Mendime
Xhafer Leci: Hapja e shkollave shqipe në Sanxhak e drejtë ligjore
E diele, 07.01.2024, 08:55 PM
Hapja e shkollave shqipe në Sanxhak e drejtë ligjore
Nga
Xhafer LECI – Prevod na bosanski
“Ta vrasësh një
popull të tërin pa luftë, ndaloja të drejtën e shkollimit.”
Populli shqiptar në Sanxhak
të Novi Pazarit, është asimiluar mbi 95% dhe zyrtarisht janë regjistruar
boshnjak. Pavarësisht se nuk dinë më të flasin shqip, shumica absolute e
tyre e pranojnë se janë shqiptarë. Shqiptarë të asimiluar ka në gjithë
botën,edhe në Kosovë, por të gjithë ,me gen,
gjak e histori janë shqiptarë.
Link: https://www.zemrashqiptare.net/news/52567
Nga 164 mijë banorë të Sanxhakut,
sipas regjistrimit të viti 2022, si shqiptarë janë regjistruar vetëm 0,19 për
qind, në Novi Pazar, nëTutin dhe Sjenicë 00 për qind.
Atje vetëm hapja e shkollave
shqipe, qoftë edhe me mësim plotësues për fillim, ka mundësi së paku
rinia të mësojnë të flasin dhe të shkruajnë gjuhën e tyre shqipe .
Unë, artikullshkruesi jetoj në
Gjermani prej 55 vitesh, kemi 3 fëmijë të cilët janë lindur, rritur,
shkolluar e punësuar në Gjermani, tani edhe nipër e mbesa, të cilët
flasin dhe shkruajnë gjuhën shqipe normalisht. Gjermania, si shumë vende tjera,
është shtet demokratik. Që shumë vite ju kam prirë aktiviteteve me disa
bashkëveprimtarë të mi, për regjistrimin e shumë fëmijëve shqiptarë, në
rrethinat e periferisë së Shtutgart-it, për hapjen e disa klasëve, me mësim
plotësues në gjuhën shqipe, nëpër shkollat gjermane, që gjeneratat e reja ta
mësojnë, sadopak, gjuhën e tyre amtare.
Këtë e kanë bërë edhe popujt tjerë, si: turqit, serbët, kroatët, grekët,
italianët ...
Meqë kam miq nga Sanxhaku, edhe
me origjinë shqiptare, nga përvoja ime, e kam hapur me ta bisedën e shkollimit.
Këtu po sjellë emrat e 9 miqëve të mi, me të cilët e kam biseduar çështjen e
arsimit shqip. Nga këta 9 veta, asnjëri prej tyre nuk dinë të flasë shqip, por
thonë sikur të hapej ndonjë shkollë shqipe, karshi gjuhës serbe-boshnjake, do
dëshironin që edhe fëmijtë, nipër e mbesa të tyre, ta mësojnë edhe
shqipen.
Sikur unë, edhe ata, nuk e shohin
punë të lehtë kthimin në rrënjët e vjetra, sepse asimilimi është, relativisht,
i hershëm dhe shumë i madh, përjashto pak fshatra në Peshter, por edhe atje,
nga vitet 1980-ta, ka filluar me të madhe humbja e të folurit shqip.
Nuk ka kuadro të shkolluar në gjuhën
shqipe, edhe ata shqiptarë, të cilët në kohën e Jugosllavisë komuniste
titoiste, kanë mbaruar shkollimet në Kosovë, kanë mësuar në gjuhën serbe, edhe
tani disa shkollohen në pjesën Veriore të Mitrovicës në gjuhën serbe.
Nëse shpërngulën nga Sanxhaku, shumica shkojnë në Bosnje, numër i vogël në
Maqedoninë Veriore, por mjerisht në Kosovë jo, së paku unë nuk kam dëgjuar as
lexuar asnjëherë. Përjashto Prof. Dr. Ali Zatriqi.
Link: https://www.zemrashqiptare.net/news/52567/
Gjermani-Wendlingen,
04.01.2024