Mendime
Enver Bytyçi: Koha është e opozitës! Edhe në arrest shtëpie, Berisha ia dha asaj këtë shans!
E merkure, 03.01.2024, 07:00 PM
Koha është e opozitës! Edhe në arrest shtëpie, Berisha ia dha asaj këtë shans!
Nga
Enver Bytyçi
Irena
Gjoka – Rama vendosi që lideri i opozitës, ish-presidenti dhe ish-kryeministri
i Shqipërisë, Sali Berisha, të vihet në arrest shtëpiak. Por jo vetëm kaq! Nëse
ai do ishte me arrest në burg, me lejen e autoriteteve do të lejohej të takonte
edhe miqtë e tij. Vendimi i Irena Gjoka (Rama) nuk e lejon të ketë kontakte me
askënd tjetër, përveçse me familjarët e tij. Për ta zbatuar këtë izolim dhe
heqje të së drejtës së fjalës dhe ushtrimit të detyrës si kryetar i opozotës,
atij i vunë edhe policë te dera e shtëpisë!
Vetë
vendimi i kësaj gjykate politike shpjegon gjithçka. Se izolimi i Berishës është
vendim politik. Se ndalimi i kontakteve dhe fjalës së lirë është vepër e një
gjykateje në diktatiura. Se në këtë Shqipërinë e mafies, kundër së cilës luftoi
Berisha nga viti 2013 3 deri më sot, lejon që mafiozët e kriminelët të kenë
liri fjale e madje jetë lluksoze në burgje, ndërsa njeriu që nuk ka bërë asnjë
shkelje ligji, ndalohet të flasë, të kontaktojë, të këshillojë, të japë mendime
dhe të interesohet për fatin e opozitës, të cilën e drejton.
Ky
regjim mund të bëjë gjithçka. Mund edhe të të marrë peng dhe të të çojë në
Malin me Gropa. Ishin paardhësit e Rilindjes ata që ua mësuan kriminelëve
mafiozë këtë mal për të zhdukur viktimat e tyre! Fati i Malit me Gropa është më
i keq sesa fati i arrestit në shtëpi pa asnjë provë dhe pa asnjë fakt. Nëse
dënohemi politikisht, prej sot të gjithë ne jemi të ekspozuar me ndëshkime
hetuesish dhe operativash të sigurimit të shtetit. Të gjithë. Edhe ata që sot
janë në Rilindje, nëse guxojnë dhe kundërshtojnë diktatorin në pushtet!
Kjo
nuk është vetëm diktatura e regjimit autokrat në Shqipëri. Kjo është diktatura
e ideologjisë liberale të Sorosit. Sorosi është frymëzimi dhe ideimi i
sjelljeve të tilla, të praktikuara jo vetëm në Shqipëri, madje edhe në Shtetet
e Bashkuara të Amerikës! Gjithçka është politike dhe i shërben pushtetit të
Rilindjes me ose pa Edi Ramën. Se edhe Sorosi bën rrokadën e besnikëve të tij.
Ndoshta ka projektuar një rrokadë me ndonjë besnik të vetin të njohur si “të
djathtë”!
Megjithatë
nuk është koha të ankohemi, aq më pak për t’u qarë. Nuk ka pse ndodhin këto,
sepse me regjimin e Edi Ramës kjo sjellje hakmarrëse ndaj Sali Berishës ka qenë
e njohur dhe e ditur! Asnjë befasi! Tani është koha që opozita të bashkohet një
orë e më parë. Eshtë koha që të mos anatemohet asnjë demokrat. E them këtë,
sepse gramafonët e sponsorizuar të pushtetit në ekranet tona televizive kanë
filluar të nxisin e injektojnë përçarje. Një prej tyre e ndesha mbrëmë edhe në
emisionin Zonë e Lirë. Para e madhe është në lojë. E njëkohësisht kjo që ndodh
me Sali Berishën sërishmi është një lojë e madhe. Një lojë politike e pistë, më
e pista që ka njohur historia e shtetit shqiptar, përjashtuar periudhën e
diktaturës komuniste.
Çdo
kryeministër i Shqipërisë, çdo president, madje edhe Mbreti Zog I, ka qenë më i
matur, ka njohur kufij të caktuar në ushtrimin e dhunës së pushtetit apo të
shtetit. Por Edi Rama nuk njeh kufi. Nëse do të vazhdojë kështu, ai do të
arrestojë edhe opozitarë të tjerë, përveçse do t’i përjashtojë nga seancat
parlamentare. Në këto kushte vetëm bashkimi dhe uniteti e mposht regjimin! Nuk
ka rrugë tjetër. Edhe nëse ju të nderuar opozitarë mendoni ndryshe nga
njëri-tjetri, bashkohuni derisa ta rrëzoni këtë regjim! Derisa të rifitojmë
lirinë e humbur sërishmi! Pastaj diskutoni për ide, mendime dhe alternativa të
ndryshme nga njëri-tjetri. Koha është e opozitës! Nëse do të kuptohet kjo,
atëherë regjimi do t’i ketë javët e numëruara! Sali Berisha edhe me vuajtjen në
arrest shtëpie ia ka dhënë njës shans të ri opozitës!