Kulturë
Mjerimi i kenges
E premte, 09.11.2007, 09:09 PM
Duke nuhatur deshiren e publikut per gezim, per pak me shume drite ne mugetiren moniste, dragumanet e diktatures benin kujdes qe kenga te kthehej ne nje agjitatore e flakte e idealeve te zberdhylta te partise monster ne pushtet.
Nga Kolec Traboini
Repertori gjigand i kenges se muzikes se lehte te socrealizmit skematik shqiptar, qe ne festivalet e para me krijime te vjeteruara tashme e deri nder te vonet, shfaqet si nje humbelle ne muziken shqiptare, pika me e dobet e saj, mungesa e origjinalitetit, me kurrfare jehone ne vendet e tjera, ndryshe prej ballkanasve te tjere, qe kane arritur te kene suksese ne festivalet europiane apo e kane bere kengen e vet te njohur ne kontinent e me gjere. Mund te thuhet se muzika sinfonike, ajo operistike, interpretimi i klasikes ne skenen e Teatrit e Operas dhe Baletit kane patur suksese dhe emra te medhej kane hyre ne fondin e arte te kultures sone kombetare, mirepo duke qene se frekuentimi i saj behej prej nje rrethi te ngushte, kryesisht intelektuale, ajo nuk kishte jehonen e popullaritetin e muzikes se lehte e cila mjerisht ishte kthyer si nje gazete e perditeshme nga ato qe perconin ideologjine e shtetit diktature.
Duke nuhatur deshiren e publikut per gezim, per pak me shume drite ne mugetiren moniste, dragumanet e diktatures benin kujdes qe kenga te kthehej ne nje agjitatore e flakte e idealeve te zberdhylta te partise monster ne pushtet.
Duhet thene se, deri ne vitin e mbrapsht 1944, kur ne Shqiperi vendin e cizmeve naziste e zune opingat e cobaneve qe u bene madje ministra e gjenerale pa kurrfare kulture e dije, kenga nuk ishte percudnuar asi soji e asi fare, sic do te shihej me pas ne hapsiren e pergjakur te nje gjysem shekulli. Deri atehere nuk ishte shfaqur me ate lloj servilizemi publik duke u thurur ditirambe atyre qe i kishin duart e ndergjegjen te pergjakur, pra kenga qe shpreh gjendjen shpirterore te njeriut, ende nuk ishte perdhosur e zhgrryer neper skena neveritese reverancash te pafund per tiranin e oborrin e tij ku levrinin hienat, sic u be ne hapsiren e erret historike 1944-1991. Ne kete epoke te zeze me njolla gjaku, kenga shprehte estetizimin e te keqes, madje edhe ato pak kenge lirike qe kishin kurajon te shfaqesish, si ta zeme motivi i ardhjes se pranveres qe " nuk e besova", te Pjeter Gacit, kenduar plot emocion nga Tonin Tershana, edhe pse mori cmim te pare ne festivalin e 11, u zhduk nga faqja e dheut sikur te mos kishte ekzistuar kurre. E kjo sepse ne te nuk kishte barut, nuk kish kepuce me gozhda, nuk kishte kapota ushtarake, nuk kishte pushke e fisheke me te cilat vrisnim njeritjetrin, nuk kishte gjak e djerse e gjokse proletare ne horizonte te perflakura. Nderkohe lirika me pak guxim naiv, mbijetonte ne shtratin e kenges popullore e cila megjithse ne aparence perkrahej nga autokratet, ne te vertete qe lene ne nje gjendje te mjeruar. Asaj i ishte vene karaktine, pra mund te ruante ekzistencen veten ne zonat te vecuara, brenda vathes, brenda shtrunges e atje me gjysem mushkerie mezi merrte fryme. Krijuesit e saj ishin pasionant por nuk kishin kulturen e duhur muzikore. Ata vinin ne evidence nga aparatciket vetem kur shpallte fushata partia, kur nisnin aksionet apo duheshin te mbusheshin skenat e festivaleve folklorike kombetare. Keshtu qe paralelisht ne nje gare te pabarabarte per nga trajtimi dhe niveli, viheshin kenga e muzikes se lehte, ku krijonin tere muzikantet e shkolluar dhe ne anen tjeter empiriket qe nuk e nxirrnin dot kengen popullore nga shtrati i vjeter, nga format statike te koheve te shkuara, aq sa shpesh melodive te vjetra u viheshin tekste te reja ilustrative si "70 vjet mbushe kete dite 70 shekuj na ke rrit", treva e Shkodres, apo "mbrehja e shpates" ne rrethinat e Lezhes, ndersa laberishtja ishte bere si historia e partise ne vargje. Ne aparence te dukej se folklori lulezonte, propoganda buciste per kete, mirepo ndodhte po ai fenomen qe perjetonte fshati shqiptar, ne aparence fusha te blerta, kanale vaditese, drite elektrike, por varferia brenda familjeve ishte e tejskajshme dhe pak gjera kishin ndryshuar ne jeten ekonomike fshatareve gjate nje shekulli. Greqia ne vitet 30 kishte dhe ajo ate natyre te kenges se lehte, te ndare si me thike nga kenget qe krijonte populli, por duke qene se krijuesit kishin me shume sukses me kenget e frymes popullore, kompozitoret me te mire, te cileve kurrkush nuk u impononte as stil e as tekst, as teme e as ide, nisen te krijonin me ate fryme duke hequr dore thuaj krejt prej natyres se kengeve tip romance, bel kanto, te cilat mund te degjohen edhe sot e kesaj dite ne filmat e vjeter greke me temen e Luftes se Dyte Boterore. Ne Greqi tashme eshte krijuar nje tradite e re, ku nuk gjen kufinj shume te dallueshem( pervec rembetiko) ne mes te kenges popullore dhe asaj te kultivuar. Kompozitoret ne nje fare mase sakrifikuan, por krijuar vlera te medha duke i dhene kenges greke te unisuar tashme, nje origjinalitet qe bie ne sy ne tere Europen. Ndersa krijuesit tane, ne pikpamje kompozicionale, neper vite krijuan nje hendek aq te madh ne mes te dy ketyre fushave te krijimtarise sa fryma e kengeve, ritmi, melodia, gjithnje largohej prej asaj qe kishte nje perhapje te gjere ne popull, madje larg edhe prej kengeve qytetare si ato shkodrane, jare, apo korcare, serenatat. Tendenca e kompozitoreve te vjeter apo te rinj( me perjashtim te Agim Krajkes apo ndonje tjetri qe kerkonin e eksperimentonin guximshem me ritmin) ishte per krijime ne stilin e pertej detit, qe edhe vete kishte mbetur shume pas ne raport me kenget moderne ku hynte e frynte ritmi qe po behej mbreti i botes muzikore, megjithese duhet pranuar bel kanto kurre nuk vdes sepse eshte kenge me ndjesi te thella shpirterore. Kenga e muzikes se lehte ne Shqiperine e asaj kohe konsiderohej aksion kombetar e veprimtari shtetrore, orkestrohej me nje formacion stermadh, angazhohej tere orkestra simfonike e radios ku merrnin pjese me dhjetra instrumente, nje gjigandomani qe sillte nje uniformitet, ku tingujt e zerat e kengetareve zgjateshin paralel si dy shinat e hekurudhes, kryesisht me ze koke. Kush bertiste me shume( komunista lule) ishte kengetari me i suksesshem( dueti Hysni Zela e Zeliha Sina u a kalonte te gjitheve), e...duartrokiteshin nga udheheqja ne naten e fundit. Nderkohe qe muzika popullore punonte me pak instrumenta, por shpesh me gjetje mjaft te bukura, mirepo ata i krijonin njerez te apasionuar por modest ne fushen e njohjeve muzikore, cfare do ta bente kete tip kenge here here arkaike, me tendence per tu interpretuar e vetizoluar neper dasma fshati.
* * *
Repertori i muzikes se lehte ka ne te vertete jo me qindra por me mijra e mijra kenge, pafund, po pak prej tyre kane jete, mbahen ende me sforco prej nostalgjive te vjetra, qe lidhet me jeten tone, mbresat personale e jo prej vlerave te tyre reale. Brezi i ri as do tia dije per to, cfare tregon se koha eshte e pameshirshme per ata qe e toleruan artin dhe e shiten shpirtin neper zgafellat e sundimtareve te paskrupullt qe i mori edhe ata lumi i historise si trungje te kalbura. Persa i perket interpretuesve, mund te thuhet se ata gjithnje e kane kerkuar suksesin tek kenga. Suksese edhe kane patur, tradita tashme ka disa figura te medha, emra te tille si Vace Zela dhe Nexhmije Pagarusha mbeten te pavdekshem, madje kjo e fundit kujtohet per mrekulline qe solli duke e ngritur ne peidestalin e merituar kengen lirike popullore. Gjithashtu ajo cfare dha Mentor Xhemali me kengen madheshtore te Pjeter Gacit "Per ty Atdhe" nuk ka mort sa te kete Shqiperi e shqiptare ne faqe te dheut. Por per shumicen e kengetareve te atyre koheve sukseset i takojne nje segmenti historik, jane bere shpejt te tejkaluara, kenge me grure, me kombajna, me xhaketa me plumba, me shtamba ku i jepet uje partizaneve( po kurrsesi ballisteve te cilet mbeten pa kenge, pa shtamba e pa uje), me petrita e me komisare drite, kenge per heroinen qe u be e tille ne saje te rrepirave te dheut qe e zune perposhte dhe per ironi (tragjike) duke dashur ta nxirrnin, vullnetaret me shall aksionist e vrane me lopata. C'faj kane kengetaret mund te thuhet. Natyrisht, as kengetaret e as kompozitoret nuk kishin faj, ishte sistemi qe e ushqente servilizmin e mediokrritetin dhe cdo tentative per ndryshim e mbyste. Por vec ka edhe dicka qe duhet vene ne dukje, gjigandomania per te cilen folem me lart. Per nje kenge, kompozitori qe kish emer e perkedhelej nga regjimit, kerkonte te angazhohej nje orkester simfonike qe ne kushtet e zhvillimit te kenges ne bote eshte e paimagjinueshme. Bitellsat cuditen boten me kater zera e kater instrumenta qe i perdornin vete ata, nderkohe qe per nje kenge mediokrre ne Tirane angazhohej vec orkestres se madhe edhe trupa korale me rreth 100 vete si ne koncertet masive te gardisteve te kuq ne sheshin Teniamen te Pekinit. Rezultantja historike dihet tashme, kenget e bitellsave mbeten e i admiron gjithe bota edhe sot e kesaj dite, kenget tona u harruan bashke me emrat e kompozitoreve e kengetareve e sic thame, kujtohen prej ca nostalgjikeve qe u ka ngecur ora ne pentagramet e shekullit tjeter me pezhishka merimange.
* * *
Sot kenga ka ndryshuar, sigurisht, por tendenca e orkestimeve te medha ndihet ende ne cdo festival. Vazhdon gjigandomania si rudiment i sockultures se dikurshme me mendimin se masiviteti krijon pershtypje e vlere, kur arti i madh mund te qendroje edhe ne nje kitarre e ne nje grup mandolinash. Megjithse ka disa tentativa sporadike per ti afruar kenget popullore e ato te kultivuar te ashtquajtur muzike e lehte( e lehte e rende gomari i mban tha fshatari), ende vazhdon te ekzistoje ne mes tyre hendek si lufte klasash. Gjithesesi vazhdot te veprohet krejt keq me kengen e kultivuar, qe kerkon te shfaqet si kenge elite, duke u larguar prej trojeve shqiptare drejt brigjeve te Italise, ca thone kuturiset edhe neper brigje te tjera, duke i kthyer krahet tradites. E kjo tradite nuk ka rendesi ne eshte cifteli veriu apo apo polifoni jugu a dic tjeter. Fjala eshte tek fryma e shpirti i saj, perpjekja per ti afruar e shkrire tek njera tjetra duke marre prej seciles cfare eshte me e mire e me e bukur. Jo skematizem e bashkim mekanik si tek xhinxhilet qe mbushin disqet e vulgarizojne shijet, por art i vertete. Se, fjala bie, si u arrit qe nje kompleks europian ne vitin 1991 te gjente frymezin nga nje kenge matjane, duke e perdorur ate ne nje sfond e duke e shkrire harmonishem me nje ritem instrumental modern, kur kjo kenge ne Shqiperi thuaj qe harruar. E kam sjelle kete shembull edhe me pare ne esene "Perla ne gjerdan". Po ashtu Eda Zari ne nje vend te Europes krijon mrekullira mbi tabanin e kengeve te jugut, kryesisht Permetit. E pra eshte fort moderne ajo, me moderne se sa dhjetra e dhjetra grupe e instrumentiste qe jetojne e zhvillojne veprimtarine ne Tirane e kane mbetur po aty ku ishin, pa dale dot nga rrethi vicioz ku eshte futur kenga e muzikes se lehte prej gjysem shekulli. Kengetarja Aurela Gace, te cilen do ta marr si shembull, do te thosha se ka nje potencial te mrekullueshme, ka ze, ka force, ka shpirt, di te transmetoje ndjenja, di te intonoje publikun e ta rrembeje ate. Ajo ka nje repertor te gjere dhe kariere te gjate e te sukseseshme. Por arritjet e saj nuk i dalloj te jene me te spikatura ne muziken e lehte sic i thone, e kjo per faktin se krijimet e kompozitoreve nuk i pergjigjen nivelit te kengetares. Por ama, ne koncertet direkte, ne disqet e shumta qe kam degjuar, Aurela Gace shfaqet brilante ne interpretimin e kengeve me fryme popullore, me sakte te kengeve popullore te perpunuara ne versione moderne, apo te krijuara ne ate fryme. Mjafton te kujtoj se ajo e ka kenduar kengen "Me ka shkue mendja me u fejue" , sa eshte pelqyer e ka korrur duartrokitje te zjarrta madje edhe prej te rinjeve shqiptaro-amerikanet qe jane edukuar me frymen e kenges amerikane qe ka sukses e perhapje ne te gjithe boten. Aurela ne interpretimin e asaj kange( e jo vetem te asaj por edhe te kengeve te jugut te Shqiperise) ban me u turpnue cdo kengetar nga ata qe pretendojne se i kendojne ma mire se kurrkush kanget popullore shkodrane. I shkreti Bujar Qamili, edhe pse shkodran, ka hyre ne rutinen e ahengxhijve, e ka vulgarizue aq keq e aq turpshem kangen qytetare shkodrane sa tani thone se ato cdo gje mund te jene, po jo shkodrane...Cigane dasmash ndoshta po, aty ku kendohet me mish e raki e ku ze i pare jane sarahoshat e njerezit me kulture te cunget.
* * *
Kemi perpara dy tabllo qe reflektojne ne nje pasqyre ku mund ta shohim vehten ne raport me te tjeret. Eshte fjala per festivalin e fundit europian ku...."serbet na vodhen kengen". Cfar u tha e cfare nuk u tha per ate kengen fituese te kengetares serbe. U shkua deri atje ne fush te injorances publike sa u tha hapur ne shtyp se duhej qe te nderhynte ministria a vete ministri per kete "vjedhje" spektakolare te rangut europian. Mos more, kaq lart paska vajtur pazari i kenges...te nderhyje per kete pune dhe qeveria. Kjo tregon se emocionalisht jetojme me makthe. Se kemi per vehte delire te medha. Kinse te gjithe na vjedhin e ne kurrkujt nuk i marrim kurrsend. Se ne jemi qelibar e bota eshte byk e kashte.Por edhe sikur e vertete te kete qene qe ajo kengetarja serbe ta kete ngjyer gishtin ne mjalten e kenges te kenduar nga shqiptarja Soni e te kompozuar nga nje maqedonas, prap se prap nje mendje e fresket dhe e qete e kupton se jane kenge te ndryshme e me kryesorja kane nje interpretim qe ndryshojne si nata me diten. Kengetarja shqiptare eshte e bukur, per tu pire ne kupet si i thone, por me pertej, interpretimi i saj eshte i ftohte. Ajo eshte thjeshte transmetuese e emocioneve te krijuara nga kompozitori maqedonas, por pa u futur e pa u shkrire ne shpirtin e frymen e kenges. Ajo hyn e del prej kenges duke lene fare pak nga shpirti i saj. perkundrazi, "rondokopja" serbe, kengetarja qe ne pamje te pare te dukej e rendomte, dha cdo gje per kengen qe interpretoi, u tret ne te, u kthye ne fryme, ne emocion dhe natyrisht ... ne triumf. Kenduan ne festival kengetare shume te bukura, por fitoi ajo per te mos thene me e shemtuara.Sepse kenga eshte shpirt e jo syte e zinj apo te kalter, floket korb apo leshnaje dielli. E ne art gjithmone fiton shpirti... Ndaj.... mund te na kene vjedhur kengen, mund te na kene vjedhur ndonje note pentagrami( maqedonas), sidomos refrenin, por kurre nuk mund te themi se na e kane vjedhur shpirtin....Kenga fituese e festivalit europian kishte shpirtin e kengetares fituese, asaj kengetares shulake serbe, qe ne aparence dukej si miope, veshur me pantallona cunash si te ishte nje kamariere restoranti. Per me tej... ...armiq ende mund ti kemi serbet, por kenga lirike nuk eshte arme, nuk eshte llogore lufte ne mes njerezish, nuk kultivon urrejtje, ajo ushqen e duhet te vazhdoje te ushqeje dashuri ne mes te popujve, ani pse ende kemi ne mes nesh nje mal me meri e urrejtje qe duan nje epoke te tejkalohen. Prandaj, ta tejkalojme pengun e urrejtjeve sado legjitime qofshin, te tregohemi fisnike se jetojme ne nje bote te qytetruar e kemi te bejme me kulturen, ku, duam a nuk duam, artit te asaj kengetarje duhet ti heqim kapelen.
* * *
Eshte per te ardhur keq qe kenga shqiptare ende nuk ka fytyren e saj, origjinalitetin e saj, qe ta degjosh ne cdo vend te botes edhe si melodi, e te huajt ta njohin e te thone "Albania". Nje gjetje e madhe me nje prerje te arte, ku bashkoheshin tradita e kenges shkodrane me muziken e lehte te krijuar ka qene dikur krijimi "Lule bore" e kompozitorit te ndjere Simon Gjoni, por qe me pas nuk u ndoq ne ate lartesi e kualitet artistik prej kurrkujt ne muziken e lehte. Jemi ende teper larg asaj kohe, kohes se kenges qe te mbaj individualitetin e kombit, sic e kane italianet, francezet, greket e tjere, por padyshim ajo kohe do te vije. Tani per tani qe jemi ende larg, rokanisemi me avazet tona duke i ba qefin vedit nen fjalorin megaloman "kanget tona ma te bukurat ne bote". Po fundja cfare eshte ndonje gje ne Shqiperi qe te mos jete ...me e bukura ne bote?!
2007