E hene, 10.02.2025, 11:42 PM (GMT)

Shtesë » Historia

Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Ecja në vdekjen e paralajmëruar

E premte, 14.12.2007, 11:23 PM


Arbenita nuk kishte arritur ta shihte kurrë më trupin e të motrës, që kur i ndanë serbët nga kolona që ishte drejtuar për në stacionin e trenit. Ajo, për ditë me radhë, nuk kishte mundur të besonte se motra e saj 16-vjeçare ka vdekur pas torturave që ajo kishte përjetuar nga serbët. Arbenita rrinte e ulur çdo ditë me orë të tëra te dera e shtëpisë dhe priste! Priste, t’i këthehej e motra. Gjatë kishin pritur hetuesit e Tribunalit të Hagës që ajo ta fillonte rrëfimin e saj për atë që i kishte ndodhur asaj dhe së motrës më të re. “Kur na ndanë policët e ushtarët serbë, me ne, kishte edhe dhjetëra femra të tjera dhe as që më shkoi mendja se ata do të mund të na dhunonin të gjithave. Me vete kisha pak para, me të cilat shpresoja t’i shpëtoja vdekjes. Kur na futën në një shtëpi të bukur në lagjen e Arbërisë, mendova se vetëm do na plaçkisin dhe do na lirojnë. Kur po binte nata, në dhomën ku ishim ne, pesë femra, erdhën papritmas dhjetë policë. Na urdhëruan që të zhveshemi. Motra ime provoi të kërcejë nga dritarja. Por, policët e kapën dhe filluan ta rrahin. I mëshonin aq shumë sa mundnin gjoksit, barkut dhe organeve gjenitale. Kur ajo mbeti e shtrirë në tokë, njëri me thikë ia hoqi të gjitha rrobat. Ajo, tani më, nuk kishte as zë të klithte. Ne shihnim me ankth se si ajo gërrithte tokën me gishtrinjë dhe kur provonte t’i mëshonte ndonjërit prej tyre, polici tjetër i mëshonte me kondak në kokë. Kur ajo e humbi vetëdijen, unë arrita t’i iku nga duart policit që më mbate mua dhe të tjerave në dhomë dhe na detyronim ta shikonim. Ajo nuk jepte shenja jete dhe kur i hodha pak ujë, u përpoq të thoshte diçka. Unë po qaja dhe polici që më mbante m’u afrua dhe më detyroi me maje të thikës të shtrihëm. Kur e pashë se edhe mua do të më ç’nderoj, shpejt e mora një vazo,që ishte pranë meje dhe i rashë në kokë. Ai u ngrit shpejt, më lidhi për tavoline dhe e bëri atë që deshi... Nuk ka diçka më të rëndë që mund të të ndodhë në jetë! Diçka më të turpshme dhe më fatale. Isha dhe mbeta e vdekur, edhepse vazhdoj të jetoj! Kur desha të ikë, kur të njëtën gjë po ia bënin edhe njërës në dhomë, filluan të m’i heqin thonjtë me dana. I sheh duart e mia? Ndoshta më beson! Po shpirti im nuk mund të shifet dhe askush në botë kurrë nuk mund të besojë se si ndihet ai… O zot, sa dhembje bartë me vete ky shpirti im i molisur, o zot….” –përfundoi rrëfimin e saj Arbenita. Nga ajo kurrë më nuk e pashë motren time. Shumë ditë më mbajtën aty dhe as vetë nuk di të tregoj se sa herë me dhunuan e sa vajza pashë tek vdisnin në duartë e gjelatëve, ushtarë e policë. Nuk më kujtohet se kush na nxorri nga aty. E di se pas luftës frigohesha të këthehësha në shtëpi. Ende nuk mund të besoj se lufta ka mbaruar...

Nga Libri i Luljeta Selimit ''Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Caku i policëve ishte bunari i axhës!!! Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Ju e gëzofshi lirinë, mua më mbetet t’i qajë plagët Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Më shpëtoi shiu që binte rrëmbyeshëm Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Atë ditë qante edhe Prishtina Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Ajo do të mbetet e çmendur pëgjithmonë Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Më braktisi mua dhe fëmijët Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Rrëfimi i vogëlushes nga Dukagjini Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Ankthi që nuk po përfundon Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Cilat janë shifrat e vrasjeve dhe dhunimeve? Shqiptarët, në historinë mijëvjeçare Si u ngrit propaganda komuniste në luftën e egër kundër besimeve fetare Një studiues korçar përmes Mirditës në dimrin e 1930-s “Çamët u masakruan, u përzunë dhe më pas ua grabitën pasuritë” Masakrat. Historia më se 160-vjeçare e barbarizmave sllave ndaj shqiptarëve Skënderbeu duhet ri-interpretuar Kujtime nga Lufta e Drenicës në Vitin 1945 Ismail Qemali firmosi ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri “Klonimi”, sundimi dhe “fluturimi” i mbretit Zog në arrati Dosja e zezë e Greqisë, 1912-2007 Afrika e Jugut, ka futur Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve në vitin 1921

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora