Mendime
Asllan Dibrani: As Beogradi nuk ka fuqi ta arrestoj Albin Kurtin e lere Maqedonia në prag te shkapërderdhjes
E enjte, 11.01.2024, 08:25 PM
As Beogradi nuk ka fuqi ta arrestoj Albin Kurtin e lere Maqedonia në prag te shkapërderdhjes
Reagim kundër ekspertit Jeton Halimit nga
Maqedonia qe kërkon ta arrestoj Albin Kurtin
Shkruan Asllan Dibrani
Eksperti Jeton Halimi,
në një intervistë për Euronews Albania, foli në lidhje me situatën në Kosovë
dhe marrëdhëniet që kërkon të krijojë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me
shqiptarët në rajon. Ai përmes artikullit
me titull “Nuk lejon destabilizim , eksperti nga Maqedonia do ta arrestojë Kurtin nëse vjen
edhe njëherë ne Maqedoni...” Artikulli është i botuar ne Bota Sot prandaj vendosa te reagoj kundër këtij matrapazi
politik si më poshtë:
Mafia shqiptare në
politikë kanë frikë nga demokracia dhe drejtësi e vërtetë. Këtu forca politike
kanë frikë nga ALBIN KURTI qe promovon
demokraci dhe dënim te krimit te organizuar ne çdo nivel politik shqiptar siç
janë bandat mafioze ne Kosovë në Shqipëri Maqedoni Mal të Zi dhe Lugina
e Preshevës. Edhe opozita ne
Kosovë është një klasë politike ma korruptive dhe kriminale , por edhe
politikajtë shqiptar në shtet e lart
përmendura.
Ai thekson se Ali Ahmeti
u ka sjell te mira shqiptareve në Maqedoni. Po çfarë te mira kane shqiptaret
atje zotëri “Eksperti Jeton Halimi” . Ju gjuhen maqedonase e keni gjuhe te
shpirtit dhe zyrtare siç e kanë bërë maqedonasit për veti .Kam qenë në Maqedoni
para një jave dhe e pash sa te mira keni
ju ne atë shtet . I pash mbishkrimet ne
gjuhen maqedonase edhe atë ne
çirilicë dhe jo ne shqip. I
pash flamujt maqedonas kudo, por jo edhe
ata shqiptar. Influenca maqedonase publikohet edhe ne
sporte ndërkombëtare, ne kuize
dhe gara tjera.
Ky tru shpërlarë merr guximin dhe detyrën
nga maqedonasit te thekson citojmë:
”Nëse Kurti merr dhe njëherë pjesë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut,
do të arrestohet nga autoritetet ligj zbatuese.
Del ai SHqiprim Arifi
kritikon Kurtin, thekson po na përçan po
na prish me Serbinë.
Tash ky far J.Halimi
thotë mos hajde në Maqedoni me na prish me Maqedonas. Këta bythë shitur nuk duan ta shohin një shqiptar me politiken e tij ne esence qe ka “Bashkimin kombëtar”,
por dëshira e tyre është te mbeten të komandua nga Sllavo-Makedonasit,
ideologji e përcjell nder shekuj tek
shqiptaret qe nxisni ndarje dhe përçarje në mes nesh .
Për fund tu
rikujtojmë se as Beogradi nuk ka fuqi qe ta arrestoj Albin Kurtin
e lere Maqedonia në prag te shkapërderdhjes. Zoti Albin Kurti ka marr
përmasa ndërkombëtare me parime kombëtare-shqiptare dhe ju e dini shumë mirë se
në rastin e “Bashkimit Kombëtar” ju qe keni mbet zorre neper këmbët e armiqve do të jepni llogari.