E hene, 07.10.2024, 05:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Cuna mamaje

E shtune, 15.12.2007, 06:10 PM


Dalja e Redon Makashit ne skenen e nates finale te Kengeve te Shekullit nuk kishte asgje te vecante per t’u fiksuar ne kujtese. Ishte thjesht momenti kur ne skenar ishte caktuar radha e tij per te kenduar, ashtu sic kishte ndodhur ne gjithe netet e tjera. Por kur menjehere pas kenges, Pandi Laco te ftonte ne skene Drita Makashin, salla do te elektrizohej e tera. Ishte hera e pare qe nene e bir, megjithese te dy kengetare, dilnin ne skene se bashku. Do te duhej ai spektakel qe Drita jo vetem te rikthehej ne ekranin e munguar per vite e vite te tera, por edhe te mbeshtetej per here te pare ne krahet e djalit te saj per te kenduar se bashku nje kenge. Do te duhej nje performance e tille per te zberthyer ne fare pak minuta lidhjen e forte qe i mban lidhur ata, nene e bir. Gje qe ishte ndjere pothuasje ne gjithe heret kur neper intervista te ndryshme Redoni eshte ngacmuar per familjen e tij. Pavaresisht se eshte perpjekur te percjelle imazhin e djalit te pavarur, qe i merr vete vendimet per gjithcka, qe i pelqen te jetoje vetem, larg ndikimit te asaj cfare i ka diktuar e ema, ne te vertete Redoni eshte krejt tjeter gje. Mjafton vetem nje detaj qe te bindeni per kete: po te shkosh ne shtepine e tij shikon se ne orendite e shtepise nuk ka ndryshuar asgje, edhe pse prinderit e tij kane vite qe jetojne ne Amerike. Ka ruajtur me fanatizem gjithe stilin e mamase se tij.

Dalja e Ardit Gjebreas me mamane e tij, dy vjet me pare, ne naten finale te Kengeve te Shekullit, te edicionit te pare, do te ngacmonte edhe me shume se performanca e Redonit me Drita Makashin.

Ate nate kur zonja, pothuasje e panjohur, u shfaq ne skene krah Ardit Gjebreas qe ndersa e shoqeronte ne kengen e saj e perqafonte e i puthte duart gjithe dashuri, salla do te mahnitej e tera. Jo prej sjelljes se tij skenike, e cila tashme eshte e njohur: artisteve te thinjur ai u perulet gjithmone, u puth duart ne shenje respekti te pamate. Cudia qendronte tek personazhi grua. Kush ishte ajo? Enigma do te zgjidhej fare pas pak minutash kur Alketa Vejsiu emrit Meroti Miculi ne prezantim do t’i shtonte nga pas dhe: mamaja e Ardit Gjebreas. Sapo eshte permendur ky mbiemer atyre qe kane kujtese te forte duhet t’u jete kujtuar ajo kengetarja e anketave, qe nuk u shfaqur kurre ne ekran, por qe kishte fituar ne nje prej anketave nje cmim te pare. Per ta lene me kaq karrieren e saj. Arsyeja? Do te sillte ne jete Arditin. Nje artist me pak ne te shkuaren, per nje artist me shume ne te ardhmen. Pra, ajo kishte vendosur te shkeputej nga aktiviteti i saj artistik vetem e vetem qe t’i perkushtohej te birit, te cilin do ta bente me cdo kusht artist. Keshtu ajo kenga e saj e famshme, me te cilin do te fitonte te vetmin cmim te karrieres se saj, do te harrohej per vite e vite te tera ne arkiven e Radio Tiranes, deri ne diten kur djali i saj do ta riorkestronte e risillte ne skenen e nje spektakli. Kete here per ta kenduar te dy bashke. Do te ishte ky momentin me i mire per Gjeberan, t’i jepte nje falenderim publik mamase se tij per gjithcka ajo ka bere per te. Ndersa ne mes tyre ai falenderim eshte bere me qindra e mijera here. Miqte dhe te afermit e familjes Gjebrea te thone me bindje te plote se pika e dobet e Arditit eshte mamaja e tij, Meroti. Ai nuk merr asnje vendim pa u konsultuar me pare edhe me te, madje edhe kur behet fjale per projekte te medha artistike. E ajo eshte e zonja te jape gjithmone mendimin e duhur. Sepse, ndonese nuk eshte shfaqur kurre krah tij, ka qene gjithmone fare prane tij, e ka ndjekur hap pas hapi ne cdo moment e ne gjithcka ka bere. Lidhja mes tyre ka qene gjithmone e heshtur e padukshme, deri ne ate naten kur u shfaqen te dy, per te kenduar, vallezuar e per t’u perqafuar gjithe dashuri. Por perseri pa thene shume fjale. Ndoshta sepse donin ta ruanin ende ashtu te paprekur fillin qe i mban fort lidhur pas njeri- tjetrit, per te cilin do te vendosnin te flisnin vetem ca muaj me pas, per nje dokumentar qe stacioni italian Raiuno realizoi per jeten e Ardit Gjebreas. Ku mundem t’i shikonin edhe njehere me shume nene e bir bashke.

Ne fakt emocione te tilla na jane shkaktuar me shume se nje here. Kohe me pare, ne skenen e festivalit “Kenga Magjike” edhe Pirro Cako me mamane e tij Luiza. Nje moment mjaft emocionues ky jo vetem per spektatoret ne salle dhe teleshikuesit, por edhe per ata vete. Me nje dalje te tille ata po kurorezonin me sukses sakrificat e viteve me radhe per t’i arritur pikerisht nje dite te tille. Ne kohet kur Pirro Cako u largua per ne Paris edhe mamase se tij Luizes do t’i duhej te largohej nga Tirane per t’i ardhur ne ndihme djalit te saj. Luiza do te sakrifikonte nje periudhe te gjate kohe per t’i qendruar prane nipit te saj Anthony-t, sepse vetem keshtu Pirro do te mund te kishte te gjithe kohen qe i duhej per t’u marre pak me shume me krijimtarine e tij, per t’u rikthyer ne jeten artistike te Tiranes, pra per ta lidhur fillin aty ku e kishte keputur shume vite me pare. Fale ndihmes se mamase se tij Pirro Cako arriti vertet ta lidhe ate fill. Ndaj ajo performance ne skene, e realizuar vetem pak kohe pasi Pirro ishte shfaqur ne Tirane, mund te konisderohet si nje pershendetje publike per trimfin e perbashket. Qe pervec rikthimit aktiv ne jeten artisitike nenkupton dhe qendrim me te gjate ne Tirane, pra ne familjen e tij, pra prane mamase se tij, e cila sigurisht qe vazhdon te tregohet e gatshme ne cdo kohe per t’i sherbyer me gjithcka djalit te saj te vetem. Edhe pse ai nuk jeton me ne nje shtepi me te, sepse ka te tijen tashme, andej nga kodrat e liqenit.

Performancat nene e bir qe na kane ngacmuar sa here kane ndodhur, per Kujtim Prodanin jane bere tashme te zakonshme. Sepse kane ndodhur me shume se nje here. Se fundmi ne naten finale te Kengeve te Shekullit. Megjithate, momentet kur ai nis te kendoje krah Anita Takes mbeten interesante. Kujtimi e ka kuptuar tashme se fiton me shume pike kur kendon bashke me mamane e tij ndaj jo me kot e ka perfshire edhe ate si personazh ne klipin e tij te ri ku Anita s’mund te ishte vecse ne rolin e saj te vertete: ate te nenes. Nje rol ky qe do te na zbulonte edhe me shume ate marredhenien e vertete mes tyre, edhe jashte skenes. Nje klip qe na e beri krejt te qarte se Kujtimi eshte djali i preferuar i Anites. Ndoshta dhe thjesht per arsyen se ai vazhdon te jetoje ende nen nje cati me te, ende i pamartuar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora