Mendime
Zekerija Idrizi: Letër Kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit - Skënderbeut
E shtune, 06.01.2024, 08:58 PM
LETËR KRYEHEROIT TONË GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT
Nga
Zekerija Idrizi
O
Kryehero i yni kombëtar - Kryelegjendar Gjergj Kastrioti Skënderbeu!
Si
çdoherë, por kohët e fundit seç ndjej një mall të madh të kuvendoj me Ty
shtruar dhe shqiptarçe për fatet e kombit e të atdheut.
Kryehero,
dekadat e fundit kanë rënë dendur dhe rrufeshëm re të zeza mbi qiellin tonë
iliro-dardano-arbëror. Ato po sjellin shi, breshër e stuhi në tokën tonë, që po
kanosin ta përbaltin dhe zhbëjnë ADN-në, indin, substancën dhe shtetet tona
kombëtare shqiptare.
Kryehero,
Ti me vigjilencën, largpamësinë
heroizmin dhe luftërat tua i preve hovin në rrënjë hordhive barbare
turko-osmano-aziatike. Mbrojte heroikisht, me nder dhe respekt të lartë kauzën
tonë kombëtare dhe çlirove trojet e Arbërit nga pushtimi otoman. Rrjedhimisht
Ti mbrojte edhe Evropën dhe kulturën e qytetërimin perëndimor nga
"kultura" beduineske aziatike. Kësisoji, Ti ndoqe me fanatizëm dhe
përkushtim të thellë rrugën e perandorëve, Lekës së Madh - Aleksandrit,
Konstandinit dhe Justinianit të Parë.
Në
këtë formë, lufta dhe heroizmi Yt hynë gjenealisht në analet e historiografisë
sonë. Historia Yte është shënuar me germa të arta në librat dhe dokumentat
kombëtare dhe ndërkombëtare.
Lapidaret
dhe bustet Tua janë themeluar e ngritur gjithandej qyteteve tona arbërore dhe
kudo metropoleve të botës. Ato janë dëshmi e rrallë që faktojnë kulturën dhe
qytetërimin tonë kombëtar dhe evropian.
Kryehero,
kohët e fundit ca shqipfolës, që flasin shqip, por, mjerisht, ëndërrojnë e
përsiasin turko-arabo-aziatikisht, kanë stërkequr si mos më keq imazhin tonë të
pastër kombëtar, duke na dhënë një hije dhe imazh fundamentalist në sytë e
diplomacisë dhe politikës ndërkombëtare.
Pjesëmarrja
e qindra shqipfolësve si myxhahedinë, në luftë të shenjtë në emër të Allahut,
në frontet e luftës në Siri e Irak ishte fatal për kombin tonë.
Fyerja
e personalitetit Tënd nga pseudo-historianë dhe shqipfolës fundamentalistë
është fakt tmerrues. Lemeritës ishte fakti që busti Yt mori shuplaka dhe
nënçmime në qytetin legjendar të Kaçanikut në Kosovë. Madje akoma më fatal
ishin rastet e mbulimit me pelerinë të përmendores Tënde në qendër të Tiranës
nga radikalë shqipfolës me rastin e faljes së bajrameve në sheshin e kësaj
kryeqendreje. Rrëqethës është edhe fakti tjetër i mosreagimit të kreut të
Komunitetit Mysliman në Shqipëri ndaj këtij akti të turpshëm!
Kryehero,
ultrafundametalizmat religjiozë të shqiptfolësve myslimanë e ortodoksë kanë
ngritur kokën dhe po paradojnë në trojet tona "ushtarakisht". Rrezik
i madh i kanoset rinisë sonë nga talebanizimi dhe sirianizimi, si dhe
laicitetit dhe sekularitetit të shteteve tona. Ata po mëtojnë të rrënojnë
vlerat tona kulturo-qytetëruese kombëtare e perëndimore dhe dëshirojnë të
implementojnë sistemin teokratik të sheriatit e Islamit politik.
Neo-otomanistët tanë vajtojnë për rikthimin e Perandorisë Otomane te ne në
Gadishullin Ilirik.
Po
ky rrezik po i kanoset shqiptarëve edhe nga helenizmi greko-bizantin.
Autoqefaliteti i Kishës Ortodokse Shqiptare është përdhosur keqas me instalimin
në krye të saj të satrapit grek Anastas Janullatos. Për pasojë, mjerisht, janë
asimiluar në grekë shumë shqiptarë ortodoksë, pikërisht siç ishin asimiluar më
herët masovikisht edhe shqiptarët ortodoksë në Maqedoni, në Greqi e Mal e të
Zi.
I
dashur Kryehero, fajin më të madh në këtë drejtim e kanë shumë nga kleri fetar,
hoxhallarë, imamë, dhaskalë e mitropolitë.
Paramendo
absurdin: historianët turko-otomanë kërkojnë me ngulm rishkrimin e historisë
sonë, duke instistuar që Perandoria Otomane të konsiderohet çliruese dhe jo
pushtuese e Arbërisë! Madje-madje, ata konsistojnë edhe në faktin që nuk është
ushtruar dhunë dhe terror nga otomanët ndaj popullatës shqiptare në trojet tona
etnike!
Jo
vetëm që është ushtruar dhunë por edhe gjenocid, kulturocid dhe urbicid mbi
etnosin dhe trashëgiminë tonë të begatë kulturo-qytetëruese kombëtare ...
Pavarësisht
këtyre fakteve tronditëse dhe tmerruese anti-shqiptare, Personaliteti dhe e
mbarë historia dhe veprimtaria Yte gjigante e përmasash historike e legjendare
vazhdon të trajtohet me kujdesin, konsideratën dhe respektin më të lartë
kombëtar nga të gjithë atdhedashësit që kanë gjakë të pastër kastriotik e
iliro-dardano-arbërorë. Historianët, sociologët dhe filozofët e mendimtarët
tanë kanë shkruar e botuar qindra libra dhe mijëra kumtesa nëpër seminare,
tryeza e simpoziume shkencore për jetën dhe veprën Tënde.
Historia
yte lavdiplote bashk me betejat Tua legjendare u mësohet fëmijëve tanë qysh n?
djep dhe në shkollat parafillore dhe ato fillore.
Dhe
një proces i këtillë edukativo-arsimor do të vazhdojë të zhvillohet me fëmijët
dhe nxënësit tanë sa të ekzistojë Shqipëria Natyrale dhe e tërë gjithësia.
ZGJOHU
NGA VARRI KRYEHERO, GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU, DHE NA UDHËHEQ EDHE NJËHERË NË
LUFTËN TONË KUNDËR SLLAVËVE PËRTEJKARPATIANË DHE GJITHË TRADHTARËVE
ANTI-KOMBËTARË!
Zekerija Idrizi: Pjesëz nga dorëshkrimi im aktual
"LETËR KRYEHEROIT TONË KOMBËTAR GJERGJ KASTRIOTI - SKËNDERBEU"
https://www.facebook.com/zekerija.idrizi.31