E premte, 04.10.2024, 04:37 PM (GMT+1)

Kulturë

Ermira Babaliu: Shqipëria më duket më e rritur

E diele, 16.12.2007, 04:29 AM


Nga Ilda Çaushi - Shqip

Këngëtarja, mes jetës shqiptare dhe asaj amerikane

Ermira Babaliu
U largua nga Shqipëria në kulmin e saj si këngëtare për të nisur një jetë të re në Amerikë. Vend ku jeton prej afër 17 vjetësh. Zëri i largët i vendlindjes e ka thirrur sërish. Është rikthyer por ardhja e saj, padyshim nuk mund të kalonte aq lehtë. Shfaqja e Ermira Babaliut në spektaklin “Këngët e shekullit” do të sillte emocione për çdo kënd. Dhe të gjithë do të kujtonin zërin e këngëtares së festivaleve, që prej vitesh emocionet ua fal shqiptarëve, që jetojnë atje larg. Në këtë rrëfim të Ermirës, ajo na tregon për jetën e saj në Amerikë, ku jeton me bashkëshortin Sandrin dhe vajzën e saj 19 vjeçare, Dorela. Por edhe për përshtypjet që i ka bërë Shqipëria pas kaq vitesh; njerëzit, miqtë e ndryshuar, veshjet e njerëzve, mentaliteti shqiptar, rrugët e gjithçka tjetër. Madje ajo zbulon edhe disa nga projektet e saj, albumi, e njëkohësisht hap edhe një dritë jeshile për një kthim të përhershëm në Shqipëri, ku ndoshta do ta shohim në një tjetër pozitë, e ndoshta edhe larg këngës. Megjithatë të gjtha këto do të shfaqen në kohën e duhur, tregon ajo. Për më tepër le të ecim së bashku…

Ktheheni në Shqipëri pas mjaft viteve mungesë. Cilat janë gjërat që ju kanë bërë përshtypje që kur keni ardhur?

Në gjithë pikëpamjet Shqipëria më duket më e rritur. Ashtu si në shumë drejtime të tjera, që më duket shumë mbrapa. Unë jam e interesuar vetëm për ato gjëra të mira, çka mund t’i marr Amerikës. Duke menduar pozitivisht unë dua të them se janë shumë elementë për të cilat janë bërë gjëra për mirë, dhe padiskutim ndihem e shqetësuar për problemet, sidomos ato sociale që has vendi. Ndërkohë më bëjnë më shumë përshtypje njerëzit që kanë ndryshuar ngjyrën e veshjeve, lokalet e bukura, ndriçimi i shkëlqyer i pjesëve të spektakleve që kam parë. Por një gjë që nuk më pëlqen është sindroma e veshjeve, dikush duhet të edukojë kodin e veshjeve, një look paradoksal, sipas të cilit vajzat  vishen si zonja dhe gratë që vishen si adoleshente. Mungon kodi i veshjes. Gjthashtu përshtypje më bëjnë tarifat e telefonit, karrocat që kalojnë në mes të rrugës, që për mendimn tim duhen hequr për të krijuar një imazh më të qytetëruar të qytetit, mjekët që pinë cigare kur mjekojnë pacientët. E më befasojnë mua këto gjëra që jam një shqiptare, po një i huaj çfarë mendon kur i sheh?

Ndërkohë sapo jeni kthyer nga Pogradeci, vendlindja juaj. Si e gjetët atë?

Në Pogradec janë bërë shumë ndryshime  në pamjen e qytetit dhe në nevojat e përditshëmrisë së njerëzve. Jam e lumtur që po pastrohet liqeni më në fund.

Ermira na tregoni pak për jetën tuaj në Amerikë. Si është e organizuar dita juaj atje?

Aktualisht një pjesë të mirë të kohës e kaloj me përgatitjet që bëj për koncertin që vjen, ose për të rifreskuar repertorin. Një pjesë të mirë të kohës ia kushtoj fiskulturës, ose lexoj. Në fundjava kur nuk kam për të kënduar frekuentoj një pjesë të mirë të spektakleve, që në DetroitLas Vegas e kam parë për 60 dollarë. Po ashtu të Brayan Adams, Joe Cocer, etj. Po në Detroit është një teatër i madh, për shkak se i sponsorizojnë kompani të mëdha të biznesit, bileta është më e lirë dhe kështu që kanë mundësi t’i ndjekin të gjithë. Kam një rreth miqsh, pjesa më e madhe janë intelektualë. Mblidhemi me ta dhe bëjmë festa, ndërsa kam qefj të gatuaj vetë.

Përmendët që lexoni. Çfarë librash lexoni?

Në pjesën më të madhe të viteve të fundit lexoj libra në anglisht. Mu deshën disa vite të përsosja anglishten në fakt. Lexoj filozofë dhe kritikë të ndryshëm. Po i rikthehem në një farë mënyre Filozofisë, për të cilën edhe jam diplomuar, për të mësuar dhe për t’i shtuar kapacitetit tim atë pjesë, që ne nuk e kemi studiuar në shkollë si Frojdi, Epicuri e Niçe, ku pas një pjese të mirë të këtij të fundt unë jam e marrosur. Ose lexoj edhe përmbledhje kritikash si të Alen Boton, apo edhe të mjaft filozofëve të mëdhenj.

Çfarë ju ka mësuar Amerika?

Shumë gjëra, por më të rëndësishmet janë “mos gjyko të tjerët”, puno sikur do të jetosh gjithë jetën dhe jeto sikur do të vdesësh nesër” dhe sidomos të menduarit pozitiv.

E duke krahasuar parimet, që keni mësuar në Amerikë, cili është shqetësimi më i madh juaj këtu në Shqipëri?

Mentaliteti i vjetëruar, që do të thotë se, nëse do të mundja do të punoja dhe kontribuoja për civilizimin e mentalitetit, këndvështrimit të të parit të gjërave. Është folur në media shumë për këtë lloj mentaliteti dhe në pjesën më të madhe të kohës është folur për oksidentimin e mentalitetit. Pa dashur të heq asnjë presje nga ato e them “civilizim”, sepse absolutisht do desha që brenda këtij mentaliteti të mbahej ajo pjesë e mirë e traditës, si përshembull: respekti që ne kemi pasur për mikun, për shokun, mikëpritja që sot me sa shoh në emër të të qenit modern interpretohen si dobësi. Më shqetëson mentaliteti këtu. Pasi nëse flet për një moshë mbi 35 vjeç quhesh i vjetër në muzikë, që je eliminuar nga skena me qëllim ose me papërgjegjshmëri, kur dihet që kulmi i një gazetari, i një aktori, i një këngëtari i një artisti në tërësi është në këtë msohë.

Keni studiuar për filozofi dhe njiheni si këngëtare. Jashtë muzikës ku e sheh veten Ermira?

Përveç muzikës më pëlqen moda dhe politika.

Dhe politika?

Është e vështirë të kesh studiar filozofi dhe të njohësh “Teorinë e shtetit” dhe të jesh e painteresuar për politikën.

E keni menduar ndonjëherë të ktheheni në skenën e festivaleve?

Skenën e festivalit e kam ezauruar dhe pa pasur frikë, me shumë sinqeritet: nuk kam më dëshirë të konkurroj. Unë kam kapur një kulm në vitet ’80-’90. Jam natyrë që nuk kënaqem, por sidoqë të jetë, unë them që skena nuk më tremb dhe them me bindje që janë pjesë të ornamenteve të zëret tim, që unë ende nuk i kam nxjerrë dhe që do të jenë në albumin që do të vijë. Asnjëherë nuk quhem e ngopur dhe e kënquar, gjthmonë më del diçka mangut brenda asaj që kam dhe kam bërë. Atë që do të kisha më shumë dëshirë është të nxirrja një album, ta promovoja atë dhe të mbetesha në treg, gjë që do ta bëj shumë shpejt.

Çfarë do të sjellë Ermira në këtë album të ri?

Ermirën e ardhur në kohë me një zë të pjekur, me ritme dhe intonacone të kohës, por edhe me mesazhe tekstesh.

Jeni  takuar më miqtë tuaj pas kaq vitesh, çfarë ju ngacmoi përveç mallit?

Për miqtë e vjetër më vjen keq që i  gjeta të ndryshuar, jo në pamje sepse ata ishin zbukuruar, por në mënyrën se si kishin ndryshuar nga karakteri për hir të kushteve.

Në rikthimin tuaj në “Këngët e Shekullit” bëtë përshtypje edhe me veshjen tuaj.

Në përgjithësi nuk më pëlqen të vishem si të tjerët, që është një unifikim i veshjeve që unë e vë dukshëm. Fustanin tim të asaj mbrëmjeje e ka stiluar e para stliste shqiptare, Katerina Boci, që ka shitur linjën e saj në New York Fashion Week dhe stilon veshjet e spikerve të Miçigant, një sukses i madh për një shqiptare që ka vetëm 7 vjet në Amerikë.

Keni menduar të riktheheni përgjithonë në Shqipëri?

Le të shpresojmë që të jetë një hap i parë drejt rikthimit.

Kjo do të thotë se ju tashmë keni bërë plane dhe projekte që ju lidhin vetëm me Shqipërinë?

Le të mbetemi me kaq…

Ç’është suksesi për ju?

Menaxhim i mirë i aftësive të gjithkujt Kur ia bënë këtë pyetje Julia Roberts, ajo iu përgjigj:“Suksesi varet nga audienca”. Unë do të quaja të suksesshme ato që ndiqen nga një audiencë e madhe dhe për një kohë të gjatë.

Çfarë është ajo që ju mërzit?

Personalizimi i pushtetit. Eshtë e vështirë të mbarosh punë në një zyrë dhe do të doja t’a ndryshoja këtë gjë, nëse do të kisha mundësi.

Për Vitin e Ri, do të jeni në Shqipëri?

Do të jem në Florda për një koncert për Krishtlindje, ndërsa për Vitin e Ri do të jem në Orlando.

Ju vjen keq që në kohën që njerëzit festojnë juve ju duhet të punon?

Në fakt më vjen tmerrësisht keq sepse janë pikërisht ato ditë kur do të doja të isha në atë vatrën e shtëpisë sime, me burrin e vajzën time dhe për mua do të ishte viti i ri më i bukur, më i plotësuari, pasi kam rreth 17 vjet që nuk e kam festuar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora