Sport » Legjenda
Ja “Big” që i japin jetë futbollit botëror
E diele, 02.12.2007, 08:07 PM
C. Ronaldo, djaloshi që mbështetet nga Ferguson
Cristiano Ronaldo lojtari i skuadrës së Manchester United, është një ndër emrat më të lakuar të botës sportive. 22-vjeçari i talentuar portugez është vendosur në listën e finalistëve të “Ëorld Fifa Player”. Ka gjetur një mbështje të ngrohtë nga Sir Alex Ferguson, i cili shprehet se ky lojtar meriton të jetë fituesi i kësaj kupe. Ai meriton fitoren sepse është një ndër lojtarët më të mirë të botës, dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim në lidhje me paraqitjen e tij në fushë.Gjatë viteve të fundit Ronaldo ka përmirësuar lojën e tij, gjë që është vënë re dukshëm në fushën e gjelbër. Në datën 17 dhjetor në Zyrih, Ronaldo do të jetë lojtari i katërt i Red Devils, është një lojtar që nuk ka nevojë për këshilla sepse di të manovrojë në çdo situatatë, sado e vështrië qoftë ajo. Sezonin e kaluar, ylli Ronaldo ka shënuar 23 gola dhe ka marrë pjesë në fitoren e titullit të Manchester United, ndërsa 8 realizimet e tij me fanellën e Portugalisë, i kanë dhënë mundësi kombëtares së tij të kualifikohet në Euro 2008.
Ronaldinjo, ylli që po humbet shkëlqimin
Telenovela Ronaldino vazhdon. Simboli i futbollit, nuk ka më buzëqeshjen e dikurshme në fytyrën e tij, buzëqeshje e shoqëruar nga fitore të shumta. Ka qenë një ndër yjet triumfues të fushës së gjelbër në edicionin që ka përfunduar në muajin maj, por këtë magji nuk e ka shprehur edhe në sezonin e ri, që ka nisur në muajin shtator. Me fillimin e kampionatit të ri, kanë filluar edhe problemet e tij, të cilat mesa duket janë të lidhura edhe me paraqitjen e tij jospektakolare siç pritej nga një emër i tillë. Ka pasur konflikte me Rajkaard, për shkak të lodhjes së tij, por problemet nuk kanë të sosur, ndër të tjera është shumuar edhe nga paraqitja e mirë e Messit. Një periudhë jo triumfuese për një lojtar të tillë, gjë që e ka çuar në listën e lojtarëve të merkatos në muajin janar, vendim për të cilin edhe ai vet ka shprehur dëshirën e tij. Skuadra më e mundshme për ta bërë pjesëtar të stafit të saj është Milani.
Ka lindur për futbollist, Bechkam jepet pas spektaklit
Më tepër sesa lojtar, është i famshëm edhe për lukun e tij tepër të veçantë e tërheqës. Një njeri që kërkon shumë nga vetja jo vetëm nga pikëpamja sportive, por edhe nga ajo artistike. Ish-lojtari i Real Madrid, i cili pas disa konfliktesh me trajnerin Capello, është larguar për t’u vendosur në Amerikë. Një transferim që është marrë edhe duke u bazuar tek dëshira për të qenë sa më pranë botës spektakolare dhe për të pasur më tepër mundësi që emri i tij të lakohej sa më shumë. Një vendim i marrë jo vetëm prej shumës së majme prej 250 milionë dollarë, të ofruar nga skuadra aktuale Galaxy, por edhe nga këmbëngulja e bashkëshortes tepër të njohur në botën e shoubiz. Me të mbërritur në Amerikë ka ndryshuar luk, duke prerë zero flokët dhe duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve për këtë fakt. Një lojtar që është cilësuar ‘vartës’ i bashkëshortes, babai i katër djemve të mrekullueshëm, bashkëshort i denjë, por edhe lojtarë i zoti. Kështu është shfaqur gjatë edicionit të parë në skuadrën e re, të cilën e ka ndihmuar edhe në marketing, duke i dhuruara të ardhura të mjaftueshme nëpërmjet figurës së tij. Është rikthyer në kombëtaren angleze, pas një mungese një vjeçare kapiteni legjendar. 15.000 fëmijë spektatorë kanë qenë të pranishëm në stërvitjen e David Beckham. Kjo ka ndodhur në Zelandën e Re, ku kampioni anglez është prezantuar me kolegët e tij të Los Angeles Galaxy. Këtë gjë lojtari e ka komentuar me fjalët: “Nuk besoj se më ka ndodhur ndonjëherë një gjë e tillë. Është një ndjenjë tepër e bukur të shohësh 15.000 fëmijë që të ndjekin duke u stërvitur. Për ne lojtarët është tepër e bukur një gjë e tillë”.
Rondaldo, fenomeni fatkeq i Milanit
Po çfarë futbollisti është ai që ka fatkeqësi para se të hyjë në fushë? Në muajin korrik në një kalçeto është dëmtuar në muskulin e njërës këmbë, dëmtim i cili i ka kushtuar rreth katër muaj mungesë në fushë. Pritej furishëm rikthimi i tij, por mesa duket periudha e errët për të nuk është larguar ende. Ende ndjen dhimbje në këmbën e majtë, dhe nuk do të jetë i pranishëm as në ndeshjen Milan- Juve. Ndërsa shprehet ende i pasigurtë për pjesëmarrjen e tij në Botëror. Por ende njerëzit bëjnë të njëjtën pyetje, Ronaldo është ende një atlet, një sportist profesionist, apo diçka tjetër? Nëse një lojtar nuk bën aktivitet sportiv, nuk luan në ndeshjet zyrtare dhe nuk stërvitet, atëherë ç’farë sportisti është ai. Fenomeni është një mister për këdo. Nuk ka qenë i pranishëm në ndeshjen e Lisbonës, ndoshta edhe nga fakti se ka luajtur në ndeshjen miqësore, dhe kjo ndeshje mund t’i ketë dëmtuar muskulin e këmbës. Ende nuk stërivetet, por punon në pishinë dhe palestër. Vihet në diskutim edhe kontrata e tij, e cila skadon në korrik të vitit të ardhshëm. Gjatë këtij viti Ronaldo ka luajtur 15 ndeshje zyrtare, pak për të krijuar besimin e skuadrës. Një Ronaldo në nivele tepër të ulta sportive, aq sa të bën të mendosh se në Yokohama nuk do të shërbente për asgjë, kjo do të ishte një fakt i rëndë në shumë këndvështrime.
Kaka, ylli që do të bëhet prift
Një yll i ri që ka rilindur kohët e fundit në futboll. Është pikërisht ai, Kaka për të cilin viti 2007 mund të quhet me të vërtetë i artë. Pasi ka fituar Kupën e Topit të Artë, që do të bëhet e tij në datën 2 dhjetor, futbollisti është cilësuar si lojtari i duhur edhe nga Anceloti dhe në lidhje me këtë fitore është shprehur tepër optimist, duke theksuar se mund të bëjë më tepër sesa kaq. Nuk tërhiqet pas nga përgjegjësitë e tij tek Milani dhe Brazili, një lojtar i artë që fati do ta gëzojë edhe me një bebe vitin e ardhshëm. Edhe pse 25 vjeç, ka arritur të kryesojë në klasifikimet e ndryshme sportive, duke qenë emri më i lakuar i kohëve të fundit, duke fituar besimin e të gjithëve, nëpërmjet dhurimit të emocioneve të shumta që lindin nga fitorja e ndeshjeve. Por një gjë është e veçantë në lidhje me këtë lojtar, duke e veçuar atë nga të tjerët, të cilët në fund të karrierës së tyre sportive mendojnë të bëhen trajner, dëshira e yllit të momentit është e lidhur fenë.
Jep gjithçka për Arsenalin, Henry tradhëton në fund
Një lojtar që përpiqet të japë maksimumin në fushën e gjelbërt. Këtë sezon ka kaluar nga skuadra a Arsenalit te Barcelona, një gjë do të ngelet peng në jetën e tij, që nuk arriti të fitonte Kupën e Champsion edhe pse e morri prej dore Arsenalin dhe e çoi drejt finales. Gjatë këtij sezoni nuk është se paraqitet në formën e duhur që të lërë mbresa magjike, por ende skuadra nuk i ka humbur shpresat për të. Gjithnjë shihet si lojtar optimist, edhe pse disa ndeshje këtë sezon i ka nisur nga stoli, edhe pse golat e tij nuk kanë qenë të shumtë. Henry është një lojtar që premton shumë për të ardhmen, duke parë edhe sakrificën që bën për skuadrën në momente të vështira të saj, dhe duke pasur parasysh këtë fakt atëherë arrijmë në konkluzionin se përmirësimi i tij do të jetë jo vetëm i afërt, por edhe i dukshëm edhe pse konkurrenca në repartin e sulmit të Barcelonës është tepër e madhe.
Totti, lideri i përjetshëm i Romës
Kapiteni verdhekuq, është përmirësuar nga dëmtimi që e ka lënë jashtë fushe për herë të dytë brenda një muaji, që nga data 23 tetor. Ka qenë dëmtimi i kavilies pas ndeshjes së Champions League Roma-Sporting Lisbona, ajo që e ka mbajtur Totti të bllokuar. Kështu, kapiteni i Romës, mund të fillojë lojën nga pankina. “Nuk mund të qëndroj më pa luajtur, kjo mungesë në fushë më bën të ndjehem keq. Tani ndjehem më mirë, besoj se në njërën prej dy ndeshjeve në Olimpik mund të zë vendin tim në skuadër”. Super sportisti i Romës, Totti ka shënuar shumë gola, ku goli më i bukur për të mbetet ai në ndeshjen në Genova ndaj Sampdorias. Gjithnjë ndjehet brenda në shpirt verdhëekuq dhe përsërit se është një përzgjedhje e zemrës, por thekson se ka pasur edhe nga ato momente kur në grindje e sipër me trajnerët dhe drejtuesit ka menduar të largohet. Shakatë më të mëdha i ka pasur me trajnerin Carlos Bianchi, dhjetëra vite më parë.
Dështon te Çelsi, por Shevchenko jep shpirtin për Ukrainën
Lamtumira e Jose Mourinho nuk e ka ndihmuar për t’u kthyer në formën e mëparshme Andriy Shevchenko. Sulmuesi ukrainas i skuadrës së Çelsit vazhdon të shfaqet i dobët, duke shënuar pak gola (2 gola në kampionat dhe një në Champions League deri më tani) dhe ende nuk po jep atë që pritej, rendimetin e duhur nga një ndër lojtarët më të fortë të botës. Shprehet se nuk ndjehet i lumtur në skuadrën e re. Kënaqësia më e madhe për të është të luaj me Ukrainën. Çdo herë që ndodhet te kombëtarja karikon bateritë që ezaurohen në Londër për shkak të gjërave që po i ndodhin. Është tepër i lumtur kur flitet për kthimin e tij në shtëpi dhe mezi pret ndeshjet e ardhshme. Me kombëtaren e tij, Shevchenko do të përballet me Anglinë dhe Krocinë në kuadër të kualifimimeve të Botërorit 2010. Për të është një ditë e vështirë ashtu si edhe për të tjerët, Anglia është favorizuesja, mjafton të shohësh se në cilat skuadra luajnë yjet e saj. Por, trajneri i Çelsit, Avram Grant blindon Andriy Shevchenko. Ai shprehet tepër optimist për një lojtar të zot dhe të fortë si ai. Andriy është një ndër sulmuesit më të mirë të historisë së futbollit dhe i përket skuadrës së Çelsit. Për momentin nuk po luan, por trajneri i Blues është i sigurt se në të ardhmen do të jetë një ndër sportistët më të kërkuar. Gjendja e tij shëndetësore dhe fizike nuk është mirë që në momentin që është larguar nga Milani. Me pak fjalë ai ende nuk ka gjetur veten te skuadra e re, edhe pse optimizmi i trajnerit të skuadrës mund të shërbejë për mirë te gjendja e tij shëndetësore dhe fizike.
Eto’o, imazhi i Botërorit 2010
Lojtari simbol për prezantimin e Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut është kamerunezi Samuel Eto;o. Ky lajm pozitiv është përhapur nga Fifa. Presidenti Joseph Blatter, i cili është shprehur se imazhi i futbollistit është frymëzuar nga një lojtar afrikan, që luan në Europë dhe nuk ka pasur mundësi të merrte pjesë në Botërorin e fundit sepse Cameruni nuk është kualifikuar. Forma të kujton Afrikën dhe ngjyrat e përdorura janë ato të flamurit jugafrikan. Lojtari sheh një top që përfaqëson globin. Eto’o për momentin mban veshur fanellën e Barcelonës, dhe në këtë skuadër ka bërë paraqitje të mira gjatë tre edicioneve të kaluara, ka qenë pika e referimit të sulmit për skuadrën katalanase, edhe pse ky sezon ka nisur disi keq për sulmuesin kamerunas që vazhdon të vuaj dëmtime të njëpasnjëshme, të cilat e kanë kushtëzuar në lojën e tij, kjo nuk do të thotë se e ardhmja e tij nuk do të jetë e bujshme dhe tepër e mirë për të. Tani Samuel Eto'o është rikthyer dhe ka ide të qarta në lidhje me përballjen e rikthimit në fushë pa rrezikuar mungesën e periudhës së gjatë të pushimit. Ka punuar shumë dhe është në fund të pushimit të tij. Duhet të punojë ende shumë dhe është i bindur për një rikthim të bujshëm në fushën e gjelbër.
Juventus në B, Del Piero nuk e tradhëton
Legjenda e juventusit, një ndër lojtarët më besnik të kësaj skuadre, edhe pse ajo zbriti në Serinë B, nuk e tradhtoi atë. Nuk pranoi të largohej, ka dhënë shumë për këtë skuadër, ndjehet tepër i lidhur me të, është një ndër golashënuesit më të mëdhenj, i cili edhe pse paksa i vjetër në moshë po përjeton një rini të dytë. Ndjehet tepër i gatshëm të përballet me skuadra të vështira, ndjehet i gatshëm të jap maksimumin e tij në fushën e gjelbër. Beson te pjesëmarrja e tij në Kampionatin Botëror 2010 që do të zhvillohet pas tre vitesh në Afrikën e Jugut dhe i ka kërkuar trajnerit Donandoni të bëhet sërish pjesë e kombëtares azzurre. Është i bindur se mund t’i dal mbanë meqë po përjeton një formë tepër të shkëlyqer fizike, ndërsa nga ana tjetër synon fitoren e këtij ediconi të titullit me Juventusit. Padshim që është beniamini i kësaj skuadre, me të cilën do të mbyllë përfundimisht futbollin e luajtur, në një kohë që ka shumë mundësi që më pas të bëhet pjesë e stafit të “Zonjës së Vjetër”.