E enjte, 01.05.2025, 09:07 PM (GMT+1)

Mendime

Muhamet Shabani: Pa krishtërimin dardan Europa do të ishte pagane!

E merkure, 03.01.2024, 08:54 PM


PA KRISHTERIMIN DARDAN EUROPA DO TË ISHTE PAGANE!

Nga Msc Muhamet Shabani

Në historinë e Krishterimit, një vend të veçantë zë Helena e lindur rreth mesit të shekullit III, e martuar me Kostanc Klorin perandor,  i cili jetonte në qytetin kryesor të Dardanisë në NAISUSS (Nishi i sotëm).

Më 27 shkurt 272, ne Naisuss ajo lindi Konstandinin e Madh. Të gjithë historianët pohojnë se Helena ishte një krishtere e fshehur, e cila e edukoi të birin, Konstandinin me dashurinë per fenë e Krishtit.

Më 25 korrik 306, i biri i Helenes, Konstandini shpallet perandor nga ushtria.

Me kërkesën e Helenës, Perandori Konstandin ndaloi persekutimin e te krishterëve. Në MILANO më 313, shpalli EDIKTIN E FAMSHEM mbi ushtrimin e lirë të FESË SË KRISHTERË.

Të gjitha paragrafet e DEKRETIT TË MILANIT ishin të bazuara në parimet e barazisë dhe tolerancës fetare.

Çdo mendim dhe çdo fjali ishte zgjedhur dhe formuluar me kujdesin më të madh në mënyrë që administratorët e Perandorisë të çdo niveli mos të cenojnë apo kufizojnë lirinë e besimit të krishterë.

Perandori Konstandin ishte thellë i bindur se DEKRETI i tij do t'i sjellë popullit paqe dhe lumturi.  Ai përkujton me Mirënjohje dhe respekt të thellë ZOTIN, i cili i dha mision për të punuar për lulëzimin e mbretërisë dhe lumturinë e popullit.

Ajo që ka rëndësi  për HISTORINË E QYTETËRIMIT PERËNDIMOR DHE TË NJERËZIMIT NË PËRGJITHESI është se KRISHTERIMI u lejua të përhapet lirisht dhe u bë FE ZYRTARE dhe e vetme e Perandorisë Romake.

Njoftime për të njohur peshkopët më të hershëm dardanë japin aktet që flasin për KONCILIN E PARE TË KISHËS SE KRISHTERË, të mbajtur në Nike, më 20 maj të vitit 325.  KONCILIN e kryesonte vetë PERANDORI KONSTANDIN. Në mesin e 318 etërve të tubimit gjejmë edhe nënshkrimin e IPESHKVIT TË DARDANISË, "DACUS DARDANIAE" dhe ipeshkvi tjetër BUDI nga nga qyteti i Stobit.  (Budius Stobiensis).

Të gjithë peshkopët e mbanin titullin e qytetit ndërsa DAKUSI quhej peshkop i DARDANISË me seli në Shkup.

Peshkopi i Sardikës, Protogeni propozoi në emër të peshkopëve të Ilirikut, pra edhe të Dardanisë, tekstinbe CREDO-s (BESOJMËS), që përmban thelbin e besimit fetar të çfo të krishteri.  CREDO-ja u miratua në latinisht dhe greqisht nga Koncili.  Me ndonjë ndryshim të vogël vazhdon te jetë LUTJA KRYESORE e kishave të krishtera ne Oerëndim dhe në Lindje.

Për edukimin dhe formimin e personalitetit të tij,  Konstandini falenderon të ëmën e tij të cilën kur u bë perandor më 306 e shpalli PERANDORESHË (Flavia Julia Helena Augusta)

Me propoziminbe saj Konstandini ndertoi TRI BAZILIKA në vendet e shenjta: të Lindjes në Betlehem,  të Kryqëzimit në Jerusalem dhe të Ngjitjes në Qiell në Malin Oliver.

Për kontributin e dhënë ndaj fesë së krishterë Kisha e shpalli Shenjtore.  Kisha Perëndimore e kremton diten e saj më 18 gusht ndërsa Kisha Lindore e kremton ditën e saj së bashku me atë të Konstandinit më 21 maj.

P. S.

Nëse një popull ka arsye për të qenë  KRISHTERË, atëher ata të parët duhet të

janë DARDANËT te cilët janë themelues të krishterimit në Europè.

A duhet t'ju besojmë njerëzve tanë të shenjtë, apo t'ju besojme atyre të cilët me dhunë na imponuan RELIGJIONIN E DHUNËS, atë ISLAM .

https://www.facebook. com/muhamet.shabani.754



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx