Elvi Sidheri: Përrallat me Erdogan dhe lum kush u beson!
Doli në dritë nja një javë më parë, aty mes lajmeve për kampionate Europiane që po mbaronin dhe “bëmash” të Reality Show-t më origjinalisht të panevojshëm që historia televizive ka krijuar, pra Vëllait të Madh, diku aty mbiu edhe ky lajmi për të cilin po flas.Në FaceBook-un shqip dhe shumë faqe të tjera interneti nëpër botën ndërshqipfolëse, u hodh si një bombë dore me shpërthim të menjëhershëm, lajmi prepotent që na bënte të ditur një të “vertetë” rrënqethëse...
























