E merkure, 30.07.2025, 07:51 AM (GMT+1)

Simon Shkreli: Aktori Zef Deda, një gjigand i skenës

Zef Deda vdiq, ishte një lajm shumë i rëndë që më erdhi sot në mëngjes. Dhe menjëherë memoria më çoi në 2006 kur në shfaqjen e parë në Teatrin " Migjeni" do e kisha partner!Gëzohej për në të rinjët, shijonte çdo veprim tonin dhe asnjëherë nuk përtonte që të na jepte këshilla. Madje edhe kërkonte këshilla. Thjesht një gjigand i skenës!...

Bashkim Saliasi: Sa shpejtë kaluan 45 vjet!

Kujtesa për ju sot më ndihmoj,ditën e martë 11 dhjetor më kujtoj,një ditë e kthjellët me diell, pa re,viti ’78, lamtumirë!,- ti baba na the. Ike lartë në qiell, në botën e amshuar,gjashtë muaji nga Nokja s’kishin kaluar,ju shumë ishit dashur s’rrinit dot larguar,vdekje ju ktheu në yje të pashuar...

Mihal Gjergji: Jehonë

Kujdes në Tepelenë, se fjala vret si plumbiDhe brengat rrinë kaluar mbi dallgët që sjell lumi Se fjalën s’e tret dheu dhe s’mund ta mbajë tabutiNë pritë mbi Muhedinin qëllon Shemo Hajduti Teqeja pret në Koshtan të kthehen besimtarëtU sosën zemërbardhët, u shembën nga barbarët...

Albert Vataj: Lamtumirë Zef Deda!

Prej sot, Zef Deda do t’i mungojë Shkodrës, Teatrit Migjeni, skenës së humorit, miqve dhe kolëgëve, por më së shumti ai do ti mungojë familjes, të afërmve, të cilët ndahen me më të shtrenjtin e tyre.“Me hidhërim të thellë njoftojmë se u nda nga ne, aktori i shquar, “ Mjeshtri i Madh” Zef Deda. I përjetshëm qoftë...

Sami Islami: A u njësua gjuha letrare shqipe pas kongresit të drejtshkrimit?

Nga ngjarjet më të mëdha në historinë e kulturës shqiptare, që patën karakter gjithëkombëtar deri sot mund të veçohen tri: Kongresi i Manastirit i vitit 1908, kur u vendos alfabeti shqip për të gjithë shqiptarët, Komisia Letrare Shqipe (në Shkodër) tetë vjet më vonë (filloi më 1 shtator të vitit 1916 dhe përfundoi me 22 maj të vitit 1918)...

Kastriot Dervishi: “T’i shqyenin me duart e tyre”

Propaganda komuniste u kujdes që ta injektonte në popull idenë se të dënuarit me vdekje, i kishin mohuar popullit të mira materiale të paimagjinueshme. Ishin përgatitur dy trekëmbësha për varjen e Abdyl Sharrës dhe Kujtim Beqirit. Ndërkohë para 6 pushkatarëve u rreshtuan të lidhur zinxhir nga duart e të kthyer prapa, sipas kësaj radhe: Zorika Mano, Vasil Mano, Eugenio Scaturo...

Viron Kona: Ta paskan marrë mendjen lejlekët...!

Kur dikush më tha se mund të çoja ndonjë tregim për botim te gazeta “Drita”, më shkoi mendja tek tufa e tregimeve që kisha shkruar muajt e fundit dhe thashë se mes tyre kishte ndonjë që ishte i përshtatshëm për atë gazetë. Ishte gazeta më e rëndësishme letrare në vend dhe asokohe ishte privilegj të botoje atje. Një copë herë vrava mendjen se cilin...

Florim Zeqa: Rreziku i kthimit në pikën zero!

Për 24 vjet rresht e kemi ndjerë veten të sigurtë në shtetin tonë të lirë dhe të pavarur, të mbrojtur dhe garantuar nga forcat e NATO-s. Por, për një çast gjithçka ndryshon në Kosovë! Pasi, brenda natës instalohet gjuha luftënxitëse dhe pasiguria e qytetarëve!...

Ndue Dedaj: Një roman për shtegtimin e njeriut në kohë

Luan Starova nuk do të ishte në Panairin e Librit, si shumë shkrimtarë të tjerë që nuk rrojnë më. Por ai, ndërkohë, ishte aty, pasi ishin librat e tij. Kohë më parë, mbesa ime, Ema, më dhuroi pikërisht një vepër të tijën, romanin “Emigrimi i ngjalave” (“Botimet Poeteka”, 2019), blerë tek “Adrioni”, të cilin me ta përfunduar së lexuari...

