E premte, 11.10.2024, 01:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Lefter Çeko: Piktori që një jetë iu kushtua skenografisë

E enjte, 27.09.2007, 07:02 PM


Lefter Çeko sapo ka kapërcyer të pesëdhjetat. Ai është një nga talentet më në zë që me penelin e tij ka vizatuar qindra peizazhe nga “Syri i Kaltër” e Bregdeti deri në Florida të Amerikës. Eshtë piktori ku veprat e tij kanë zënë vend në galeritë e sallat më moderne të artit. Me to janë zbukuruar hollë e dhjetëra hoteleve turistike deri në Karaibe. E megjithatë famën e tij ai është njeriu modest që punimet e tij i reklamon vetëm nën heshtjen e plot të artistit që flet fare pak edhe pse nga duart e tij kanë dal me qindra vepra në peizazh, akuariel, mozaik, vaj, gdhendje.Po fama e tij është vulosur në skenografitë brilante që për 30 vjet ka vizatuar jo vetëm në qytetin e tij në Sarandë, po deri në skenat e Teatrit Kombëtar në Tiranë, Gjirokastër, Përmet dhe së fundi në Athinë e Selanik. Eshtë piktori që nuk tregon për dhjetëra ekspozita të hapura fillimisht në Galerinë e Arteve në Tiranë e më pas në qytetet veriore të Greqisë si në: Korfuz,Janinë, më pas në Athinë e Patra dhe Selanik. Po peneli i tij është shijuar në Romë, Astoria Amerik, Zvicër dhe shumë vende të botës. Jeta e një artisti matet me krijimet e veta. Ai jeton nën peshën e punimeve të tij. Dhe vjen një ditë që thotë: Nuk e di në ja arrita?!. Po për Lefter Çekon atë djalin që dikur zbriti nga fshati Kostar mbi Delvinë dhe shkëlqeu që në bankat e tetëvjeçares me punimet e tij të admiruara nënë kujdesin e mësuesit të shkollës 8 vjeçare piktorit Aristidh Loli. Ai vet sqaron se ka filluar si piktor dhe është rritur në Shqipëri se e bëri të tillë Shqipëria dhe se kur ka shkuar në të tjera vende ka qenë i përgatitur për të fituar sfidat e kohës dhe garën e egër mes piktorëve. Po për të mësuar se cili është dhe pse duam që lexuesi të njohë një talent si Çeko le ti drejtohemi vet atij duke i lënë mundësinë të flas për rrugën në të cilën ka ecur e shtigjet që i janë dashur të çaj deri sa të ngjitet në radhën e piktorëve më të talentuar të vitit 2007.

Si ndodhi që në një fshat të largët si Kostari ju të nisnit rrugën e pikturës duke qenë i pari në fisin tuaj që filluat këtë profesion?
 
Eshtë e vërtetë që unë vij nga një fshat i largët. Po Kostari është njëherësh një ballkon mbi fushën e Delvinës dhe më tej. Poshtë tij shtrihen fushat dhe rrjedh lumi i Bistricës. Më tej ngrihen male dhe  kodra të veshura. Nëpër fshatin tonë kalojnë shumë rrugë që të shpinin në Delvinë që ka qenë e hershme dhe vendi ku  kryhej tregti e madhe dhe shiteshin e dhe piktura. Pikërisht në këtë peizazh ku unë u linda dhe fillova të rritem më vjen çudi që s’u bëmë të gjithë piktor. Në Kostar dielli të lind mbi kokë. Deti sikur të vjen tek këmbët edhe pse përball dhe lumi të rrjedh si ndër deje. Natën yjet pikojnë si të zbresin mbi supe, Ja në këtë vend detyrimisht që bëhesh piktor. Unë vërtetë e kamë nisur që pa shkuar në shkollë të hedh në letër e fillimisht në një derë prej teneqeje motivet e para që më kanë lënë mbresa. Më pas në fletë fletoreje e në vizatim. Punët e mija të para kanë dal kur isha pesë apo gjashte vjeç. Po piktor u bëra në vitet e shkollës së mesme artistike “ Jordan Misja” e më pas në Institutin e Lartë të Arteve.

Ju jeni një skenograf i njohur dhe shumë u vlerësojnë si arkitekt të skenave në estrada  dhe teatro si nisi kjo rrugë?

Eshtë e vërtetë që unë u diplomova për pikturë, por specialiteti im ka qenë skenograf, Kamë qenë për 30 vjet arkitekti dhe ideatori i skenave që nga qyteti i Sarandës deri në Përmet e më tej në Tepelenë , Gjirokastër e në Teatrin Popullor ku kam punuar me njerëz pasionat si Agim Zajmi skenograf, Birçe Hasko regjisor, Fatos  Haxhiraj. Mund të them se këta kanë qenë pedagogët që më kanë dhënë  mundësinë të shpreh edhe unë atë që ndjeja përbrenda dhe të realizoj vepra të tilla që ishin të mundshme që të  vendoseshin në shfaqjet e teatrit tonë Kombëtar në Tiranë. Pas institutit dy vjet në Tiranë më bënë skenograf. Më pas në Sarandë kamë bërë me qindra skenografi dhe me to janë ilustruar shfaqje të mëdha si teatrore ashtu edhe komeditë e famshme muzikore. Në këto komedi ishte jo e lehtë të paraqisje idetë e Pëllumb Kullës apo të Enver Isufit,Josif  Papagjonit e Thoma Milajt. Ashtu siç mund të arrije që të ishin të denja për të përcjellë  tingujt e muzikës së të madhit Prodani që u jepte shfaqjeve jetë dhe mua krah për të bërë më të bukurën në ngritjen e skenografisë që ato të flisnin dhe të ishin vërtetë në nivelin e tërë komponentëve të tjerë që përbënin artin.

Jeni cilësuar në rrethet artistike si piktori që nuk flet po vetëm shfaqet me veprat e tij para artdashësve mos vallë një konstatim pa vend?

Nuk është e vërtetë që nuk flas. Unë nuk them gjë për punimet e mia dhe këtë e bëjë se dikush tjetër duhet të jetë zëri im dhe ky është publiku janë kolegët e mi. Prandaj mendoj se fjalët janë ngjyrat dhe simbolet janë peizazhet dhe portretet ndryshe unë do të isha një komentator i cili asgjë nuk mund të  thotë me fjalë kur si piktor duhet të falsin veprat e tij të krijuara. Kjo është arsyeja që unë edhe gjatë ekspozitave zë një cep dhe pres e përcjellë miq të mi artdashës dhe koleg. Ata po kanë të drejtën që të flasin për punën time.

Ekspozita janë hobi juaj vetëm për ti shitur apo edhe për të thënë: Ja ku jam

Ekspozita është shtëpia e çdo piktori. Pa to ndihesh si pa jetë, pa ajër dhe pa dritë pa gëzim dhe pa familje. Eshtë e vërtetë që unë kam hapur shumë ekspozita që nga mosha  e fëmijërisë deri në ditët e sotme. Që nga Saranda deri në tërë kontinentet. Po më shumë se ideja për të shitur piktura ajo që më nxitë është shkëmbimi i punimeve të mia mes kolegëve dhe verifikim i punës së kryer. Ekspozita është vërtetë një provim. Po nuk e fsheh se edhe shitja e pikturave është një qëllim pasi nuk mund të jetosh vetëm duke pikturuar por edhe duke tregtuar e shitur pikturat  etua që me to të sigurosh jetën dhe mirëqenien. Po piktura nuk të mbanë jetën në se nuk futesh në tregun e madh të  punës të reklamës e të marketingut ku një piktor mundet të shesë talentin e tij duke fituar shumë. Po edhe ky nuk është qëllimi im i vetëm. Unë ekspozitat i hap pasi çdo vit punimet e realizuara dua ti evidentoj. Ato nuk janë pas përfundimit prona ime. Dua që të bëhen prona  e tërë miqve dhe dashamirësve të mi.

Ju flisni për pikturën e profesorët tuaj po ju vet si keni punuar me talentet e reja me ata që keni hasur gjatë jetës dhe keni parë që kanë qenë me talent?

