Sport » Legjenda
“Tata”: Kendoj me koleget te Burgu 302
E diele, 16.12.2007, 04:07 AM
Nga Jeton Selimi - Koha Jone
Blendi Nallbani ka nje histori te tere pas shpines. Nje karriere e nisur qe ne moshe te njome me shkollat sportive dhe qe e kurorezoi me pas me fanellen e ekipit Kombetar. Shume vite karriere per 3 ekipe, dy prej tyre armiqte e perbetuar te kryeqytetit, Tirana e Partizani. Per te paren dashurine e nje tifozi, per te dyten respektin ndaj fanelles qe i dha kete rruge. Por Blendi Nallbani ndryshon nga te tjeret. Pse? Mjafton t’i besh nje zile numrit te tij dhe do degjosh: “Lule t’bukra ka Tirona...” Blendi nuk kursehet, perpara diktofonit rrefehet pa dorashka, duke mos kursyer asgje. Vec futbollit dhe familjes, atij i eshte shtuar edhe nje angazhim tjeter ne Burgun 302. Natyrisht, nuk eshte nje i denuar, por ndihmon te denuarit te rehabilitohen. Keto dhe te tjera ka rezervuar portieri i Tiranes ne specialen qe “KJ” i ka kushtuar.
“Nismetari qe une te behesha futbollist ka qene trajneri Ramiz Halili, te shkolla “Skender Caci”, nis rrefimin e tij Blendi Nallbani. Faktikisht e kam filluar shkollen per muzike dhe ai ka bere lufte te madhe per te me hequr nga shkolla “Kongresi i Permetit” dhe per te me kaluar ne nje klase sportive. Ne vareshim nga Partizani bashke me shkollen tjeter “Misto Mame”, por qe kur isha i vogel kam qene tifoz me Tiranen, sepse gjithe fisi im kishte lidhje me Tiranen. Kur mbarova 8-vjecaren, kalova tek ekipet e moshave te Partizanit. Me para te rinjte ka pasur trajner Luke Shaqirin, me te rinjte Sotir Seferin, pastaj ne ekipin e pare kam pasur per here te pare Gjergj Taka dhe me pas Neptun Bajkon, i cili sapo kishte mbaruar kursin e Kovercanos. Kam luajtur per dy-tre vjet me ekipin e pare. Ndeshja ime e pare me skuadren A daton ne vitin 1986. Ishte nje trofe qe e organizonte gazeta “Puna”. Kemi luajtur me Apolonine dhe fituam 4-0. Pjesen e pare ka luajtur Perlat Musta dhe ne te dyten une. Kam qene shume i ri, 15 vjec. Gjate ketyre viteve kam marre pjese me ekipet e te rinjve ne Ballkaniade, ku kemi dale ne vendin e 3-te. Kemi luajtur ne ndeshje kualifikuese per kombetaren e te rinjve. Ne vitin 1989, me pati ardhur nje thirrje per ekip kombetar, megjithese isha vetem 17 vjec, nga trajneri Shyqyri Rreli dhe Agron Sula, para ndeshjes me Angline ne Londer”.
Ketu Blendi e nderpret rrefimin. Duket qarte se nuk ka ndermend te jape shume hollesira per nje rekord qe e bezdis. Ai rekord eshte bere pjese e cdo interviste per te, por me shume “Tata” duket se nuk kerkon te mburret. E etiketon ate episod “nje rast” dhe tregon nje tjeter, mbase akoma me interesant se ai qe e etiketon lojtarin me te ri qe ka luajtur ne mitikun “Uembli”, stadiumi ku luante vetem Kombetarja angleze. Shembja dhe rindertimi i atij stadiumi mori me vete njehere e pergjithmone edhe kete rekord. “Per Angline nuk po flas me dhe aty ishte nje rast. Ngeli si rekord, thote numri 1 i Tiranes. Pastaj mora nje vleresim vertet fantastik, dola ne formacionin me te mire te Evropes per 21-vjecaret. Por, mbase se une jam pak tip i rende dhe nuk me duan shume neper zyra, nuk u be ndonje perpjekje per realizimin e asaj endrre. Pati ardhur dhe nje ftese ne Federaten tone, ka qene viti 1990. Do luhej nje ndeshje mes formacionit me te mire te Evropes dhe Azise. Per vete kushtet e Shqiperise, nuk u mundesua qe te shkoja atje. Me vjen keq qe nuk shkova, jo per vete, por ishte dhe Shqiperia ne mes. Por, ashtu ishte koha dhe nuk eshte nevoja per t’i permendur”. Me pas, Nallbani gjallerohet disi dhe rrefen aventuren e tij jashte vendit. “Ne vitet ‘92-‘94 kam luajtur ne Rumani, ne Bistrice. Kam kaluar dy vite te mira. Kam pas disa shoke te mire, Perlat Musta, Ben Mingen, Bozhiqin, Canajn. Kemi qene nje tufe cunash qe ishim nder te paret qe ikem vete, pasi nuk na adresoi njeri. Pastaj kam ardhur perseri te Partizani, ku trajner ka qene Sulejman Starova dhe Hasan Lika”.
Sinani - Nallbani |
Por tani, vec karrieres si futbollist, Nallbania ndihmon edhe te burgosurit te Burgu 302. Ne fillim u hap fjala sikur “Tata” ishte gardiani me i ri ne kete burg, por ai sqaron se eshte nje punonjes social dhe se e ka me shume deshire kete pune. “Kam filluar dhe nje pune te re te Burgu 302. Ndihem mire me shoket e shoqet qe kam aty. Nuk ma merrte mendja, si shume te tjere, qe njerezit aty te ishin kaq mikprites dhe te sjellshem. Me bene nje pritje te ngrohte. Nuk e di se cfare mund te mendojne te tjeret per punen time ne burg, por e kuptoj qe kane nje doze rezerve, pasi dhe une para se te punoja aty kisha nje mendim qe “eshte i forte ai qe duron punen ne burg”. Per mendimin tim, kjo nuk ka lidhje, sepse dhe ata qe jane atje nuk jane ashtu sic i mendojme ne jashte mureve, pavaresisht se jane te burgosur. Kane hallet dhe sikletet e veta, jane njerez si gjithe te tjeret”.
Ofendimet e tifoze te Tiranes ndaj tij
Nallbani ka qene protagonist i shume takimeve Tirana-Partizani e Partizani-Tirana, por mes shume derbeve te luajtura me te dyja fanellat, nje nuk e ka te lehte ta harroje. “Kam luajtur shume derbe, por njerin nuk kam per ta harruar. Kam qene lojtar i Partizanit dhe u mposhtem nga Tirana ne shifrat 4-0. Ka qene ndeshje kupe dhe e kam pare veten pak keq, sepse nuk e prisja qe tifozet e Tiranes te me ofendonin, pasi kam dhene shume per ate klub dhe nuk kam marre shume per arsye te tjera, se nuk jam tip qe u rri prapa te tjereve dhe shoh punen time. Por ne Shqiperi keshtu jane gjerat, s’kemi cfare te bejme”.
Menyra se si u shmang nga Kombetarja
“Pishmanin e madh e kam ne ekipin Kombetar. Menyra se si me larguan ishte e cuditshme. Trajner ishte Brigeli, ishim ne Turneun e Norcias. Sajuan nje muhabet se isha i madh ne moshe, ku ne ate kohe une kam qene 30 vjec, luaja me Partizanin. Ishte kulmi im. Ne shohim qe dhe portieret jashte vendit jane te vetmit qe luajne me shume se te tjeret, por mua me larguan se isha i madh ne moshe (?!). Megjithate, besoj se ka qene ndonje shkak tjeter. Por ajo qe vuajta une, me siguri ishte mungesa e auto-reklames sepse asnjehere s’kam pasur qejf t’i bej publicitet vetes, sikur cfare po bej.
Cili eshte portieri qe t’i ke idhull?
Per Bufonin s’kemi ca themi. Ai eshte me i miri.
Je ndopak tifoz?
Tifoz jam me Juventusin, me Italine dhe me Ferrarin.
Cili eshte idhulli yt nga portieret shqiptare?
Perlat Musta. Po fus dhe ate kusheririn tim, se neser pasneser do te na vare hundet Astrit Nallbani (qesh), qe edhe sot e kam trajnerin tim. Ai eshte marre qe ne fillim me mua dhe e falenderoj shume. Pastaj ndryshuan punet. Une kalova te Partizani dhe ai ishte te Tirana. Sportin e kemi si tradite familjare. Babai im ka luajtur me Tiranen, pastaj me Shkodren. Xhaxhai im ka qene rekord i 100 metrave. Plus kam dhe djalin tim te madh, qe luan me Tiranen me para te rinjte.
