E enjte, 01.05.2025, 09:15 PM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Për Braktisjen e Fesë Islame u mbajt takimi i radhës në Hotelin Grand - Prishtinë

E merkure, 03.01.2024, 08:58 PM


Për braktisjen e fesë islame u mbajt takimi i radhës në Hotelin Grand - Prishtinë

Shkruan Asllan Dibrani

Nisma e Deçanit ishte një shkëndijë që nxiti dhe  ndezi alarmin për këtë rrezik dhe mobilizoi atdhetarët shqiptarë kudo që janë në trojet tona. Për braktisjen e fesë islame u mbajt  takimi i radhës më 27 dhjetor 2023 në Hotelin Grand Prishtinë.

Pamje nga takimi i radhës  si pjesëmarrës të takimit intelektual, artistë, ish të burgosur politik, gazetarë dhe shumë veprimtarë  të Lëvizjes  të radhitur në mbrojtjen  e kombit dhe vlerave te tij  nga ekstremizmi  islamik radikal dhe  politik!

Kjo Lëvizje mbajti shume takime, dha shume kumtesa, intervista  debate  dhe prononcime  lidhur me  fenomenin “Islamizmi  fetar  rrezik  i Kombit”, prandaj në saj të kësaj nisme  u mbajt edhe takimi  i radhës  në hotelin Grand në  Prishtinë,  ku ishte  një sallë  shumë  e vogël për t’i nxënë të  interesuarit edhe se organizatoret janë  munduar  qe  vetëm një  numër të  vogël ta ftojnë dhe ta lejojnë  në takim për shkak të sallës.

Ekstremizmi  fetar  islamik që veproi  lirshëm që disa vite nxiti  formimin e Iniciativës  qytetare në Deçan, për braktisjen e këtij fenomeni aq brutal e  ekstrem kundër vlerave tona kombëtare!!!

-Lëvizja qytetare e  braktisjes së fesë islame  ka lindur pikërisht  si kundër-ofensivë e ekstremit islamik  më qëllim që të mbrojnë, ruajnë familjen, shoqërinë, vlerat kombëtare dhe njerëzore shqiptare nga kjo ideologji e keqe, që në mënyrë klasike po e shtrinë ligjin e sheriatit në vend, dhe manipulimin e të rinjve dhe të rejave drejt përshkallëzimit të ç ‘thurjes nga kultura jonë kombëtare!?.

-Ideologji qe nuk njeh komb, flamur e atdhe duhet braktisur, gjykuar dhe demaskuar sa më parë nga trojet tona që ka ardhur përmes forcave antikombëtare, përmes shteteve aleate Rusisë, Serbisë dhe shteteve islamike qe nuk  e njohin  Kosovën si shtet, as si etni duke fyer emblemat me eminente te kombit tonë heroik.

Takimin e  hapi njeri nga themeluesit e Lëvizjes për Braktisjen Vullnetare të Islamit, Vesel Lekaj

Vesel Lekaj

Ai para të pranishmeve e mbajti një ligjëratë  me temën  “Identiteti kombëtar në rrezik nga Ekstremizmi islamik”

Themeluesi i Lëvizjes për “Braktisjen Vullnetare të Islamit”, Vesel Lekaj, foli mbi atë që po ndodh në Kosovë, mbas themelimit te “Lëvizjes për Braktisjen Vullnetare të Islamit në Kosovë” e cila synon braktisjen vullnetare nga feja islame që ka në fokus konsolidimin e shqiptarizmit. Ai ma tutje  u shpreh se ditën e sotme u thirrën aktivistë pjesëmarrës të nismës së Deçanit, ku qëllimi ishte të konsultoheshin për hapat e dhe organizimin e  mëtejshëm te kësaj Lëvizje si gjithëkombëtare për t’i mbrojtur dhe kultivuar  vlerat tona.

Takimi konfirmoi nismën e Deçanit, veçse kjo çështje që ka filluar duhet të mbulojë gjithë territorin e Kosovës, për vlerat tona dhe tha se ne nuk mund të lejojmë që identiteti kombëtar të rrezikohet. Për ne të rrezikshme janë dy fenomene që janë paraqitur tek ne, feja myslimane dhe ortodoksimi serb përfundoi nder te tjera zoti Vesel Lekaj.

Fjalën e morën edhe disa të pranishëm qe kishin dhënë kontribute të më hershme në fushën kombëtare, tani me theks të veçante duke e mbrojtur vendin nga këto forca shumë primitive antikombëtare të financuara nga jashtë.

Pamje e disa  veprimtarëve që para pak ditësh ndërruan emrin dhe identitetin fetar nga besimi islamik në atë Katolik

"Kjo nismë ishte një kambanë e fuqishme ndërgjegjeje, por tepër e vonuar, për të zgjuar popullin nga kjo agoni, në të cilën e ka katandisur propaganda e këtyre forcave islamike radikale.

Pushteti në Kosovë dhe organet kompetente por edhe Partitë politike janë strukur dhe po heshtin para një fenomeni destriktiv ekstremist, radikal dhe shumë antikombëtar, prandaj  i ftojmë  qe sa me parë të jenë pranë popullit dhe vlerave tona  kombëtare, sepse këto forca antikombëtare  lirisht mund te krahasohen me pasoja baraz me luftën frontale qe kishim  direkt me Serbinë...



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx