Kulturë
Kinemaja në luftë
E diele, 07.10.2007, 06:22 PM
Filmi kundër Guantanamos
Qeveria e Presidentit Bush dhe CIA kanë mundësuar nga 11 shtatori një program i cili titullohet "rendition" ("interpretimi"), ku një i dyshuar terrorist mund të ishte rrëmbyer kundër dëshirës së tij, mbahej në një strehim sekret jashtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe torturohej për të nxjerrë informacione. "Rendition", i cili drejtohet nga afrikano-jugori Gavin Hood, në filmin e tij të dytë pas "Totsi" (me të cilin fitoi çmimin "Oscar" si filmi më mirë i huaj) trajtohen një prej këtyre çështjeve. Në film, Jake Gyllenhaan është një analist i CIA-s, të cilit i vënë në diskutim punën, pasi ai i nënshtrohet një pyetësori të tmerrshëm nga ana e policisë sekrete të Afrikës së Veriut për një amerikan me origjinë egjiptiane (Omar Metwally), që dyshohej se kishte kryer një akt terrorist. Reese Whiterspoon është bashkëshortja e tij. Ajo bën gjithçka për të kuptuar fatin e të shoqit, i cili është zhdukur gjatë një fluturimi nga Kejptaun për në Uashington dhe zbulon që bashkëshorti i saj është viktimë e urdhrave të kreut terrorist të CIA-s (Meryl Streep). Filmi "Rendition" do të dalë në kinematë amerikane më 19 tetor. "Është e shkuara ime si avokat në Afrikën e Jugut që më shtyu të bëja këtë film, i cili nuk trajton temën e terrorizmit, por krizën kushtetuese", pohon regjisori.
Keni jetuar eksperienca të tilla?
Nga afër. Gjatë viteve ‘80 në Afrikën e Jugut kemi shërbyer në rritjen e masave të sigurisë kundër qytetarëve dhe për mua ka qenë një eksperiencë vërtet e frikshme. Në atë kohë, për ne studentët e rinj të ligjit, Kushtetuta amerikane ishte qëllimi që uronim për vendin tonë, një dokument që sanksionon ligjet dhe rregullat e sjelljes. Dhe më në fund ia arritëm qëllimit, falë Nelson Mandela, Desmond Tutu dhe De Clerck. Tani të drejtat që kanë mbajtur Amerikën për vite me radhë, shkatërrohen pa krijuar asnjë debat. Është një sjellje prej diktatorësh të botës së tretë, jo e një lideri të vendit të parë të lirë në botë.
Çfarë i atribuohet mungesës e debatit?
Në një sens të zakonshëm sigurisht apati dhe frikë dhe mendoj se qeveria aktuale e SHBA-së mban gjallë atë frikë, sepse sa më shumë njerëzit të jenë të trembur, aq më shumë u besohen të drejtat e tyre personave të tjerë. Kjo është një rrugë e rrezikshme dhe pa e vënë re mund të rrëshqasësh e të biesh, ashtu siç ndodhi me Zimbabvenë. Nuk po them se mund të ndodhë dhe me Shtetet e Bashkuara. Mendoj se SHBA-ja është e aftë të korrigjohet, por është e pafalshme të shohësh indiferencën që rrethon zhdukjen e të drejtave kushtetuese dhe mungesën e respektit të bindjeve të Gjenevës.
Ç‘mund të na thoni për qetësinë mbi torturën?
Është pikërisht arsyeja për të cilën desha ta bëja këtë film, për të krijuar debate. Vetë FBI-ja kërkon t‘i hetojë më me kujdes informacionet përpara se t‘u besojë informacioneve të marra nën presionin e torturës. Më kujtohet muaji prill i këtij viti, ku Larry King intervistoi në televizion ish-shefin e CIA-s, George Tenet, dhe e pyeti se çfarë ishte "water-board" dhe ai iu përgjigj se nuk mund t‘i diskutonte teknikat e pyetësorit. "Të lutem, publiku nuk mund të trajtohet si fëmijë", i thoshte King. Në filmin tonë të bie në sy gjithçka. Edhe nëse duam të shtiremi apo të fshihemi, janë disa gjëra që nuk të lënë ta bësh një gjë të tillë. Nëse nuk flasim, ky problem bëhet një armë propagande për vendet islamike. U japim arsye për të na goditur. E vetmja gjë me të cilën jam absolutisht dakord me Presidentin Bush është se jemi nën kërcënimin e një ideologjie ekstremiste. Por si duhet ta përballojmë? Të sillemi si ato?
Rasti
Një arab hero kundër terrorizmit me FBI-në në filmin "Mbretëria"
Në Hollivud ka lindur një yll. Risia lidhet me një hero të ri arab, interpretuar nga një aktor arab, gjë e cila i ka shërbyer shumë industrisë së kinemasë amerikane. Ai quhet Ashraf Barhom dhe është me origjinë arabo-izraelite. Djaloshi është një agjent i shërbimeve sekrete të Arabisë Saudite në filmin "Mbretëria" të regjisorit Petër Berh. Filmi i ri, i cili sapo ka dalë në kinematë amerikane, është radhitur i dyti për nga fitimet që ka mbledhur fundjavën e fundit (17,7 milionë dollarë). Filmi flet për historinë e dy agjentëve të FBI-së, se si organizojnë një atentat terrorist kundër qytetarëve amerikanë në Arabinë Saudite. Në një test projektimi të bërë në Londër, publiku është shprehur se koloneli Al Ghazi, "agjenti 007 i Arabisë Saudite", meriton një rol më të gjerë, sepse ndihmon dy agjentët e FBI-së. Pikërisht për këtë arsye skenari i filmit është ndryshuar dhe pjesa e kolonelit nga Arabia, interpretuar nga Barhom, është zgjeruar edhe pak, duke e pozicionuar atë në rolin e protagonistit kryesor. Aktorë të tjerë të rëndësishëm në film janë Janifer Garner dhe Jamie Fox.
"Agjenti 007"
Aktori Ashraf Barhom, në rolin e kolonelit nga Arabia Saudite në filmin "Mbretëria"
Regjisori: "Dua të ndez debate për shkeljen e të drejtave kushtetuese"
"Kërcënimi ekstremist është i vërtetë, por nuk mund të sillemi si armiqtë tanë"
Të tjerët
Iraku bën për vete Hollivudin, por publiku nuk është i kënaqur me faktin
Pas mbrojtjes së "Redacted", filmi që ndezi shumë debate për luftën në Irak, në Festivalin e Torontos në Brajan, De Palmas i është kërkuar llogari se përse nuk i ka shfaqur skenat ku bëheshin protesta të shumta, për shembull ato që u bënë gjatë luftës së Vietnamit. "Përse njerëzit nuk i shohin imazhet që shihnim ne në Vietnam? Nuk i shohim të vdekurit irakianë, ky është problemi", ka thënë De Palma. Ai dëshiron që filmi i tij të shërbejë për të bashkuar të gjitha forcat që janë pozicionuar kundër luftës. Shumë persona mendojnë se mungesa e manifestimeve në shesh është më shumë e përgjegjshme ndaj mungesës së shërbimit ushtarak detyrues, se sa pamjet e pakta të konfliktit që e rrethojnë, por De Palma ka të drejtë kur thotë se pamjet e luftës në Irak janë zgjedhur dhe kontrolluar me kujdes. Fotot e këtij filmi gjenden në internet dhe në dokumentarët e xhiruar në Irak në tri vitet e fundit. Por pyetja që shtrohet është: A duam vërtet t‘i shohim këto pamje? Duke arritur në këtë pikë, një gjë është shumë e qartë: janë të shumtë njerëzit që e kanë parë filmin "Piratët e Karaibe 3", por mund të numërohen me gishta ata që kanë parë një dokumentar për Irakun.
Autorët e filmave për Irakun- këtu mund të pozicionohet edhe vetë De Palma -janë të shumtë dhe pamjet që ata sjellin janë vërtet rrëqethëse, sa mund të influencojnë në zemrat dhe mendjet e njerëzve. Disa prej këtyre filmave i shfaqin të gjitha pamjet e përleshjeve, ndërsa disa të tjerë përqendrohen më tepër te dëmet e brendshme, çmimi i paguar nga ushtarët e rinj dhe familjet e tyre, si në filmin e regjisorit Paul Haggis, "In the valley of Elah". Në fund të këtij viti do të dalin edhe filmat "Grace has gone", me aktorin John Cusack, që në film do të interpretojë rolin e një burri të ve, i cili nuk është i zoti t‘u tregojë dy vajzave të tij që nëna e tyre ishte vrarë teksa xhironte një dokumentar në Irak, dhe "Lions for lambs" i regjisorit Robert Redford, i cili flet për një profesor që ndihej në faj sepse e kishte bindur një studentin e tij të shkonte në Afganistan.
Në ndryshim nga shumë filma patriotikë që Hollivudi ka xhiruar gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të ngritur moralin e vendit, pjesa më e madhe e filmave mbi Irakun kanë një fund protestues kundër një lufte jopopullore, e cila ende vazhdon. Por regjisori që mendon të rikrijojë konfliktin e Irakut përmes filmave, ka vendosur të bëjë një krahasim me pamjet e dokumentarit, që ndoshta ndonjëri prej nesh i ka të fiksuara mirë në kujtesë. Filmi "Battle for Haditha" merr shtysë nga një ngjarje e cila ka ndodhur vërtet. Për t‘u hakmarrë ndaj vdekjes së një bashkëluftëtari, i cili kishte vdekur nga shpërthim i një bombe, mesa duket në nëntor të vitit 2005 një grup marinsash masakruan 24 civilë irakianë, ku pjesa më e madhe e tyre ishin gra dhe fëmijë. Regjisori Nick Broomgield imagjinon dhe rindërton ditët që sollën atë masakër, duke i shfaqur publikut tri pika të kësaj historie: atë të të rinjve, marinsat e terrorizuar dhe paranoikë (që interpretohen nga një grup djemsh, të cilët kanë qenë ish-ushtarë), që humbasin toruan dhe përfshihen në një ngjarje të dhunshme. Për këtë arsye, një ushtar irakian vendos një bombë dhe vret një nga amerikanët.
A do të pranojë publiku amerikan ta shohë këtë film? Për momentin asnjë distributor amerikan nuk ka pranuar të bëjë shpërndarjen e filmit. Ndoshta të gjithë po presin rezultatet e filmit tjetër, që lidhet me luftën në Irak. Mesa duket, për momentin publiku është vërtet i ashpër.
Më të ndjekur janë filmat me piratë, se sa dokumentarët që flasin për luftën
Reese, bën gjithçka për të kuptuar fatin e të shoqit, i cili është zhdukur gjatë një fluturimi nga Kejptaun për në Uashington dhe zbulon se bashkëshorti i saj është viktimë e urdhrave të kreut terrorist të CIA-s
Pamjet e luftës në Irak janë zgjedhur dhe kontrolluar me shumë kujdes
Autorët e filmave për Irakun janë të shumtë dhe pamjet që ata sjellin janë vërtet rrëqethëse, sa mund të influencojnë në zemrat dhe mendjet e njerëzve. Disa prej këtyre filmave i shfaqin të gjitha pamjet e përleshjeve, ndërsa disa të tjerë përqendrohen më tepër te dëmet e brendshme