Djali eshte portier?
Blendi Nallbani dhe Refik Halli, donator i Tiranës, këndojnë në festën e organizuar për titullin kampion
Jo, eshte mesfushor. Nuk eshte portier sepse nuk eshte tipi im. Ne shoqeri jam i dashur, ndersa ne fushe edhe vellane tim te kem perballe e thyej ne mes.
D.m.th., nuk te ka ngjare ty?
Jo, i ka ngjare nenes se tij. Ajo eshte natyre e qete.
Shoqeria jote sportive?
Kam shume shoke ne sport. Nuk po flas per te Tiranes pasi dihet. Ata jane shoket e mi, pasi hame e pime bashke. Ndersa nga rrethet, Sinanin qe eshte me Vllaznine, Geri Cipin dhe Ardi Beharin me Flamurtarin. Kam shume miq, po me keta ndryshon puna. Le qe Cipi me ka ca peshk borxh, por prape eshte mik i mire.
Pse nuk e solli peshkun?
Nuk e solli se i ngeli hatri qe fituam ne ketu me Flamurtarin 2-0. Me tha nuk ke peshk. Edhe i thashe qe heren tjeter prape do humbasesh, por me mire sill peshkun.
Ke bere me rrengje si ato qe i beje Sokol Prenges.
Kemi bere pak numra. Ajo e Prenges dihet nga te gjithe (qesh). Bejme shaka duke filmuar shoket ne dhome, ndersa zhvishen dhe u themi se do i perhapim me blututh.
Po ajo qe i bere Albert Xhanit vjet?
(Qesh) Ka qene para derbit Tirana-Partizani. Ata ishin ne Durres, ne kemi qene te Hotel Tirana. Filloi Berti te flase perpara ndeshjes, duke ngacmuar dhe une u thashe se do e rregulloj kete pune. Marr nje numer tjeter dhe e telefonoj, duke ndryshuar zerin dhe i them “Te kemi blere tre lojtare. Do me thene mos dilni ne fushe se e keni te humbur”. Ai merr ne telefon Lut Nurin, Halilin, duke u thene se keni dhene leke per te fituar ndeshjen se e kishte marre njeri ne telefon qe s’ia kishte treguar emrin dhe se i kishte thene qe ata kishin paguar lojtare kundershtare. Behet mbledhje, del qe isha une ai qe kishte bere telefonaten. Por duhet t’i them te mirat dhe te keqijat. Pavaresisht se Xhani me hoqi nga Partizani pas episodit te Maltes, ai qe me eshte gjendur prane i pari, kur me hoqi arabi i Tiranes dhe ngela pa pune. Ai u tha drejtuesve te Tiranes qe ne Qipro se mos e hiqni se do ta marr une dhe me te vertete ai ka qene nder te paret qe me hapi deren. Pas tre vjeteve ai degjoi 500 vete dhe iu be mendja corap. Megjithate, une e ruaj ate miqesi, pasi ne jete duhet te kesh me shume miq se armiq.
Dihet qe t’i vdes per kenget popullore.
Me pelqejne shume. Ne skuader e duan, por nuk para kendojne. Por, shyqyr qe kemi ate punen tjeter te burgu, ku te gjithe jane per qejf. Me pelqejne kenget tiranase dhe ato nga veriu, pasi anojme dhe pak andej. Kenget me cifteli jane te bukura.
Kenga e preferuar tiranase?
“Lulet t’bukura ka Tirona”. Megjithese tani s’ka me lule, por duhet me thene sa pluhur te bukur ka Tirana.
Jeta familjare?
Jam munduar te jem i rregullt. Kam dy cuna, Marvin dhe Dejvid. Me nusen shkoj mire, pasi jam martuar shume i ri. Vilma me eshte bere si shoqe. Punon ne Institutin e Kultures Popullore.
Eshte xheloze Vilma?
Nuk e shfaqim xhelozine as une, as ajo. Filmi “Kapedani” na shkon me shume per shtat. Tani vjen edhe radha e lustres “ne pa grate nuk jetojme dot”.
Gjella e preferuar?
Nuk pyes shume. I perlaj te gjitha. Nuk jam nazeli.
E ndjek politiken?
E ndjek shume. Jam i djathte ne pikepamje, por kam shume miq nga spektri tjeter. Si i thone asaj, opozitare por vellezer.