Mendime
Themi J. Tushe: Dinosaurët e rrezikshëm të Drejtësisë Shqiptare, duhet të përballen me ligjin
E premte, 12.01.2024, 08:45 PM
Dinosaurët e rrezikshëm të Drejtësisë Shqiptare, duhet të përballen me ligjin
Nga
Themi J. Tushe
Është shumë me interes, që
të sqarojmë dhe nxjerim në dritë, se kush ka qenë drejtësia shqiptare në kohën
e monizmit dhe organet e gjukatave e të prokurorive. Çfarë pozicioni dhe vendi
zinin ato dhe ç’rol luanin në shtetin e diktaturës? Cilët ishin kuadrot,
specialistët dhe punonjësit e saj? Nga se duhet të udhëhiqeshin ata, si kanë
punuar në realitet dhe çfarë pasojash shkaktuan në këtë drejtim, që lidhen me
ta dhe mbajnë firmën dhe vulën e tyre? Sistemi i drejtësisë dhe legjislacioni
ynë në periudhën moniste, ka qenë jo vetëm larg atyre europiane e botërore, por
edhe mund të thuhet se në shumë drejtime nuk ka patur asgjë të përbashkët me
to. Pikërisht kjo ishte fatkeqësia më e madhe, që ka kaluar dhe vuajtur
njëkohësisht populli ynë, i ndodhur në mes të kulturës, qytetërimit dhe
zhvillimit të gjithanshëm modern europian të kohës, pranë demokracisë e drejtësisë,
por i fyer, burgosur dhe dhunuar tepër rëndë. Shteti komunist, me të ardhur në
fuqi, në rrugë jo demokratike dhe me anë të forcës, me mendësi dhe veprime të
papërgjegjëshme, ndryshoi të gjithë organizimin dhe strukturat juridike të
drejtësisë, eleminoi fare një pjesë të tyre dhe sidomos avokatinë,
institucionin më të rëndësishëm dhe të pa zëvendësueshëm, që siguronte të
gjitha të drejtat dhe mbrojtjen e shtetasve shqiptar në rrugë ligjore, duke
shkelur dhe devijuar nga parimet bazë dhe kryesore të drejtësisë. Në këtë
periudhë, menjëherë u përmbysë e gjithë ligjëshmëria përparimtare, moderrne e
kohës dhe kodet ligjore të saj, e në vend të tyre u vendos një legjislacion i
“ri”, i tipit sllavo-komunist, që ishte instaluar në vendet lindore, të ish
kampit socialist, ku cënoheshin hapur të gjitha të drejtat njerëzore e
qytetare, të shtetasit tonë, i cili detyrohej të vepronte në kundërshtim të
plot me mundësitë, vullnetin, dëshirat dhe interesat e tij. Ne ishim i vetmi
vend në botë, që për shumë aspekte, ua kaluam edhe mësuesve komunist të
lindjes, me lloj-lloj shpikjesh dhe eksperimente të reja e aventura të
çuditëshme vetëvrasëse. Në legjislacionin tonë u futën e adaptuan ligje dhe
norma juridike ç’njerëzore, antikombëtare, antishqiptare, si agjitacioni e propaganda
armiqësore, arratisja jashtë shtetit, lufta e klasave, interrnim-dëbimet e
tjerë, që krijuan mijëra viktima të pafajëshme në popullin tonë .Me urrejtje të
pakufishme, hakmarrje ekstreme, pa kuptim dhe ta pa llogjikëshme, jo vetëm në
përmbajtje, por edhe nga ana formale, u shkatërrua gjithçka e mirë, arritur me
shumë sakrifica, si profesionalizmi, kultura dhe praktikat ligjore të punës e
ato shkencore të saj në fushën e jurisprudencës. Kjo përvojë e vyer dhe mjaft e
pasur u hodhë poshtë dhe u zëvendësua me forma e metoda gjoja të reja,
regresive dhe brutale, si gjyqe me dyer të mbyllura, dënimet mesjetare pa gjyq,
arrestime, interrnime dhe demaskime masive, për të mbjellë panik dhe për të
frikësuar popullin.Nëpërmjet dhunës, me mënyra primitive dhe antiligjore,
diktatura në pushtet, largoi nga puna dhe ju hoqi të drejtën e ushtrimit të
profesionit, burgosi e dënoi pothuajse të gjithë kuadrot jurist, avokat,
gjyqtar e specialist të tjerë të shquar, të aftë dhe me njohuri e kapacitete të
mëdha intelektuale-shkencore, të përgatitur në universitetet më në zë të
perëndimit, si në Itali, Francë, Austri, Gjermani, Angli, ShBA e tjerë,
profesorët e parë, që themeluan drejtësinë shqiptare në ato kohë e kushte të
vështira, në të cilat ndodhej vendi ynë, i zhytur në errësirë e prapambetje të
plot dhe i pa zhvilluar, duke i dhënë jetë kësaj shkence dhe sakrifikuar
gjithçka për fuqizimin dhe moderrnizimin e saj.Mbi këtë realitet mjaft të
hidhur dhe tepër tragjik, ku kemi qenë për pesëdhjetë vjet, hedhin dritë të gjitha
ndryshimet e bëra deri më tani gjatë tranzicionit për vendosjen e demokracisë,
ku na është dashur shumë punë dhe një periudhë e gjatë kohe në kryerjen e
reformave, për ndërtimin e legjislacionit të ri modern, forcimin e shtetit
ligjor dhe ndryshimin e përsosjen e sistemit të drejtësisë, sipas standarteve
dhe parametrave euro-perndimor. Të gjitha këto veprime, që u ndërmorën në atë
kohë sipas një programi të caktuar dhe mënyrat e format, me të cilat u
realizuan, i hapën rrugë inskenimeve dhe falsitetit të drejtësisë, krimit
politik dhe dhunës së organizuar e sistematike, që ushtronte vet shteti monist
me të gjitha levat dhe organet e tij në përgjithësi dhe atyre gjyqësore e
juridike në vaçanti, siç ishin gjykatat e prokuroritë, të cilat nuk
kontrolloheshin nga askush, dhe nuk i jepnin llogari askujt, bile as ligjit,
për punën, veprimtarinë dhe aktivitetin e tyre.Në këtë fushë kaq të rëndësishme
dhe delikate sic është drejtësia, ku lypen njohuri të veçanta intelektuale,
profesionale, kulturë e madhe pune e shërbimi dhe shpirt human e njerëzor, u
futën dhe u punësuan njerëz të pa aftë, pa arsim, me kurse javore e mujore
juridike, që kishin garancitë politike për këtë vend pune dhe besueshmëri të
lartë ndaj shtetit të diktaturës, që shquheshin për dhunë dhe krime të tjera
qysh gjatë luftës. Këta zotrinjë e vazhduan profesionin e tyre vrasës, tashmë
edhe si jurist, duke vrarë e dënuar edhe me anë të ligjeve, sipas dëshirës dhe
vullnetit të tyre dhe për hirë të gjoja interesave politike të shtetit të
diktaturës, shkelën hapur dhe abuzuan rëndë me ligjet e asaj kohe.Në sistemin e
drejtësisë, no këtë sektor pune kaq të privilegjuar, të preferuar dhe lakmuar
nga të gjithë, u hapën dyertë dhe dritat jeshile vetëm për fëmijët e ish
Poli-Byrosë, anëtarëve të Komitetit Qëndror, Sekretarëve të I-rë, Kryetarëve të
Komiteteve Ekzekutive dhe liderëve të lartë të shtetit diktator, ku sa për
formalitet përfituan edhe disa pastrues komitetesh, sekretar partish, kryetar
këshillash fshati, karrieristë e servil të korruptuar, që u bënin elozhe
pushtetarëve të mëdhenj të atëhershëm, si dhe një pakicë e vogël njerëzish të
ndershëm, që e meritonin dhe justifikonin me sjellje, aftësi, zotësi dhe punë
këtë profesion dhe detyrë kaq të rëndësishme. Këta të fundit u lejuan që të
hynin dhe u punësusan në këto organe, si gjyqtar e prokuror, për tu dërguar në
rrethet e largëta dhe ato malore të vendit, me vështirësi të mëdha, atje ku nuk
mund të shkonin dot pashallarët dhe të përkëdhelurit e diktaturës, të cilëve u
bënte mirë vetëm klima e Tiranës dhe e rretheve bregdetare, ku kishte më shumë
zhvillim, qytetërim e mirëqënie. Kjo ishte përbërja e kuadrove në strukturat e
drejtësisë, ata që kanë patur të drejtë me ligj dhe që kanë kryer të gjitha
shërbimet dhe procedurat juridike, që nga vlerësimi e gjykimi i çështjeve dhe
problemeve, marrja e vendimeve dhe dhënia e sanksioneve të ndryshme e deri në
lëshimin e urdhërave për ekzekutimin e tyre, sipas legjislacionit në fuqi të
atij shteti.
Si kanë
punuar në realitet punonjësit e drejtësisë gjatë diktaturës.
Mund të thuhet me kompetencë
se kuadrot jurist, prokuror e gjyqtar, që kanë punuar në drejtësi, shumica e
tyre ishin të paaftë, me mangësi të mëdha, pa kulturën e nevojëshme, pa
përgatitjen e duhur profesionale, ndërsa një pjesë e mirë e tyre kanë qenë
shkelës të hapur të ligjeve, fallsifikator, të korruptuar dhe inkriminuar gjatë
ushtrimit të profesionit të vet, pavarësisht se në rradhët e tyre ka patur edhe
të aftë e të ndershëm, të cilët megjithëse ishin të pakët, u përbyzën,
injoruan, larguan nga puna, ndonjë edhe u burgosë qëllimisht nga diktatura në
pushtet.
Ish gjyqtarët e atëhershëm,
të zgjedhur nga populli e që duhej të mbronin interesat e tij, por edhe
prokurorët e emëruar prej shtetit, kanë qenë të ngarkuar me kushtetutë dhe të
detyruar prej saj, që në kryerjen e detyrës, të udhëhiqeshin nga ligji dhe
vetëm prej tij, jashtë çdo ndikimi ideologjik, orientimi e drejtimi politik dhe
presioni e detyrimi pushtetar e shtetëror, i çdo fuqie që të ishte dhe cilindo
rrang që të përfaqesonte në shtetin monist. Drejtësia si pushtet më vete, është
një shkencë e fushë delikate, që drejtohet nga ligje ekzakte dhe si e tillë,
nuk lejohet dhe nuk pranohet që të
ndërhyj askush, apo të ndikoj sadopak dhe sidomos aq më tepër poliktika, pasi
që nga ky moment, ajo deformohet dhe kthehet në dhunë, brutalitet, krim e
padrejtësi. Në realitet është për të ardhur keq, që një pjesë e madhe e këtyre
juristëve vepruan ndryshe, duke devijuar hapur dhe me dashje, e pa ndonjë arsye
nga parimet e drejtësisë, bile dhe të ligjëshmërisë së asaj kohe. Juristët e
ish diktaturës, të prirur nga karierizmi, etja për karrike, detyra dhe poste të
mëdha, për të siguruar privilegje, favorizime dhe ryshfete të shumta e të
kundërligjëshme, ata mbyllën sytë, ecën në rrugën e turpit, shkelën ligjin, u
zvarritën dhe e vunë veten e tyre me dëshirë e pasion të madh, në kthetrat e
politikanëve ekstremist dhe sekretarëve e liderëve të tjerë analfabet. Këta
jurist, që gjyqtar e prokuror u thënçin, me zell dhe servilizëm të tepruar,
pasi u puthnin dorën sekretarëve e kryetarëve për çdo mëngjez gjatë pirjes së
kafeve, jashtë çdo kodi e norme moralo-ligjore, merrnin me vullnet porosi,
detyra e urdhëra nga ata dhe i aplikonin në punën e profesionin e tyre. Një
praktikë e tillë ishte shkelje e rëndë e
ligjeve të atij shteti, që të paktën nga ana formale i dënonte veprime të kësaj
natyre, që e dëmtonin drejtësinë e pavarur. Megjithatë duhet theksuar, se në
organet e drejtësisë ka patur edhe jurist të ndershëm, të aftë, të
pakorruptuar, të vendosur e guximtar, që në profesionin e tyre janë udhëhequr
gjithmonë vetëm nga ligji, të cilët nuk u ndikuan aspak nga politika dhe
presionet e saj, por edhe luftuan kundër tyre, jo vetëm në monizëm, por edhe me
vonë në demokraci. Të influencuar nga politika dhe me orientim të saj, gjyqtar
e prokuror kanë dënuar për dekada të tëra me privim lirie, qindra dhe mijëra
njerëz, shtetas shqiptar, që nuk ishin aspak fajtor, që nuk duheshin mbyllur
nëpër burgje, që duheshin mbrojtur e shpëtuar prej akuzave politikie, të pa bazuara
e fallco, veprat e të cilëve nuk atakonin ndonjë ligj, nen, apo kod të
legjislacionit shqiptar. Pa kryer ndonjë vepër penale, pa shkelur ndonjë ligj
dhe vetëm me komente, teorizime e interpretime të dyshimta monstruoze, u dënua
një pjesë e mirë e popullit dhe e rinisë shqiptare, pse mbanin flok të gjata,
pantallona të gjera, xhaketë të çarë, pse dëgjonin muzikë, këndonin, apo
vallzonin si moshatarët e tyre europian, pse shkruanin vjersha, pikturonin e
lexonin libra të huaj e të autorëve shqiptar, pse kritikonin politikanët,
drejtuesit e shtetit, sekretar, kryetar, drejtor, për më shumë liri, art,
sport, kulturë e mirëqënije, pse dashuronin, pse ishin nacionalist e të tjera.
Në legjislacionin komunist,
nuk ka patur asnjë ligj, apo nen, që t’ja ndalonte këto veprime, dëshira, apo
të drejta minimale, qytetarit dhe shtetasit tonë, por që në fakt, ai ishte i
privuar prej tyre, në një kohë kur bota e qyteteruar, me legjislacione
moderrne, kishte qindra vjet që këto probleme, jo vetëm i kishte l?në në dorën
e personit e të shtetasit të saj, por edhe i mbronte me ligj ato. Pra kështu
delë qartë se dënimet e mijëra njerëzve në Shqipëri janë bërë apriori, me
fjalime e dëshira politikanësh dhe jo me ligje, krime këto që rëndojnë vetëm
mbi kalemxhinjtë e “oratorët” primitiv (gjyqtar e prokuror), që e kanë dhunuar
hapur dhe rëndë kushtetutën e atij shteti. Po prej këtyre gjyqtarëve u dënuan
padrejtësishtë shumë shtetas të tjerë shqiptar me dënime tepër të rënda dhe që
duhet të kishin marrë dënime e sanksione minimale e mesatare dhe sidomos ata që
kishin kryer vepra penale me rrezikshmëri të vogël dhe jo të theksuar
shoqërore. Shumë njerëz dhe veçanrisht ata me përbërje, apo gjoja qëndrim të
keq politik, u dënuan me sanksione të ashpëra e ekstreme në krahasim me të tjerët
që kishin kryer të njëjtën shkelje, figurë krimi, apo thyerje ligji. Është
tepër e pa falëshme, e pa tolerueshme dhe zor se do të shlyhet nga mendja e
njerëzve dhe e popullit tonë, praktika antiligjore, kriminale e diskriminuese
të ndjekur nga gjyqtarët dhe prokurorët e monizmit, të cilët për vepra të
shumëta e të ndryshme penale, kanë dënuar vetëm njerëzit e thjeshtë, puntor,
bujq, roje, barinjë, magazinjer e tjerë, dhe kanë veçuar e përjashtuar nga
dënimi, duke i marrë edhe në mbrojtje, përgjegjësa , drejtor e kryetar, që kanë
qenë autor të vërtet, apo bashkpuntor krimesh, që vidhnin me makina pasurinë e
popullit, për vete dhe shefat e tyre në sferat e larta të shtetit komunist.
Këta ish kuadro të privilegjuar, jo vetëm që nuk dënoheshin për krimet që kryenin,
duke e çuar në greminë ekonominë, por përkundrazi hipnin në detyra e
përgjegjësi më të mëdha partiake e shtetërore, deri në sekretar, apo kryetar
komiteti, në një kohë që duhej të përballeshin me drejtësinë dhe të jepnin
llogari para saj. Të dënoshë njeriun e thjeshtë, puntor, roje, apo magazinjer e
tj, për mungesë vigjilence, pse vidhte përgjegjësi, drejtori, kryetari e
sekretari i partisë, që jepnin urdhëra me shkrim e me gojë, kjo ishte një
ç’menduri që ndodhte vetëm në Shqipëri.
Gjyqtar e prokuror të asaj
periudhe, si vegla qorre në shërbim të poliktikës, gëzonin privilegje të
shumëta, jetonin në banesat me komode të
kohës, vidhnin dhe merrnin ryshfete të mëdha e të majme nga populli ynë,
që vuante prej urisë e që ishte në prag të katastrofës së saj. Të veshur me
pushtetin gjyqsor deri në dhëmb, nëpërjet brutalitetit, arrogancës dhe
injorancës së tyre profesionale në fushën e dënimeve, krijuan një hije të rëndë
dhe u bënë njerëzit më të frikshëm dhe më të urryer të asaj periudhe dhe lanë
pas pasoja tepër të hidhura. Nuk mund të mendoje dhe as të shpresoje për
drejtësi nga gjyqtar e prokuror të tillë,
qe gjithë ditën e kalonin nëpër magazina, punishte tregëtie e
grumbullimi, klube, restaurante e kafene, me shërbëtorët e tyre sekser,
mashtrues, vjedhës, grabitës, amoral e të degjeneruar, duke mos paguar kurrë
asnjë peni e mos e futur dorën në xhep. Për çdo mbrëmje këta darkonin nëpër
turizmet e shtrenjtë (high class) me lakenjtë e tyre besnik, ku bënin pazaret
dhe caktonin shumën e lekëve, që donin të merrnin si ryshfet e mitëmarrje, për
çdo çështje që kalonte në duart e tyre tepër të pista, që ja u mundësonte
profesioni, detyra dhe vendi i punës , dhe që ja u kishte dhuruar Partia e
diktatura.
Gjatë asaj periudhe në
Shqipëri, pêr gjoja të meta e dobësi, që fryheshin e zmadhoheshin shumë nga
liderët politik intrigant dhe që cilësoheshin si mungesë vigjilence, apo
shkelje të rëda, u larguan nga puna, liruan, kalbën burgjeve dhe u pushkatuan
qindra specialist e kuadro të zot, të ndershëm e patriot, që donin atdheun e
tyre, ish oficer të ushtrisë, policisë,
kufirit, hetuesisë, sigurimit, aviacionit, marinës e tjerë e tjerë. Për ti
shpëtuar dhunës, torturave, dënimeve dhe vdekjes, si dhe për të bërë një jetë
më të mirë e për më tepër liri, disa nga ata u detyruan që në rrethana të
pavullnetshme e me dhimbje të madhe, të kryenin edhe arratisjen jashtë shtetit,
duke e braktisur Shqipërinë.
Disa vjet para se të vinte
demokracia, për arsye se u arratisën dy persona nga Çerma, që u ishte nxirë
jeta në interrnim, duke i shpëtuan ferrit komunist, diktatura me në krye një
mësues fshati katil me emrin Zylyftar Mahmuti(Ramizi), ish Zv. Ministër i
Punëve të Brendshme, brenda një nate në rrethet Sarandë e Lushnje, arrestoi 17 nënoficer, polic e oficer gjoja
për shpërdorim detyre.
Ky person gjakatar që i
mungonin arsimi, kultura, edukata dhe cilësitë për të kryer detyra të tilla,
sëbashku me prokurorët dhe gjyqtarët tanë
servil, në mënyrë të rrufeshme dhe
krejt pa asnjë bazë ligjore, e pa kryer ndonjë krim, apo vepër penale i dënoi
ata me burgime të rënda me qëllim që të forconin gjoja shtetin komunist, që po
jepte shpirt në ditët dhe agonin e tij të fundit dhe p?r të frikësuar popullin
dhe kuadrot e tjerë ushtarak.
Gjykatat dhe prokuroritë, si
simbol i drejtësisë, pavarësisht nga sistemi monist, ato duhet të ishin bërë
një barikadë e pa kalueshme ndaj çdo thyerje ligji, duke parandaluar, korigjuar
dhe çuar në vend, të gjitha veprimet e nxituara dhe shkeljet e shumta e të
rënda ligjore, që kryheshin nga administrata, organet e pushtetit, policia,
sigurimi, hetuesia, por edhe prej punonjësve të saj gjyqtar e prokuror, si
ndalime, arrestime dhe dënime pa baza, pa prova, me prova fallco e tjera dhe
autorët e tyre ti ndëshkonte sipas ligjit. Ajo nuk e kreu dot misionin e saj të
rëndësishëm, sepse njerëzit që e drejtonin atë, diktatatura në pushtet dhe
platforma kriminale e punës(e poli-byrosë , për organet e punëve të brendshme),
i përkrahnin hapur, inkurajonin, gradonin dhe merrnin në mbrojtje të veçantë
këta jurist, që dënonin njerëz të pafajshëm.
Me ardhjen e demokracisë,
ishe gjyqtar e prokuror, që i kishin shërbyer aq shumë verbërisht atij sistemi,
të mbërthyer në panik dhe frikë të madhe, mbyllën shpejt dyertë e zyrave dhe i
braktisën ato, formalisht ndryshuan ngjyrat(veshën pardesytë e bardha, si të
liderëve hajdut të opozitës, së PD-së ) dhe format e veprimit, për të siguruar
me tej vazhdimësinë e punës dhe të detyrës së tyre, por tashmë në kushte të
reja e në përshtatje me kohën. Si dinak që ishin, me një servilizëm neveritës,
për të arritur qëllimet e tyre, këta jurist hodhën në veprim një sërë skenarësh
të zgjuar, me perspektivë e mjaft
frutdhënës. Para dite filluan të rrinin si në gjemba në vilat dhe selitë
rozë të PS-së në pushtet, pas dite qëndronin gjithë qef dhe me dëshirë nëpër
“çadrat e PD-së” në opozitë, ndërsa në mbrëmje dhe gjatë errësirës së natës,
vunë maskat si bandit dhe dilnin për gjah nëpër rrugica, vrima e skuta, duke
mbledhur para, dhrahmi, lireta, marka e dollar me thasë, nga dallaveret,
abuzimet, korrupsioni, shkeljet e ligjit dhe krimet e tjera që kryenin në
ushtrimin e detyrës. Me ngjyrat e tyre fallco, herë rozë dhe herë blu dhe atë
sterrë të zezë që kishin brenda në shpirt, tregoheshin të pafajshëm, demokrat e
të rinovuar. Ky klan i madh juristësh i monizmit, shfrytëzoi me shkathtësi
momentin, që nuk kishte shumë kuadro të tjerë në këtë fushë dhe pa vështirësi
arritën të qëndrojnë në krye të zyrave e detyrave, pa u hyrë gjemb e ferr në
këmbë, dhe pa dhënë llogari fare, për shkeljet dhe krimet e shumta, që kishin
kryer me dekada të tëra. Ata duhet ti kishin kërkuar falje popullit për pjesën
e fajsisë dhe në shenjë pendimi të jepnin doreheqje nga ushtrimi i profesionit
të juristit. Si hileqar, fallsifikator dhe intrigant që ishin dhe tepër të aftë
për të akuzuar të tjerët, të gjitha këto faje, gjunahe, tragjedi dhe krime të
rënda që rëndonin direkt mbi ta, drejtësia shqiptare(ish gjyqtar e prokuror),
arritën për bukuri tua faturojnë ato organeve të pushtetit monist e levave të
tij, si ushtrisë, policisë, kufirit, hetuesisë dhe sidomos sigurimit, që
padyshim kanë qenë fajtor, ndërsa veten e tyre e deklaruan të pafajshëm. Me një
paraqitje joshëse dhe përqasje të neveritëshme, këta gjyqtar e prokuror u bënë
të pëlqyeshëm, për të dy polet dhe krahët e politikës dhe pasi e siguruan e
konsoliduan këtë fitore”historike” të tyre, ata ju futën me pasion e përkushtim korrupsionit dhe po e
vazhdojnë atë plot sukses p?r 17 vjet me rradhë, duke dëmtuar rëndë drejtësinë
dhe demokracinë në Shqipëri. Të mbështetur dhe sëbashku edhe me lider politik
të korruptuar, ata jo vetëm që nuk u
rinovuan e reformuan kurrë, por brenda një periudhe shumë të shkurtër, kanë
vënë pasuri kolosale dhe janë kthyer në dinosaur tepër të rrezikshëm. Sot ata
jotojnë nëpër vila tepër luksoze, kanë lokale e biznese mjaft fitimprurëse,
disponojnë shuma marramendëse euro, lek e dollar në shtëpi, banka dhe të
hedhura në aktivitet fitimi, brenda dhe jashtë shtetit, duke sfiduar edhe
kolegët e tyre perndimor e euro-amerikan.
Shteti ynë demokratik-pluralist,
jo vetëm që i favorizoi e privilegjoi gjyqtar e prokuror të monizmit, duke i
l?në në krye të detyrave, por edhe po i dekoron ata me medalje të ndryshme, që
nuk i meritojnë dhe që mund të quhen medaljet e turpit. Nuk mund të dekorohet,
zgjidhet parlamentar, apo emërohet në detyra të larta shtetërore, një gjyqtar,
apo prokuror i asaj periudhe, mbi të cilët është vërtetuar se rëndojnë krime të
rënda. Është në nderin e demokracisë dhe të Shqipërisë, që të dekorohen
ushtarakët, polic?t dhe zbuluesit e krimeve, të cilët si gjithmonë, në çdo
kohë, atëherë edhe tani, kanë dhënë e dhe po japin edhe gjakun e tyre për
interesat e Popullit Shqiptar. Puna, aktiviteti dhe gjithë veprimtaria e
gjyqtarëve dhe prokurorëve në vendin tonë, duhet të ndërtohet mbi baza të forta
ligjore, të ngjajshme me ato europiane, duke hequr çdo barriere antiligjore, që
e pengon , frenon dhe çon prapa këtë proçes mjaft të domozdoshëm, të rëndësishëm dhe
demokratik. Ka vite me rradhë që e gjithë drejtësia shqiptare, është totalisht jashtë
loje e zhytur në korrupsion të plot dhe mbanë lidhje të forta misterioze, e të
padukshme me krimin. Aktualisht është e nevojshme dhe shumë urgjente, që të
largohen sa më parë nga puna e detyra pa përjashtim, të gjithë ish gjyqtar e
prokuror të pandershëm, të korruptuar dhe inkriminuar të kohës së monizmit
, ata me kurse juridike si dhe me
korespedencë që kanë punuar në ish Komitetin Qendror, komitetet e partisë së
retheve dhe të kryhet një reformë dhe rinovim i plot, siç është kryer në
ushtri, polici, hetuesi, Shërbimin Informativ Kombëtar(SHIK) e tjerë, veprim të
cilin, po e kërkon me insistim edhe Kryeministri i tanishem i shtetit shqiptar
.
Shteti Shqiptar (Qeveria,
Parlamenti dhe Presidenti), për të qenë transparent me popullin e tyre, si dhe
për të vënë në vend ligjin dhe drejtësinë, duhet që të hetojnë, provojnë dhe
vërtetojnë sa më shpejt dhe plotsisht, se në çfarë rruge i kanë vënë milionat e
dollarëve, që kanë ndërtuar vila e biznese këta jurist(ish gjyqtar e prokuror
të atëhershëm e të tanishëm), dhe kush është me dyshime, si dhe ata që kanë
shkelur ligjin, pa as më të voglin hezitim, ti kalojnë drejtësisë, tu hiqet
leja e ushtrimit të profesionit dhe tu bëhet konfiskimi i plot i pasurisë së
tyre. Pastrimi i drejtësisë nga element tillë, mjaft të rrezikshëm e mafioz, me
bluza të zeza e aktivitet 60 vjeçar, do ta shëroj gjëndjen, forcoj shtetin,
konsolidoj demokracinë, kthej besimin e popullit dhe përmirësoj situatën në
Shqipëri.
Ky artikull, i shkruar në
vitin 2007, për nga rëndësia që ka dhe problemin që trajton, pasi u korrektua
përsëri u dërgua për botim.
Nga :
Themi J. Tushe
New York 10.10.2007