E diele, 28.04.2024, 01:17 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Plagët e cigares

E shtune, 15.12.2007, 12:25 AM


R.N.-në nga rrethi i Prishtinës, pas mbarimit të luftës e kishin gjetur të lidhur në lokalet e Fakultetit Juridik. Ajo muaj të tërë nuk e kishte marrë vetën. Herë pas here kur i vinte vetëdija, ishte e thyer shpirtërisht. Qante dhe fillonte rrëfimin e saj të tmerrshëm…
“ Pasi më nxorën nga shtëpija, më dërguan drejt në lokalet e Fakutetit Juridik. Aty më futën në një zyrë të profesorëve dhe më vunë prangat e më mbanin tërë kohën të lidhur. Nuk më kujtohet sa ditë me radhë nuk kam ngrënë asgjë. Për çudi nuk kisha uri, por vetëm etje edhe atë etje të madhe. Nga nevoja për ujë më ishin qarë e përgjakur edhe buzët. Pas disa ditësh, kur më morën gjoja në pyetje, njëri nga barbarët serbë më urdhëroi të zhveshëm. Unë refuzova. Njëri nga policët më ra shuplakë dhe përnjëherë më pëlciti gjaku nga buzët e shkrumuara. Tjetri nga “bosët” mu afrua dhe mori nga buzët e mia me gisht gjakun dhe e lëpiu. “ Si duket, të gjitha shqiptaret e kanë gjakun e ëmbël, dhe unë me këtë thikë, do t’i shijoj të gjitha…” tha me ironi, dhe me thikën e cila vezulloi para syve të mi, filloi të mi prente rrobat, një nga një dhe… për një moment mbeta e tëra lakuriq. Tentova të bëja diçka, por isha e pafuqishme. Dy nga ata më mbanin, ndërsa njëri më dhunoi. Rezistenca ime e vetme, ishin disa gërvishje me thonjë në fytyrën e dhunuesit…
”Do ta paguash shtrenjtë këtë, ti dhe shqiptaret tjera që janë këtu, si dhe të gjithë ata që do të mbesin në Kosovë” më tha paksa i hidhëruar, ndërsa njëri nga dhunuesit sërish më lidhi dhe më la ashtu lakuriqe, ashtu si isha e rrahur dhe e dhunuar… Pas pak çastesh, ai e urdhëroi njërin nga kolegët e tij t’ia ndiznin cigaren. Më ofroi edhe mua një cigare… Ndihesha aq keq sa që për çdo sekond në vijim më bëhej se
vinte e më lëshonte fuqia. Pasi pushoi pak, u afrua dhe më tha:
”Me quajnë Nenad Stojanoviq, dhe nga unë do ta kesh një kujtim që do të shoqërojë tërë jetën. Ndoshta ti do të dëshirosh të jetosh jetën si e re dhe e bukur që je, por unë nuk do të lë gjatë kështu. Do të të vras ngadalë-ngadalë...” dhe ma ofroi cigaren mbi gjinjtë e mi dhe e fiku ate duke më shkatuar plagë të rëndë të djegies.
Pastaj e ndezi cigaren tjetër dhe sa herë donte ta fikte cigaren, e fikte në trupin tim atë, dhe më digjte pak nga pak. Ashtu ma dogji trupin për disa orë. Ishte një mizori e përcjellë me dhimbje ofshamë e britma, ishte një torturë nga më të tmerrshmet që nuk e kisha parë as në filma e as nuk kisha mundur të paramendoja se “njeriu” mund të veprojë ashtu kundër njeriut, pa qoftë ai edhe armiku më i madh! Natën që pasoi mi zgjidhën duart dhe disa veta, të tjerë më dhunuan me radhë. Nuk e di saktësisht sa vetë kanë luajtur me trupin tim, por sot e shoh se në tërë trupin tim ka me qindra plagë që më kanë mbetur nga djegiet me cigare, dhe nga thikat e tyre që prenin e shkruanin fjalë në trupin tim…” R.N. e ndërpreu rrëfimin, sepse emocionet ishin të rënda për një rrëfim të tillë dhe filloi të ofshajë duke qarë. Për R.N. jeta ka një kuptim të hidhur sepse ajo mban vulën e cigares nga ato ditë prilli të thyer të vitit 1999 .

Nga Libri i Luljeta Selimit ''Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Do të doja të harroja çdo gjë Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Ecja në vdekjen e paralajmëruar Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Ju e gëzofshi lirinë, mua më mbetet t’i qajë plagët Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Caku i policëve ishte bunari i axhës!!! Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Më shpëtoi shiu që binte rrëmbyeshëm Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Atë ditë qante edhe Prishtina Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Ajo do të mbetet e çmendur pëgjithmonë Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Më braktisi mua dhe fëmijët Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Rrëfimi i vogëlushes nga Dukagjini Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Ankthi që nuk po përfundon Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Cilat janë shifrat e vrasjeve dhe dhunimeve? Shqiptarët, në historinë mijëvjeçare Si u ngrit propaganda komuniste në luftën e egër kundër besimeve fetare Një studiues korçar përmes Mirditës në dimrin e 1930-s “Çamët u masakruan, u përzunë dhe më pas ua grabitën pasuritë” Masakrat. Historia më se 160-vjeçare e barbarizmave sllave ndaj shqiptarëve Skënderbeu duhet ri-interpretuar Kujtime nga Lufta e Drenicës në Vitin 1945 Ismail Qemali firmosi ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri “Klonimi”, sundimi dhe “fluturimi” i mbretit Zog në arrati

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora