbart këtë apelativ vërtetësor, mund të ishte zgjedhur për të qenë maja e një ngjarjeje kulturore domethënëse?! Kush më shumë se Opera që i kushtohet përpjekjeve njerëzore kundër tiranisë dhe 1afirmimit të lirisë dhe drejtësisë, ekstremisht të dashura për Beethovenin, gjen paralelizëm bashkëkohësie me situatën e viteve ’90 kur vendosja e gurit vendimtar për marrëdhëniet shqiptaro-gjermane ishte akti i parë i ndryshimit? Së fundmi, shkurtueshëm t“i biem, çfarë më shumë se vitet e para ’90, me të cilat ne e asociojmë produksionin e lindur nga solidariteti artistik shqiptaro -gjerman, i heq çdo dyshim për „dues ex machina“, finales se madhe ku triumfon drejtësia përmes përmbysjes së tiranisë, se sa kjo vendosje në vite e ambiente që për ne janë të prekshme?! Të gjitha këto pyetje kanë brenda tyre përgjigjet të cilat i sugjeron natyrshëm Vepra dhe Krijuesi që së bashku vijojnë në shekuj të emancipojnë artistët që i kushtohen dhe publikut që i blatohet si dhe Ne... 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora