Kulturë
Gjithcka e re nga fronti i Aureles
E shtune, 20.10.2007, 02:44 PM
Aurela Gace |
Te shikosh Aurela Gacen neper rruget e Tiranes, tani nuk eshte me ndonje cudi e madhe. E ka deklaruar qe ne heren e pare kur erdhi, pas gjashte vitesh emigrim ne Amerike, se tani udhetimet e saj drejt Shqiperise do te behen te zakonshme. Dhe ja ku eshte perseri. Ka mberritur dhjete dite me pare. Me nje tjeter look, me elegante se kurre, por jo aq e qete sa ne ardhjet e para. Dhe e ka nje arsye se pse. Sepse duket se udhetimin drejt Tiranes e ka marre per nje qellim qe shkon pertej cmalljes me prinderit apo dhe me miqte e saj.
Atehere, cila eshte arsyeja qe te solli kete here ne Tirane?
Albumi im i ri. Duhet te nis punet qe nuk mund te behen me telefona qe nga Amerika. Ndaj kam ardhur dhe do te me duhet te qendroj me gjate se dy heret e tjera.
Sa me gjate?
Po ja, nese heren e pare, ne dhjetor, qendrova dhjete dite e heren e dyte, ne prill, vetem kater dite, kete here qendrimi im do te zgjase me shume se nje muaj.
A do te jete e mjaftueshme kjo kohe per te perfunduar gjithe punet per albumin?
Kaq kohe s’ka per te me dale gjalle ne bote. Kjo kohe do te me mjaftoje per t’i vene ne vije disa gjera kryesore. Pas kesaj do te me duhet te iki perseri ne Amerike, per t’u kthyer pas pak muajsh.
Domethene ardhjet e tua ne Tirane do te behen edhe me te shpeshta?
Po. Une e kam thene dhe me pare se ishte vetem mungesa e nje dokumenti te domosdoshem per te levizur, qe me mbajti per rreth gjashte vjet larg Tiranes. Tani qe jam e lire te leviz, nuk me pengon asgje qe te vij ketu. Aq me shume kur kam ne mendje dhe projekte per te realizuar ketu ne Tirane.
Qe jane?
Albumi.
Vetem albumi?
Tani per tani po, eshte vetem ky album.
E keni filluar punen per te?
Nuk mund te them akoma se e kam filluar punen. Deri me tani me eshte dashur te saktesoj ne mendjen time se cfare do te jete ky album.
Dhe cfare do te jete ky album?
Nje kthim tek dashuria ime e hershme per folkun shqiptar. Tek ajo qe eshte pjese e te qenit Aurela. Une kam dale duke interpretuar kenge popullore qe ne 1995-en ne spektaklin e Vera Grabockes “12 ne Hollywood”, pra atehere kur nuk mund te quhej mode kenga popullore.
Pse pikerisht po e mendon riardhjen ne tregun muzikor me kenge popullore?
Ndoshta sepse ndjej qe ia kam borxh qytetit tim nje album me kenge te jugut.
A i ke gjetur keto kenge?
Akoma jo. Jam ne fazen kur po kerkoj te gjej motive te koheve te shkuara. Dua qe prej nje motivi te degjuar dikur diku te behet nje kenge.
Po ku dhe si do t’i gjesh keto motive kaq te lashta?
Kete s’e tregoj. Sekret profesional (qesh).
Po njerezit me te cilet do te punosh per kete album a i ke gjetur?
As per kete nuk dua te flas. Jam duke i piketuar edhe ata. Sigurisht qe do te jene ata njerez qe jane ne treg keto kohe, sepse une nuk do te shpik njerez te rinj (qesh). Ajo qe mund te them me siguri qe tani eshte se nuk do te jete vetem nje kompozitor por disa. Asnjehere nuk kam bashkepunuar vetem me nje emer. Ndaj ne gjithe keto kohe kam degjuar dhe po vazhdoj te degjoj se cfare kane bere deri me sot disa kompozitore, qe te arrij te kuptoj se sa ata do te jene te afte te bejne ate qe dua une.
Cfare do ti?
Krijime teresisht te reja mbi folkun e vertete.
Duke synuar kete gje, je e detyruar qe albumin ta realizosh teresisht ketu ne Tirane, apo jo?
Po, po. Nje lloj albumi te tille eshte e veshtire ta realizosh mes Tiranes dhe Amerikes. Andej e kane te pamundur te kuptojne folkun shqiptar. E vetmja gje qe mund te bej ne Amerike per kete album eshte masterizimi i te gjithe kengeve ne ndonje prej studiove muzikore ne New York. Gjithsesi kete nuk e kam menduar ende. Jam ne fillim te punes dhe ne kete faze e rendesishme eshte brumi qe do te gatuhet per kete album.
Nje album te cilin synon ta realizosh dhe hedhesh ne treg pas gjashte vitesh mungese ne Shqiperi. Si te duket tregu dhe realiteti muzikor pas kaq vitesh?
Ne keto gjashte vite ka ndryshuar gjithcka. Tani ka shtepi diskografike me te cilat duhet te hysh ne bisedime sapo mendon te realizosh nje album. Nese me pare une flisja vetem per veten time, tani kam kuptuar se do te jem une dhe shtepia diskografike. Nese me pare e beja vete cdo gje, tani duket se nuk do kem nevoje te merrem vete me gjithcka.
Sa albume le ne treg para se te ikje ne Amerike?
Kater albume. Dy me kenge popullore titulluar “O nene” dhe “Tundu beke” dhe dy me kenge te muzikes se lehte “Superxhiro” dhe “The best”, nje permbledhje me kenget qe ishin vleresuar me cmime ne festivale te ndryshme.
Domethene albumi qe po realizon tani do te jete i pesti?
Po dhe sigurisht qe do te jete krejt ndryshe nga kater te paret.
Qe do te kushtoje dhe me shume se te tjeret. Duhet te jesh njohur tashme me cmimet e tregut sot?
Sigurisht qe jam njohur. E di qe jane cmime te cmendura. Por a ka gje qe me tremb dhe mund mua!? (qesh). Arrita t’i bej balle Amerikes, ku shkova me xhepa bosh, keshtu qe jam e bindur se do t’i bej balle edhe Tiranes.
Ku keni ardhur me xhepat plot?
Jo, nuk kam ardhur me xhepat plot, por ketu jam ne vendin tim dhe besoj se do te arrij te bej dicka per te realizuar albumin tim.
Cfare do te besh?
Nuk e di akoma. Edhe kete gje po e studioj. Nje menyre duhet gjetur gjithsesi se pa para nuk ben dot asgje (qesh).
Ne gjithe kete bisede e ke fokusuar rrefimin vetem tek albumi, nderkohe qe emri yt ka dale ne listen e kengetareve qe do te marrin pjese ne “Kenga Magjike”. Kjo do te thote se arsyeja e ardhjes nuk paska qene vetem albumi por edhe ky festival, apo jo?
Une do te vija ne tetor ne Shqiperi me apo pa “Kengen magjike”. Pra, duhet te me besoni se arsyeja e vetme ishte albumi. Gjithsesi ngacmimin per te marre pjese ne kete festival e ndjeva qe ne Amerike dhe ne nje telefonate me Gjebrean vendosa qe te behem pjese e konkurrimit.
Vendosa duke qene e bindur ne permasat qe ka marre ky festival e duke besuar edhe nje here me shume tek shijet e Arditit. Vendosa, sepse kuptova se ai di t’i trajtoje ashtu sic duhet artistet ne kete format, ku me i rendesishem eshte spektakli sesa konkursi. Ishte pikerisht ajo qe une kerkoja, nje gare sa per funy.
Ku ti hyn me nje kenge te Flor Mumajesit, apo jo?
Po kenga eshte e kompozuar nga Flori dhe me tekst te Timo Fllokos. I zgjodha vete keta dy emra. Nese me pelqen puna e dikujt, nuk hezitoj aspak t’i kerkoj bashkepunim. Keshtu ka ndodhur dhe me Florin e Timon, te cilet ne fakt i kam kontaktuar ne fillim me idene e nje bashkepunimi per albumin qe une dua te realizoj me muzike te lehte, pothuasje paralelisht me albumin me kenge popullore per te cilin ju fola ne fillim.
