Mendime
Tomasz Kamusella: Rusia - Duke e bërë armë demokracinë po lufohet më mirë Perëndimi
E marte, 26.12.2023, 11:22 AM
Rusia: Duke e bërë armë demokracinë po lufohet më mirë Perëndimi
Nga
Tomasz Kamusella - Universiteti i
Shën Andreas
Hyrje:
Rusia e sotme nuk e konsideron demokracinë të përshtatshme për nevojat e
vendit. Kremlini tashmë i ka njëjtësuar zgjedhjet dhe kushtet relativisht të
shkurtëra të detyrës si pika të dobëta të sistemit. Që nga viti 2010, Moska ka
mësuar qysh ta përdorë lirshmërinë e internetit dhe të demokracisë për ta
destabilizuar Perëndimin. Kjo i kushton
pak dhe sjell fitime të mëdha. Tani e
dimë që Rusia, një vend me Prodhim të
Përgjithshëm brutto të barabartë me atë të Spanjës, në vitin 2016, ka
arritur të anojë procesin electoral në
favor të kandidatit pro-rus për president në SHBA dhe në shkëputjen e Britanisë
nga Bashkimi Europian përmes referendumit Brexit. Si rezultat, elementi kyë i demokracisë, pikërisht zgjedhjet, është bërë tashmë një armë tjetër në
arsenalin e luftës hibride të Rusisë. Kremlini ka arritur ta bëjë armë
demokracinë për ta sulmuar me sukses Perëndimin, Europën dhe Amerikën e Veriut.
Demokracia nuk bën për
Rusinë
Kremlini
nuk e pëlqen demokracinë. Rusia pas-komuniste i bëri një të ëarë të shkurtër këtij sistemi qeverisjeje. Demokracia qe
futur në vend për rreth dy vjet, midis
shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në 1991 dhe urdhërit të Boris Jelcinit në
1993 për ta bombarduar Parlamentin Rus, që e kundërshtoi vullnetine tij. Atëhere ky president i parë dhe i fundit
i zgjedhur në Rusi me zgjedhje të barabarta dhe të ndershme, sapo ishte futur
në rrugën e demokracisë.
Demokracia
u bë thjesht një fasadë në Rusinë e hershme pas-komuniste, e mbajtur sa për t’i
hedhur hi syve Perëndimit. Mbi të gjitha, në këtë periudhë të brishtë, Moska varej nga vullneti i mirë
si aleate e Luftës së Dytë Botërore e Britanisë, Francës dhe SHBA. Ende,
pavarësisht se mbizotëronin mbi Bashkimin Sovjetik, këto fuqi vendosën t'i
përmbaheshin Marrëveshjes së Potsdamit të vitit 1945 dhe parimeve të paqes dhe
stabilitetit në Evropë, siç është përcaktuar në Aktin Final të Helsinkit të
vitit 1975. E bënë këtë për të mirën e përbashkët pas rënies së komunizmit, për
të siguruar një të ardhme më të mirë dhe një paqe të gjatë në Europë dhe në
mbarë globin.
Kremlini
mëtonte gjithashtu të përqafonte demokracinë dhe këto synime të larta, sepse
Rusia pas-komuniste donte ta mbante ulësen sovjetike në Këshillin e Sigurimit
të OKB. Rusia nuk ka qenë asnjëhere anëtare e Kombeve të Bashkuara më parë,
ndryshe nga Bjellorusia sovjetike dhe Ukraina sovjetike. Për të shtuar
shpërblimet ndaj dëmtimeve, dy shtetet e fundit kishin nënshkruar Kartën e
OKB-së në vitin 1945. Rusia nuk e bëri.
Perëndimi
e fitoi Luftën e Ftohtë. Ky fakt nuk mund të mohohet. Por nga perspektiva e mbizotërimit të krahut
të KGB në Kremlin, SHBA dhe bota e lirë u tregua tepër leshko duke mos
përfituar nga kjo fitore e paparë. Ishte një moment kryq në keqnjohjen e armikut
të mëparshëm. Perëndimi, duke besuar në
demokraci dhe kapitalizëm, mendoi sikurse intuita gjeopolitike e Gjermanisë
Perëndimore e Wandel Durch Handel. Ajo tregti e lirë dhe integrimi ekonomik në
rritje i bllokut totalitar sovjetik me pjesën tjetër të botës do ta hapte më në
fund demokracinë atje. Pas rënies së komunizmit, kjo shpresë u përmbush
gjerësisht në Europë te satelitët sovjetikë dhe disa shtete pas-sovjetike.
Megjithatë,
Rusia - në fillim nën rrogoz dhe pastaj haptazi- e ktheu demokracinë në favour
të totalitarizmit sovjetik të aromatizuar, me ngritjen e martesës së
suksesëshme të Pekinit të kapitalizmit në ekonomi me komunizmin në politikë.
Kremlini dhe elita sunduese e stërvitur e KGB, vuri bast për përhapjen globale
të kapitalizmit komunist të stilit kinez me totalitarizmin në qeverisje.
Për
shtetet më pak të përparuara në teknologji dhe politikë të Jugut Global, u
projektua një variant i këtij sistemi. Ky kufizohej me autoritarizmin e
drejtpërdrejtë me vetëm një diktator mashkull
në krye.
Diktatorët
afrikanë, aziatikë ose latino-amerikanë tani mbështeten në paranë kineze dhe në
mercenarët rusë, haptazi. Ndryshe nga Perëndimi që u kujdes gjerësisht për të
drejtat e njeriut. Përkundrazi Kina kapi xhevahiret e kurorës të ekonomive të
falimentuara të shteteve kliente. Pra është imperializmi ekonomik. Ndërkohë,
Moska siguron të njëjtin përfundim për Rusinë me kërcënimin e tërheqjes së
mbështetjes ushtarake për diktatorin në detyrë ose kthimin e mercenarëve kundër
tij. Në të njëjtën kohë, ajo mendon të vendosi një diktator tjetër, që do
plotësonte dëshirat e Kremlinit.
Pas
1993, në Rusi nuk janë mbajtur më zgjedhje të barabarta dhe të ndershme (as nuk
parashikohen për të ardhmen). Pas dy viteve të shkurtër të 1990, demokracia mori fund në Rusi. Problemi është se Perëndimi ose nuk e
shikonte ose mbyllte një sy për këtë fakt. Njëkohësisht, qarqet sunduese të
Rusisë e kuptuan plotësisht ëfarë kish ndodhur. Në cilën rrugë po shkonte qeverisja e
tyre. Nuk kish konkurentë për postin
politik më të lartë. Përkundrazi, pasardhësi dihej paraprakisht kush do ishte,
i njëjti. Ishte shpresa për ta ringjallur perandorinë ruse.
Në
2002, presidenti Yeltsin caktoi një oficer të panjohur të KGB nga Shën
Petersburgu, Vladimir Putinin si pasardhës të projektuar. Ndërkohë, gjatë
viteve 1990 reformat e tregut të lirë, që u futën vetëm përgjysmë, mbollën më
shumë kaos dhe pabarazi se sa ekonomia komuniste e planifikuar më parë. Nuk
është për t’u habitur, shumica e rusëve nisën ta kqyrin demokracinë si
dermokratsiia, apo “mutokraci”. Perëndimi mbeti pafjalë. Kjo ra në sy në
samitin e 2001 në Slloveni, ku presidenti amerikan George Bush sikur pa në sytë
e Putinit një demokrat të lindur në shpirtin e presidentit të ri rus.
Autoritarizmi
fillestar i Putinit e bë totalitarizëm me vendimin për ta sulmuar Ukrainën në
2014 dhe me luftën në shkallë të gjerë të mëpastajme ndaj këtij vendi, që nisi
në 2022.
Siç
e sheh Kremlini, paparashikueshmëria e qenësishme e rezultatit në zgjedhje të
vërteta e bën demokracinë të prekshme në botën shumë të ndërlidhur të ditëve të
sotme. Në demokraci 'lojërat' gjeopolitike afatgjata janë të kufizuara nga
cikle zgjedhore relativisht të shkurtra dhe kontrolle dhe ekuilibra tipikë.
Asnjë udhëheqës i zgjedhur në mënyrë demokratike nuk ka kohë dhe nuk është i
lirë nga kufizimet kushtetuese për t'u futur në një projekt të prishjes me
ritme të ngadalta dhe aneksimit copë-copë të një vendi tjetër që do të kërkonte
një dekadë ose dy. Imperializmi nuk është një rrugë demokratike.
Autokracia: Vallë më e
mirë se demokracia?
Në
sytë e presidentit Putin dhe kryetarit Xi Jinping të Kinës ky karakter i
vetëkufizuar i demokracisë shpreh përparësinë e madhe të autokracisë mbi
demokracinë. Pasi sistemi i dytë lejon një tranzicion pa gjak dhe të butë të
pushtetit. Prandaj mbështetësit e autokracisë përmendin rastin e presidentit
amerikan Donald Trump, që nuk e pranoi humbjen në zgjedhjet e vitit 2020. Por
autokratët, në vend që të heqin dorë nga dobësia e dukshme e sistemit të tyre
të pëlqyer të qeverisjes, kërkojnë zgjidhje të tjera. Kohët e fundit, disa autokraci pas-sovjetike ia dolën
me sukses me problemin e kalimit të pushtetit duke ngritur lart modelin rus të
caktimit të pasuesve vetë, si në Kazakistan, Turkmenistan apo Uzbekistan.
Shtete të tjera pas-sovjetike morën model Korenë e Veriut që krijoi dinastinë
familiare të pushtetit.
Tashmë
brezi i dytë i Alijevëve sundon Azerbajxhanin, ndërsa diktatori i sotëm
bjellorus është duke përgatitur birin e vet më të ri si pasues.
Por
ëfarë ndodh në se presidenti diktator në detyrë
vdes papritur në zyrë, pa lënë kohë për të caktuar dhe vendosur pasuesin e
përshtatshëmë Në të shkuarën, ky ka qenë një moment kritik kur shpesh një luftë
e përgjakshme për pushtet shpërthente në një shtet autoritar. Sot, kontrolli i
plotë i masës së kudondodhur dhe e medias sociale, sikur ndodh në autokracitë e
zhvilluara teknologjikisht, krijon një elitë duke shpenzuar për edukimin e saj
për qeverisjen. Kjo elitë e cila ka shkuar mirë gjatë kohës që diktatori ishte
gjallë, abuzon dhe e mbush hapësirën publike me ëiftin
e trupit të diktatorit të vdekur,.
Eventualisht,
kur pasardhësi është prokuruar, miratuar dhe kurorëzuar, qytetarët dhe bota
mund të njoftohen me siguri për këtë humbje të parakohëshme të vendit. Pastaj,
diktatori i vdekur mund të varroset me bujë me një funeral shtetëror, duke i
shtruar rrugën pasuesit. Diktatori vdiq, rroftë diktatori!
Ta luftosh demokracinë
me demokraci
Moska
ka nisë të ndërhyjë në zgjedhjet e vendeve të tjera që nga mesi i viteve 2000.
Propaganda kryesisht (përfshi insinuatat dhe lajmet e rreme) dhe mbështetja nga
brenda ka qenë përdorur deri në fund. Së pari, Kremlini shigjetoi republikat
balltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë si provë. Për rrjedhojë, e
trimëruar nga një farë suksesi dhe nga mosinteresimi i Perëndimit për atë që
kish ndodhur atje, metoda u zbatua kundër shteteve në Europën Perëndimore dhe
Amerikën e Veriut. Fitorja e mbjellur prej kohësh mbi Perëndimin në këtë fushë
erdhi në vitin 2016 me referendumin e Brexit-it të Britanisë dhe me zgjedhjen e
presidentit amerikan. Në rastin e parë ndërhyrja ruse i mëshoi animit të
peshores në favor të shkëputjes së
Britanisë nga Bashkimi Europian, ndërsa në të dytën Kremlini siguroi fitoren e
Donald Trump-it që është një adhurues i Putinit dhe ka një mendim të ulët për
NATO-n.
Kremlini
u mahnit dhe në të njëjtën kohë u kënaq që me burime kaq të kufizuara Perëndimi
mund të ndikohej dhe të pranonte ofertën e Rusisë, madje edhe në disavantazhin
dhe dëmin e vet. Edhe pse tani mund të duket e çuditshme, vendet perëndimore u
treguan jashtëzakonisht të ngadalshme për të njohur këtë dobësi serioze të
paraqitur nga mekanizmi kyç i demokracisë për zgjedhjet. Nëfakt, Estonia punoi
në mënyrë proaktive për të zhvilluar disa masa lehtësuese, si ambasada e të
dhënave të vendit në Luksemburg.
Roli
kryesor i kësaj ambasade të re është ruajtja e funksionalitetit të shtetit
estonez, nëse Rusia arrin të anulojë administratën dhe ekonominë online të
vendit ose nëse ushtria ruse kapërcen territorin e Estonisë.
Deri
sot nuk është marrë asnjë kundërmasë ndaj Rusisë në fushën e luftës hibride të
mundësuar nga interneti për tërësinë e qeverisjes që përcakton në thelb
shtetësinë. Ndërkohë, Rusia luan pa i hyrë gjemb në këmbë. Që nga 2019,
Kremlini ka zhvilluar një internet sovran për Rusinë. Në se fuqitë perëndimore
ose NATO zhvillojnë një aftësi të suksesëshme për të kundërsulmuar Rusinë në
faqet e internetit, Kremlini është i përgatitur mirë për ta shkëputur
internetin e vendit të tij nga pjesa tjetër e botës. Prandaj, ndërhyrjet e
stilit rus në qeverisjen e vetë Rusisë përmes internetit apo medias sociale
janë të pamundura.
Në
fund të 2023, Perëndimi mbetet i ndarë dhe po mëdyshon për ndihmen ushtarake
dhe ekonomike për Ukrainën. Pavarësisht se Rusia e fitoi luftën informative që
zhvilloi kundër Perëndimit dhe sulmeve të përsëritur të Kremlinit ndaj
integritetit të zgjedhjeve në demokracitë perëndimore.
A po heq dorë Perëndimi
nga demokracia
Perëndimi
nuk e beson që është i zënë në Ukrainë kundër Rusisë. Por ky është pikërisht
“justifikimi” i luftës së Rusisë ndaj këtij vendi. Duke e ndihmuar Ukrainën si
një demokraci trime jepet një provë e mjaftueshme për diktatorin rus. Ndër të
gjitha, NATO e ndihmon Ukrainën suhtarakisht dhe stërvit pilotët ukrainas,
ndërsa Bashkimi Europian tashmë ka hapur negociatat e pranimit me Kievin.
Shumica e vëzhguesve e shohin luftën si ekzistenciale për Perëndimin
demokratik. Humbja nuk është në opsionet, sepse Rusia neoimperialiste paskëtaj
do t’i drejtohet Moldavisë, shteteve balltike, Polonisë e kështu më radhë.
Derisa Rusia të shtrihet nga Vladivostoku në Lisbonë.
Zgjedhjet
e rëndësishme duken në horizont, që
tregojnë që demokracia paraqitet mirë dhe vitale në Perëndim. Por si t’i
trajtojmë dukuritë e rejaë Hungaria mbështet Kremlinin, po ashtu fitorja e
fundit e partisë proruse në Sllovaki e trimëron Moskën. Po të fitojë Trump në
zgjedhjet e ardhëshme parlamentare në SHBA në 2024, Rusia do korrë një sukses të madh në kuptimin
gjeopolitik. Me fjalë të tjera. SHBA do kthehet në një shtet autokratik, do ta
braktisë NATO-n dhe do ta lejë Europën e përëarë në fatin e vet.
Uashingtoni dhe Europa, të zëna me kaosin brenda vendit, do heqin dorë nga
Ukraina, me gjasë duke lehtësuar dështimin e saj dhe rënien në duart e Rusisë.
Trump nuk do mendojë dy herë për të rënë në ujdi me Kremlinin lidhur me ish
bllokun sovjetik dhe vendet pas-sovjetike që të bien në sferën e ndikimit rus.
Një marrëveshje e re si e Yaltës, sikurse e ka kërkuar diktatori rus mund të
bëhet realitet. Fuqitë e mëdha do ta gdhëndnin globin sërish.
Duke
u ballafaquar me perspektivën e fundit të demokarcisë në Perëndim, ëfarë do të vetëshpallnin mbështetësit e këtij sistemi të
qeverisjesë Ata mund ta lavdërojnë demokracinë që siguron të drejta politike të
barabarta për të gjithë dhe mbron të drejtat e njeriut. Por në këtë situatë të
rrezikut ekzistencial, shumica e demokratëve do dukeshin qesharakë. Ata po
shohin ëndërra në diell dhe nuk por përpiqen ta mbrojnë demokarcinë kundër
projekteve armiqësore të Rusisë. Sot, kapitali perëndimor, ekspertiza dhe
industria po garojnë të zhvillojnë më mirë sistemet komputerike neurone dhe
modelet e mëdha gjuhësore si bazë të Inteligjencës Artificiale (IA). Zgjidhjet
përfundimore (psh Chat GPT) po u jepen shpejt publikut në mbarë globin për të
siguruar monetizimin e shpejtë. Por fitore përfitimi mbi kuptimin politik të
përbashkët. Kapitalizmi po e dobëson demokracinë sërish duke siguruar që të
mbivlerësohet autokracia.
Askush
me sa duket nuk po mendon që duke i lejuar këto zgjidhje në internet për të gjithë
po e furnizojmë Rusinë (dhe fuqitë e tjera autokratike) me më shumë armë të
fuqishme, kështu më mirë Moska (po ashtu Kina dhe Irani) janë në gjendje të
minojnë demokracinë në mbarë botën. Me pajisjet shumëgjuhëshe IA, trollet dhe
hakerat, Kremlini do ketë nevojë për më pak personel dhe më pak mjete
financiare për të ndikuar më thellësisht dhe më gjërësisht në zgjedhjet në
mbarë Perëndimin. Duke e quajtur të garantuar dhe më pak të kërcënuar,
demokracia dhe karakteri i saj i hapur, bëhet shumë i rrezikshëm për këtë
sistem qeverisjeje. Veëanërisht, kur sistemi
shërben si armë në duart e autokracive që e shohin demokracinë dhe simpatinë
ndaj saj si kërcënim për shoqëritë e veta dhe mënyrat e qeverisjes
diktatoriale.
Ukraina: E ardhmja e
demokracsië
Një
propozim modest është: le të financojmë së pari dhe ta furnizojmë Ukrainën si
duhet, kështu ky shtet demokratik do nisë ta fitojë luftën kundër Rusisë
totalitariste për të gjithë ne në Perëndim. Në të njëjtën kohë, të sigurohemi
t’i izolojmë proceset tona demokratike (veëanërisht zgjedhjet dhe
opinionin publik) nga ndërhyrja ruse. Estonia është vendi nga mund të mësojmë
si duhet bërë kjo gjë. Pastaj, sikurse pjesët e ndërrimit për avionët nuk
eksportohen në Rusi, vendi (njësoj edhe autokracitë mike të tij) duhet të
pengohen të kenë qasje në teknologjitë IA që zhvillohen në Perëndimin
demokratik. Dhe më e rëndësishmja, për sa kohë që Kremlini don ta luftojë
Perëndimin, Perëndimi të përgjigjet si duhet dhe aktivisht duke përdorur
burimet dhe afëtsitë e veta sipërore.
Reagimet
e thjeshta mekanike dhe të vonuara në mënyrë të qenësishme ndaj akteve të
agresionit të Rusisë janë të paafta dhe të pamjaftueshme, duke lejuar,
proverbialisht, bishtin ta tundë qenin. Megjithatë, shpikjet e Perëndimit të IA
dhe internetit mund të përdoren gjithnjë e më novatorisht dhe në mënyrë efikase
për të kundërshtuar kërcënimin e Rusisë totalitare apo Kinës.
Ukraina
është vendi ku shpërfaqet e ardhmja e Perëndimit në sytë tanë. E ardhmja e
Perëndimit që e gjen veten ndën një sulm të padeklaruar por të fuqishëm
ushtarak hibrid jo tradicional nga Rusia totalitare. Kjo Rusi e ringjallur dhe
neoimperialiste mbrohet nga autokracitë udhëheqëse si Kina, Irani, Korea e Veriut. Ata presin, vezhgojnë dhe janë gati ta
kafshojnë Perëndimin demokratik, në se u jepet rasti. Përsëri Ukraina është ajo
nga e cila duhet të mësojmë. Ajo është
vendi ku duhet të provohen teknologjitë më të fundit, që duhet të ketë qasje
ndaj tyre që të sigurojë jetën e popullit të vet. Qoftë edhe në të ardhmen e
afërt, vendi do ketë nevojë të funksionojë nën trysninë e sulmit të Rusisë
autokratike.
Dhjetor 2023
Përktheu Bardhyl Selimi, 25 dhjetor 2023