Po. Nga duart e mia kam nxjerrë mbi 350 nxënës. Shumë prej tyre kanë mbaruar shkolla profesionale. Shumë të tjerë janë bërë piktor. Unë me ta kam punuar me pasion. I kam mbajtur pranë dhe u kam mësuar gjithçka kam ditur pa asnjë lodhje. Dhe shumë prej ish nxënësve të mi kanë mbaruar shkollat e larta të pikturës dhe janë në disa vende të botës përsëri si piktor dhe artistë. Në ekspozitën  që kam çelur gjatë kësaj vere në qytetin tim kishin ardhur edhe ish nxënës të mitë që sot janë profesionist. Andri Melka që është një piktor i formuar dhe jeton në Angli sapo mësoi se hapa ekspozitën time erdhi që nga Anglia për të më takuar dhe shijuar punimet e ekspozuara. Po kështu edhe Kreshnik Xhiku një i ri i talentuar i cili erdhi që nga Amerika për të më thënë fjalën e tij për ato që kisha dërguar në ekspozitë jo vetëm në New Jork por edhe në vende të tjera dhe që ai ka udhëtuar me ditë të tëra për ti parë. Sot me ta jemi koleg. Ata janë talente të njohura. Po mua më thonë, faleminderit që na ke mësuar. Dhe unë pas këtyre fjalëve ndihem mirë.

Jeni një piktor emigrant si ja bëni që motivet tuaja të mbajnë vulën e vendlindjes të fshatit e qytetit ku keni jetuar për tërë jetën?

Mos u çuditni po unë jam një piktor që kudo të ndodhem marrë me vete në sy e në zemër peizazhet e natyrës dhe  fshatit të atyre brigjeve dhe fushave që më kanë rritur dhe ku jam ndjerë njeri. Unë vërtetë si shumë të tjerë kam jetuar për disa vite në emigrim. Po kjo nuk më ka tjetërsuar. Dhe unë sa herë marrë kambalecën dhe ulem për të vizatuar një breg det apo një pyll një lumë apo një mal në fund  koleg të mi sarandiot më thonë. Zgjohu Lefter!. Ti nuk di ç’ie duke bërë. Ku e ke mendjen a nuk e shikon se nuk janë rrepe as nuk është Bistrica apo pllakat e plazhit të Sarandës po jemi në Pirgos apo në Pire?! Dhe vërtetë më ndodh që unë të filloj të pikturoj dhe mendimi të më shkas e të vij atje tek jam rritur të nis nga male të tjerë dhe të përfundoj në malet e mia në lumin e pyllin tim. Ato janë brenda vetes time. Janë frymëzimi im. Dhe unë them se për to kam mall dhe ëndërroj që të jem mes tyre. Po unë kurrë nuk jam ndjerë jashtë qytetit, fshatit dhe lagjes  , fëmijërisë dhe kolegëve me të cilët u rrita dhe u bëra piktor. Për të gjitha këto shumë herë e nisë një pikturë në vendin ku jam dhe  mbroj ku kam lindur jo thjesht fizikisht por me zemër dhe shpirt, me ndjenjë e dhimbje me mallin që kam e dashurinë që më zien për të qenë një piktor i vendlindjes që në veprat e mia të ketë diçka nga vendlindja ime.

Pas 30 vjet skenograf a nuk ju merr malli për të rifilluar?

E vërteta është se asnjëherë nuk kam lënë mënjanë skenografinë. Në qytetet ku punoj si emigrant në Greqi herë pas herë vëmë në skenë vepra të ndryshme në dy gjuhë shqip dhe greqisht siç ka qenë para disa kohësh vepra “Emigranti” Unë punova me skenografinë. Në përfundim vepra u cilësua si më e arrira e shfaqjeve të huaja dhënë në Athinë për vitet e fundit. Në këtë sukses kritika kishte mendime shumë pozitive edhe për skenografinë. Unë jam rritur me këtë artë dhe sa herë që më jepet mundësia e rifilloj përsëri. Jam i gatshëm që të vijë edhe në estradën time të Sarandës dhe të punoj me skenografitë sa herë që të jetë nevoja. Skenografia është art shumë dimensional. Jo vetëm pikturë, por edhe zbërthim i ideve dhe emocioneve është jeta në penel.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora