Mendime
Luan Kalana: Bashkimi i Kombit Shqiptar, o sot o kurre!
E shtune, 06.01.2024, 08:55 PM
"Bashkimi i Kombit Shqiptar, o sot o kurre!"
"Asht
vullnet shpirteror, gjaku na therret, bashkim nga poshte asht i mbare, presim
bashkim nga lart institucional, midis Republikave te Shqiperise, Kosoves,
Maqedonise te veriut, Malit te Zi dhe Camerise, nuk presim miratim nga Europa
dhe Bota, ata do respektojne indenitetin tone Kombetar, nen nje flamiur Kuq e
Zi "-L.K.
Nga
Luan Kalana
Mjafton,
te shohim vetem Manifestimet e 111-vjetorit te Pavaresise, ne Tirane dhe te
entusiazmit te papershkruar te Fitoreve te Ekipit Kombetar te Futbollit, per
kualifikimin ne UEFA 2024 ne Gjermani, e te tjera.
RIBASHKIMIN
E KOMBIT-në një SHTET të vetëm
-I
mundshëm, i domosdoshëm dhe i pashmangshëm.
-Historia
përsëritet, por para se të ndodhë kjo alternative, duhet të jemi te Bashkuar si
Komb, në një Shtet të konsiliduar, të forte dhe të vetëmbrojtur.
Ringjallja
shpirterore e shqiptareve-nga poshtë, po troket per Ribashkimin e Kombit...
-nga
lart, -Liderët shteti, partitë, poitika,
media duhet të jenë iniciatore, promotorët zyrtarë të Ribashkimit te Kombit ne
nje Shtet te vetem, me nje strategji të unifikuar.
E
theksoj Ribashkimin e Kombit, pasi historikisht, themelet bazat e Bashkimit te
Kombit, u hodhn dhe krijuan premisat per nje Shtet te vetem, pese shekuj me
pare, vetem ju rikujtoj :
-Gj.K.Skenderbeu,
me Kuvendin e Lezhes me mars 1444, mblodhi Kuvendin e Lezhes dhe beri Bashkimin
e principatave ne trojet shqipatare..
-Zyrtarisht
Perandoria osmane pas vdekjes te Skenderbeut, 550 vjet me pare, sundoi trojet
autoktone shqiptare zyrtarisht ne 4 vilajte, ne ate qe quhet sot Shqiperia
Etnike (shih.Hartat e kohes)
-Lidhja
e Prizereni, 10 qershor 1878, me ne krye Avdyl Frasherin, forcoi qendresen e
bashkimi te kombit, para kalbezimit dhe renies te perandorise turke, si rezulat
perpjekejve te Rilindesave shqipate...
-Realizua
krijimi dhe unifikim zyrtar I Gjuhes Shqipe, tipar themelor I nje kombi, me
Kongresin e Manastirit, per Alfabetin shqip, dhe hapjen e Shkollave Shqipe, me
Shkolen Shqipe Ne Korce, ne gjithe trojet shqitare...
-kemi
ne dor dhe "Manifestine Bshkimit Kombetar"-te lene trashegimi nga
idelogu i Rilindjes Kombetare Sami Frasheri :-"Shqiperia, ç'ka qene,
ç'eshte, e ç'do te bëhet ?!"
-se
Fundi, me vonese, por u realizua Bashkim I Kombit ne nje Shtet te vetem, me
Shpalljes e Pavaresise me 28 Nentor 1912, u realizua enderra shekullore per Liri
e Pavaresi, nga Isamili Qemali dhe trimat kosovare...shkeputja nga sundimi e
pushtimi turk. ..e të tjera (pa bere histori por një rikujtese kombetare)
Le
te kujtojme dhe nje permendje historike, bashkimin vellazeror te Brigadave
Partizane te Ushtrise Nacionale Shqiptare me ato Kosovare gjate Luften e II
Boterore per Clirimin e Kosoves qe I ndoqen hordhite hitleriane naziste deri ne
Vishegrad,
Por
atehere kur pritej konsilidimi I Kombit shqipatar ne nje Shtet te vetem ne te
gjitha trojet ku flitej shqip, ndodhi "kataklizmoja" ndaj Bashkimit
te Kombit, "shpërbërja".
Mos
njohja dhe coptimi I trojeve shqipatare nga Fuqite e Medha Europiane, qe çuan
ne shperberjen e kombit, te shtetit te vetem te krijuar, "de jure"
pasi "de facto"ekzistonte ne trojet shqiptare.Procesi I shperberjes
dhe i copetimit, aneksimit u shoqerua me vendimet e Konferences te Londres, te
Parisit, e te tjera, me pas Luften e Pare Boterore dhe anaksimet e saj ...
Keshtu
qe me mbarimin e Luftes II Boterore, Kombi Shqipetar, "katandisi" I
copetuar me trojet e tij, ne 5 pese shtete fqinj, vetem me nje Shtet simbolik,
Republiken e Shqiperise, duke plotesuar keshtu synimet e Fuqive te Lindjes, dhe
orekset "megallomante" shoveniste te qeverive te shteve te Ballkanit.
Prandaj
e ritheksoj RIBASHKIMI i kombit, -eshte I mundshem I domosdoshem dhe I
pashmngeshem.
-Shikoni,
vini re se çfarë po ndodh këto vitet e fundit ne aspektin moral e shoqeror, pas
Festave e Datave jubilare te Kombit, në Shqiperi, Kosovë, Çamëri, Maqedoni, Mal
te Zi, në trojet Shqipatre, në diasporë, Bashkimi shpirteror Kombit po troket
ne dere ...
...Kjo
dukuri e fluks shpirtëror e fizik është gati të shpërthejë si një llavë e një
vullkani, që po zjen brenda dhe po i del tymi .Çfarë presim, të na bashkojë,
Europa, ajo pret të na përçaje si më parë, kemi prova të hidhura nga
historia.?!
Fëmijët
të veshura me simbolet tona Kombëtare, flamurin, kënget e tyre shqip,
ringjallje e idelave te rilindjes kombetare edhe nepermjet krijimit te
organizatave e shoqatave nismatare per Bashkimin e Kombit, .Shikoni si valvitet
flamuri shqiptar ne botë.Artiste, sportiste, intelektuale patriot po lartesojne
emrin e Kombit Shqiptar ne Diaspore, Amerike, Austarli në gjithë Kontinentet.
Kenga,
poezia po ngenë lart emerin Shqiptar, shkrimtarë e poetë, shoqata, po bëhen
katalizatorë të qënit unik të kombit.A nuk eshte kjo nje Rindje Shpirtrore e
Bashkimit te Kombit.
O
sot o kurrë, Institucionet zyrtare shetërore, duhet te jenë ne pararoje te
Ribashkimit, -Partite duhet te jene flamurtare, jo përçarese të Bashkimit.Pozite
dhe opozite, jemi vëllezer të një gjaku, jo armiq ndaj njeri tjeterit.Politika
duhet të behet pishtare, jo ndarrese, sikur jemi nuse e vjerrë...jo
destabilizim por unitet kombetar.
Feja
besimi në popull, ështe për Bashkimin, paçka se na kanë dalë ca "studjues
turkomenë.mercenarë" që grijnë sallatë, çojnë ujë në mullirin e armikut pa
dashje apo me qëllim, të përçarjes, duke "recituar" se Skenderbeu nuk
ështe shqiptar, po kështu për Ismail Qemalin, e te tjera absurditete antikombetare.
-O
zot na mbaj mendje e dorën ndaj këtyre "xhentelmenve" provokatorë...!
Armiqesia
e kombit shqiptare, ështe me vigjilente se ne, sa herë ngremë kokën ne për
Bashkinin, ata si gjarperi leshojne helmin, inesifikojne porpoganden, I hedhin
benzin zjarit te perçarjes.
A
shikoni e dëgjoni ?! Botës po i vjen rotull një Lufte e re Boterore, fashizmi
po ringjallet, Liderët megallomanë po I
fryjne zjarit, Historia do përsëritet, ...dhe për kombin tonë, kesaj here jo
copëtim, por zhdukje nga harta e Europës...Te ngrihemi sa s'ështe vonë, te Bashkohemi si një grusht I vetëm, me të
fortë se kurrë, përballë dragojve ogur zinj.!!!!
Ngrehuni
në këmbe, mos flini, intelektualë,
studjues, profesore e akademike, përballuni me dëshmi e fakte, jemi nje Komb,
kemi nje gjuhe, gjuhen Nenë te njerezimt, jemi ne trojet tona.
Ribashkimi
Kombetar, kerkon vetem vullnet dhe nje nje ceremoni zyrtare, kuvend
mbarekombetare, te firmose Proklamaten e Bashkimit Kombetar ne nje Shtet te
vetem, te Peticionit mbare shqiptar te vulosura nga çdo shqitar dhe nga femija
e djepit.
Ideatorët
duan përkrahje zyrtare nga Lideret e qeveritë shqiptare dhe institucionet
shtetrore ne shtetet e ndërvarura shqiptare.
A
e shikoni Ribashkimi, nje proces paqesor i pavarur, , po vjen si "Nusja me
krushqit", hapni dyert, dhendri po ju pret në prag.Nëna ka hapur krahët,
baballarët prijnë me flamurin kombëtar,
te përqfojne, bijtë e tyre, çiftin Kombëtar, Lirinë- Ribashkimin
Mos
presim te marim lejë nga Europa e Bota, ata janë të detyryar të firmosin
vullnetin, njohjen, Ribashkimin zyrtar, nenje Shtet te vetem, si nje dëshmi
çeritifikatë nga gjendje civili, e martesës me "unazën" te çiftit
Shtet Kombëtar, përvoja historike ekziston me bashkimine dy Gjermanive e te
tjera.
Kemi
edhe përkrahjen dhe mbështetjen e mikut tonë te madh, popullit vëlla dhe
shtetit Amerikan, SHBA dhe te NATOS, si ne cdo kohe e moment delikat historic
te kombit ka qene perkrahes, edhe tani më shumë se kurdoherë tjetër, të nxitur
edhe nga emigrantë intelektualë dhe patriotë qe jetojnë e punojnë në SHBA .
-Kjo
është një kërkesë e kohës, e historisë shekullore te Shqipërisë, nuk ështe
pasion e dëshire emocionale individuale, nuk jemi as shovenistë, por nje
realitet qe rezaton si drite e diellit dhe po largon errësirrën ogurzezë.
Le
t'i bashkohemi idese e levizjes Shqiperi Etnike, qe eshte me shume nje e
vertete historike, realitet kohor dhe perkushtim e obligim Kombetar, nje
kerkese shpirterore mbarekombetare jo vtem e trojeve autoktone por dhe e
Diaspores kudo ku jetojne Shqiptaret.
Fëmija
po thërret, jehona po buçet:"-Xhamadani vija -vija, ku ështe Kosova ështe
Shqiperia, rreh si zemër çiftelia, ku eshte Çamëria ështe Shqipëria, sa e madhe ështe Shqipëria !"apo Himn me
i ri tifozave shqiptare te fubollit me kenege "Mora rugen ...te heroit
legjndar kosovar Adem Jasharit..
Nuk
pritet më :"-Hekuri rihet kur është I nxehtë ."-thotë populli.
-O
burra Bekim dhe Uratë, me flamurin e Skënderbeut, një Gjuhë, një Flamur, një Hymn, ato I kemi gati, tani duhet urgjent
- Një KOMB, një SHTET !
Koha
nuk pret, vellazerim e bashkim i gjakut shqiptar, te bekuar nga perendia dhe
qumeshti I Nenes Shqiperi, po vjen ne rruge paqesore .Ribashkimi i Kombit ne
nje Shtet te vetem, O sot, o kurrë!
Luan Kalana-Florida SHBA