E shtune, 13.07.2024, 12:03 PM (GMT+1)

Kulturë

120 vjeç: shkenca zgjat sundimin dhe shfrytëzimin

E diele, 16.09.2007, 09:27 PM


Nga Luan Laze

Jeta mesatare e njeriut do bëhet 120 vjeç. Kështu vendosën shkencëtarët jetëshkurtër në konferencën e Zelandës së Re. Kjo arrihet shumë lehtë. Genet e vjetra, të këqija, zëvendësohen me të rinj. Mosha e pensionit do jetë 110- vjeç. Punëtorët do e lenë punën 10 vjet para se të vdesin, dhe të pasurit do gëzojnë më shumë. Mundimi më i gjatë, shfrytëzimi dhe sundimi, po aq.
Po politikanët? Ah, për këtë specie, është lumturi e vërtetë! Sidomos për tanët.
Sapo lajmi u botua në faqet e gazetës “Express”, njëri prej tyre telefonoi: More djema, është e vërtetë apo bëni shaka? Fatmirësisht për të dhe fatkeqësisht për ne, lajmi është i vërtetë. Tani i duhet të gjejë rrugët për t’a realizuar. Kjo do t’a mbajë më gjatë mbi këtë tokë që e ka vjedhur, gënjyer, mashtruar, përdhunuar, dhe përmjerë sa herë ka dashur. Sot e tutje, më shumë. Çfarë lumturie! Të jetë me gjatë anëtar partie, deputet, ministër, i privilegjuar. Me para, vila, ferma, dhe femra.
Të dish se të gjitha këto do t’i humbasësh në moshën 70-80 vjeçare, është e tmerrshme. 40 vjet më shumë është mrrekulli! Të qëndrosh edhe 40 vjet të tjera mbi popullin tënd, është privilegj për të dy palët. T’a gënjesh edhe 40 vjet për të mirën e tij, bën sevap. Të shkatërrosh edhe ato që të shpëtuan, është detyrë. 120 vjeç! Ke mundësi të jetosh gjatë, gjërë, dhe lart. Të jetosh gjatë, ke mundësi të martohesh 7-8 herë dhe të divorcohesh 15 herë. Ke mundësi të jesh fëmijë, i ri, anëtar Forumi Rinor, anëtar partie, burrë, travestit, grua, e po deshe përsëri burrë. Të bëhesh dhëndër, baba, gjysh, e përsëri dhëndër. Të bëhesh nuse dhe vjehrrë.
Këtë po bën shkenca. Prandaj ajo paguhet nga të pasurit. Detyra e saj nuk është t’ua zgjasë atyre që vdesin të rinj, por atyre që shkurtojnë jetën e të parëve. Telefonuesi me imunitet politik (jo jete), i pret të gjitha këto. Por ka një problem fare të vogël. Shkenca bën punën e saj, po ende nuk ka marrë aprovimin nga jetëdhënësi dhe jetëmarrësi, Zot. Dhe duket se nuk do t’a marrë asnjëherë. Politikani që është bërë edhe besimtar, ka harruar se Zoti nuk të le gjatë si Prokuroria. Nuk të nxjerr të pafajshëm si drejtësia, dhe nuk të mbron si partia. Zoti, e realizon shpejt, me prokurim të drejtpërdrejtë, që viktima t’a shohë haraçin e fajtorëve. Nëse ju vdisni 120 vjeç, ku do t’a shikojnë ata që ikin të rinj? Prandaj, Krijuesi ka menduar. Sepse është qjykatës i paanshëm. Por fatmirësisht jo anëtar i KLD-së. Gjithsesi, telefonuesi me imunitet duhet të besojë lajmin dhe jo autorin e këtij shkrimi. Aq më pak vetë Zotin.

Paradokse

Zgjedhjet e përgjithëshme nxjerrin të humbur ish pushtetarët, jo për arsye se votuesit kanë qenë të pakënaqur nga qeverisja e tyre, por se kështu u japin mundësi për të fshehur dhe administruar më mirë paratë që vodhën me djersë.


***
Nëqoftëse ju fyejnë me fakte dhe ju thonë se jeni njeri pa vlerë, nxirrni armën tjetër për t’u mbrojtur, letrat me vlerë.


***
Nëqoftëse ndonjërit virtyti i hap punë, të tjerëve veset u mbarojnë punë.

***
Nëqoftëse dihen mëkatarët e parë të botës, Eva dhe Adami, sot e tutje duhet shtuar krahas tyre edhe një homoseksual me gjethen e fikut mbrapa.


***
Nëqoftëse është e vërtetë se gruaja e futi shejtanin në shishe, të tjerët jo vetëm e nxorrën andej por edhe i dhanë imunitet.


***
Nëqoftëse doni të kuptoni se një punë apo premtim nuk do të realizohet kurrë nga politikanët, shikoni nëse në fjalitë e tyre ato përdorin foljen pa asnjë të ardhme, “duhet”.


***
Kënaqësitë e vërteta, fatmirësisht janë pa para, ato të tjerat që mbeten, janë thjeshtë kureshtje.
***
Homoseksuali i këndonte shumë bukur dashurisë për vajzën që e braktisi. Por, në mendje ai kishte djalin.


***
Ai është mjaft i zoti dhe mbaron punë kudo, sepse nuk përdor aftësinë, lekun dhe miqësinë, por… gruan!


***
Anglezët thonë se, njeriu më i lumtur në botë ka qenë Adami, sepse nuk ka patur vjehrr. Kam qënë dakort me këtë thënie për sa kohë isha vetëm dhëndërr. Tani që jam bërë vjehrr, nuk e pranoj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora