Kulturë
Mafia e Teatrit Kombetar, drejtoret firmosin ”çeqe” te bardha
E marte, 04.12.2007, 10:27 PM
Hije korrupsioni ne institucionin ku pretendohet se behet art, dyshohet se financat e institucionit jane teresisht jashte kontrollit
Habjon Hasani
Nese prokurimet ne pergjithesi jane nje teme qe te sjellin ne mend ”abuzimet”, ne rastin e Teatrit Kombetar prokurimet te faktojne kulmin e abuzimit dhe te papergjegjshmerise. ”Albania” boton sot nje urdher-prokurimi te ketij institucioni, i cili eshte i paprecedent ne llojin e vet. Nje formular prokurimi ne te cilin eshte shenuar numri i protokollit dhe eshte poshteshenjuar firma e drejtorit Ekonomik! Vetem kaq! Ne dokument mungon objekti i prokurimit dhe data e tij. Per cilindo person qe ka njohurite minimale lidhur me radhen e punes gjate nje prokurimi, dokumenti ne fjale perben minimalisht nje fakt komprometues dhe antiligjor. Data mungon, nderkohe qe numri i protokollit eshte i gatshem dhe dokumenti ka firmen e ish-drejtorit Ekonomik te Teatrit Kombetar, Alban Mesonjesi, i cili si rregull duhet ta firmoste prokurimin vetem pasi ai te vinte i plotesuar dhe vetem pasi te ishte siguruar se vlera e objekteve nuk kalonte ato te 300 mije lekeve. Por nuk ka ndodhur keshtu, pasi ish-drejtori rezulton te kete firmosur nje formular bosh, duke e kthyer dokumentin ne nje prokurim ”gjysme te gatshem! Ne keto kushte eshte logjike te pyesesh se kujt i eshte servirur ky dokument ”gjysme i gatshem” dhe se kush do ta plotesonte kete formular (e çfare do te shenonte aty) ne nje kohe qe firma e drejtorit Ekonomik ishte siguruar me kohe.
Dyshimet
Prej disa ditesh gazeta ”Albania” ka ndjekur disa zhvillime ne institucionin e Teatrit Kombetar, nderkohe qe nje sasi e konsiderueshme dokumentacioni (e siguruar tashme nga gazeta), hedh hije dyshimi per aktivitetin e ketij institucioni. Aktualisht ”Albania” eshte duke kontaktuar dhe me zyrtare te Ministrise se Kultures dhe Teatrit Kombetar, per te degjuar ”versionin” e tyre lidhur me keto materiale, nderkohe qe shume shpejt do te filloje dhe publikimi i tyre. Deri tani ”Albania” ka konstatuar nje numer te madh indicesh, qe hedhin dyshime mbi nje rrjet te organizuar dhe te mirestrukturuar brenda ketyre institucioneve, qe mund te jene te lidhur me falsifikimin e biletave. Nderkohe qe te dhenat paraprake tregojne se nga ana e Ministrise se Kultures eshte ofruar mbrojtje per rrjetin e falsifikatoreve, pasi shume denoncime te ardhura nga brenda institucionit jane ”sterilizuar” nga ana e Auditit te ketij institucioni, e me pas denoncuesit jane pushuar nga puna.
Magazina
Duket se shume nga indiciet e korrupsionit ne Teatrin Kombetar takohen ne nje pike te vetme: Magazinen e institucionit. ”Albania” ka faktuar tashme se drejtuesit aktuale kane marre kontrollin e kesaj magazine nepermjet nje metode shume te dyshimte dhe per kete arsye ka pasur nje leterkembim intensiv me Ministrine e Kultures, e cila kohe me pare ka urdheruar drejtuesit e Teatrit te mos kryenin asnje nderhyrje ne magazine pa njoftuar me pare ministrine. Nderkohe qe magazina e ketij institucioni eshte ne njefare menyre ”testi i lakmuesit” per veprimtarine financiare te Teatrit Kombetar, pasi aty depozitohen dhe dalin te gjithe artikujt te cilet prokuron apo prodhon Teatri Kombetar. Pikerisht aty depozitohen dhe kunderbiletat, pra treguesit e biletave te shitura per shfaqjet e kryera. Kesisoj, nese ka dyshime per bileta te falsifikuara, atehere menjehere strukturat e Antikrimit Ekonomik do te shkojne ne magazinen e institucionit, per te bere verifikimet. Por para dy muajsh magazina e Teatrit Kombetar eshte kthyer ne nje molle sherri, nderkohe qe mendohet se nga ana e drejtuesve te Teatrit jane kryer edhe shkelje penale, vetem e vetem per te shtene ne dore kontrollin e kesaj magazine.
Shkeljet, Auditi i Ministrise nuk shpall raportin
Si rrallehere ka qene nje kerkese e ardhur nga brenda institucionit te Teatrit Kombetar, e cila i ka kerkuar Auditit te Brendshem te Ministrise se Kultures, nje kontroll te imte lidhur me nje sere veprimtarish te ketij institucioni. Nga sa mesohet, kerkesa eshte depozituar nga regjisori Hervin Çuli, ndersa ky i fundit nuk eshte vene ne dijeni per asnje moment lidhur me rezultatet e raportit. Vete Çuli ka denoncuar tri dite me pare heshtjen e Auditit, duke u shprehur me ane te nje editoriali se qendrimi i kontrolloreve linte shteg per nje mbeshtetje qe ata u ofronin personave te lidhur me shkeljet dhe parregullsite financiare te institucionit. “Grupi i Kontrollit vazhdonte punen. Nje pasdite, ne rrethet artistike, degjova se ‘Zonja’ qe kishte zbarkuar per te kryer kontrollin, na qenkesh shume e revoltuar per nje leter idiote te mberritur ne Ministri. Kishte te drejte, e ‘shkreta’!!! Ajo ishte e detyruar te kontrollonte vetveten (pasi 4 – 5 muaj me pare na e paskesh kontrolluar nje here Teatrin)!!! Si ka mundesi? – thashe. Sipas ligjit te Auditit (neni 24) nuk lejohet qe i njejti person te ushtroje dy kontrolle radhazi, brenda nje afati kohor 6-mujor ne te njejtin institucion. Nje i njohur ne Ministri (te cilit iu qava per fyerjen e bere) me thote: ‘Tefta (keshtu quhet individi ne fjale) ka punuar nja 2 vjet me ate shefen tuaj te propagandes kur ishin ne TOB’”,- shkruante Çuli ne artikullin ku foli per here te pare mbi nje aktivitet te dyshimte brenda struktures se Teatrit Kombetar dhe Ministrise se Kultures.
Skandali, paditet Çuli dhe shkarkohet magazinierja
Ajo çka perforcon dyshimet lidhur me veprimtarine financiare te Teatrit Kombetar, eshte fakti se dy prej denoncuesve te shkeljeve te kryera jane shigjetuar nga institucioni. Magazinierja Luljeta Doko eshte pushuar nga puna dy here brenda kater muajsh, nderkohe qe leterkembimet mes institucionit te Teatrit Kombetar dhe Ministrise se Kultures lene te kuptohet se per drejtuesit e Teatrit zonja Doko ishte nje “rrezik” qe duhej shmangur sa me shpejt qe te ishte e mundur. Gjithsesi, “Albania” do te perpiqet te siguroje dhe deshmite e vete drejtuesve te Teatrit para se te publikoje dokumentacionin ne fjale. Ajo qe shfaqet e qarte eshte se Çuli, gjate denoncimit te tij publik, i meshon faktit se Ministria e Kultures beri “theror” pikerisht personat qe denoncuan shkeljet. “Po ate dite, ne menyre te befasishme, njoftohem nga Teatri per nje padi civile ne drejtimin tim. Akuza: Shpifje dhe nxjerrje sekreti. I kerkova disa dite radhazi shefit te Kabinetit te ministrit te me jepte si nje detyrim institucional pergjigjen e Auditit. Asnje pergjigje. Telefoni mbyllej. Te dera e Ministrise njoftohesha se ai nuk ndodhej ne zyre. Nje vartese e tij e afert me percillte me frazen: ‘Shefi i di gjerat. Me lini te qete, une kam pune te tjera’”,- shkruan Çuli ne editorialin e tij denoncues ndaj institucionit te Teatrit Kombetar dhe Ministrise se Kultures.