Mendime
Vladimir Shyti: Ligjet të pakuptueshme për popullin
E marte, 09.01.2024, 08:53 PM
Ligjet të pakuptueshme për popullin
Nga
Vladimir Shyti
Ligjet
shoqërore si edhe fletoret zyrtare, që dalin nga parlamenti, parashtrojnë një
liri të arsyeshme për të gjithë shtetarët. Kjo është një kontratë shtet-popull,
që nëpërmjet paktit të lidhin e të njohin bashkombsit e tyre me të të gjithë të
drejtat si”Sovran apsolut”. Duke filluar nga ky moment mbretëron”vullneti
përgjithshëm”i mëshiruara nga qeveria e zgjedhur. Votuesit mbeten të lirë
përderisa bëhen pjesë përbërse të këtij vullneti të përgjithshëm, derisa
kuptojnë zullumhanën e ligjeve, që përcaktojnë të ardhmen e tyre. Dhe,
nëpërmjet paktit shoqëror, në të cilën ata i bëjnë jehonë, me ligje e nënligje
heqin dorë nga zanafilla e kalojnë në skaje irrituese për masat e gjera
popullore. Lënë sedrën e tyre të shndrohet në egoizëm dhe i japin bashkësis të
drejtën që të marrë masa kundër qytetarëve egoist.
Përse
ndodh kjo?Qeveria fillimisht tregon madhështin dhe egon e ligjit që miraton,
pastaj vendos nën ligjin, sipas kategorive, që ajo nuk mund t’i kontrollojë.
Dhe, këto nën ligje, që masat e gjëra nuk munden tu japin shpjegime, ndryshojnë
rrënjësisht “paktin shoqëror”dhe, bien në nënështrimin egoist të shtetarëve.
Këtë
problem, pa gjasa mashtruese e ka kaluar dhe qeveria e Gjermanisë Perëndimore
në vitet tetëdhjet, ku debutet gjerman kërkuan saksionimin e ligjeve. Ata
vendosën thjetëzimin e tyre me mendimin e përsosur, ku populli gjerman të ishte
i ndërgjegjshëm dhe besues ndaj pushetit, për gjithçka që ajo bënte në favor të
vet edhe qytetarëve të saj. Motivi tyre ishte mëse i qartë;sllogani të ndihej
mirë dhe, të ndërgjegjësohej me të gjithë ligjet e nënligjet që parashtronte
parlamenti Gjerman, duke u njohur me parë me çdo term që dilte nga tempulli
ligjvënës.
Qeveria
shqiptare krenohet me arritjet e saj, por anashkalon disfatizmin e dukshëm, që hyri
në këtë vend pas monizmit. Këtu një grusht njerzish ka me shumicë gjëra të
tepërta, ndërsa shumicës u mungojnë gjërat më të domosdoshme. Ky sulm frontal
krashi pronës private ishte i “domosdoshëm”, për misionarët e asaj kohe, që të
vendosnin rendin kapitalist në vend. Pra, kështu filloji hapur mashtrimi me
ligjet dhe nënligjet, për t’a mbajtur nën tutel këtë shumicë, që ende vuan
pasojat.
Masat
e gjëra popullore…veprojnë dhe di në vartësi të asaj që vëzhgon nga ato ligje,
që fare nuk i kupton, duke krijuar kështu urrejtjen. Qeveria, punon si
merimanga që thur një rrjetë të mrekullueshme, por duke e nxjerrë nga vet trupi
saj, pa lindur diçka të re dhe, as të dobishme. Ato ligje, apo fletore zyrtare
qofshin:ashtu si milingonat, grumbullojnë një pirg të madh materialesh, por nuk
dinë t’i vënë në rregull. Që, do të thotë;spekullim ose mashtrim ndaj popullit
të vet, quajeni si të doni. Kashaitja e ligjit i shkon përshtat Rilindjes, por
me gjasa po pregatit rënien e saj.
Besimi
është siguri, por humbet në fijet e merimangës, kur sheh, që ato koklaviten dhe
tkurren në vet çastin e njohjes. Ata, po mendojnë të ruajnë traditën për të
vertetuar, që ajo mbetet e vlefshme, por që falsifikohet për interesa egoiste.
Pra, këtu gjejmë spekulime për ata që e mbajnë së brendëshmi shoqërisë dhe,
duke sjellë vetëm arsye praktike mbi mënyrën me të cilën njerzit e këtij vendi
duhet të rregullojnë jetën e tyre të përditshme, kur për njeriun perëndimor
liria vetjake është parësore. Ndaj, Rilindja e tërhequr nga motive perëndimore
është, në thelb një produkt i reformës dhe i zhvillimit të kapitalizmit në
Shqipëri, por duke zbatuar teoritë dhe praktikën që i dikton vet koha, ku jemi
rrjeshtuar në portikun Evropian.