| E enjte, 04.01.2024, 09:05 PM |
Lëvizja kombëtare gjithëshqiptare “Feja e shqiptarit është shqiptaria” në Llap - Podujevë fitoi betejën kundër ekstremit islamik
Shkruan
Asllan Dibrani
Historinë
e popujve të Evropës nuk dëshmon që ka ndonjë popull tjetër i cili jetoi në
trojet e veta autoktone e përkufizuar me Serbinë aktuale si Llapi dhe
Gallapi që përjetuan shtypje më
drastike, terrorin, dhunën, likuidime fizike, vrasje masive dhe përndjekje me
aksione shfarosëse etj.
Ishte
spastrimi etnik i trojeve shqiptare dhe kolonizimi me elementin serb nga e cila
kolonizimi ishte më i theksuar në Llap dhe Gallap (Gollak), pas spastrimit
kolektiv të shqiptarëve të Vilajetit të
Sanxhakut dhe zonës së Toplicës në Serbi që i përzunë shqiptarët me flakë,
barot e dhunë mbi 700 fshatra shqiptare. Kështu përplasjet dhe ajo dhunë
çnjerëzore kaloi edhe në zonat e Llapit dhe Gallapit që shumica e këtyre zonave
janë me popullatë të zhvendosur nga 700 fshatra
të Vilajetit të Sanxhakut dhe zonave
të Toplicës.
Pos,
Turqisë me qindra mijëra qe arritën një pjese e te zhvendosurve vdiqën rrugëve
dhe pjesa tjetër u përqendrua në Llap
e Gallap .
Edhe
pse trualli etnik i shqiptarëve, vazhdimisht u ballafaqua me pretendimet e
pushtetit serb për kolonizim dhe kështu me dhunë të ndryshohet struktura e
popullsisë që pastaj do të bënte sllavizmin dhe shkrirjen graduale të popullit
autokton shqiptar ne atë serb e sllav nuk arritën kurrë të realizohet qellimi i
armikut!.
Serbia
gjatë historisë shfrytëzoi të gjitha modelet e kolonizimit në trojet shqiptare,
e në veçanti të Kosovës, e cila është edhe objekt i saj historik i makinerisë
ushtarake serbe. Në shenjë revolte, zona e Llapit vazhdoi rezistencën edhe n
Luftën e Kosovës në krye me të madhin
dhe shumë të shtrenjtin heroin e madh Zahir Pajazitin. Llapi po vazhdon mbrojtjen e atdheut si
proces, pa u ndalur asnjëherë as në ditët
e sotme edhe kundër synimeve te ekstremizmit islamik qe ka synim
gllabërimin dhe injorimin e historisë, vlerave, artit e kulturës, mohimin e simboleve dhe figurave kombëtare deri te mohimi i
qënies sonë kombëtare, që populli shqiptar e ka ndërtuar veten e vet me shumë
sakrifica dhe pasoja të mëdha gjatë
historisë.
Elita
patriotike nga intelektualë të të gjitha
shtresave u bashkuan në “Oden e Llapit” dhe formuan “Lëvizjen e Braktisjes se
Fesë Islame'' me shënjestër ekstremin islamik qe erdhi nga shtet arabe dhe nga Turqia me financën e
Moskës dhe Beogradit. “LËVIZJA KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE - FEJA E SHQIPTARIT
ËSHTË SHQIPTARIA" ka vetëm një synim, mbrojtjen e atdheut nga armiqtë.
NË LLAP - PODUJEVË BETEJA KUNDËR EKSTREMIT ISLAMIK ËSHTË FITUAR:
Kjo
lëvizje në këtë zonë pothuajse e ka neutralizuar veprimtarinë e grupeve
kriminale islamike në zonat e Llapit, nga e cila shpesh edhe i kanë sulmuar dhe
rrahur. Sot e vetmja Podujeva konsiderohet që e ka fituar këtë beteje kundër
tyre që këto forca antishqiptare islamike nuk guxojnë të prononcohen në këtë
zonë.
Për
të realizuar arabizmin, turqizmin, serbizimin apo greqizmin mbi territoret shqiptare u veprua me masa e
me mjete të ndryshme politike e ushtarako-policore, kuptohet edhe me ato
ekonomike e sociale, nga ky grup ekstrem dhe shumë radikal që shpesh u gjetën
edhe armë, literaturë islamike, me rastet e arrestimeve te hoxhallarëve të ndryshëm duke filluar te imamët ekstrem
tek Naim Tërrnava, Shefqet Krasniqi si kryesues bandash të islamizmit në Kosovë
e ma gjerë...
Para
se të nis shkrimin tim, në radhë të parë, i uroj gjithë shqiptarët e Kosovës,
për heqjen e vizave dhe udhëtimin e lirë në Bashkimin Evropian si pasojë e
vonuar pikërisht nga ky fenomen i
veprimtarisë së ekstremit islamik i shtrirë në territorin e Kosovës nga e cila
shumë shtete perëndimore u mbështeten në këtë tezë duke i dhënë Kosovës epitetin e një shteti islamik!!!.
Kosovën e cilësuan shumë të rrezikshme ta fusin në familjen e shteteve të Evropës!?. Prandaj
shfrytëzoj rastin tu uroj Vitin e Ri, të jete i mbarë, për të gjithë popullin
shqiptar, po njëkohësisht duke i mallkuar të gjithë ata ekstremistë dhe
grupe terroriste islamike qe e dogjën bredhin në Kaçanik dhe të gjithë ata që
përpiqen të na ndajnë nga bota e zhvillimit dhe civilizimit botëror me qëllim që mos të festohet viti i ri!?.
-Fundi
i Vitit që kaloi Zonën e Llapit e gjeti
në Betejën kundër këtyre çerdheve antikombëtare të
ekstremizmit fetar islamik. Ky grup
ishte duke u përgatitur të shndërrohet
në strukturë politike fillimisht në Kosovë e ma vonë edhe në Shqipëri,
Maqedoni, Mal të Zi si dhe në Luginën e
Preshevës.
Fund
Viti 2023 Odën e Llapit e gjeti me plot burra intelektualë të ardhur nga të
gjitha trevat e Kosovës, nga Diaspora,
Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e
Preshevës, në tubimin me moton “LËVIZJA, FE E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA”.
Nikoqirët
e kësaj Ode shtruan darkë me ushqime tradicionale për të gjithë mysafirët.
Tubimin
e hapen me himnin kombëtar. Në ballë të
oxhakut dhe konakut ishte Nebij Balaj i cili falë punës së tij dhe
atdhedashurisë për kombin “Oden
e Llapit” e shndërroi në Muze. Aty në muret dhe hapësirat e kësaj “Ode Muze” gjen figurat ma të çmueshme te kombit shqiptar duke filluar me
Zahir Pajazitin, rilindësit, flamurin tonë kombëtar, Skënderbeun, Adem
Jasharin, Nënë Terezën, Adem Demaçin, veshje kombëtare, piktura, vegla pune e
shumë e shumë vlera kombëtare nga e cila secili anëtar që
kishim biseduar deklaruan se jemi në
gjendje që t'i mbrojmë edhe me
armë e luftë këto vlera kushdo që i prek, përdhunon nënçmon e mohon. Ata
shtojnë duke theksuar “derdhëm gjak, dhamë burra e heronj për këto vlera, për
flamurin tonë që nga këto forca islamike të paguar nga shtet antishqiptare e
quajnë leckë e harrën të pavlerë madje duke rrëzuar edhe buste të heronjve
tanë!!! Disa pjesëmarrës prej tyre ishin
shumë të irrituar edhe në disa media që
iu japin hapësirë këtyre mercenarëve hoxhallarë që përpiqen me tezat e veta të
na imponojnë me pi shurrë të kafshëve, më u martuar meshkujt me shtat gra, me
bërë kontrata te përkohshme
martesash me gra për ndërrimin e
grave tamam degjenerim, imponimin e fesë
islame fëmijëve që nga mosha tri vjeçare duke bërë përçarje, dukë djegur libra
të bazave historike shqiptare dhe përpjekje të sillet sheriati ne këtë shekull
këtu ndër shqiptarë, nxitje martesash me të afërmit si me vajzën e axhës,
tezes, dajës etj. futjen e ferexhesë në femrat tona që baballarët tanë
dhanë shumë sakrifica me i larguar se regjimi ish jugosllav investonte dhe i donte të gjitha gratë shqiptare t'i shohin
me farexhe e te mbuluara me burka arabe
etj. dhe të gjithë burrat shqiptarë me kësula arabe në kokë duke hapur vetëm
mejtepe për shqiptarë ose të shkollohesh në gjuhën serbe duke i'u imponuar që
të martohen me serbë...