Blerim Rrecaj: Kur Shqipëria fiton

Në platonë e Pallatit të rinisëNë PrishtinëNë vazon e rëndëQë peshon si gur në vend të vetMbushur me dheMbuluar me barMe një luleradhiqeNë njërin skaj të sajRri e thith nektar kjo bletëPoshtë në rrugëEra puth flamujt...

Hamdi Hysuka: Udhë të mbarë "Zëri i Mërgimtarit" dhe jetë të gjatë artistike!

Siç dihet, nëntori është muaji i datave historike kombëtare. I pari është kur Pavarësinë e Shqipërisë e shpalli kryeheroi, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, më 28 Nëntor të vitit 1443. Mbi kështjellën e Krujës ngriti Flamurin kuq e zi, me shqiponjë dykrenore. Nëntori i dytë është data 28 e vitit 1912, kur në Vlorë u mbajt Kuvendi i Pavarësisë...

Klajd Kapinova: De-komunistizimi i shkodranëve është domosdoshmëri

Qyteti dhe banorët më të persekutuar në Shqipëri, gjatë viteve të zeza të diktaturës komuniste 1944-1990, ende sot në mënyrë absurde dhe me dashuri mbajnë me krenari simbolet e dhunës dhe propagandës së komunizmit dhe fatkeqsisht ato fekale kundërmuese ia transmetojnë me mburrje këto përçudnime fyese dhe idiote edhe femijëve...

Brahim Avdyli: Dhembja e Ballokut

Moti më shoqëron nëpër vetëdijen e viteve një qenie e veçantë, me vetminë time përdore, nëpër malet e freskëta të dhembjeve. Është krijesë e çuditshme me simbolikën e vet. Më ngjason nga pak, por nuk është njeri. Është shtazë e egër, me vetëm tre tinguj që i mbanë.Kështu thonë, ndërsa mua më dalin më tepër. Dy tinguj na...

Kalosh Çeliku: Muzeu politik i arkivoleve

Partitë Politike shqiptare, e kanë shumë lehtë të themelojnë “Institucione Shqiptare” para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. Por, e kanë shumë vështirë t’i mbajnë ato institucione gjallë brez pas brezi si shtetërore. Shkaku, se: janë institucione dhe manifestime kulturore të politizuara partiake deri në palcë. Propagandë dhe reklama partiake...

Tahir Bezhani: Imazh në dy kohë

Kujtimet rrugëtojnë hapësirës pafundDuke përtypur kohën rrugëve të harresësPërfytyroj kullat trekatëshe fortifikatë jeteSi gozhdë e ngulur përjetimeve përgjithmonëFëmijërinë miklojnë këngët e odaveNë dridhje të telave të çiftelisëE lojërat lëndinave pambarimRrugëve të pluhurosura të fshatit timI tëri...

Përparim Hysi: Rigon shi vjeshtës së tretë

Mësuesi Arben Jashari qe vonuar duke koregjuar hartimet në bibliotekën e shkollës (ai qe përgjegjës për atë bibliotekë) dhe, kur mbaroi punë,  pa që qielli mend po binte mbi tokë dhe pritej për shi të rëndë. Qe pa çadër, se befas pat ndryshuar moti. Me çadër,  pa çadër u dha këmbëve dhe, për ta bërë sa më të shkurtër rrugën...

Albert Habazaj: Pse Poeti i Vlorës Hiqmet Meçaj hesht burrërisht dhembshur

Shkruesit e vargjeve shtohen pa rritur si shkurretPoetët e paktë, si bredha të bukur, të lartë,Lukunia e shkurreve qelqit digjital turretS'ka më doganë të merret me shkrimin e artë. Poeti ynë hesht burrërisht dhembshurPër qytetin eshtragërryer në furtunë,Për shtetin tonë liridashës çapaçul i shkulur...

Ndue Dedaj: Shpopullimi, vetëm politikanët gojëlidhur

Shkruan, po kujt t’ia thush? Qeveria merret me paradën e fitoreve rilindase, në një vend ku përditë njerëzit ngrenë valixhet, shumica për të mos u kthyer më. Nuk ke nevojë të shkosh në zyra demografike për ta kuptuar ikjen, mjafton të hedhësh sytë rreth e rrotull pallatit tënd, sot iku në Itali një çift me një fëmijë, dje iku në Greqi...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx