Mendime
Alfons Grishaj: Kollaret e bardha të krimit
E diele, 14.01.2024, 08:56 PM
Kollaret
e bardha të krimit
Nga
Alfons Grishaj
1- Narcisizëm apo
pushtet demokrat ?
Në
përendim, abuzimi qeverisës quhet “white-collarcrime”, duke nënkuptuar
udhëheqësit që shpërdorojnë pushtetin në mandatet e tyre. White-Collar Crime,
përfshin krimin ekonomik, korrupsionin publik, krimin e organizuar etj.
Watergate scandal është një nga treguesit tipik të abuzimit të qeverisjes dhe
krimit të organizuar. Presidenti Nixon, kishte një listë për eleminimin e atyre
që e kritikonin, bash si Adolf Hitler. Ai u përpoq të vriste me helm
kolumnistin, Jack Anderson. Nixon, për eleminimin e gazetarit porositi, Charles
Colson, i cili urdhëroi E.Houard Hunt, që t’a kryente këtë akt të shëmtuar, që
fatmirësisht mbeti në tentative ngaqë
ndodhi skandali i Watërgate. Presidenti Ford e fali Presidentin Nixon,
duke mbydhur një kapitull të turpshëm në historinë e presidentëve të Amerikës.
Ai
që ka lexuar biografitë dhe historitë e zhvillimit të lindjes dhe perëndimit
duhet të ketë vënë re që janë me gishta
pushtetarët që nuk abuzuan me pushtetin, duke nisur nga Mbretër,
Princër, Presidentë, Kryeministra, Kryetarë Bashkie etj. Nëse do bëja një
listë…do ia filloja nga George Washington e deri tek Boris Jelcin e më pas.
Abuzimi i pushtetit mbetet mekanizmi i të fortit, sepse i dobëti nuk e ka atë
privilegj. Pushteti pakufi krijon artificialisht unin mbi ligjin. Jo pse ligji
është i dobët, porse natyra superiore e lartësisë karriges në shumtën e rasteve
ndërton mite. Dhe kur ndërtohet miti është e vështirë që t’a gremisësh kurorën
e mitit me një të rënë lapsit, sepse qe
vullneti i shumicës.
Disa
lidera kanë pasur dhe vese të dobëta p.sh. Mbreti Henri VIII, njihet për
gjashtë martesat që sollën si pasojë shkishërimin e tij nga Papa Klementi VII.
Winston Çhurchill, shpesh herë fjalimet e tija ia diktonte sekretares kur hante
mëngjezin në shtrat apo kur bënte banjo. John Kennedi, kaloi pothuajse të gjithë femrat e stafit në
shtratin e tij. Stalini, ndizte llullën ulur mbi kurrizin e kujdoqoftë që ishte
në zyrën e tij, etj. Aktualisht, në fund të çerek shekulli XXI, abuzuesi më i madh në historinë moderne
është Presidenti Vladimir Putin, i cili mund t’a çojë botën në luftën e tretë
botërore.
-Kollaret e bardha të
krimit shqiptar
Pas shumë përpjekjesh e mundimesh qeverishë të
dështuara, Mbreti Zog bëri një shtet modern. Por rrethanat e sollën që ai të
abdikonte përballë fuqisë imperiale Italiane, dhe të largohej nga Shqipëria.
Enver Hoxha krijoi diktaturën e proletariatit, armën më të shëmtuar në
historinë e njerëzimit pas SS të nazizmit. Enveri izoloi Shqipërinë, dhe
ekzekutoi një e nga një pothuajse të gjithë shokët e vet. Ai e bëri Shqipërinë
një burg të madh prej 28 mijë kilometra katrorë. Ramiz Alia nuk qe në gjëndje
t’a ndalte shkarjen e komunizmit dhe në ikje e sipër, nëpërmjet ministrit
Gramoz Ruçi, derdhi gjak në protestën e 2 Prilli, Shkodër. Gramoz Ruçi, në telegramin
famëkeq drejtuar Degës Punëve të Brendshme Shkodër, ndër të tjera shkrojti:
“Goditni ashpër qysh në fillimet e grumbullimeve. Për të paralizuar ata që nga
turmat mund të goditin me armë forcat tona, zini lartësitë dominuese me qitës
të përgaditur. Forcat tona që përleshen me turmat të mos shkojnë të
armatosura.”
Demokracia
e gjeti popullin shqiptar të dërrmuar. Fytyrat e lodhura dhe veshjet tregonin
sfilitjen e një populli i vjetër sa njerëzimi, që ish abuzuar nga keq
qeverisja. Telat e kufirit u mbushën më të vrarë. Dhe pse ligji për tradhëti të
lartë ish “zbutur”, “Kalim i paligjshëm kufiri”, pati një urdhër verbal që
veshi nënat më të zeza. Për këtë krim të shëmtuar, gjoja u dënuan me denime
qesharake, Simon Stefani dhe Veiz Haderi, të cilët duhet të dënoheshin për gjenocid.
Fatos
Nano akuzohet për“shpërdorim pushteti” dhe futet në burg me ca letra të
turpshme fallso. Joprofesionalizmi dhe urrejtja e pozitës e transformuan Nanon
nga një udhëheqës të shkuarës në një udhëheqës modern të shekullit XXI.
Gjyqi turpshëm për kafe ndaj abuzuesve
të pushtetarëve të diktaturës qe një skifo dhe gabim infantil i pushtetit
demokrat. Sali Berisha dhe stafi që ai udhëhiqte, me gjithë vullnetin e mirë
ballafaqohej me shpirtin kontravers të kohës së kaluar, e cila reflektoi
vranshëm dhe në vitet e para të pushtetit demokrat, duke e çuar Partinë
Demokratike në gabime të njëpasnjëshme. Megjithatë, në kohë relativisht të
shkurtër, shqiptari u çlirua nga vargonjtë e burgut prej 28 mijë kilometra
katrorë. Por ikja biblike e popullit në moshë më të re në Europë, vuri në dilemë dhe qeverinë demokrate dhe
qeveritë tjera më pas. Shkodrani i zgjuar, Ndoc Gaci pat thënë, “Poqese hapen
kufinjtë, unë kam me hyp n’maje pems mos me m’shtyp turma”.
Ikja
e rinisë dhe shumë të shkolluarve 87-91, që ishin të pa indoktrinuar, krijuan
një boshllëk në rigjenerim e kuadrit. Në një mungesë të tillë bëri që të
shartohej kozmetika e të shkuarës me një klasë të kundërt që solli impaktin e
1997, gjë që gjunjëzoi dhe shkërmoqi qeverinë demokratike si kullë rëre. Qeveria lirisë, me një përvojë
empirike ra prehë e një strategjie të mirëfilltë
mashtruese e korruptive që u aktrua
mjeshtërisht nga opozita. Ligësia e gjarpërit nën gurë shformoi rrobën
ushtarake dhe solli tradhëtinë lartë, deep state, duke montuar gjithçka që ish ngritur prej 52
vitesh në mëshirën e rrugës, banditizmit dhe agjensive të huaja që donin një
Shqipëri të copëtuar për ta pasur më të lehtë t’a gjunjëzonin Dardaninë. Sali
Berisha, Pjetër Arbnori, Leka Meksi e disa patriotë të djathtë e të majtë që e
donin Shqipërinë qëndruan fort dhe pse tradhëtia e lartë kish molepsur atdheun.
Amnistia e 97, mbetet njolla më e errët
dhe e turpshme historike e pafytyrësisë dhe hipokrizisë së zjarrvënësve dhe
atyre që nuk përtuan t’a hedhin në aventurë pjesën tjetër të Shqipërisë.
Politika
amnistoi veten! Ata ishin të frikësuar se në një formë apo tjetër do t’a
paguanin çmimin e shkatërrimit të shtetit dhe gjakun e derdhur të tremije e
shtatëqind shqiptarëve, 80%demokratë dhe 20% viktima të krimit. Viti 97 ka qenë
forma më flagrante abuzive e pushtetit politik në historinë e Europës moderne.
Për çudi askush nuk u përgjigj për këtë shkatërrim total. Politikanët kriminelë
buzëqeshnin sikur të mos kish ndodhur asgjë. U vranë Arben Broci, Azem Hajdari
etj dhe anjë shtytës nuk u dënua !!
Vota
që i dha populli Leka I, u shkel dhe
nëpërkëmb nga krimi dhe pafytyrësia politike.
Pushteti
i fituar me kallashnikolvë frymzoi klasën e ardhur në pushtet që u gjuajt në
plaçkë si skifteri në prehë. As më pak nuk kishin bërë demokratët më parë që
privatizuan pronën shtetit sikur t’ua
kishin lënë baballarët. Abuzimi i pushtetit lexohej kudo dhe në fytyrat e
gjithësecilit që nga asgjëja u pasuruan pa pasur kompani të veta, por duke
vjelur përqindjen e parave nga privilegjet që u bënin kompanive familjare ose
kompanive fantazma të krijuara nga vetë
pushtetarët. Një kërdi e tillë s’ish parë e dëgjuar apo lexuar në asnjë histori botërore. Nga asgjëja
kleptokracia politike krijoi klasën oligarke. Pati ca arrestime qesharake
anësore dhe ato me presionin e të huajve që përfunduan si gjyqet e kafeve të
byrosë politike.
Tani
ne shohim sforcimin e pandershëm të ushtrisë së hienave që sulmojnë Berishën,
se ai paskësh vënë një firmë për një tokë si privilegj për familjen e tij. Po
sa toka janë vjedhur e plaçkitur deri tani nga klanet e pushtetit dhe
kriminelët e ordinerë që punojnë për politikën e turpit. Po marr një shembull
të thjeshtë: Bregdeti i Velipojes, sipas hartës së Rusit dhe hartës Mbretit
Zog, njihte tre pronarë: Zef Prekë Matusha, një person tjetër që nuk dua të
spekolloj dot se nuk ia mbaj mend emrin,
dhe shteti.
E
di këtë fakt se, deri në moshen 14 vjeçare kam veruar në familjen Matushlekaj,
sepse familjet tona ishin te lidhura ngushtë miqësisht shumë e shumë vite. Në shenjë miqësie, Zefi
ia pat’ dhuruar ca tokë gjyshit tim, Luket Marash Grishaj. E mbaj mend
Velipojen si Xhungël, mbaj mend dhe kohën e shpyllëzimit. Bisedojmë shpesh me
miq për tragjedinë se si u plaçkitën
pronat e shtetit dhe private të
Matushlekajve. Velipojës i dolën dhjetëra pronarë, biles dhe nga malet që
nuk kishin pasur ide se Shkodra kish
bregdet. Sikur të ringjallej Enver Hoxha dhe njëherë, do hapte të paktën dy burgje të reja vetëm për masakrën e tokave
të bregdetit të Velipojës. Tokave të fabrikave u dolën trashëgimtarë njerëz që
nuk e kishin parë asfaltin e Shkodrës derisa erdhën ditët e demokracisë. Shteti
heshte sepse ishte bashkëpunëtor me krimin e çdo qelizë degjeneruese të plaçkitjes, ku një përqindje shkonte në
xhepat e pushtetarëve lokal dhe qëndror.…Po çfarë u bë me të gjithë
bregdetin dhe tokat e Shqipërisë? E di dhe budallai .
Siç
theksova me lart, Berisha doli i korruptuar për një firmë që paskësh vënë. Dam i madh ndaj ekonomisë
shqipëtare ? Po ka gjë më qesharake se kjo? Plaçkitet, vidhet e digjet
Shqipëria askush në burg!! Vidhen pronat e shtetit dhe tokat e pasanikëve që i
shpronsoi diktatura, askush në burg!! Shtetarët, vjedhin me laps, firmosin për
gradaçela… askush në burg ? Futet në burg vetëm ndonjë që ka thyer ligjet e
“Cosa Nostra” dhe kjo për t’i bërë presion anëtarëve tjerë që mos dalin
“privat”, në kokën e tyre, por të ndjekin porositë e kupolës brenda rrethit dhe
ciklit.
Atëherë
përse është në arrest shtëpie
ish-Kryeministri dhe ish-Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha? Ua them
unë…, konspiracion ! Deep state play !
Shkatërrimi
i Opozitës Shqiptare. Sali Berisha ka gabimet e veta si një personalitet që
shkapercei influencën e PP-së, dhe në demokraci u udhëhoq nga masa e popullit
dhe jo nga shkollat juriko-politike e politikanëve perëndimorë, që ata
(përendimorët) nuk kanë bërë më pak gabime se, Sali Berisha, duke përfshirë dhe
djalin e Presidentit të Amerikës, Biden.
Unë
mund të sjell qindra ilustrime kombëtare dhe perëndimore se, Sali Berisha duhet
të jetë në listë i fundmi politikan në planet për tu arrestuar apo dënuar apo
për të qënë në listën e “White - Collar
Crime”. Ai i shërbei Dardanisë dhe Shqipërisë si askush tjetër, si një hero
lirie.
Ndërsa,
oponenca politike asfaltoi rrugë për të fituar elektorat, Sali Berisha, bëri
rrugën e Kombit për të bashkuar popullin shqiptar, çfarë tregon diferencën
lidershipit kombëtar me lidershipin e mëhallës.…
Dhe
pse në këto rrethana, detyra imperative e Berishës është të kalojë vetveten dhe
të bashkojë opozitën qoftë dhe me sacrificë. Ai duhet të sikterisë menjëherë
“eminencat gri” që fusin hundët kudo dhe dizinformojnë për qëllime dashakeqëse
e meskine. Duhet të largohet nga klani i konsumuar për të ndërtuar një të
ardhme të sigurtë të opozitës shqiptare.
Mendoj
se, forca e lidershipit për të timonuar në kohë të vështira është vizioni për
të ardhmen që sjell momentum!
Politika
shqiptare duhet ti vejë gishtin kokës, se do të vijë një ditë që do të
paraqitet në ring një Tayson i ri për t’ia marr hakun, Muhamet Ali.
Ata
që fërkojnë duart si shtriga dhe fallxhore do të kenë një fund të palavdishëm,
sepse, Zoti punon në mënyra misterioze.
Çdo të bësh do e pësosh !
Po
e mbyll me fjalët e Krishtit: “ Të çojë dorën dhe të gjuajë me gurë ai që nuk
ka bërë asnjë mëkat!