Takimin
e hapi zoti Nijazi Gashi, kryetar i
kësaj Lëvizje për zonën e Llapit. Ai i uroi mirëseardhje mysafirëve dhe aktivistëve. Ai shpalosi anti-vlerat
që po na vijnë nga bota arabo-sllave dhe turke përmes rrymave radikale fetare
me synimin që të islamizohet çdo gjë e jona kombëtare:
Në kuadrin e këtij takimi të “LËVIZJA KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE - FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA" pritje madhështore iu bë edhe te madhit Imamit, teologut, intelektualit, patriotit dhe dijetarit me dimensione ndërkombëtare Tim Shkupit që diskutimi i tij u përcoll shumë herë me duartrokitje të gjata.
Tim
Shkupi në Odën e Llapit në takimin e radhës ''LËVIZJA KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE
- FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA"
-Ai
theksoi se “Na duhet shumë punë me i largu sehiret e hoxhallarëve nga tokat
shqiptare, por edhe më shumë na duhet me qenë vigjilentë për jashtëqitjet e
tyre me dy qime lesh nëpër fytyra, që i kemi edhe nëpër institucionet tona!
-Unë
ndjehem keq kur me thërrasin "hoxhë" apo kur dikush prej mosdijes
mendon se jam "mysliman" dhe jam i tjetërsuar nga natyrshmëria ime,
siç janë një pjese e konsiderueshme e shqiptareve pavetëdije te shndërruar ne
imam të shitur e të paguar..
Na
duhen 20 vjet më së paku me i largu sehiret e hoxhallarëve nga jeta e shoqërisë
se shëndoshë shqiptare. Jemi në Rrugë të Mbarë theksoi ndër të tjera Tim Shkupi
që kohët e fundit të gjithë hoxhallarët i plandosi për tokë me tezat e nxjerra edhe
nga vet kurani, libri i shenjte i
besimit islamik, me propagandën qe i bëjnë në interesin e shteteve tjera me një
veprimtari shumë armiqësore kundër
popullit tonë!.
Oden e Llapit e hijeshoji edhe njeriu i sakrificave ish i burgosuri politik
në ish Jugosllavi, veprimtari i
madh dhe i pa lëkundur Pajazit Jashari dhe njeri ndër themeluesit e “LËVIZJES
KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE - FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA" që
vetmohoi vetveten për atdhe, flamur e komb. Në prononcimet e tij është i pakompromis me të gjithë ata që
prekun ne këto vlera qoftë përmes
destruktivitetit të forcave islamike qoftë në ndonjë forme tjetër antishqiptare
.
Në
Oden e Llapit para shumë kohësh janë përgatitur me aktivitete të shumëhershme nga e gjithë
Kosova kundër islamizmit radikal në trojet tona , deri tek shpërthimi publik në
Deçan që morri përmasa gjithë popullore.
Pamje
nga takimi ne Oden e
Llapit me moton "FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA"
Te
gjithë anëtarët e kryesisë e “LËVIZJES
KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE - FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA" ishin
prezentë në tubim si Shefki Sejdiu, Sahit Fusha, Salih Salihu, Imer Musa,
Mursel Muqolli, Isuf Ejupi, Abdullah Zhjeqi, Pajazit Jashari, Rrahmon Ademi,
Fadil Rrustemi, Raif Dibrani, Jakup Shala, Pellazg Salihu, Isak Syla, Shemsi
Zhjeqi, Idriz Gashi, Jakup Salihu, Afrim Fusha, Ramadan Dibrani etj.
Në
tubim mori fjalën edhe Asllan Dibrani nga diaspora ku i përshëndeti të
pranishmit dhe u uroi mbarësi duke e
përkrahur “LËVIZJEN KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE - FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË
SHQIPTARIA" për nismën e tyre dhe duke i dal për ballë fenomenit antikombëtar në cenimin e
vlerave tona nga islamizmi sllavo-arab barbar që po vepron në format ma agresive kundër shqiptareve.
Asllan Dibrani në fund i'u beri thirrje që tani e tutje Oda
e Llapit dhe gjithë “LËVIZJA
KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE - FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA" të
organizojnë takimet e radhës me plisin e bardh në kokë. Ai theksoi me tutje
pikërisht të jemi ata që t'u sugjerojmë të tjerëve të besimit islam të
mashtruar t'i zëvendësojnë ato lecka arabo-turke dhe uniforma e mbulesa arabe në kokë të
zëvendësohen me plisin e bardhë në kokë si simbol autokton shqiptar, qe po
përpiqen armiqtë t’a përvetësojnë si të vetin. Takimin e shoqëroi edhe grupi muzikor me shumë këngë patriotike për
komb e atdhe.
Artikullit
i bashkoj një poezi kushtuar plisit.
MOS
MA VIDHNI PLISIN
Nga
ASLLAN DIBRANI
Mos
ma vidhni plisin, hej ju barbarë
I
yni është vetëm shqiptar
Burrëri
me te ka çdo shqiptar
Të
gjithë e mbajnë plisin e bardhë
Ballëlartë
e me krenari
Rrënjë
dhe shtat pati në lashtësi
Është
simbol për Shqipëri
Pellazgë,
ilirë e shqiptarë
Emblemë
gjithmonë e patën në ballë
Me
te në beteja u rreshtuan
Legjenda
të mëdha krijuan
Me
plis e kapuç të bardhë
Dolëm
para botës mbarë
Ai
është plisi i vetëm shqiptar
Me
plis në këtë tokë mbina ma i parë
Jam
i lumtur që jam shqiptar
Plisi
i bardhë është hyjnor
Me
te në kokë ranë shumë dëshmorë
Grekë
turq e sllav përpiqen ta tjetërsojnë
I
vënë ngjyrë të kuqe e të zezë
Jo,
jo ai është vetëm i bardh
Atë
zoti neve najë ka falë
Mik
kemi atë që plisin na e do
Amerika
në qiell atë e lartëson
Respekt
dhe miqësi shpreh për Shqipërinë
Ju
barbarë, sllav,turq , grek e ju të marrë
Në
ketë vend vonë keni ardhë
Ai
është plisi shqiptar
Nuk
është sllav turk as otoman
Ka
qenë dhe është gjithmonë shqiptar
Mos
ma përdhuno këtë simbol ti shkau i zi
As
mos ma vidh ti Turqi e Greqi
Është
plis i të dashurës Shqipëri
Mund
të jetë një imazh i kambanë qelqi
Intelektuali,
shkrimtari dhe patrioti i madh, Teologu
tjetër zoti Zekerija Idrizi e
përshëndeti masën përmes videolinkut, nga mesazhet
e tij e entuziazmuan të pranishmit
me thirrje gjithnjë që të mbrohet vija e
jonë kombëtare nga gjarpërinjtë sllavo-arab.
Po
qe nuk i përmendim emrin e ish
komandantit të zonës se Llapit zotit Muhamet Latifin do ti mbesim borxh
që ka dhënë kontribut dhe është i
pakompromis ndaj këtyre çerdheve
vehabiste. Prezenca e tij i dha takimit një force morale.
Musa
Mulolli foli dhe përkrahi këtë Lëvizje dhe recitoi vargje kushtuar vlerave tona
kombëtare.
Ma
në fund po shihet se këto elementë kanë
kapur gjitha segmentet e jetës. Janë futur në politikë, në arsim, në ekonomi,
në tubime e oda. Në asnjë moment nuk propagandojnë qenien tonë si komb, por si
etnitet fetar prandaj t'i demaskojmë e ti ndalojmë këto veprime
antishqiptare.
Me
ezanët nëpër xhamia me zërin e madh, me namazet në rrugë, me iftaret në sheshe,
me protesta në përkrahje të atyre shteteve, qe janë kundër pavarësisë së
Kosovës, neve na japin mjaft argumente qe te
rreshtohemi ne vijën tone
kombëtare për ti mbrojtur vlerat tona si ma te vjetrat qe i kemi autoktone shqiptare. Prandaj “ LËVIZJA
KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE - FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA" kërkon që
të lutemi shqip. Të falemi shqip, të varrosemi shqip, te përshëndetemi shqip.
Të flasim shqip, të këndojmë shqip. Zoti i madh që na e ka falë shqipen e bukur
ta flasim e kultivojmë pa “Allaha egbera
e pa Alejkum selama”, pa shallvare arabe
e lecka arabe por me veshën tonë kombëtare që e gjithë bota e ka zili e
lakmi.
LËVIZJA KOMBËTARE
GJITHËSHQIPTARE "FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA"
Është
domosdoshmëri e kësaj Lëvizjeje kombëtare, që të shkëlqejë si rreze dielli duke
dhënë dritë e ngrohtësi mbi shqiptarët
kudo që janë. Le të jetë LËVIZJA KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE "FEJA E
SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA" si kushtrim për ribashkimin e trojeve tona
etnike nën ombrellën e SHQIPËRISË ETNIKE. Feja mos të mbetet ma mollë sherri
ndër popullin tonë, por përmes LËVIZJES KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE "FEJA E
SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA" të jetë
një Komb me një Gjuhë, një Flamur
e Atdhe.
Shkruar
nga Asllan Dibrani, janar 2024, Prishtinë, ish i burgosur politik, anëtar i
Lidhjes së shkrimtareve dhe Artistëve shqiptarë në Gjermani, piktor dhe
veprimtar shumë vjeçar në Gjermani.