E shtune, 27.04.2024, 07:37 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Nënës i plasi zemra

E shtune, 15.12.2007, 12:29 AM


Kishte ditë që ishim në mal, ishte ofenziva më e madhe deri atëherë në malet e Çiçavicës.Ishte pikërisht 22 shtatori i vitit 1998. Ne vetëm nga familja jonë ishim 14 veta kurse në të gjithë fshatin rreth 70 njerëz. Nga të gjitha anët na rrethuan, nuk kishim asnjë mundësi të iknim dikah e as të siguronim ushqim. Ditën e tretë më nuk bënin punë pemët e egra me të cilat u ushqyem. Fëmijët morën vajë e shumë sish u sëmurën rëndë dhe s’kishin asnjë shpresë të mbeteshin gjallë sepse trupi po u vdiste pa ushqim dhe shpirtin ua mbyste frika.
Ishte mesditë kur paramilitarët me koka të lidhura me shamia na grumbulluan të gjithëve. Edhe fytyrat i kishin të ngjyrosura. I morën të gjithë meshkujtë një nga një dhe i lidhën për drunjë. Më vonë, e sollën një kamion dhe i mbyllën brenda. Mandej i morën të gjitha gjërat me vlerë dhe disa fëmijë që ne të thyheshim dhe të tregonim së mos kishim fshehur diçka të vlefshme. Një grua e cila kishte provuar t`ua rrembej automatikun atyre, ia morën djalin 2 vjeçar, ia prenë veshin dhe tre gishtrinjë. Vëllau im provoi të reagoi edhepse me duarë të lidhura. E morën, e vendosën para të gjithë të pranishmëve, e zhveshën dhe ia prenë organet gjenitale. Zot, si nuk vdiça në atë çast. Nëna dhe nusja nuk lëvizën e unë u nisa drejt tyre, por vëllau im si duket vdiç nga dhemmbjet dhe më nuk e pashë tek ai as lëvizjën më të vogël. “Do të dhunoj me organin e tij!-” më tha njëri nga policët, dhe dy të tjerët mi lidhën duart e më lidhën për kamioni. E di se u përpoqa të bëj rezistencë por një goditje e fortë në kokë ma humbi vetëdijen, dhe e di se kur më ka ardhur vetëdija kam qenë e tëra e zveshur dhe e lidhur edhe më tej. Disa metra më tej po e dhunonin një grua a vajzë tjetër të cilën nuk e njoha dhe para këmbëve të mija pashë nënën që po rrinte duke qajtur. “Ta vranë vëllaun me gjithë nusen e tij”, më tha ajo në vend se të më jipte kurajo! Ndoshta, këtë, ajo e bënte nga zemra e plasur. “Ndoshta është më mirë që edhe ti të vdesësh”, se: “do ta kem më lehtë e vetmuar” -më tha nëna. Ajo mandej filloi të mi thoshte disa gjëra që më dukeshin aq të parëndësishme për momentin, dhe unë dridhësha, nuk di a kisha të ftohtë, frikë, apo trupi më dridhej nga dhimbjet. Rreth nesh kishte plot njerëz të vdekurë e të pavarrosurë, kishte aq shumë copa të gishtërinjëve, duarëve, veshëve saqë nuk e kuptoj edhe sot e kësaj dite se si mund të flas për të gjitha këto dhe të jetoj. Më pas aty erdhi një polic i cili më tha – “Pasi kishe qenë e virgjër do të të marrë për grua, do vish me mua në Serbi, dhe atje do ta ngrehim një fole siç ka menduar kryetari ynë, Millosheviq. Që djemtë serbë ti martojmë me shqiptare, që ato të lindin fëmijë serbë dhe të gjithë meshkujtë në Kosovë t`i vrasim. Do ta lindësh një djalë, më thuaj”- më thoshte dhe para syve të nënës filloi prapë të më dhunoi.
Nuk di sa më ka maltertuar, por e di se kur i hapa sytë e kishte tërë trupin gjak.Nëna këtë herë kishte qenë duke qajtur pranë meje . Më tej disa nga gratë kishin renditur kufomat njërën pas tjetrës . Një grua u afrua dhe përpiqej të më vishte diçka, nuk e kuptoja si nuk mërzitesha pse isha e zhveshur dhe rreth meje kishte plot gra e fëmijë . Ndoshta nuk më punonte truri, ndoshta isha e çmendur në atë kohë, por e di se më mundonin vetëm dhimbjet e barkurt dhe turpi dhe ndjenja se isha aq e ndotur dhe e thyer nga dhunimi që ma bënë serbët.
Dikush më dha pak ujë. U ula dhe u vesha e tëra. Më nuk kisha asnjë ndjenjë. Shikoja trupat e vdekur andej dhe nuk e kupoj pse kaq shumë e doja vdekjën . Kisha më shumë dëshirë të vdes se çdo gjë tjetër. Nëna vetëm qëndronte afër meje dhe qante, asnjë fjalë nuk e foli këtë herë. Një grua mu afrua dhe më tha që t’ia lidhi plagët të birit gjashtë vjeçar që ia kishin këputur gishtrinjët. U afrova por duart nuk më bënin punë. Mezi ia lidha me një copë këmishe që e ëma e kishte gjetur diku . Më vonë i varrosëm të 18 trupat e vdekur. Nënën e kapi temperaturë e lartë dhe krejt çka gjetëm në atë mal që t’ia ndalim temperaturën, ishte një aspirin dhe një gotë ujë. Pasi e piu tha
“ gabova që e piva atë ilaq, ndoshta do t’i gjindej dikujt, mua më plasi zemra dhe më s’më duhet asgjë. Unë po vdes dhe po vdes zemërplasur më shumë për ty se sa për vëllanë e kunatën tënde. Bija ime mbaj mend dhe trego nëse shpëton si duket do të jetosh gjatë, i trego të gjitha, asgjë mos mbaj të fshehur” pas këtyre fjalëve edhe nëna më vdiç dhe mbeta e vetmuar dhe e ndotur.-tha në fund vajza nga malet e
Çiçavicës.

Nga Libri i Luljeta Selimit ''Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Prova e burrërisë Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Plagët e cigares Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Do të doja të harroja çdo gjë Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Ecja në vdekjen e paralajmëruar Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Ju e gëzofshi lirinë, mua më mbetet t’i qajë plagët Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Caku i policëve ishte bunari i axhës!!! Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Më shpëtoi shiu që binte rrëmbyeshëm Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Atë ditë qante edhe Prishtina Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Ajo do të mbetet e çmendur pëgjithmonë Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Më braktisi mua dhe fëmijët Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Rrëfimi i vogëlushes nga Dukagjini Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Ankthi që nuk po përfundon Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Cilat janë shifrat e vrasjeve dhe dhunimeve? Shqiptarët, në historinë mijëvjeçare Si u ngrit propaganda komuniste në luftën e egër kundër besimeve fetare Një studiues korçar përmes Mirditës në dimrin e 1930-s “Çamët u masakruan, u përzunë dhe më pas ua grabitën pasuritë” Masakrat. Historia më se 160-vjeçare e barbarizmave sllave ndaj shqiptarëve Skënderbeu duhet ri-interpretuar Kujtime nga Lufta e Drenicës në Vitin 1945

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora