Mendime
Nikoleta Kovaçi: Festa e madhe e hajduterisë!
E merkure, 03.01.2024, 02:12 PM
Nikoleta Kovaçi:
Per
12 mujt e vitit na vjedhin, shkelin, perbuzin, abuzojne, mashtrojne, degdisin,
dhunojne e ne fund bajne edhe nji feste te madhe, bahen bashke ne emen te
socializimit per hir te gjithckaje te perfitueme e manej na paraqiten edhe ne
rrjete sociale si open mind- politikajt!
Per
12 muj na tallin sa here na zane ne goje
si shqiptarë, sa here iu del perpara rastesisht ose ne ndonje mekanizem
te paster grabitjeje, te fusin nji shkelm e te nxjerrin nga rruga e tyne-miqte
e politikajve!
Per
12 muj ta mledhin lakun rreth fytit e ta shterngojne deri afer frymes se
fundjt, e ti me pshtue largon femijen- bimen e shpitit, e knaqesh tue e pa ne
dhe me telefon rrugeve te botes, masi te kete kalue kanalin e vdekjes tjeter
ose kufinjte ku ende quhesh i botes se katert! Manej ne nji dite te bukur
fundviti dgjon se sa ka lulzue vendi qe kur ka ik biri o bija! Qe kur i ke perzane, qe kur t’i kane perzane,
qe kur tkane detyrue me u nda per se gjalli… e manej sheh te kridhen darkash
bolleku miq dhe armiq, ekranesh e kafenesh, po jo ne te vertet!
12
muj te merret erzi, ftyra e fryma dyerve te kalbuna te çdo institucioni, qe nga
mejhanet lokale e deri te kllounet e zyrave shtetnore, e nji dite ne fund te
vitit perzgjidhesh si shtrese ne nevoje, te vjen nji pako ne shtepi kundrejt
ekspozimit te fytyres tane e ta robve tu si marres i ndihmes se dhanme nga
pasaniket, qe mas pak ata te hartojne kalendarine vet me viktimat e lmoshes e ta shpallin faqe
dynjase si akti ma i madh i bamiresise!
12 muj, e per cdo 12 mujsh ndodh kjo maskarade, e na fodullshem percjellim harbimin e dhunuesve te dinjitetit te njerzve ne kte vend!