Domethene qe paske dhe nje projekt tjeter neper duar...
Neper duar ende jo, por ne mendje. Ju thashe qe kam disa plane, por primare eshte albumi me kenge popullore. Te tjerat do te zbulohen me pas.
Kjo e shpjegon edhe me qarte pse ju do te jeni me shpesh e do te qendroni me gjate ne Tirane. Cili eshte stacioni yt ne keto qendrime?
Vazhdon te mbetet shtepia e prinderve te mi. Aty ku une kam dhomen time, ashtu sic e kam lene gjashte vjet me pare. Madje ime me, me kishte ruajtur ne gjithe keto vite edhe rrobat ne garderobe, sic i kisha lene une kur ika.
Nderkohe qe ti e ke ndryshuar kryekeput stilin e te veshurit dhe gjithe look-un tend. Ja edhe kete here ke ardhur krejt ndryshe nga hera e shkuar kur ishe ne Tirane.
Po. Para dy muajsh e ndryshova prape look-un. Nga te kuq floket i bera perseri te zeza ndersa bera dhe kete prerje te re, sic me shikoni tani.
A ke nje parukier tendin atje ne Amerike qe te keshillon keto ndryshime?
Po, e kam nje parukier timin. Kur me shkon ne mendje per te ndryshuar modelin e flokeve me duhet te pres ditet kur ai vjen ne New York, sepse ai eshte gjithmone ne udhetime. Por ai thjesht me jep modelin, gjithe trajtimin tjeter ua bej vete flokeve ashtu sic gjithmone kam bere vete edhe grimin e cdo lloj trajtimi tjeter. Jam aq e apasionuar pas kesaj gjeje, sa kam ndjekur ne Amerike dhe shkolla shume te mira ku kam mesuar shume per make up-in.
Kete here dukesh dhe me e dobesuar nga hera e fundit, apo jo?
Ashtu duket. C’eshte e verteta, ne peshe nuk kam rene aspak, jam po 55 kg sa edhe ne heren e shkuar, por tani keto kg jane me te mbledhura, pra une jam me e tonifikuar. Pervec ushtrimeve te perditshme ne palester qe prej dy muajsh, u jam ushtruar dhe programeve te rrepta te nje trajneri shume te mire. Ne fillim, kur ai me dha nje program qe me diktonte te haja pese here ne dite shume ushqim, u cudita dhe e pyeta ne telefon se mos ai kishte ngaterruar program. Por pastaj kur nisa ushtrimet me te, kater here ne jave, kuptova se nuk kishte gabuar aspak (qesh).
Po tani qe do te jesh per pak kohe e shkeputur nga palestra dhe trajneri yt, si do t’ia besh?
Nuk ka asnje problem. I kam marre me vete programet qe me ka caktuar trajneri dhe po ushtrohem cdo dite ne shtepi. E vec kesaj do te nis dhe vrapin keshtu qe nuk do te kete asnje problem per trupin tim.
Na tregove shume gjera te reja qe te kane ndodhur keto muajt e fundit. A ka dicka tjeter qe nuk na e ke zbuluar akoma?
Jo, besoj se i thashe te gjitha.
Te gjitha, te gjitha?
(Qesh). Une e di se cfare po kerkon ti, por nuk kam asgje te re per te te thene. Gjera te bukura edhe kane ndodhur, sepse prej mishi e shpirti jemi, keshtu qe ndodh qe te ngaterrohemi rruges me dike, por nuk ka ndodhur akoma qe dikush te ma heqe fokusimin nga qellimet e mia. Kane ndryshuar tashme shume gjera nga ajo Aurela qe dikur nuk e dinte se cfare kerkonte. Tani e di fare mire se cfare dua.
Cfare do?
Po le ta provoje ndonjeri ta mesoje se cfare dua une dhe pastaj mund te pyesni ate (qesh). Une mund te them vetem kaq: dua dike qe te dije te trajtoje nje femer. Une kam shume respekt per veten, ndaj e dua me cdo kush kete trajtim te mire.