E premte, 02.05.2025, 12:28 AM (GMT+1)

Mendime

Kimete Berisha: Opozita e dashurisë!

E enjte, 28.12.2023, 08:54 PM


Opozita e dashurisë!

Nga Kimete Berisha

1. Më me qejf do të isha zhdukur, deri pas Natës së Vitit të Ri.

Por, pasi që jam e obliguar të jem serioze dhe shembull pozitiv për popullatën, më duhet të vazhdoj rrugës së idealit, përkundër dëshirës sime: të çartem, e sidomos të shajë!

Nuk dua të më shoh njeri.

Prandaj e kam fshehur kokën nën kapuçin e zezë e të thellë të palltos.

Po ec midis dritave të sheshit.

Sa herë ndizen e fikën këto drita të bredhit më duken sikurse nervat e trurit që i lidh drita dhe kur fiken dritat mes nervash - mendja e merr malin...

Shumë dritë në kokën time.

Dua të fshehem në një qosh të mendjes sime por askund s'kanë lënë vend për ata që duan të mbrohen nga lumturia e huaj, që ta përplasin fytyrës...

- Më hidhet t'i shkruaj e para, por Vlera po më thotë, 'teta Kim, mos gabo, dëgjoji Gregorianët'.

Po, nuk dëgjohet Sound of Silence në këtë treg lumturie...

1.1. Në kupë qielli kisha bërtitur:

- Life sucks!

2. Shqiptarët e kanë rrethuar sheshin tek Katedralja.

Motrat e nderit me ato flokët e thinjura që nuk i ngjyrosin hatri i Jezusit se Jezusi ka shumë qejf kur sheh gra që vuajnë për të...

Motrat po e shikojnë lumturinë shqiptare nga dritaret e kishës.

Kushton lirë të bëhesh i lumtur aty për aty: cigare, raki, muzikë, miqësi e rreme, dashuri e rreme, dhe një premtim.

2.1. Për të qenë i lumtur nuk të

duhet Zoti.

Zoti të duhet për të mos u çmendur...!

3. Këta njerëz po ia thithin njëri-tjetrit hukamën që u shihet si kafshatë ajri kur e nxjerrin nga goja, derisa i shkëmbejnë intrigat.

Krejt këta shqiptarë që e festojnë krshtlindjen janë muslimanë të regjistruar në letër.

S'janë as muslimanë, as të krishterë, as perëndimorë, as lindorë, janë shqiptarë pa identitet,

që fenë e kanë si folklor, si rit, si zakon, si kujtim të huazuar që e ruajnë në tavan, e që e përdorin për kënaqësi...

e që gjithmonë shkrihen e treten në një dashuri të rreme, pakufij.

Dhe mirë ia bëjnë.

- Feja e shqiptarit është kënaqësia.

4. Mendoja për lumturinë e papastër të tyre, se si gjunjtë i kanë mbuluar me ato batanije leshi, me të cilat qindra para tyre janë mbuluar....

kur një tym i cigares së një mashkulli hyri në mua.

- Ah, Jo!

5. Vlerës prap ia shpjegova:

- Nuk e kuptoj çfarë ka të keqe nëse i them se unë ende nuk e kam pastruar shpuzoren me mbetjet e dy cigareve të tij të fundit që kur m'i tymoste para hundëve, shtiresha sikur nuk më pengonin...

a veç trupi im e dinte...

- 'Mos gabo, teta Kim. Shikoje një film'.

Në film, Tom Hanks, në rolin e pilotit Sully, me flokë të bardha, vraponte i menduar.

- Po pse duhet ta shikoj:

ky me siguri i mund të gjithë, fiton, për të vuajtur nuk vuan sepse është hero, dashurohet, triumfon dhe kryhet filmi.

- Asnjë këngë të festivalit shqip nuk e kam dëgjuar, jo veç pse nuk besoj në krijimtari industriale,....

por sepse jam aq e bindur sa guxoj të lidhem me kusht e të bëj bè se s'mund të ketë vargje të bukura shqip.

Nuk mund të ketë.

Nësa ka, ku janë?

- Dhe, paragjykimi im....vargu i këngës fituese thotë:

- 'Ndalu në stacion se dashuria ka zbritje'.

Oh, sa idiote, e prapambetur, jopoetike dhe e pagdhendur është dashuria shqiptare sot:  e shkruar me hu dhe me hekur të ndryshkur të ftohtë.

5.1. - Do you...Do you Love me?

- No.

6. Dhe po vazhdoj të ec mes për mes shqiptarëve e fshehur nën kapuç, kur një burrë i ri, për sherr më hetoi, dhe i tha nuses së tij:

'U, shih, Kimi'?

E gruaja, si të ishte kujdestarja e tij e klasës, e qortoji me zë të lartë: 'Shuj'!

- Sa e shëmtuar duket gruaja që i bërtet burrit!

6.1. Dhe, s'më hiqet meraku që të bërtas me aq zë të lartë sa me britmën time t'i thyej xhamat e kishës:

- Life sucks!

- And then it gets better.

- And then it sucks again.

7. Nuk jam e disponuar të

flas për politikë, por, atë ditë Presidentja iu ngërmua Albinit, që të dëgjojë Lumiri.

- Lumiri e ka mbushur kryesinë me 18 veta nga Dukagjini.

Asnjë nga Mitrovica.

Se Mitrovica s'ka ardhmëri.

Edhe Presidentja me familje e ka braktisur qytetin pa të ardhme.

- Ju nuk besoni se sa të fikura duken dritat në këtë qytet.

Lumir Abdixhiku është i pasur,

nuk ka vuajtur kurrë;

nuk ka protestuar kurrë kundër asnjë padrejtësie;

nuk e ka shkruar kurrë asnjë ese për asnjë temë;

çdo sukses i ka ardhur i gatshëm, pa mund, si dhuratë e pikur prej qielli.

E vetmja 'vuajtje' e tij është prejardhja nga Lugina, të cilën nuk e përmend kurrë sepse pastaj çelen tema...

- Lumiri më duket mua si ata dashnorët me karafil të kuq në gojë.

Përveç politikan i dalë nga sefaja, kujton që edhe fitorja e partisë do t'i pikë prej qielli.

Rruga e Lumirit është rrugë e bllokuar nga lulet, e Ibrahimit.

7.1. E,

Unë kam mbijetuar

sepse vrasësi im gjithmonë dashurohet në mua.

8.  E juve askush më s'u duket interesant.

Konferencat e presidentes i shikojnë Live rreth 30-të veta, edhe ata sigurisht gabim janë zatet në to...

Konferencën e kryeministrit ku e paralajmëroi luftën e Re që së shpejti do të ndodh në Veri, e shikonin Live 200 veta.

- Që do të thotë se as frika më nuk na bashkon, anipse organizatori i frikës është shumë profesionist!

8.1. - Your okay?

- I'm not!

9. Ata bëjnë çdo gjë që dëshiron kryeministri.

Ai dëshiron që opozita ta pengojnë Asociacionin - opozita e pengojnë.

Pse?

Ai dëshiron që këta t'ia çojnë ligjet në Gjykatën Kushtetuese (sepse i duhet kohë), këta pa menduar dy herë ia plotësojnë dëshirën.

Pse?

E urrejnë aq shumë kryeministrin, sa me mish e me shpirt e mbrojnë nga vetja e tij!

Pse?

- Më zor është të jesh armik se mik, sepse të jesh armik duhet të jesh  i mençur!

9.1. Në këtë kohë të shëmtuar të pabarazisë dhe të padrejtësive të mëdha  e vetmja protestë e shqiptarëve është kënaqësia.

Nuk është mendjelehtësi.

Është mençuri të kënaqesh kur ke arsye vetëm për të vuajtur.

P.S. Gjumi më doli në 3.33.

Dikush në oborr fliste e qeshte me zë të lartë.

Mos është ndonjë vrasës i Ri që do të dashurohet në mua.

Nëse e çel perden, mos e ka kokën tek dritarja.

Nuk e çela perden!

E çela e-mailin.

Ish mbushur me plot ftesa në studio.

Plot letra dashurie.

Gjithë këta njerëz po lypin diçka prej meje.

Dikush më kishte treguar

se më do, dikush më kishte thënë se i dhimbsem, dikush më kishte shprehur simpati...

Të gjithë më kërkonin dipka por askush nuk më kishte pyetur: 'Si je'!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx