Kulturë
Ndue Hila: Më kujtohen nëna e cila nuk mi ndante të puthurat dhe lotët nuk i pushonin për asnjë çast
E hene, 17.09.2007, 06:16 PM
Intervistoi: Albert Zholi
Ndue Hila ka lindur në fshatin Rraboshtë-Lezhë më 28 tetor të vitit 1960. hobi i tij është letërsia dhe drejtësia të cilave u është përkushtuar në jetë duke u gjendur shpesh pranë njerzeve në nevojë pa paragjykime.
Eshtë gazetar në disa organe shtypi si në Shqipëri dhe në diasporë ku shkruhet fjalë e bukur shqipe.
- Eshtë antar i lidhjes ndërkombetare të poetëve.
- Kanditat i PEN amerikan centër.
-Antar i lidhjes shkrimtarve shqiptaro-amerikan.
-Antar i lidhjes shkrimtarëve Drita me qendër në Greqi.
Në korrik të vitit 2006 është nderuar me trofe dhe medalje nga shoqata ndërkomtare e poetëve.
Ne Nëntor të vitit 2006 i eshte dhene nga libraria nderkombatre e poetve çmimi për arritje të larta në poezi.
Në dhjetor të vitit 2006 në konkursin Kadmus ka fituar çmimin e tretë për poezi.
Gjithashtu një poezi e tij është përzgjedhur në 33 poetet më të mirë të vitit 2006 në botë.
Deri tani ka butuar keto libra:
1 – E gjeta ku ta shkruaj emrin tend. Poezi
2 – Meteor dhembjesh. Poezi
3 – Kitaristi i kabarese Tregime.
4 – Humbesi i emrit Roman.
5 – Vraje vetmine Poezi.
6 – Heroi i dy kontinenteve Monografi
7 – Zera te paarritshem Poezi (bashkeautor me 195 poet nga bota).
8 – Bota s’ka gjume Poezi (bashkeautor)
9 – Perendim i malluar Poezi (bashkeautor)
10 – Gjuha e dashurise poetike Poezi (bashkeuator)
Disa nga poezite e tija jane perkthyer dhe botuar ne Italisht, Anglisht, Rumanisht.
1-Pse dhe kur keni ikur në emigracion
- Më futët në kujtimet e atyre viteve që askush jam i bindur dhe i ndergjegjeshëm që nuk do të dëshironte që ti kujtonte, as edhe të mendonte se kanë ekzistuar jo se nuk duhet por janë vite kur fytyra e shtetit shqiptar dhe e krejt kombit tonë morën një ngjyrë të kuqe pa qenë nevoja.
Viti 1997 ishte vite shumë i mbrashtë dhe nuk do të harrohet as nga fëmija që ka qenë në barkun e nënës së tij dhe jo më për të tjerët e sidomos për moshat madhore. Ishte ai vit ku shamija e zezë mbuloj kokat e çdo femre shqiptare nanat dhe motrat tona ngelën buzë bregut të detit duke lotuar per krijesat e tyre, kur ne çdo tre familje shqiptare njera kishte arkivolin ne familje, nje nder dy nuse u vesh ne te zeza, ishte ai vite ku shume e shume djem nuk arriten te veshin kostumin e dhendurrit, gjithandej kishte gjak dhe hapeshin plage qe koha nuk do ti sheroje asnjehere sado pranvera dhe vera te mira per kombin tone e sidomos per per popullin 3 miljonesh shqiptar.
Ne ate vite pra me daten 7 prill 1997 me lote nder sy e me zemer te coptuar mbodha dy vajzat e mija ne moshen 7 dhe 2 vjeçe dhe gruan e mora rrugen e kurbetit.
2-Mund ta përshkruani pak atë ditë
- Çfarë te pershkruaj me pare nga ajo dite e zeze qe ne ndergjegjen time dhe te familjes sime nuk do te harrohet kurren e kurres. Me kujtohen nena e cila nuk mi ndante të puthurat dhe lotët nuk i pushonin për asnjë çast, më kujtohen gjëmat e atdheut që rënkonte nga gjëmimet e të gjitha llojit të armëve që kishin rënë në dorën e harbutëvet dhe njerzeve të paditur se çështë arma, më kujtohet thënjet e vajëeë tre vjeçe e cila belbëzonte “babi ku po shkojmë” e nuk dija si ti pergjigjesha. E mbi të gjithe amaneti i nënës sime e cila ma bëri hallall gjirin që më kishte dhënë se nuk e dinim as unë dhe as ajo se a do të shiheshim më për së gjalli.
Largohesha e largohesha dhe kokën nuk e ktheja prapa se kujtoja mos më ndiqte babai me krahët hapur duke më thënë pse po largohesh bir. Nuk na mbante vendi ynë, çdo gjë ishte shkatrruar. Nen parullën çdo gjë të shkoj në zero është gabimi më fatal Së bashku me gruan dhe dy fëmijët e mi si dy zogj dallëndyshe, mora rrugën e kurbetit në fund të botës, në shtetin që prodhon dritë paqe dhe drejtësi për gjithë globin, në SHBA.
3-jeta shkollore dhe ju. Kur e keni ndjerë veten më keq në shkollë.
-Kam mbaruar arsimin fillor në fshatin Rraboshte-Lezhë, atë tetëvjeçar në fshatin Balldre-lezhë, mesmen e ekonomike në Lezhë, e arsimin e lartë në Kamëz. Veten më keq ne shkollë si kushdo e kam ndjerë kur ka pasur raste që kam shkuar pa detyra dhe mesuesi mi kërkonte të ja tregoja detyrat, kjo ka qenë periudha e klasave nga e para deri tek e katërta.
4-A ju ka qëlluar ndonjëherë me pëllëmbë mësusei po prindërit dhe pse ?
Mbaj mend mësuesin tim të parë pra të klass së parë, Albert Perkolën i cili nuk ti falte gabimet, por të ndëshkonte jo pak por duhej të ja bije vetë thuprën për të shlyer gabimin që bëje,ai nuk dinte të qëllonte me shuplakë kur bëje ndonjë prapsi, por për mua ngelet njeriu më i dashur që kam njohur në jetën time njeri që nuk të ndëshkonte kot, nuk bëhen më mesuesit e tillë si ai, dinte të përkëdhelte por edhe të ndëshkonte njëkohësisht, ishte aq i drejtë sa asnjë nga ne nxënësit e asaj kohe e kujtojmë me respekt dhe dashuri të madhe.
Sa për prinderit kujtoj një pëllëmbë të babait aq sa kur e kujtoj edhe sot preku faqen dhe me djeg e kjo ishte vetem se më kishin hyrë delet një ditë në parcelat e kooperativës, pra edhe sot pas 40 vitesh sikur më djeg përsëri faqja. Ndërsa nga nëna nuk kujtoj të më ketë qëlluar asnjëhere.
5-Kur keni filluar të shkruani për herë të parë dhe a e mbani mend cfarë keni shkruar.
- Për herë të parë më kujtohet se kam shkruar në klasën e pestë, një vjershë për tetë marsin, dhe këtë ja dedikosha nënës sime, por fatekeqësisht nuk e kam të ruajtur se ashtu si e kam cilësuar në librin tim të pestë “Vraje Vetminë”, mësuesi im i letersisë në ato vite, ma mori së bashku me disa vjersha të tjera ku shkruaja për varfërin e tejskajshme qe na kishte pllakosur, dhe më shumë se askush tjetër fëmijët e vuajnë atë varfëri ku na mungonte çdo gjë dhe nuk guxoje që të thoje se na mungojnë,mësuesi jo vetëm që nuk mi mori për ti vendosur te këndi letrar i shkollës por as nuk i vendosi dhe as nuk ma ktheu më.
6-Çështë dashuria për ju.
-Mos na kujto ato vite që humbëm, por edhe sot sikur është një ëndërr se nuk na del kohë ti kushtojmë kujdes, jo se nuk na ngacmon por na dalin përpara disa punë të tjera në emigracion. Megjithatë për dashurin nuk ka moshë, dhe duhet gjetur kohë në dispozicion të saj.
7-Kur e keni ndjerë veten më keq në emigracion.
- Atë ditë kur nuk kam pasur mundësi të ndihmoj atë që kishte nevojë për mua. Kjo ka qenë dita më e keqe në emigracion dhe jetën time.
8-Kush ka qënë dita më e gëzuar e jetës suaj.
-Kur më ka lindur djali pas dy vajzave, dhe kur shoqata ndërkombetare e poetëve më ka akorduar një çmim, një trofe dhe një medalje për poezit në librin e fundit timin “Vraje Vetminë” libër ky që është vlerësuar dhe nderuar me këto çmime dhe një nga këto poezi është përmbledhur në një antologji me 195 poet nga e gjithë bota si dhe një poezi është përzgjedhur në 33 poet nga e gjithë bota e kjo poezi titullohet “Dramcat e Bukës”.
9-Kush është idhulli juaj në letërsi ?
-Shkrimtari Frances Sharl Pier Bodler, nga shkrimtarët shqitar, Agolli, Arapi, Gjetja.
10-Po në muzikë"
-Këtu jam pak lokalist, preferoj muzikën e veriut jo me fanatizëm dhe duke lënë mënjanë atë të shqiperisë mesme dhe të jugut.
11-Si e kaloni kohën e lirë?
- Kohe të lirë në emigracion njeriu gjen shumë pak, por kur gjeje pak kohë të lirë ja kushtoj familjes dhe sidomos djalit në drejtim të mësimit të gjuhës së bukur shqipe, meqenëse ai nuk ka lindur në shqipëri.
12-A e ndjeni racizmin në vendi ku punoni dhe jetoni?
Sa për racizëm aty ku punoj dhe jetoj unë me gjithë familje as që nuk bëhet fjalë, sepse është ai vend që po lufton me rrënjë dhe gjithkund botës këtë murtaje siç mundet ae quajmë racizmin në këtë fillim shekulli. Lidhur me këtë më vjen shumë keq kur dëgjoj se ka shenja te tilla në vendet ku punojnë dhe jetojnë shqiptarët, si Greqi, Itali apo në ndonjë vend tjetër. Pra në SHBA as që nuk bëhet fjalë për shenja të tilla, por atje vlersohesh kur zbaton ligjet e shtetit, meson gjuhën dhe vendin e ke në çdo organ drejtues deri ne goverment, ashtu si ka shumë shqiptar që punojnë dhe kanë gjetur vetveten në atë vend të bekuar nga Zoti.
13-Cili është mendimi juaj për politikën shqiptare dhe cfarë i nevoitet kësaj politike?
- Se pari për politikën shqiptare jam i mendimit se duhet të kërkojnë më shumë që ta gjejnë veteten dhe të mos e shpërdorojnë besim e popullit prej nga kanë dalur.
-Së dyti duhet më shumë të marrin shembull nga eksperienca perëndimore.
-Së treti të besojnë më shumë tek rinia.
-Së katërti të mendojnë dhe të punojnë më shumë për të tërhequr elementin mërgimtar që është shpërndare rrugëve të botës, pra ta mbajne trurin e kombit për vete dhe të mos të ja japin të gatshmen botës, sepse vetëm shqiptaret do të bejnë shqiperine dhe askush tjetër.
14-Cfarë pëlqeni dhe çfarë urreni më shumë tek një njeri?
-Tek një njeri më shumë pelqej, besën, ndershmerinen dhe humanizmin.
-Më shumë urrej gënjeshtrën, pabesinë, dhe euforine.
15-Sa kohë i kushtini lukut?
Me thene te verteten jo se nuk e pelqej kete qe thoni ju por pak na del kohe per ti kushtuar. Do thoni ju pse? Po ja, ne emigracion njeriut i del shume pak kohe per nje gje te tille, kurse ketu me thene te verteten gezohem qe njerzit qofshin ato pa pune dhe ato qe punojne i kushtojne shume kohe ndoshta pak me teper se çduhet, e kete e bejne per mendimin tim ato qe pak kerkojne te punojne.
16-Ushqimi i preferuar ?
Ai ushqin qe me gatuan nena ime, çfardo lloj ushqimi qofte ai.
17-Cdo të bënit nqs do të ishit e pasur ?
Se kam menduar dhe as nuk e mendoj veten asnjehere te jem i tille, por edhe sikur te jem, dy gjera do te beja.
-Se pari do te ndertoje nje shtepi te madhe per jetimet si ne shqiperi dhe ne kosove
Dhe se dyti do ti ndertoje nje godine te re dhe te mire lidhjes shkrimtare shqiptare qe eshte katandisur si zogjte e korbit., dhe po te me tepronte ndonje lek do tu blija nga nje apertament Fatos Nanos dhe Sali Berishes qe jane te pa strehe.
18-A do të ktheheni në atdhe dhe a të merr malli për të ?
Sa per mallin mos ma kujtoj tani qe jam ketu se po te ma kujtoje kur jam ne mergim do te me rridhnin lote, aq shume kemi malle per atdheun tone, por kur shteti i sotem shqiptare as nuk e ka pasur dhe as nuk e ka ndermend qe te shikoje nga lindja e diellit qe tu jepte pak shpres shqiptarve per te mos e braktisur atdheun.
Së dyti për tu kthyer besoj se nuk do te jete e larget ajo dite kur se bashku me familjen time do te kthehemi per te jetuar dhe punuar ketu, ku na djeg malli dhe na ther shpirti, ketu ku kam kaluar 37 pranvera të jetës sime.