Mendime
Zekerija Idrizi: Pranë varrit të Kryeheroit Gjergj Kastrioti - Skënderbeu
E diele, 14.01.2024, 08:57 PM
PRANË VARRIT TË KRYEHEROIT GJERGJ KASTRIOTI - SKËNDERBEU
Nga
Zekerija Idrizi
Kur
u afrova pranë varrit të Kryeheroit të Arbërisë Gjergj Kastriotit-Skënderbeut,
sakaq më mbërthyen trupin mornica të shumta dhe mu rrënqeth kurmtë e lëkurës.
Sikur isha në ëndërr dhe njëkohësisht në një realitet të prekshëm që e shqisoja
mrekullisht. Fatamorganë! Gjergj Kastrioti Skënderbeu më mori për dore dhe më
uli pranë në të djathtë.
Në
imagjinatë m'u parafytyrua një peizazh marramendës. Fantazmagorikisht, m'u
paraqitën përballë gjigantët e kombit: Leka i Madh - Aleksandri, perandori
Konstandini i Madh, perandori Justiniani i Parë, Shën Jeronimi (që i dhuroi
Biblën në latinisht Evropës), Papa Shën Klementi XI (Gjon Françesk Albani),
Pjetër Bogdani, Pjetër Budi, Ali Pashë Tepelena, Mehmet Ali Pashai, Mimar
Sinani, Karl Gega, Aleksandër Mojsiu, Ismajl Qemajli, vëllezërit Abdyl, Sami e
Naim Frashëri, Hoxhë Hasan Tahsini, Mufti Vehbi Dibra, At Gjergj Fishta, Fan
Stelian Noli, Papa Kristo Negovani, Komandanti legjendar Adem Jashari, Hamzë
Jashari, Presidenti historik i Dardanisë Dr. Ibrahim Rugova, legjendari -
Nelson Mandela shqiptar Adem Demaçi, Komandant Zahir Pajaziti, Komandant Katana
- Agim Ramadani, dëshmorët Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, e shumë viganë,
komandantë luftarakë, dëshmorë e martirë të kombit e atdheut. Krah pë krah me
ta erdhën edhe gratë më të fisme të kombit: Mbretëreshat: Olimpia, Daidamea e
Teuta, mandej Rugjina Balsha, Donika Arianit Kastrioti, Elena Lukrecia
Peshkopia, Elena Gjika apo Dora D'Istria, Parashqevi e Sevasti Qiriazi, Shote
Galica, Nora e Kelmendit, Janica Martinaj apo Tring Smajlja, Rozafa, Sabiha
Kasimati, Laskarina Bubulina, Lejla Rasih Dino, Marie Shllaku, Musine Kokalari,
Shote Galica, Nurije Zeka, Nermin Vlora Falaski, Myrvete Maksuti, Ylfete
Humolli, Antigona Fazliu e shumë e shumë patriote, heroina, martire e
intelektuale të kombit, të cilat i udhëhiqte Heroina e kombit, zonjë Zahideja –
nëna e fisme e Komandantit tonë legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Adem Jashari…
Që
të gjithë më përshëndetën përzemërsisht. I përshëndeta dhe unë i mahnitur
skajshëm nga kjo atmosferë impozante dhe plot magji.
Ata
po bisedonin e kuvendonin me Kryezotin e Arbërisë, Gjergj Kastriotin
Skënderbeun.
Ky
ishte një ambiginuitet, që tejkalonte kufijtë e kohës dhe hapësirës dhe kalonte
në përjetësi. Zatën të gjithë heronjtë dhe të shenjtit e kombit janë gjallë, të
pavdekshëm. Veprat e tyre madhore bëjnë dhe vazhdojnë të bëjnë akoma dritë deri
në infinit ndër breza e shekuj në shqiptari.
Kur
më pa Skënderbeu, u ngrit në këmbë, pushoi fjalimin, m'u afrua dhe më foli
ëmbël:
-
"Mirë se vjen arbëror i devotshëm! Je i mirëseardhur në logun e kuvendimit
tonë! I dashur Zekerija, mos pusho kurrë të përdorish fjalorin dhe veçanërisht
lapsin për të ndriçuar vlerat dhe personalitetet markante të kombit tonë! Ky
është misioni yt sublim atdhetar ndaj kombit dhe Atdheut. Në këtë rrafsh vepro
ditenatë, me plot energji dhe përkushtim të thellë! Në veçanti, të lutem, me
penën tënde të artë shpartallo dhe dekonspiro planet djallëzore dhe armiqësore
të qarqeve radikale e fundamentaliste të shqipfolësve anti-shqiptarë e
tradhtarë të Mëmëdheut! Lufto bashk me të gjithë veprimtarët e kombit kundër të
gjitha forcave armiqësore pushtuese!
-
"Skënderbe, më duhet të të them sinqerisht, Zotin e kam dëshmitar, të dua
shpirtërisht! Nuk ka laps në botë që mund ta përshkruaj këtë dashuri timen që
kam ndaj imazhit hyjnor, burrërisë dhe hirësisë tënde!“
„I
dashur Zekerija, unë po se po, të dua, por dhe Zoti, engjëjt, yjet, dielli,
hëna e qiejt të duan, sepse ke një dashuri të virgjër dhe zemër të dëlirë,
pavarësisht të metave dhe viktimizimit tënd mëkator ballë tundimeve të djallit
... Por, po më bën një fije merak kur herë-herë të shoh të zymtë, të vrënjtur
në fytyrë dhe të merakosur. Më trego, lum vëllai, çfarë të mundon?“
„Ah,
vëlla! Disa njerëz të pavirtytshëm, shqipfolës tradhtarë në të gjallë të kanë
pas damkosur, e në të gjallë e në të vdekur edhe në gijotinë e ferr të kanë
shpënë! E, ky fakt i hidhur më bën të çmendem nga dëshpërimi! Kanë dalë në
skenë shumë palo-historianë të tipit të Olsi Jazegjiut turko-osmano-fil, të
cilët po vjellin vrerë kundër teje dhe po përbaltin historinë tënde heroike e
legjendare".
„Im
vëlla, mos u merakos fare për këtë, pasi që në këtë botë të joidealtë të
pavirtytshmit i kanë damkosur, persekutuar, syrgjynosur e vrarë shumicën e
profetëve, shenjtorëve e shenjtoreve, patriotëve dhe idealistëve. Ata e hodhën
në turrë zjarri Abrahamin – këtë mik të Perëndisë. I masakruan mizorisht
Zakarijanë dhe të birin e tij Gjon Pagëzorin. E dënuan me burg të rëndë
Jozefin. E blasfemuan, e torturuan barbarisht dhe e gozhduan në kryq të birin e
Perëndisë, Jezu Krishtin, dhe e përbaltën çnjerëzisht të ëmën e tij, të
bekuemen Shën Mëri, si dhe i hodhën në zjarr e i persekutuan në guvat e errëta
katakombeve qindra mijëra, madje dhe miliona, besimtarë e besimtare të
devotshme…., Ju bënë Attentat bijve më të lavdishëm të kombit si: Imer ef.
Prizrenit, Haxhi Zekës, Hasan Prishtinës, Idriz Seferit, Bajram Currit, Azem
Betës dhe kend jo tjetër! Po, vallë, a nuk e helmuan për vdekje dhe profetin
Muhamed, e persekutuan, e dëbuan nga vendlindja dhe ia masakruan më të dashurit
e familjes dhe më besnikët nga dishepujt e tij?
Dhe,
mos harro kurrë, paradoksalisht është ky një ligj dialektik që rrëfen për
faktin e hidhur, të dëshmuar katërcipërisht në histori: idealistët o janë nën
dhe, të mbytur në kushte e rrethana mizore, o, në janë gjallë, janë të
persekutuar, të burgosur, të sakatuar e të syrgjynosur, si dhe jetojnë
kryesisht në kushte mizerable ekonomike e psiko-mentale, tamam po sikur të jenë
"kufoma të gjalla"..."
„Po
vëlla Skënderbe! Për më keq, ata shkuan deri në ekstremin tjetër fantazmagorik,
duke i paraqitur figurat kolosale bibliko-kur'anore si personalitete imagjinarë
e inekzistentë! Ata profetin Isa dhe të ëmën Merjeme i vranë moralisht e
shpirtërisht qysh në lindje, madje edhe në paralindje, duke i shpallur ata
krijesa imorale e të përdala deri në dhjetë breza në gjenealogjinë e tyre
familjare. A nuk është ky një nga krimet më të rënda në këtë planet??!!!"
„Po
vëlla, mjerisht! Por, mos ki dert, se nuk shuhet, jo, kurrë Drita e Perëndisë e
as zhbëhet dashuria e prushtë ndaj kombit dhe Atdheut, derisa të frymojnë e
veprojnë dishepujt e dritës dhe atfhetarët e flaktë e të devotshëm në këtë
botë. Ke parasysh, kjo dritë dhe kjo dashuri e prushtë me hirësinë e Perëndisë
do të verbojë prore ithtarët e errësirës, të tradhtisë e të djallit, ithtarët
që me mendësinë e tyre të djalltë prodhojnë dhe, më saktë thënë, fabrikojnë e
sajojnë imazhe nga më rudimentaret për figurat famëmëdha historike, qoftë
profane, laike e shekullare, qoftë sakrale e religjioze…"
„Vëlla
Skënderbe, seç më rrëmben një duf zemërak t'i shqelmoj e t’ua fus shpullë
mullaqeve gjithë atyre judo-iskariotëve të sotëm tradhtarë, që t'mos shtohet më
kurrë fara e tyre kobndjellëse në tokë! Heu, Zoti i mallkoftë ata!“
„Jo
vëlla i imi, të lutem mos mallko! Mallkimi nuk është virtyt i të devotshmëve e
shenjtorëve. Neve duhet të na karakterizojnë virtytet më të larta të moralit
njerëzor dhe arbëror: mëshira, urata, përdëllesa e bekimet“
„Çfarë
të bëj pra, më këshillo vëlla!“
„Zekerija,
përgjithmonë vëji në shërbim fjalën dhe penën e urtësisë e të dashurisë!“
„Skënderbe,
po ato, domosdo, por, herë-herë, do të vë në shërbim dhe shpatën tënde kundrejt
gjithë judo-iskariotëve, hamza-kastriotëve, moisi-golemëve e haxhi-qamilëve
maskarenjë e tradhtarë, të cilët po përbaltin si mos më keq çdo vlerë tonën
kombëtare dhe shpirtërore dhe po komprometojnë figurat më emblematike të kombit
e atdheut tonë!“
„Jo,
vëlla! Përfundimisht, në çdo kohë e rrethanë do t'i vësh në përdorim trurin,
uratën e shpirtit dhe lapsin dituror, kurrsesi, në asnjë rast, shpatën time!“
„Ah,
mor Skënderbe, çfarë të bëj unë i shkreti që më vie të pëlcas nga inati e mëria
teksa shoh kombet tjera, veçanërisht fqinjtë tanë sllavë që personalitet e tyre
i marrin edhe nga balta, i ngrenë dhe i shndërrojnë në mite, legjenda e figura
historike, ndërkohë që ne kemi përplot të tillë, por nuk ua dimë vlerat dhe,
akoma më keq, i përbaltim , i damkosim dhe i komprometojmë në mënyrat më
groteske!“
„Fakt
që kjo është tragjike, por, mos u merakos shumë, se kombi ynë i lashtë
pellazgo-iliro-shqiptar ka pas, ka dhe do të ketë ndër breza e shekuj dhe shumë
burra e gra të fisme që do të jenë pararojë e fuqishme në ruajtjen , mbrojtjen
dhe vlerësimin meritor të çdo vlere e figure markante kombëtare. Përndryshe,
nuk do të na mbante toka dhe, ehuuu, moti do të na zhbënte apokalipsi
(kjameti).“
„U
shtoftë kjo farë fatndjellëse për Atdheun, i dashur Gjergj Kastrioti
Skënderbeu!"
„Amen!
U shtoftë për jetë e mot, im vëlla! Por dua të të porosis dhe diçka me vlerë
mjaft domethënëse: Ndiq me zell e parimësi rrugën hyjnore! Frika, paniku,
pesimizmi e defetizmi askurrë mos të të rrëmbejnë zemrën dhe trurin! Nuk ka
fare rëndësi si vdesim, aksidentalisht apo fatkeqësisht, në shtrat, në zjarr
apo në betejë. Rëndësi të madhe ka të jetojmë e të vdesim dinjitetshëm,
idealisht dhe shqiptarisht, duke qenë në paqe me Zotin, me familjen, me
rrethin, me kombin, me atdheun dhe me botën në tërësi. Dhe, mos harro, duke
qenë se je profesionalisht teolog, ndiq me përpikmëri rrugën atdhetare të
viganëve të kombit: Hoxhë Hasan Tahsinit, Mufti Vehbi Dibrës, Haxhi Zekës, Imer
ef. Prizrenit, Hafiz Ali Korçës, Hafiz Ibrahim Dalliut, Hoxhë Said Najdenit,
Hoxhë Kadri Prishtinës, Mulla Idriz Gjilanit etj.!
Për
fund, të lutem, mblidhi të gjitha kokat intelektuale dhe atdhedashëse arbërore
dhe punoni bashkërisht dhe parreshtur deri në ribashkimin e gjitha trojeve tona
shqiptare nën ombrellën e Shqipërisë Etnike - Natyrale!
-
"Komandant, të siguroj që do të punojmë e luftojmë në këtë ideal
mbarëkombëtar deri në pikën e fundit të gjakut! Jemi të përbetuar në këtë besë
dhe ideal madhor kombëtar".
"
i dashur Zekerija, ngjeshni mirë radhët dhe njësitet ushtarake dhe pastroni ato
nga hipokritët, tradhtarët dhe dezerterët! Dhe hapni sytë mirë dhe veproni në
kohë dhe me urgjencë kundër agjenturave sllavo-file dhe kundër agjenturave
serbo-ruse dhe turko-arabo-aziatike, që kanë depërtuar në trojet tona dhe në
mërgatë dhe po përdhosin e përbaltin simbolet dhe personalitetet tona historike
kombëtare, si dhe po mëtojnë të zhbëjnë kombin dhe shtetet tona kombëtare, duke
dashur të instalojnë sheriatin islamik dhe rikthimin e sulltanatit osman në
Arbëri ..."
-
„Skënderbe i dashur, do të punojmë me kujdesin dhe vigjilencën më të lartë në
atë drejtim! Por, pashë atë Perëndi, vazhdo të lutesh për fatin tim, për fatet
e kombit e të atdheut tonë, si dhe për paqen në glob!
Më
vie të pëlcas nga mllefi kur dëgjoj krrokamat e disa hoxhallarëve maskarenj tek
denigrojnë ngjarjet, simbolet dhe personalitetet tona historike kombëtare.
Hoxhë Mazllam Mazllami e quan leckë flamurin kuq e zi, Hoxhë Shefqet Krasniqi e
dërgon në ferr Shën Nënën Terezë, Imam Aliu nga Shqipëria e konsideron haram
(rreptësisht të ndaluar) festimin e 28 nëntorit, ditës së Pavarësisë së
Shqipërisë; hoxhë Irfan Salihu pohon që nuk ka pasur shqiptarë në Dardani (Kosovë)
para vitit 1470; një hoxhë tjetër të konsideron Ty "qen" dhe të
akuzon se ke vrarë myslimanë e shumë paradokse e gjepura të tjera
anti-shqiptare".
"Zekerija,
i dashur, nuk e shoh të rrugës që nëpër qytet dhe fshatrat tona shqiptarët
myslimanë ndërtojnë edhe nga tre faltore e xhami, me arkitekturë mjaftë
moderne, duke investuar edhe me miliona euro në themelimin dhe riparimin e
tyre. Madje edhe miliona euro të tjera shqiptarët i shpenzojnë për të vajtur në
haxhillëk. Ndërkohë që ne si komb kemi nevojë për shkolla, universitete, çerdhe
fëmijësh, biblioteka, kopshte të bukura, teatro, fabrika, ushtri të armatosur
mirë etj. Nga ana tjetër, një pjesë bukur e madhe e popullit tonë gjenden në
zgripc të ekzistencës dhe kemi plot varfanjakë, jetimë dhe familje të dëshmorëve
të kombit, të cilët kanë shumë nevojë për t'i ndihmuar ".
-
"Po, Skënderbe. Mjerisht pjesa dërrmuese e popullatës sonë është e
paarsimuar dhe ka vetëdije dhe ndërgjegje të ultë kombëtare, ndërkohë që
vetëdija fetare është në kulm. Por, gabimin tjetër fatal gjatë historisë e bëmë
kur u islamizuam masovikisht dhe kishat, manastiret dhe katedralet tona
katolike e ortodokse ua falëm serbëve, malazezëve, maqedonasve dhe grekëve. E,
ata, shih tragjedinë, ndërtuan edhe qindra tempuj të tjerë dhe kisha
sveti-saviane në Iliricum dhe nga to krijuan mitin e rrejshëm se Kosova si djep
i shqiptarizmit është "tokë e shenjtë serbe", "Jerusalem
serb", si dhe e shpallën veten e tyre "popuj hyjnorë". Shih
tragjedinë Kishat Ortodokse Sllave bashk me akademikët e tyre i thurën
megalo-idetë dhe projektet e tyre fashistoide, gjenocidale e shfarosëse dhe i
kanë bekuar të gjitha masakrat dhe aktet gjenocidale, urbicidale dhe
kulturocidale mbi neve shqiptarëve dhe mbi truallin e atdheun tonë etj.".
-
"I dashur Zekerija, kishat, manastiret dhe katedralet e krishtera është
dashur t'i ruani po sikur sytë e ballit, sepse në to shqiptarët e krishterë
janë lutur ndër shekuj e breza në gjuhën shqipe dhe nga ato kanë dalë priftër,
meshtarë e famullitarë patriotë të flaktë, të cilët i krijuan veprat e tyre
monumentale kombëtare dhe i shërbyen me dinjitet të lartë kombit dhe
Atdheut".
-
„Vëlla i dashur, do të lutem me shumë shpirt! Lutu dhe ti, të bekofte i Madhi
Zot ty, kombin tonë dhe mbarë njerëzimin në botë, pa dallim krahine, etnie,
race e feje! Por, për ato deklaratat anti-shqiptare të disa hoxhallarëve
tradhtarë mos u merakos fare, sepse nuk shuhet dot prushi i shqiptarizmës te
atdhetarët dhe patriotët e flaktë të Shqipërisë Etnike-Natyrale".
„Ashtu
u bëftë, vëlla i dashur! Amin!?
"Amen,
im vëlla!?
Pas
kësaj bisede të paprecedentë, u dridhën toka dhe qiejt, ndërkohë që yjet me
qindra zogjë, bilbila e shqiponja hidhnin vallen e shotës në kor në mënyrë të
magjiktë, duke përshëndetur dy bijtë atdhedashës të Arbërisë ... Njëkohësisht,
një zë buçitës dhe i furishëm përplasi për tokë hipokritët dhe tradhtarët
anti-shqiptarë. Ata i përpiu dheu... Sakaq mbretëroi heshtja. Nuk pipëtinte
asgjësend në këtë heshtje varri....
Ndërkaq, unë dhe Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, dolëm triumfatorë ...
Në
fund ne dyt brohoritëm zëshëm:
RROFTË
SHQIPTARIA DHE SHQIPËRIA ETNIKE-NATYRALE!
Zekerija
Idrizi, fragment nga dorëshkrimi im "LETËR KRYEHEROIT TË ARBËRISË GJERGJ
KASTRIOTI SKËNDERBEU"
Për
më shumë vizitoni: