Blerim Latifi: Adem Jashari ishte makthi i policisë serbe, ndërsa tash i vdekur ai është kthyer në makthin e krejt shtetit serb
Sandulloviq nuk është serbi i parë që flet për krimet e shtetit serb të kryera në Kosovë gjatë luftës. Ka pasur edhe të tjerë para tij, bile figura edhe më të njohura se ai. Shkaku pse ai u arrestua dhe u torturua mizorisht nga BIA ka të bëj me faktin se Sandulloviq zgjodhi vendin i cili vazhdon të traumatizojë shtetin serb, pra varrin e Adem Jasharit në Prekaz...

























