Mendime
Xhemaledin Salihu: Kush jeni ju politikanë e klerikë...!?
E premte, 29.12.2023, 08:54 PM
KUSH JENI JU POLITIKANË, KLERIKË E PREDIKUES FETARË, SHQIPFOLËS QË NË EMËR TË POLITIKËS, FEVE E BESIMEVE IA MERRNI DASHURINË, LUMTURINË, ARDHMËRINË RINISË DHE FËMIJËVE SHQIPTARË!?
«(...)
dhe mos e teproni, se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë.» [Kur'ani, 5:87]
Parashqevi
Simaku këndon: E duam lumturinë, mos ia prekni dashurinë, askërkush mos ta
provoj, se nëna nuk lejojnë.
Rinia
të ndjek rrugën e vet, rrugën e lirisë, ardhmërisë, gëzimit.
Nga
Xhemaledin Salihu
Poeti
Feriz Ukshini shkruan:
SIKUR
TË ISHA FËMIJË
Po
të jem dhe një herë fëmijë, Botën do ta kapja në sy,
të
vrapoj i lirë pa druajtje ,asnjëherë të mos shoh vuajtje.
…………………………………………………………………………………..
Po
të jem dhe njëherë fëmijë vërbërisht më s’ do të besoja
botën
tuaj plot bezdi asnjëherë s’do ta lakmoja.
………………………………………………………
?apkën?e porsi fëmijë ,të rriturit do t’i pështyej në sy.
Pa
djallëzi në fantazi, më mirë është të ngelem fëmijë !..
KUSH
PO VJEDH ARDHMËRINE
Andaj
dyert mos i mbyllni ,shpresën tonë mos e vrisni,
po
u bë shpirti vrerë ,me vetëvete do të flisni !!!
Viti
kalendarik që nga janari deri në dhjetor, sidomos fundviti është përplotë Festa
të ndryshme: fillon me Shëngjergjin, Shën Mitrin, Pashkët, Festat e Bajramit,
Krishtlindjet, Vitin e Ri.Sigurish se nuk i kam cekur të gjitha. Të gjithat
janë për njërëzinë, për njerëz, për Rininë dhe Fëmijët. Kuptohet edhe për ate
Shqiptare. Qoftë ata të jenë të krishterë, myslimanë apo të ndonjë feje apo
besimit tjetër. Secili popull feston Festat e veta, por shumë prej tyre janë të
përbashkëta, sikur Viti I Ri. Festimi I Vitit të Ri nuk prek asnjë ideologji
fetare, sigurisht që as fenë islame, sepse nuk do t’ishte e mirë dhe vlerë e
falur nga Zoti.
Politika
dhe politikanët nuk e kanë at të drejtë t’ia marrin lirinë, të drejtat,
demaokracinë Rinisë dhe Fëmijëve Shqiptarë me korrupcion, hajni e të tjera të
këqija që po na ndodhin për çdo ditë.
Poashtu
edhe Klerikët dhe predikuesit fetarë nuk e kanë at të drejtë tek Rinia dhe
Fëmijët të ndjellin fanatizëm, skepticizëm, misticizëm për botën, për jetën. Të
gjithë ata që mendojnë kështu le të ikin nga kjo botë, le të kërkojnë botë
tjetër. Kjo botë është e Rinisë dhe Fëmijëve të lumtur, me dashuri, gëzime,
lumturi dhe ardhmëri. Kush ia prish lumturinë, dashurinë dhe ardhmërinë Rinisë
dhe femijëve, nuk e ka at të drejtë dhe nuk e ka dashurinë e Zotit
Rinia
dhe Fëmijët Shqiptarë kanë të drejtën e dashurisë, lumturisë, ardhmërisë me të
mira dhe vlera materiale, për një jetë më të mirë, për arsim, kulturë,
informim, ardhetari, por kanë nevojë edhe për argëtim, festim të të gjitha
Festave gjatë vitit qofshin kombëtare, shtetërore, fetare apo të fundvitit.
Shumë
klerikë dhe predikuesë fetarë po preferojnë, bile edhe po propagandojnë
errësirë para dritës, duke predikuar se nuk duhet festuar Shëngjergji, Shën
Mitri, Festa e Bajramit, Pashkët, Krishtlindjet, Viti I Ri, bile ka edhe të
tillë që e marrin të drejtën kur ia ndalojnë Fëmijëve të vegjël edhe
Babadimrin.
Të
gjitha këto festa janë të Rinisë dhe Fëmijëve të botës, pa marrë parasysh
përkatësinë fetare, politike, e tjerë, sidomos Viti I Ri dhe Babadimri, andaj
edhe këto festa, disa prej tyrë janë edhe të Rinisë dhe fëmijëve Shqiptarë.
Secili
popull në rrozullin tokësor I ka Festat e veta kombëtare, fetare, por Viti I Ri
është festë e të gjithëve, edhe e Rinisës dhe Fëmijëve Shqiptarë.
Rinia,
Fëmijët Shqiptarë duhet të ndjekin rrugën e vet të dritës, të shkollimit, të
kulturës, të traditës, të adeteve e zakoneve shekullore shqiptare, aspak të
ndikohen nga ato kultura të Perëndimit apo të Lindjes, edhepse gjatë historisë
civilizimet dhe kulturat janë gërshetuar.
Andaj
o njerez mos ia merrni dashurinë, lumturinë Rinisë dhe ëndrrën Fëmijëve të
botës, sidomos Rinisë dhe Fëmijëve Shqiptarë.Askush nuk e ka at të drejtë,
sepse nënat nuk lejojnë, këndon Simaku.
Porosi:
festoni, gëzohuni, këndoni, vallëzoni, dekoroni qytetet, shtëpitë, lumturohuni,
janë të mira që i fali Zoti, ndërsa ata që mendojnë ndryshe u thuhet si më
lartë në ajetin kuranor.