Vjollca Pasku: Burimi i dritës
Atë mëngjes korriku, degët e rrezeve të kristalta nga dera paksa e hapur e ballkonit loznin dhe qeshnin në fytyrën e Jonës. Qepallat e saj hapeshin ngadalë për të lundruar në ajrin e kapsulës së bardhë të ditës... Shtrirë në krevat, mes çarçafëve të kaltër, ajo dukej si një dritë...

























