E diele, 28.04.2024, 03:35 AM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: “Feja e shqiptarit është shqiptaria” në Llap - Podujevë fitoi betejën kundër ekstremit islamik

E enjte, 04.01.2024, 09:05 PM


Lëvizja kombëtare gjithëshqiptare “Feja e shqiptarit është shqiptaria” në Llap - Podujevë fitoi betejën kundër ekstremit islamik

Shkruan Asllan Dibrani

Historinë e popujve të Evropës nuk dëshmon që ka ndonjë popull tjetër i cili jetoi në trojet e veta autoktone e përkufizuar me Serbinë aktuale si Llapi dhe Gallapi  që përjetuan shtypje më drastike, terrorin, dhunën, likuidime fizike, vrasje masive dhe përndjekje me aksione shfarosëse etj.

Ishte spastrimi etnik i trojeve shqiptare dhe kolonizimi me elementin serb nga e cila kolonizimi ishte më i theksuar në Llap dhe Gallap (Gollak), pas spastrimit kolektiv të shqiptarëve të  Vilajetit të Sanxhakut dhe zonës së Toplicës në Serbi që i përzunë shqiptarët me flakë, barot e dhunë mbi 700 fshatra shqiptare. Kështu përplasjet dhe ajo dhunë çnjerëzore kaloi edhe në zonat e Llapit dhe Gallapit që shumica e këtyre zonave janë me popullatë të zhvendosur nga 700 fshatra  të Vilajetit të Sanxhakut dhe zonave  të Toplicës.

Pos, Turqisë me qindra mijëra qe arritën një pjese e te zhvendosurve vdiqën  rrugëve  dhe pjesa tjetër u përqendrua në Llap  e Gallap .

Edhe pse trualli etnik i shqiptarëve, vazhdimisht u ballafaqua me pretendimet e pushtetit serb për kolonizim dhe kështu me dhunë të ndryshohet struktura e popullsisë që pastaj do të bënte sllavizmin dhe shkrirjen graduale të popullit autokton shqiptar ne atë serb e sllav nuk arritën kurrë të realizohet qellimi i armikut!.

Serbia gjatë historisë shfrytëzoi të gjitha modelet e kolonizimit në trojet shqiptare, e në veçanti të Kosovës, e cila është edhe objekt i saj historik i makinerisë ushtarake serbe. Në shenjë revolte, zona e Llapit vazhdoi rezistencën edhe n Luftën e Kosovës  në krye me të madhin dhe shumë të shtrenjtin heroin e madh Zahir Pajazitin.  Llapi po vazhdon mbrojtjen e atdheut si proces, pa u ndalur asnjëherë as në ditët  e sotme edhe kundër synimeve te ekstremizmit islamik qe ka synim gllabërimin dhe injorimin e historisë, vlerave, artit  e kulturës, mohimin e simboleve  dhe figurave kombëtare deri te mohimi i qënies sonë kombëtare, që populli shqiptar e ka ndërtuar veten e vet me shumë sakrifica dhe pasoja të mëdha  gjatë historisë.

Elita patriotike  nga intelektualë të të gjitha shtresave u bashkuan në “Oden e Llapit” dhe formuan “Lëvizjen e Braktisjes se Fesë Islame'' me shënjestër ekstremin islamik qe erdhi  nga shtet arabe dhe nga Turqia me financën e Moskës dhe Beogradit. “LËVIZJA KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE - FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA" ka vetëm një synim, mbrojtjen e atdheut nga armiqtë.

NË LLAP - PODUJEVË  BETEJA KUNDËR EKSTREMIT ISLAMIK ËSHTË FITUAR:

Kjo lëvizje në këtë zonë pothuajse e ka neutralizuar veprimtarinë e grupeve kriminale islamike në zonat e Llapit, nga e cila shpesh edhe i kanë sulmuar dhe rrahur. Sot e vetmja Podujeva konsiderohet që e ka fituar këtë beteje kundër tyre që këto forca antishqiptare islamike nuk guxojnë të prononcohen në këtë zonë.

Për të realizuar arabizmin, turqizmin, serbizimin apo greqizmin  mbi territoret shqiptare u veprua me masa e me mjete të ndryshme politike e ushtarako-policore, kuptohet edhe me ato ekonomike e sociale, nga ky grup ekstrem dhe shumë radikal që shpesh u gjetën edhe armë, literaturë islamike, me rastet e arrestimeve te hoxhallarëve  të ndryshëm duke filluar te imamët ekstrem tek Naim Tërrnava, Shefqet Krasniqi si kryesues bandash të islamizmit në Kosovë e ma gjerë...

Para se të nis shkrimin tim, në radhë të parë, i uroj gjithë shqiptarët e Kosovës, për heqjen e vizave dhe udhëtimin e lirë në Bashkimin Evropian si pasojë e vonuar pikërisht nga ky fenomen  i veprimtarisë së ekstremit islamik i shtrirë në territorin e Kosovës nga e cila shumë shtete perëndimore u mbështeten në këtë tezë duke i dhënë  Kosovës epitetin  e një shteti islamik!!!.

Kosovën  e cilësuan shumë të rrezikshme ta fusin  në familjen e shteteve të Evropës!?. Prandaj shfrytëzoj rastin tu uroj Vitin e Ri, të jete i mbarë, për të gjithë popullin shqiptar, po  njëkohësisht duke  i mallkuar të gjithë ata ekstremistë dhe grupe terroriste islamike qe e dogjën bredhin në Kaçanik dhe të gjithë ata që përpiqen të na ndajnë nga bota e zhvillimit dhe civilizimit  botëror me qëllim që mos të festohet  viti i ri!?.

-Fundi i Vitit që kaloi Zonën e  Llapit e gjeti në  Betejën  kundër këtyre çerdheve antikombëtare të ekstremizmit fetar islamik.  Ky grup ishte duke u përgatitur të shndërrohet  në strukturë politike fillimisht në Kosovë e ma vonë edhe në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi si dhe në Luginën  e Preshevës.

Fund Viti 2023 Odën e Llapit e gjeti me plot burra intelektualë të ardhur nga të gjitha trevat  e Kosovës, nga Diaspora, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina  e Preshevës, në tubimin me moton “LËVIZJA, FE E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA”.

Nikoqirët e kësaj Ode shtruan darkë me ushqime tradicionale për të gjithë mysafirët.

Tubimin e hapen me himnin kombëtar.  Në ballë të oxhakut dhe konakut ishte Nebij Balaj i cili falë punës së tij dhe atdhedashurisë  për kombin  “Oden  e Llapit” e shndërroi në Muze. Aty në muret dhe hapësirat e kësaj “Ode Muze”  gjen figurat ma të  çmueshme te kombit shqiptar duke filluar me Zahir Pajazitin, rilindësit, flamurin tonë kombëtar, Skënderbeun, Adem Jasharin, Nënë Terezën, Adem Demaçin, veshje kombëtare, piktura, vegla pune e shumë  e shumë  vlera kombëtare nga e cila secili anëtar që kishim biseduar deklaruan se jemi në  gjendje që t'i mbrojmë  edhe me armë e luftë këto vlera kushdo që i prek, përdhunon nënçmon e mohon. Ata shtojnë duke theksuar “derdhëm gjak, dhamë burra e heronj për këto vlera, për flamurin tonë që nga këto forca islamike të paguar nga shtet antishqiptare e quajnë leckë e harrën të pavlerë madje duke rrëzuar edhe buste të heronjve tanë!!! Disa pjesëmarrës prej tyre  ishin shumë  të irrituar edhe në disa media që iu japin hapësirë këtyre mercenarëve hoxhallarë që përpiqen me tezat e veta të na imponojnë me pi shurrë të kafshëve, më u martuar meshkujt me shtat gra, me bërë kontrata te përkohshme  martesash  me gra për ndërrimin e grave tamam  degjenerim, imponimin e fesë islame fëmijëve që nga mosha tri vjeçare duke bërë përçarje, dukë djegur libra të bazave historike shqiptare dhe përpjekje të sillet sheriati ne këtë shekull këtu ndër shqiptarë, nxitje martesash me të afërmit si me vajzën e axhës, tezes, dajës  etj. futjen  e ferexhesë në femrat tona që baballarët tanë dhanë shumë sakrifica me i larguar se regjimi ish jugosllav investonte dhe  i donte të gjitha gratë shqiptare t'i shohin me farexhe e te mbuluara me burka arabe  etj. dhe të gjithë burrat shqiptarë me kësula arabe në kokë duke hapur vetëm mejtepe për shqiptarë ose të shkollohesh në gjuhën serbe duke i'u imponuar që të martohen me serbë...

Takimin e hapi zoti Nijazi Gashi, kryetar  i kësaj Lëvizje për zonën e Llapit. Ai i uroi mirëseardhje  mysafirëve dhe aktivistëve. Ai shpalosi anti-vlerat që po na vijnë nga bota arabo-sllave dhe turke përmes rrymave radikale fetare me synimin që të islamizohet çdo gjë e jona kombëtare:

Në kuadrin e këtij takimi të “LËVIZJA KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE - FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA" pritje madhështore  iu bë edhe te madhit Imamit, teologut, intelektualit, patriotit dhe dijetarit me dimensione ndërkombëtare Tim Shkupit që diskutimi i tij u përcoll shumë herë me duartrokitje të gjata.

Tim Shkupi në Odën  e Llapit në takimin  e radhës ''LËVIZJA KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE - FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA"

-Ai theksoi se “Na duhet shumë punë me i largu sehiret e hoxhallarëve nga tokat shqiptare, por edhe më shumë na duhet me qenë vigjilentë për jashtëqitjet e tyre me dy qime lesh nëpër fytyra, që i kemi edhe nëpër institucionet tona!

-Unë ndjehem keq kur me thërrasin "hoxhë" apo kur dikush prej mosdijes mendon se jam "mysliman" dhe jam i tjetërsuar nga natyrshmëria ime, siç janë një pjese e konsiderueshme e shqiptareve pavetëdije te shndërruar ne imam  të shitur e të paguar..

Na duhen 20 vjet më së paku me i largu sehiret e hoxhallarëve nga jeta e shoqërisë se shëndoshë shqiptare. Jemi në Rrugë të Mbarë theksoi ndër të tjera Tim Shkupi që kohët e fundit të gjithë  hoxhallarët  i plandosi për tokë me tezat e nxjerra edhe nga vet kurani, libri  i shenjte i besimit islamik, me propagandën qe i bëjnë në interesin e shteteve tjera me një veprimtari shumë  armiqësore kundër popullit tonë!.

Oden  e Llapit e hijeshoji edhe  njeriu i sakrificave ish i burgosuri  politik  në ish Jugosllavi,  veprimtari i madh dhe i pa lëkundur Pajazit Jashari dhe njeri ndër themeluesit e “LËVIZJES KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE - FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA" që vetmohoi vetveten për atdhe, flamur e komb. Në prononcimet  e tij është i pakompromis me të gjithë ata që prekun ne këto vlera qoftë  përmes destruktivitetit të forcave islamike qoftë në ndonjë forme tjetër antishqiptare .

Në Oden e  Llapit  para shumë kohësh janë përgatitur me  aktivitete të shumëhershme nga e gjithë Kosova kundër islamizmit radikal në trojet tona , deri tek shpërthimi publik në Deçan që morri përmasa gjithë popullore.

Pamje nga takimi  ne Oden  e   Llapit me moton "FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA"

Te gjithë anëtarët e kryesisë e  “LËVIZJES KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE - FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA" ishin prezentë në tubim si Shefki Sejdiu, Sahit Fusha, Salih Salihu, Imer Musa, Mursel Muqolli, Isuf Ejupi, Abdullah Zhjeqi, Pajazit Jashari, Rrahmon Ademi, Fadil Rrustemi, Raif Dibrani, Jakup Shala, Pellazg Salihu, Isak Syla, Shemsi Zhjeqi, Idriz Gashi, Jakup Salihu, Afrim Fusha, Ramadan Dibrani etj.

Në tubim mori fjalën edhe Asllan Dibrani nga diaspora ku i përshëndeti të pranishmit dhe u uroi mbarësi  duke e përkrahur “LËVIZJEN KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE - FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA" për nismën e tyre dhe duke i dal për ballë  fenomenit antikombëtar  në cenimin e  vlerave tona nga islamizmi sllavo-arab barbar që po vepron  në format ma agresive kundër shqiptareve. Asllan Dibrani në fund i'u beri thirrje që tani e  tutje Oda  e Llapit dhe gjithë  “LËVIZJA KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE - FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA" të organizojnë takimet e radhës me plisin e bardh në kokë. Ai theksoi me tutje pikërisht të jemi ata që t'u sugjerojmë të tjerëve të besimit islam të mashtruar t'i zëvendësojnë ato lecka arabo-turke dhe  uniforma e mbulesa arabe në kokë të zëvendësohen me plisin e bardhë në kokë si simbol autokton shqiptar, qe po përpiqen armiqtë t’a përvetësojnë si të vetin. Takimin e shoqëroi edhe  grupi muzikor me shumë këngë patriotike për komb e atdhe.

Artikullit i bashkoj një poezi kushtuar plisit.

MOS MA VIDHNI PLISIN

Nga ASLLAN DIBRANI

Mos ma vidhni plisin, hej ju barbarë

I yni është vetëm shqiptar

Burrëri me te ka çdo shqiptar

Të gjithë e mbajnë plisin e bardhë

Ballëlartë e me krenari

Rrënjë dhe shtat pati në lashtësi

Është simbol për Shqipëri

Pellazgë, ilirë e shqiptarë

Emblemë gjithmonë e patën në ballë

Me te në beteja u rreshtuan

Legjenda të mëdha krijuan

Me plis e kapuç të bardhë

Dolëm para botës mbarë

Ai është plisi i vetëm shqiptar

Me plis në këtë tokë mbina ma i parë

Jam i lumtur që jam shqiptar

Plisi i bardhë është hyjnor

Me te në kokë ranë shumë dëshmorë

Grekë turq e sllav përpiqen ta tjetërsojnë

I vënë ngjyrë të kuqe e të zezë

Jo, jo ai është vetëm i bardh

Atë zoti neve najë ka falë

Mik kemi atë që plisin na e do

Amerika në qiell atë e lartëson

Respekt dhe miqësi shpreh për Shqipërinë

Ju barbarë, sllav,turq , grek e ju të marrë

Në ketë vend vonë keni ardhë

Ai është plisi shqiptar

Nuk është sllav turk as otoman

Ka qenë dhe është gjithmonë shqiptar

Mos ma përdhuno këtë simbol ti shkau i zi

As mos ma vidh ti Turqi e Greqi

Është plis i të dashurës Shqipëri

Mund të jetë një imazh i kambanë qelqi

Intelektuali, shkrimtari dhe patrioti  i madh, Teologu tjetër zoti Zekerija Idrizi  e përshëndeti masën  përmes videolinkut,  nga mesazhet  e tij  e entuziazmuan  të pranishmit  me  thirrje  gjithnjë që të mbrohet  vija  e jonë kombëtare  nga gjarpërinjtë sllavo-arab.

Po qe nuk i përmendim emrin  e ish komandantit të zonës se  Llapit  zotit Muhamet Latifin do ti mbesim  borxh  që ka dhënë kontribut dhe është  i pakompromis ndaj këtyre çerdheve   vehabiste. Prezenca e tij i dha takimit një force morale.

Musa Mulolli foli dhe përkrahi këtë Lëvizje dhe recitoi vargje kushtuar vlerave tona kombëtare.

Ma në fund  po shihet se këto elementë kanë kapur gjitha segmentet e jetës. Janë futur në politikë, në arsim, në ekonomi, në tubime e oda. Në asnjë moment nuk propagandojnë qenien tonë si komb, por si etnitet fetar prandaj t'i demaskojmë e ti ndalojmë këto  veprime  antishqiptare.

Me ezanët nëpër xhamia me zërin e madh, me namazet në rrugë, me iftaret në sheshe, me protesta në përkrahje të atyre shteteve, qe janë kundër pavarësisë së Kosovës, neve na japin mjaft argumente qe te  rreshtohemi  ne vijën tone kombëtare  për ti mbrojtur vlerat tona  si ma te vjetrat qe i kemi  autoktone shqiptare. Prandaj “ LËVIZJA KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE - FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA" kërkon që të lutemi shqip. Të falemi shqip, të varrosemi shqip, te përshëndetemi shqip. Të flasim shqip, të këndojmë shqip. Zoti i madh që na e ka falë shqipen e bukur ta flasim e kultivojmë  pa “Allaha egbera e pa Alejkum selama”, pa shallvare arabe  e lecka arabe por me veshën tonë kombëtare që e gjithë bota e ka zili e lakmi.

LËVIZJA KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE "FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA"

Është domosdoshmëri e kësaj Lëvizjeje kombëtare, që të shkëlqejë si rreze dielli duke dhënë dritë e ngrohtësi  mbi shqiptarët kudo që janë. Le të jetë LËVIZJA KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE "FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA" si kushtrim për ribashkimin e trojeve tona etnike nën ombrellën e SHQIPËRISË ETNIKE. Feja mos të mbetet ma mollë sherri ndër popullin tonë, por përmes LËVIZJES KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE "FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA" të jetë  një Komb  me një Gjuhë, një Flamur e Atdhe.

Shkruar nga Asllan Dibrani, janar 2024, Prishtinë, ish i burgosur politik, anëtar i Lidhjes së shkrimtareve dhe Artistëve shqiptarë në Gjermani, piktor dhe veprimtar shumë vjeçar në Gjermani.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora