| E enjte, 28.12.2023, 08:54 PM |
Opozita
e dashurisë!
Nga
Kimete Berisha
1.
Më me qejf do të isha zhdukur, deri pas Natës së Vitit të Ri.
Por,
pasi që jam e obliguar të jem serioze dhe shembull pozitiv për popullatën, më
duhet të vazhdoj rrugës së idealit, përkundër dëshirës sime: të çartem, e
sidomos të shajë!
Nuk
dua të më shoh njeri.
Prandaj
e kam fshehur kokën nën kapuçin e zezë e të thellë të palltos.
Po
ec midis dritave të sheshit.
Sa
herë ndizen e fikën këto drita të bredhit më duken sikurse nervat e trurit që i
lidh drita dhe kur fiken dritat mes nervash - mendja e merr malin...
Shumë
dritë në kokën time.
Dua
të fshehem në një qosh të mendjes sime por askund s'kanë lënë vend për ata që
duan të mbrohen nga lumturia e huaj, që ta përplasin fytyrës...
-
Më hidhet t'i shkruaj e para, por Vlera po më thotë, 'teta Kim, mos gabo,
dëgjoji Gregorianët'.
Po,
nuk dëgjohet Sound of Silence në këtë treg lumturie...
1.1.
Në kupë qielli kisha bërtitur:
-
Life sucks!
2.
Shqiptarët e kanë rrethuar sheshin tek Katedralja.
Motrat
e nderit me ato flokët e thinjura që nuk i ngjyrosin hatri i Jezusit se Jezusi
ka shumë qejf kur sheh gra që vuajnë për të...
Motrat
po e shikojnë lumturinë shqiptare nga dritaret e kishës.
Kushton
lirë të bëhesh i lumtur aty për aty: cigare, raki, muzikë, miqësi e rreme,
dashuri e rreme, dhe një premtim.
2.1.
Për të qenë i lumtur nuk të
duhet
Zoti.
Zoti
të duhet për të mos u çmendur...!
3.
Këta njerëz po ia thithin njëri-tjetrit hukamën që u shihet si kafshatë ajri
kur e nxjerrin nga goja, derisa i shkëmbejnë intrigat.
Krejt
këta shqiptarë që e festojnë krshtlindjen janë muslimanë të regjistruar në
letër.
S'janë
as muslimanë, as të krishterë, as perëndimorë, as lindorë, janë shqiptarë pa
identitet,
që
fenë e kanë si folklor, si rit, si zakon, si kujtim të huazuar që e ruajnë në
tavan, e që e përdorin për kënaqësi...
e
që gjithmonë shkrihen e treten në një dashuri të rreme, pakufij.
Dhe
mirë ia bëjnë.
-
Feja e shqiptarit është kënaqësia.
4.
Mendoja për lumturinë e papastër të tyre, se si gjunjtë i kanë mbuluar me ato
batanije leshi, me të cilat qindra para tyre janë mbuluar....
kur
një tym i cigares së një mashkulli hyri në mua.
-
Ah, Jo!
5.
Vlerës prap ia shpjegova:
-
Nuk e kuptoj çfarë ka të keqe nëse i them se unë ende nuk e kam pastruar
shpuzoren me mbetjet e dy cigareve të tij të fundit që kur m'i tymoste para
hundëve, shtiresha sikur nuk më pengonin...
a
veç trupi im e dinte...
-
'Mos gabo, teta Kim. Shikoje një film'.
Në
film, Tom Hanks, në rolin e pilotit Sully, me flokë të bardha, vraponte i
menduar.
-
Po pse duhet ta shikoj:
ky
me siguri i mund të gjithë, fiton, për të vuajtur nuk vuan sepse është hero,
dashurohet, triumfon dhe kryhet filmi.
-
Asnjë këngë të festivalit shqip nuk e kam dëgjuar, jo veç pse nuk besoj në
krijimtari industriale,....
por
sepse jam aq e bindur sa guxoj të lidhem me kusht e të bëj bè se s'mund të ketë
vargje të bukura shqip.
Nuk
mund të ketë.
Nësa
ka, ku janë?
-
Dhe, paragjykimi im....vargu i këngës fituese thotë:
-
'Ndalu në stacion se dashuria ka zbritje'.
Oh,
sa idiote, e prapambetur, jopoetike dhe e pagdhendur është dashuria shqiptare
sot: e shkruar me hu dhe me hekur të
ndryshkur të ftohtë.
5.1.
- Do you...Do you Love me?
-
No.
6.
Dhe po vazhdoj të ec mes për mes shqiptarëve e fshehur nën kapuç, kur një burrë
i ri, për sherr më hetoi, dhe i tha nuses së tij:
'U,
shih, Kimi'?
E
gruaja, si të ishte kujdestarja e tij e klasës, e qortoji me zë të lartë:
'Shuj'!
-
Sa e shëmtuar duket gruaja që i bërtet burrit!
6.1.
Dhe, s'më hiqet meraku që të bërtas me aq zë të lartë sa me britmën time t'i
thyej xhamat e kishës:
-
Life sucks!
-
And then it gets better.
-
And then it sucks again.
7.
Nuk jam e disponuar të
flas
për politikë, por, atë ditë Presidentja iu ngërmua Albinit, që të dëgjojë
Lumiri.
-
Lumiri e ka mbushur kryesinë me 18 veta nga Dukagjini.
Asnjë
nga Mitrovica.
Se
Mitrovica s'ka ardhmëri.
Edhe
Presidentja me familje e ka braktisur qytetin pa të ardhme.
-
Ju nuk besoni se sa të fikura duken dritat në këtë qytet.
Lumir
Abdixhiku është i pasur,
nuk
ka vuajtur kurrë;
nuk
ka protestuar kurrë kundër asnjë padrejtësie;
nuk
e ka shkruar kurrë asnjë ese për asnjë temë;
çdo
sukses i ka ardhur i gatshëm, pa mund, si dhuratë e pikur prej qielli.
E
vetmja 'vuajtje' e tij është prejardhja nga Lugina, të cilën nuk e përmend
kurrë sepse pastaj çelen tema...
-
Lumiri më duket mua si ata dashnorët me karafil të kuq në gojë.
Përveç
politikan i dalë nga sefaja, kujton që edhe fitorja e partisë do t'i pikë prej
qielli.
Rruga
e Lumirit është rrugë e bllokuar nga lulet, e Ibrahimit.
7.1.
E,
Unë
kam mbijetuar
sepse
vrasësi im gjithmonë dashurohet në mua.
8. E juve askush më s'u duket interesant.
Konferencat
e presidentes i shikojnë Live rreth 30-të veta, edhe ata sigurisht gabim janë
zatet në to...
Konferencën
e kryeministrit ku e paralajmëroi luftën e Re që së shpejti do të ndodh në
Veri, e shikonin Live 200 veta.
-
Që do të thotë se as frika më nuk na bashkon, anipse organizatori i frikës
është shumë profesionist!
8.1.
- Your okay?
-
I'm not!
9.
Ata bëjnë çdo gjë që dëshiron kryeministri.
Ai
dëshiron që opozita ta pengojnë Asociacionin - opozita e pengojnë.
Pse?
Ai
dëshiron që këta t'ia çojnë ligjet në Gjykatën Kushtetuese (sepse i duhet
kohë), këta pa menduar dy herë ia plotësojnë dëshirën.
Pse?
E
urrejnë aq shumë kryeministrin, sa me mish e me shpirt e mbrojnë nga vetja e
tij!
Pse?
-
Më zor është të jesh armik se mik, sepse të jesh armik duhet të jesh i mençur!
9.1.
Në këtë kohë të shëmtuar të pabarazisë dhe të padrejtësive të mëdha e vetmja protestë e shqiptarëve është
kënaqësia.
Nuk
është mendjelehtësi.
Është
mençuri të kënaqesh kur ke arsye vetëm për të vuajtur.
P.S.
Gjumi më doli në 3.33.
Dikush
në oborr fliste e qeshte me zë të lartë.
Mos
është ndonjë vrasës i Ri që do të dashurohet në mua.
Nëse
e çel perden, mos e ka kokën tek dritarja.
Nuk
e çela perden!
E
çela e-mailin.
Ish
mbushur me plot ftesa në studio.
Plot
letra dashurie.
Gjithë
këta njerëz po lypin diçka prej meje.
Dikush
më kishte treguar
se
më do, dikush më kishte thënë se i dhimbsem, dikush më kishte shprehur
simpati...
Të
gjithë më kërkonin dipka por askush nuk më kishte pyetur: 'Si je'!