E merkure, 16.10.2024, 06:02 AM (GMT+1)

Sport » Legjenda

Topi i artë është i Kaka

E shtune, 24.11.2007, 08:13 PM


Do të ngrerë lart në qiell fitoren, duke falënderuar Zotin, siç bën gjithnjë pas çdo goli të shënuar në ndeshje. Topi i Artë është i tij: jo për falënderim, por sepse magjia janë këmbët e djalit me fytyrë ëngjëllore. Kaka ka fituar trofeun prestigjioz e dhënë nga revista franceze ‘France Football’ dhe radhit emrin e tij në fitoret e futbollit, nga Rivera tek Platini, nga Baggio tek Van Basten. Lajmi që qarkullon prej ditësh në redaksitë sportive, dhe që është tepër i pritshëm në Europë dhe Brazil, tashmë është zyrtar, edhe pse si zakonisht në të tilla raste kërkohen zyrtarizmi i jurisë për fituesin, skuadrën dhe lojtarët.Por dihet tashmë që gjatë kësaj jave, Kaka është lajmëruar të përgatitet për ceremoninë, e cila do të zhvillohet në datën 2 dhjetor në studiot e ‘Telefoot’, një ndër programet më të ndjekur sportive të TF1. Edhe në Paris është folur për atributin e drejtë të lojtarit më të zot të vitit 2007, fituesi i Champions League në Athinë dhe golashënuesi i kompeticionit me 10 gola. Ai që sulmues nuk është, por që në katër sezonet e kampionatit italian ka ekzaltuar të gjithë magjinë e futbollit: 207 ndeshje zyrtare me Milanin, 77 gola, ku 23 në 54 ndeshje të Kupës. Thuajse një në dy, lëviz sa në të djathtë dhe të majtë të sulmit. Fitorja e Kaka, që ka distancuar shumë kampionë të tjerë, është tepër domethënëse nëse konsiderohet se për herë të parë juria e ‘France Football’ ka marrë në konsideratë lojtarët e të gjithë botës dhe jo vetëm ata europian. Pra ky është çmimi i parë Topi i artë i kohës globale një mirënjohje për më të mirin e të gjithëve. “Një person me emër të tillë nuk mund të luaj tek Juve”, këto janë fjalët e Luciano Moggi, kur ai brazilian që dukej si një fëmijë i pafajshëm mbëriti në Itali. Në fakt, as Milan që e kishte zbuluar një kampion të këtij niveli, siç ka treguar Adriano Galliani. Por, fëmija arriti menjëherë personalitetin e tij. Ndeshja në kampionat tek Ancona dhe goli i parë në derbi, një ndeshje me rezultatin 3-1 në shtëpinë e Interit, një fakt që të linte të nënkuptoje se nuk mund të ironizohej me emrin. I paguar me 9 milionë euro, sot Kaka nuk ka çmim, “i blinduar” me jetën kuqezi, në gjurmët e një modeli, si person dhe si lider në fushë. Në pritje të trofeut, Kaka është një shembull modestie, ose të paktën ky është imazhi që vlen, në lidhje me mendimet rreth tij: familja, feja dhe bashkëshortja Caroline. Pele është shprehur për të: “Nuk ka nevojë për para, në Itali është tepër i lumtur”. Që ditën e sotme do të jetë edhe më tepër. Duke falënderuar Zotin. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora