Mendime
Florim Zeqa: Fillim i mbarë i vitit të ri
E enjte, 04.01.2024, 07:31 PM
Fillim
i mbarë i vitit të ri
Ndriçimi
natën e Vitit të Ri, meritë e pushtetarëve
Shkruan: Florim Zeqa
Pritja
e ndërrimit të motmoteve, siq jemi mësuar ta quajmë kalimin në Vitin e Ri
kalendarik, në vitin e ri në vendlindje është një ndjenjë e mirë dhe kënaqësi e
veçantë për secilin bashkatdhetarë që jeton në emigrim.
Shkëmbimi
i urimeve në natën e ndërrimit të
motmoteve me familjarët, miqët dhe dashamirët është ndjenjë e mirë dhe kënaqësi
shpirtërore, është shpresë për ardhmëri, motivim për fillim të mbarë në Vitin e
Ri.
Të
gjithë i kemi synimet dhe projeksionet tona personale dhe shoqërore për vitin
2024, ku secili në mënyrën e tij e ëndërron të ardhmen e tij të ndritshme.
Përderisa
politikanët e ëndërrojnë mbajtjen apo marrjen e pushtetit, qytetarët e
projektojnë të ardhmen e tyre në shtetin e Kosovës, kurse mërgimtarët e
ëndërrojnë riatdhetsimin e tyre në vendlindje.
Përderisa
mërgimtarët e rinjë e projektojnë kthimin në vendlindje përmes hapjes së ndonjë
biznesi të vogël familjarë, mërgimtarët e viteve të ’90-ta e ëndërrojnë kthimin
në shtëpitë e tyre, në tokat dhe pronat e baballarëve të tyre.
Ndriçimi
me energji elektrike gjatë natës së Vitit të Ri ngjalli shpresë dhe besim për
mërgimtarët dhe nxiti energji pozitive për qytetarët për të jetuar dhe vepruar
në vendin për të cilin pritën gjatë dhe sakrifikuan shumë për lirinë e këtij
vendi.
Ky
është një hap i vogël por shumë pozitivë i pushtetarëve aktualë, i cili duhet
të vazhdohet me hapa të tjerë akoma më gjigant me forcimin e sistemit të
drejtësisë, gjegjësisht barazisë sociale dhe respektimit të qytetarëve
pavarësisht ngjyrimeve partiake.
Ky
është çelësi i arritjes së suksesit të kësaj qeverie, në të kundërtën, mund të
kthehet në thyerje të shpresave të qytetarëve dhe dëshprim të mërgimtarëve të
cilët më padurim e presin kthimin në vendlindje.
Meqë
ky është shkrimi i parë në vitin 2024, urojë që ky fillim i mbarë i Vitit të Ri
2024, të jetë motivim pozitiv dhe shpresë për një të ardhme të sigurtë dhe të
ndritshme në Republikën e Kosovës, në shtetin më të ri në Ballkan dhe më të
pasur në Evropën Juglindore.
Zot
bekoje Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj!