Gjatë viteve 70 të shek. XIX u duk qartë se politika 40-vjeçare tanzimatiste e qarqeve sunduese osmane nuk arriti të ndalte procesin e shthurjes së mëtejshme të perandorisë së sulltanëve. Plogështia e strukturës shtetërore, arbitrariteti i hallkave administrative dhe korrupsioni i aparatit burokratik, që Perandoria Osmane kishte trashëguar nga sistemi i mëparshëm feudal-ushtarak, u shtuan më shumë...
Pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u krijua një gjendje e rëndë politike për lëvizjen kombëtare dhe për mbarë popullin shqiptar. Forcat e shumta ushtarake osmane të komanduara nga Dervish Pasha, pasi shpërndanë qeverinë e përkohshme shqiptare, rivendosën administratën osmane në zonat ku kishte vepruar kjo qeveri dhe u përpoqën të forconin kudo autoritetin e Portës së Lartë...
Lëvizja kombëtare u zhvillua në këtë periudhë në rrethana të ndërlikuara ndërkombëtare, kur si pasojë e ashpërsimit të çështjes maqedone në mesin e viteve 90, u shtuan ndërhyrjet e shteteve fqinje ballkanike dhe të Fuqive të Mëdha në Turqinë Evropiane...
Në vitet e para të shek. XX, krahas shteteve fqinje ballkanike (Serbisë, Greqisë e Bullgarisë), të cilat prej kohësh punonin për të vendosur në provincat shqiptare ndikimin e tyre në fushën politike e në atë shkollore-kishtare edhe Shtetet e Mëdha, e veçanërisht Austro-Hungaria dhe Italia, i shtuan përpjekjet për të zgjeruar ndikimin e tyre në Shqipëri...
Epoka e Rilindjes karakterizohet nga zhvillimi i një ideologjie e kulture të re me karakter kombëtar e demokratik, nga përpjekjet që rilindësit e shquar bënë për ruajtjen dhe lëvrimin e gjuhës shqipe, për zhvillimin e letërsisë dhe çeljen e shkollave në gjuhën amtare si mjete për ngritjen e ndërgjegjes politike të popullit shqiptar e afirmimin e tij kombëtar...
Arnold Schwarzenegger u lind në qytetin Grac të Austrisë, në vitin 1947. I shtyrë nga i ati, ai u filloi të mirret me peshëngritje që në moshën 15 vjeçare. Pesë vjet më vonë ai fitoi titullin Mister Universe, në kampioniatin për bodibilding. Ky ishte çmimi i tij i parë nga 13 gjithsej që do të fitonte Arnold Zhvarceneger. Ndër tituj të tjerë janë Mister Olimpia dhe Mister Bota...
Leonardo DiCaprio u lind me 11 nëntor 1974 ne Los Anxhelos. Prindërit vendosin ta quajnë Leonardo, për nder të Leonardo da Vinçit. Fëmijëria e tij nuk ka qenë dhe aq e lehtë dhe ende sot konsiderohet paksa e papërshtatshme...
Ibrahim Kodra u lind me 22 prill 1918, ne Ishem te Durresit. Regjistrohet ne Shkollen Teknike "Harry Fultz", dhe ndjek kurset e piktures ne Shkollen e Pare te Vizatimit, nen drejtimin e skulptorit Odhise Paskali. Me 1938, Kodra fitoi nga Mbreteria Shqiptare nje burse per studime ne Itali...
Përvoja e lëvizjes kombëtare e viteve të fundit u tregoi shqiptarëve se një nga rrugët për të krijuar kushte të favorshme në luftën për autonominë e Shqipërisë dhe për të larguar rrezikun e copëtimit të vendit ishte përmbysja e regjimit autokrat të sulltanit dhe vendosja e një rendi kushtetues, që të njihte të drejtat kombëtare të popujve të shtypur...
Një mbrëmje, një kalorës i ri me emrin Raimond e takoi Melusinën afër një vendi të quajtur Shatrivani i Etjes. Raimondi i dashuruar në çast me fatën e bukur shqiptare e kërkoi për grua...
Xheneta Kadillari (1959) Jeton e punon në Shkodër, Shqipëri. Ka ekspozuar në: Tiranë, Shkodër (Shqipëri), Assen (Holandë), Harslage (Gjermani), Kreta (Greqi)...
Ekspeditat e Xhavit Pashës të vitit 1909, taksat dhe tatimet e reja, rekrutimi i detyruar ushtarak, masat për çarmatimin me dhunë të popullsisë, ndjekjet policore kundër klubeve e atdhetarëve shqiptarë, si edhe reaksioni xhonturk kundër shkollës e shkrimit shqip, i acaruan më tej marrëdhëniet e shqiptarëve me qeveritarët xhonturq...
Nuk e kisha menduar se në Muzeumin e Komunizmit mu në mes të Pragës, në fund të “Vaclavské nàmésti” (“Sheshi i Vaclavskit”), pak nga e djathta, do të gjeja eksponatin e sportit të shoqërisë komuniste të Çekosllovakisë. Por siç shkruhej në botimin publicitar të këtij Muzeumi, ndoshta unikal në vendet e Lindjes Komuniste, ai paraqet “fokusimin e Komunizmit në Çekosllovaki në përgjithësi dhe në Pragë në veçanti” në gjithçka: “në jetën e përditshme, politikat, historinë, sportin, ekonominë, edukimin, artet, shtypin, militantët, ushtrinë, policinë...
Kryengritja e Kosovës tregoi edhe një herë nevojën e bashkimit të të gjitha forcave të vendit në luftën kundër sundimtarëve osmanë. Drejt këtij bashkimi i shtynë shqiptarët edhe veprimet shtypëse të qeverisë së Stambollit. Çarmatimi i përgjithshëm ishte një nga masat më të rënda që morën autoritetet xhonturke në vitin 1910 e që la mbresë të thellë te shqiptarët...
Brenda vetëm 8 ditëve, nga 25 maji deri në 2 qershor 2007, futbolli shqiptar në rang kombëtareje “shpërtheu” në tri ndeshje të sferës së lartë evropiane, çka me pasurinë e tyre të larmishme të çojnë te një përsiatje apo komentim interesant për nivelin e këtij futbolli të Shqipërisë. ndonëse pa ia arritur ta shterojmë as mbas ndeshjes së dytë me Luksemburgun.
Shikoni këtë foto dhe përgjigjiuni pyetjes: cila është pjesa më e mirë e Natalie Portman? Çfarëdolloj detaji anatomik që të keni menduar, përgjigjja është e gabuar. Pika e saj e fortë është truri. Është e diplomuar për Psikologji në Harvard, frekuenton kurset në hebraisht në Universitetin e Jerusalemit dhe u përgjërohet profesorëve të saj të mos ia shohin filmat. Ja përse...
Pas mungesës 5 vjeçare tanimë po mban premtimin e dhënë: gjithmonë e më shumë në Tiranë. Me hitet e vjetra por së shpejti dhe me albume të reja apo koncerte. Jeta në Amerikë përtej zhgënjimeve shqiptare...
Charles Chaplin ka lindur në 16 prill 1889 në një zonë të varfër të Londrës. Babai i tij ishte i dhënë pas muzikës hall dhe pas alkoolit, ndërsa nëna ka qenë një këngëtare e thjeshtë. Prindërit u ndanë një vit pas lindjes së Charles. Babai kërkoi që të merrte me vete vogëlushin Charles dhe vëllain e tij Sidney, katër vjeçar. Kjo tentativë dështoi dhe fëmijët qëndruar me nënën, por problemet ekonomike i detyruan vogëlushët, që fëmijërinë e tyre ta kalonin sa në një jetimore në tjetrën...
E pabesueshme...por e vertete! Greqia Kampione e Evropes! Duke u zvarritur se bashku me ekipet e medha, Greqia fiton titullin, per te cilin ne fund, s'mund te thuash qe nuk e meritoi, perderisa gjumi i kishte pushtuar Italianet, Portugezet, Ceket etj. Ne kohen qe ishin shpallur kampione te Evropes, Shqiperia i mundi. Ndoshta per ''hir'' te gjumesise, edhe Shqiperia do e fitoje nje dite...
Banka rezerve e Kombetares se Italise ishte ngritur ne kembe dhe po e prite fishkellimen e fundit te suedezit Andres Frisk,per te festuar titullin e Kampionit te Evropes ."Azuret" kishin epersi prej nje goli ndaj Kombetares se Frances ,te krijuar nga Marco Del Vecchios ne minuten e 55 te sfides finale qe u zhvilluar ne Rotterdam te Holandes...
Faqe 3373/3397: « :: ...
3370 3371 3372 3373 3374 3375 3376 ...
:: »