E shtune, 05.10.2024, 08:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Mërgim Vardari

E hene, 23.01.2017, 08:05 PM


Mërgim Vardari

 

POEZI PËR VITIN E RI

 

Gëzuar festat e fundvitit!

Gëzuar Vitin e Ri që vjen

Si një pëllumb i bardhë

Në dritare troket...

Hape dritaren se Babëdimri

Në sofrën shqiptare Ju pret.

 

Gotën lart për Vitin e Ri

Për Ju që hani e pini

Të uritur kend mos lini!

 

SHQETSIMI IM NË MËRGIM

 

O bijtë dhe bijat e bekuara

Të këtij shekulli të trazuar

Që hajninë e ka kultivuar

Kush e solli korupsionin

Kush e mbushi kamionin

Me thasët e diasporës

Kush ia hëngri hakun Kosovës

Markat e mërgimit

Të destinuara për armë e luftë

Kush i vodhi pa mëshirë

Për pasurim e buzim

Në shpirt hajnia u ka hy

Një shekull i shëmtuar

Na kthen prapa

Dëmton të lavdishmen histori.

FSHATI IM SËRMNOVË

 

Ashtu siç e kam lënë,

Disa ndërtesa të reja

Bukurinë ia kishin dhënë.

Rruga e njëjtë si më parë

Lumi ndanë Sërmnovën në dy anë

Zalla mbet në gjendje të mjerueshme,

Me plehëra, hedhurina e mbeturina...

Sëmundjet hynë në pragun e shtëpisë

Një kohë fëmijët e fshatit bënin banja

Peshqit i shoqëronin, s’kishte hajna.

Lumi Zallë më parë ishte i pastër si loti.

Lumturi për fëmijët e fshatit që moti

Notonin e këndonin për lumin e moçëm.

 

E DASHUR MOS U MËRZIT!

 

Jam në rrugë duke ardhur

T´kam para syve si dielli i pranverës

O shpirti im jam bërë gati të vij 

Nga gëzimi po fluturoj

Të të takoj, shumë të adhuroj,

Pa ty dot s´mund të jetoj...

 

Vrapoj e vrapoj, dua të të takoj,

Me zërin e zemrës sate të bisedoj.

Si dy bilbila do të fluturojmë

Në malet e kodrinat e Arbërisë   

Prit e prit se malli më ka marrë

Ditë e natë në mendje t`kam...

 

Mos u mërzit moj bukuri

Se unë po vij vetëm për ty

Me një tufë lulesh e një gotë

Ti je duke më pritur në portë

Një gotë për mua e një për ty

Të dehemi me puthje e dashuri...

 

Eja moj zanë të të përqafoj

Ta ndjej dhe unë dashurinë

Që ndaj teje e posedoj...

 

AS TI AS UNË NUK DO TË VDESIM!

 

Po të jem me ty, e ndjej

Se kurrë nuk do vdesim

Luadhi, lëndina, zabeli

E sorkadhja në shkrepa,

Me dashuri do na presin.

Po të vdes unë para teje,

Do jetë humbja e një beteje,

Ku të kam moj xhan me besë

Nuk desha të mbetesh pa shpresë!

 

Do të pres disa muaj

Të takohem me ty në urë

Prej teje s’do të ndahem kurrë.

Tërë jetën me ty kam kënduar

Kam qarë e qeshur dhe vallëzuar.

Për mëmëdheun tonë të bekuar.

 

Nga kjo botë bashkarisht

Në botën tjetër pranë e pranë

Si dy zogj jetima pa fole e pa vatanë

Në vendlindjen e të parëve tanë...

Nga kjo botë, për jetë të jetës të ndarë.

 

Të folmen e gjuhës shqipe do dëgjojmë,

Dasmat e vdekjet e Sërmnovës

Do t´i shohim dhe kujtojmë...

Lulet  e pranverës do të lulëzojnë,

Aromën e tyre do ta shijojmë...

 

Në lëdinat e Sërmnovës,

Pranë e pranë dhe pranë.

Do të behemi dhe e gur graniti

N’vendlindjen tonë do këndojmë

Përjetë të jetës në Parajsë

Të përmalluar do qëndrojmë!

 

DILNI TË SHIHNI SE KUSH VJEN!

 

Vjen mërgimtari t’vizitojë mëmëdheun,

Ecë ngadalë duke shikuar e duke qarë

Qanë për Arbërinë e ndarë

Shtigje të mbyllura

Rrugën Arbëria e ka gabuar.

Nuk qenka në rrugë të mbarë...

 

Femra shqiptare

Në shekuj ecë rrugëve të Arbërisë,

Me perçe, shami e mantel të zi,

Si në shkretëtirat e Arabisë...

 

Këthehuni kohës së parë

Në Arbërinë tonë të mbarë.

Këto mbulesa femrat Ilirijane

S´i kan pas më parë...

 

Mos edukoni vajzën a djalin,

Nipin, stërnipin, mbesën, stërmbesën

Me leckat e Turkmenistanit

Dhe me traditat e Arabistanit.

 

S´ka mbetur tjetër,

Veç të qajmë e të vajtojmë

Për dashurinë e vendit tonë,

Lot e vaj, dhe trishtim!

 

Zana ju shitoftë juve që dëmtoni

Arbërinë e bekuar

Në vendin e shqiptarizmit

Të lashtë e të kulturuar...

 

O MOJ BOTË  E DASHUR!

 

Mos më mashtro!

Jam ai që ju më dini,

Më keni parë, keni dëgjuar,

Librat e mia i keni lexuar,

Me Ju kam punuar,

Për Ju kam shkruar,

Për ju kam luftuar

Ju jeni engjej t`bekuar.

Ndaj meje jeni t`rezervuar!

 

Pashi Perëndinë tregoni

Jam shumë i dëshpëruar!

Kam drojë mos Ju shqetësoj.

Me gjithë zemër Ju dua

Sinqerisht shkruaj për Ju!

 

Në këtë botë diturinë e blej

N’botën tjetër drejtësinë do ta gjej.

Dekoratat do të m’i dhurojnë

Nga gëzimi në gjoks do t´i var.

Të falëminderit moj botë e mbarë

Që e dekoron një mërgimtar..!.

 

Përshëndetje Dajë!

 

Dëshiroj të jesh mirë me shëndet! Vitin 2017 e fillova të lexoj librin tënd që ma dhurove. Një titull shumë domethënës ”Kur kam atdheun, kam gjthçka”, dhe jo pa arsye vitin e fillova me këtë libër. Si zakonisht librat tu kan një mesazh Atdhedashurie. Ku ka më mirë se të fillosh një vit të ri me ndjenja Atdhedashurie. Të përgëzojë për punën që ke bërë, dhe për mesazhin që jep gjeneratave që vin pas. Kur fillova të lexoj librin, arrita te poezitë dhe vazhdova të recitoj pozinë e parë, dhe them me vete, doja shkruaj Dajës si të preferuarën time, pastaj vjen poezia e kapitullit të dytë, jo këtë do ja dërgoj si të preferuarën time dhe kështu vazhdova deri sa mbarova gjithë poezitë dhe në fund s´dija cilën të shkruaj të preferuarën, prandaj vendosa… Jo t’i përshkruaj të gjitha, por të të falënderoj 17 herë për të gjithë ato fjalë të bukura që i ke shkruar… 

 

Me respekt, Visar Elmazi

(Nga Gostivari, dërguar në e-mail)

 

 

MOS E FSHEH TË VËRTETNE TËNDE!

(Kushtuar femrës shqiptare)

 

Të vërtetën tënde bëre të dukshme,

Ti e fsheh mos të shoh askush.

Hapi grushtat e duarve

T’i kesh gështinjtë e lirë,

Liria është në duartë tuaja.

 

Me duart tuaja mbëlto tokën

Me farën e jetës sate.

Prit me duar të lira

Vera të lulëzojë.

 

Mbëlto kopshtin tënd

Me lulet e pranverës.

Kopshtin tënd le ta shohin

Gjithë njerëzia...

Thiri ata t’i shijojnë

Lulet e kopshtit tënd.

 

Ndërro të drejtën

Me njëri tjetrin.

Mos e fsheh të vërtetën

Se atëherë e harron veten!

Dhe harrohesh nga të tjerët.

 

LIRIJONI DITËLINDJEN E FESTON

 

Nipi jonë Artan

Me nusen Saranda

Shumë të nderuar

Me kënaqësi i shikojmë

Stërnipin tonë Lirijon

Më 26 qershor

Ditëlindjen e feston...

 

Gjyshja dhe gjyshi

Nuk do të marrin pjesë.

Shkaku na ndalon...

Më 29 qershor gjyshin tuaj

E ka thirrë kryetari i Komunës

Për ta shpallur Antarë Nderi,

Duke ia dhënë Çelësin e e artë

Të Gostivarit që shndrit në hartë.

 

HIMN KËNGË SOLEMNE PËR ATDHEUN

 

Jashtë himnit je si një pikë uji.

Dëshiron të rrish pranë

Të marrësh dritë

Dhe dritë të dërgosh. 

 

Një akvarium për peshq

Dëshiron të jesh,

Dhe për kullotën

Që peshqit e hanë.

 

Dëshiron të jesh një dyshim,

Të qëndrosh në një vend

Për kafshë të vogla

Me këmbë të këputura

 

Tenton ta bësh kripën sheqer.

Ta përzish ujin e ëmbël

Dhe të kripur

Dëshiron të jesh për zambak.

 

Grushta të mbledhur

Mes zambakve e ujërave.

Dëshiron të jeshë një mundësi

Për atë që mund një gjë ta bësh.

 

IDHULLË

 

Zëri yt e gjurmët tua

Shihen si rosa e natës,

Njëri më rrethon,

Me ngrohtësinë e zemrës sate.

 

Ti lëshon lule rreth meje,

Unë vetëm mendoj,

Duart e mija të kapin

Tufën e trëndafilave të kuq.

 

Sot mbaron dita nga ne të dy,

Vjen mjegulla që na verbon.

Ti frikohesh mos zhytesh

Në mjegullën që na rrethon.

 

Mos iu friko të mirave të ditës.

Djelli shkëlqen mbi Dardani.

Unë e ti shëtisim

Në rrugëte mëmëdheut

Zemra digjet si flakadan.

 

Një ditë feste po na pret.

Zemrat tona i shëron.

Takimi ynë na bashkon.

 

NJË POEZI PËR DASHURINË

 

Si fillon dashuria e vërtetë?

Dashuria s´ka filluar!

Dashuria do të fillojë,

Dashuria fund nuk ka

Dhe kurrë nuk do të ndalojë!

 

Kur njeriu beson vetëveten,

Ndalet tek një pikë,

Shumë pyetje i bën vetvetes.

 

Gjithë kjo varet kur pikësynimi

Bëhet ëndërr e vërtetë.

Unë s´mund të kthehem prap,

Tek luadhi që unë rrija një ditë vere

Kur isha vetëm pesë vjeç...

 

S`mundem të kthehem prap,

Nga vrulli që kam marr vrap.

Ti tani je këtu,

Disa mendime na rrethojnë,

S`mund t´i kemi me njëri tjetrin.

Ne mundemi të jemi më afër

Dhe të bisedojmë të vërtetën.

 

Dashuria me vrap ka filluar.

Unë e ti dashurinë kemi adhuruar,

Me vrap do ta mbrojmë.

Ky është vendimi jonë...

Do ti themi vetëvetes

Se nga gjumi jemi zgjuar.

 

Hëna dhe yjet dritë bëjnë

Rrugës së Arbërisë ecim,

Zemrat na këndojnë.

Hëna natën dritë e bënë.

 

Kjo që ka filluar është zemra jonë.

Dashuria kurr nuk do të shuhet,

Kemi ngulitur në shpirtin tonë.

 

Arbëria është venlindja jonë

Për mëmëdheun tonë

Do të lozim e do të qajmë

Dhe me këngë do ta begatojmë.

 

NËNË E ÁTË

Nënë e Átë shumë ju dua,

Dita po vjen me ju takua,

Kam drojë a do të shihem me ju,

T´ju përqafoj, me ju të bisedoj.

Malli më ka mar për ty nënë e baba,

Për ju: fëmijë, motra, vëllezër dhe miq e mi.

 

Shpirti më digjet këtë rrugë ta marr,

N’lartësinë e qiellit e thellësinë e tokës,

Shpirti im atëherë do të pushojë...

 

Kush m´i numëron ditët e netët,

Shpirti e trupi im të shkojë.

Askush nuk më ndihmon

Nga ajo skëterrë të shpëtojë.

 

Jam i gjykuar që nga lindja,

Të humbem përgjithmonë.

Askuj një të keqe s’i kam bërë.

 

Nuk e di sa është e vërtetë?

Perëndija t´na gjykojë.

Mjerim për gjallëresat

Që lindin dhe vdesin.

 

Një nga një toka na merr,

Shpirti s´e di ku po shkonë..

Të bërë gurë e dhe

Në thellësinë dhe erësirën e tokës,

Lot e vaj dhe dhimbje...

 

Apeloj Gjyqin e vdekjes

Nga ky tmerr t´ëm shpëtojë!

S´jam fajtor, këtë botë e adhurojë.

 

Kjo lutje nuk miratohet për asnjë Mbret

Gjallëresat lindin dhe vdesin e lindin

Përsëri e përsëri për pëjetësi

Toka e Qielli na presin n’Mbretëri...

 

DHIMBJET DUA T´I TREGOJ,

ASNJERI MOS T’I TRAZOJË!

 

Oh shpirti më dhemb, dua të bisedoj,

Atë që kam në zemër,

Pa drojë t´a tregoj.

Isha 17 vjeçe, aq sa Kosova jonë,

Para aq vitesh u bë nuse për shqiptari.

 

Jam në hall!

Nëna, babai, vëllezërit e motrat

A do të më kuptojnë....

Shumë herë e dëgjoja nënën

Kur ofshonte i ati e qetësonte.

 

Një ditë e dielë,

Dielli zbukuronte kodrinën e gjelbëruar

Afër shtëpisë sonë...

I ati dhe e ëma më thirrën:

Eja këtu të bisedojmë!

 

Me hapa të vogla u afrova

Prindërit e mi t´i dëgjoj:

Bije babit dhe bije e nënës

Ty do të martojmë

Ta kemi gjetur një burrë

Dhe me të do të martohesh...

Me këtë martesë t´i bije babit dhe e nënës

Do të na sjellish një nuse për djalin tonë.

 

Burri yt është ky...

Ti je shtatëmbëdhjetë vjeçe

Ai është dyzet vjeçar...

Një burrë me dy fëmijë,

Nënën e kanë të vdekur...

Ty do të bëshesh nëna e dytë

Dhe do t´i rrisish këta fëmijë.

Burri yt na ka dhënë fjalën

Të na e japë motrën

Për gjalin tonë, vëllun tënd!

 

Unë mbeta e shtangur,

Lotët më verbonin

Zëri m’u ndal duke qarë...

Të dashur prind unë jam e re,

S´dua tani të martohem...

Babi më tha: ty të ndërrojmë

Që të martojmë vëllaun tënd!

 

Jo, jo! Ju lutem... Këtë s’e bëj,

Nuk dua të martohem, do të pres

Do të martohem me një moshatar.

 

Kush është ai më pyeti babai?

Ai është djali i... ai e ka emrin...

Është nga fshati Sërmnovë.

Babi: Jo jo nuk do të martohesh!

 

Fillova me zë të qaj dhe dola jasht.

Ç´më ndodhi mua të gjorën....

Djalin që e kish parë për së largu,

Disa herë më shikonte,

Asnjë fjalë me mua s´bisedonte,

Me frikë e shikoja ç’far t´i them,

Ai nuk reagonte...

 

Disa herë në rrugë takoheshim,

Unë e buzëqeshur, më dukej

Fytyra e tij ndriçonte

Porsi dielli në pranverë...

 

Një ditë e lumtur për mua.

Do të ikë nga shtëpia e prindërve,

Do t´i shkoj këtij djali në shtëpin e tij.

 

Ika nga shtëpia e prindërve duke qarë...

Rruga e malit më dukej e gjerë 

Si Rruga e Kombit Shqipëri-Kosovë.

 

Do të shkoj ta takoj. S´jam turke

As arabe e Saharasë së mallkuar

Jam shqiptare, e Ilirisë së bekuar.

 

Do të kaloj rrugës përbri

Shtëpive tek Hani i Mexhitit.

Fatëmirësisht para një shtëpie

Ndodhej një grua me emrin

Zonja e Zaim Zhupanit...

E pyeta: Zonjë e dashur

Nga shkon rruga

Të dal në fshatin Sërmnovë?

 

Oj, oj, oj! Qyqja e malit

Mos shko rrugës kryesore,

Shko rrugës malit,

Tek ajo kodrina lartë

Do ta shohësh fshatin.

 

Duke vrapuar shtigjeve malit,

Dola në maj të kodrës,

E pash fshatin Sërmnovë.

Dhe mora frymë thellë,

Nga gëzimi m´u paraqit fytyra e tij

Që ndriçonte fshatin dhe luginat.

Një lum i kulluar dante fshatin në dy pjesë

Kjo ishte rruga ime e bekuar,

Të takohem me atë djalë që unë e dua.

 

TË DASHUR LEXUES!

 

Rruga e kësaj vajze që u bë nuse e Sëmnovës

s´ka mbaruar. Në njëshkrim të ardhshëm, nga Sërmnova

e Gostivarit e deri në mërgim, në detaje do ta shkruaj...

 

MOSHA

Vitet më trembin

Për moshën s`mendoj

Ajo vjen ngadalë

Dhe mbaron.

Pa të pyetur,

Punët i bënë

Për ty s´mendon.

 

Është dinake,

Asnjë fjalë s´tregon,

Vjen ngadalë

Si hijena me kokën varë

Si këpusha kur ngjitet

Në trupin tënd...

 

Pa drojë t´informon

Erdha, erdha të të tregojë,

Këtu, tek ti jam...

Me tinëzi e shikoj.

Për mua moshë nuk ka,

Ajo vjen, erdha, erdha

Këtu jam...!

 

(Livia, 2 Nëntor 2016)

17 VJET NË PANAIRIN E LIBRIT TIRANË

17 vjet në kryeqytetin e Shqipërisë.

Mik i respektuar tek Hotel ”Livia”.

Një mesditënë nëntor 2016

Hyra në oborin tek Hotel Livia,

Dëgjova një zë o sa mirë,

Na vjen “Daja” nga Gostivari!

 

Rreth dritares ulur dy zonja

Dajë Dajë, këtu jemi

Dy orë po të presim.

Mirë se na erdhe në Tiranë.

U ula i qetë duke i shikuar,

Një poete e shkrimtare

Dhe një këngëtare Soprane

 

O sa mirë që Ju takoava!

Shumë herë mendoj

Për takimet e miqve

Dhe mikeshave tona,

Takohemi me miqt tanë

N’Panairin e Librit në Tiranë.

 

Të ulur në Hotel Livia

Bisedojmë dhe gotat i cakrojmë.

Gëzuar një dolli për Dajën

Ca dolli për mikeshat e miqt e Dajës

Kur Daja e ngre dollinë

Me zemrën e tij të madhe

Na uron: Rrofshi sa Mali Sharrit,

Sa bjeshkët e Dajtit e Tomorit,

Lumit Vjosa, Radikës dhe Vardarit!

 

”TOENA” - miku i parë i Dajës

Libra e fjalorë i ka botuar,

Mik i dashur i Drejtoreshës Irena

Dhe mikut tim të vjetër Fatmir Toçi,

Personelit të Institutit të librit n’Tiranë

Mirëse Ju gjeta e qofshi gjithmonë shpirtmirë

U jam shumë mirënjohës, miq e dashamirë!

 

S. Zendeli-Daja

(Tiranë, 2 Nëntor 2016, ora 18,20)

 

Sadulla Zendeli Daja

 

MITROVICA E RRETHUAR

NGA SËRBËT E MALLKUAR

 

Mos vajto moj  motra ime

Se Kosovën e kemi trime

I nxorri trupat në kufi

Për ta mbrojtur Mitrovicën

Siç e mbronte Azemi Shote Galicën

Presidenti zotni djalë

Më në fund e tha një fjalë

Ejani ta mbrojmë

Deri sa nuk u bë vonë...

 

Mos vajto moj shqiptari

Armët i duhen burrit e jo lotët

Bandat sllave le të qajnë

Pse e humbën Kosovën tonë

Serbia dhelpër e lavire

Trumbetonte se ish’e tyre

Nga shpellat e Kaukazit

Erdhën bishat mjerane

Ta okupojnë Mitrovicën

Me minierat ilirijane...

 

Dolën trimat me uniformë

Kosova sërish u bë shqiponjë

Për ta zbrapsur trenin e zi

Për ta mbrojtur Mitrovicën

Për ta ruajtur vatanin tonë

Derisa nuk u bë vonë...

 

Vaj medet se ç´na ka gjet

Bishat ngritën murin

E Berlinit n`Mitrovicë

Pa drojë dhe pa fytyrë

Vajmedet moj nanë

Mitrovicën në dy pjesë

Po e ndajnë...

 

O ju parti shqiptare

Perëndija ju shitoftë

Pse s´bashkpunoni

Me njëra tjetrën

Nga bandat sllave

Të na shpëtoni...

 

Keni ngritur kokën

Deri në qiell

I jepni shkas

Sërbisë vrastare

T´na shpartallojë

E t´na e rishkelë

Tokën amtare...

 

O dilenxhij

Të korupsionit

E keni varë kokën

Si hijenat e demonit

O mjeran e moj mjerane

Respektoni njëri-tjetrin

Armiku sllav nuk ka vdekur!

 

Dhashtë Zoti të shpëtojmë

Edhe nga ky vit kur bishat barbare

Dërgojnë trupa të na sulmojnë!

E kemi NATO-n edhe KFOR-in

Engjëj mbrojtës të Kosovë sonë.

 

DY FJALË PËR

ISLAMIZMIZMIN SHQIPTAR

 

Mos rrëshqit në pikpamje kombëtare,

Duke i dhën prioritet aspektit fetar!

Kjo shkon në dëm të kauzës shqiptare.

Nuk jam islamofob, sepse mbaj emër

Myslimani, por duhet të dimë se islamizmi

I një pjese të madhe të popullsisë shqiptare

I dha dhe i jep shkas: Sërbisë, Maqedonisë

E Greqisë antishqiptare

Që ka kryej masakrat  më të egra

Kundër kombit shqiptar...

Në Kosovë, Bujanovc,

Në Preshevë e Medvegjë,

N’Maqedoni dhe në Greqi...

 

Mërgim Vardari

(2017.01.12 në ora 4,30)

 

PASQYRA E FJALORIT

SHQIP-SUEDISHT ME 35 000 FJALË

 

Fjalori është përpiluar n`vitin 2007

Eshtë dhënë në shtyp dhe faqosje në janar 2013.

Përmban standarde leksikografike me rreth 35.000 fjalë.

Ka shumë ngjyrime kuptimore, sinonime dhe idioma.

Sistemi mbarëshkrimit të lëndës leksikore

Bëjnë që ky tekst t’i përmbushë profesionalisht

Kërkesat e një fjalori të mirëfilltë dhe standard.

Aspekti gjuhësor dhe historik: Të dhëna historike për Ilirët.

Të dhëna për ekzistencën e shkrimeve në gjuhën shqipe.

Përpjekje e kulturës arsimore ndër shqiptarët në Kosovë,

Represaljet në Çamëri dhe në trojet tjera shqiptare.

Pozita e gjuhës sonë në tokat shqiptare në ish Jugosllavi.

Politika sërbosllave ndaj shkollës dhe arsimit shqip.

Pasojnë dialektet e gjuhës shqipe.

196 shtete në botë, mes tyre dhe Kosova.

Një falenderim për ndihmën e dhënë nga leksikologë, pedagogë... dhe

Shtëpia Botuese Toena Tiranë, që e botoi këtë vepër shumë të kërkuar.

Fjalori jep burime mbi leksikografinë shqiptare dhe atë suedeze.

Qoftë i mirëpritur në atdhe, në Suedi dhe mërgatën shqiptare

Në këtë vend nordik ku mërgimtarët tanë punojnë dhe veprojnë

Për të përvetësuar gjuhën shqipe krahas gjuhës suedeze...

Keni para Jush jë libër të vlefshëm e të përshtatshëm

Për të kuptuar natyrën e të dy gjuhëve...

Këtë pasqyrë të fjalorit shqip-Suedisht me 35 000 fjalë

E shkruaj për nderë të djalit t´im sugar BlerimZendeli

Që u lind më 15 janar 1968 në qytetin Uniniverzitar Uppsala.

 

Mr. Fil.Sadulla Zendeli-Daja

Färjestaden Öland, 15 janar 2017 në ora 2,15.

 

DAJË, TË DUAM SHUMË!

 

E shoh zjarrin nga Kalaja,

S´ka njeri flakën ta shuaj.

Atë flakë e ndezi Daja,

Atje larg në dhe të huaj.

 

Shkrimtari Viron Kona,

I pari na dha sinjalin:

“Është një trim nga trojet tona

Që i pari e ndezi zjarrin”.

 

Lëshon dritë rreth e përqark globit,

Gëzimin s´mundem ta përshkruaj,

Krenari dhe nderi kombit,

Është, o Dajë, pena juaj!

 

Shqipëris’i hape rrugën

Të kapërcej në çdo shtet,

Fjalës shqipe i vure vulën,

Vepra juaj thesar n´bibliotekë.

 

Na plotësove një dëshirë,

Këtë s´e them vetëm unë.

Daja ynë është aq i mirë,

Të gjithë e duam shumë.

 

Halim Laçi

Fushë-Krujë, më 12.07.2014.

(Marrë nga libri “Gostivari në zemrën time”)

 

Sadulla Zendeli Daja

 

HIJENAT E BALLKANIT

 

Oj Serbi moj hilemadhe

O moj dhelpër e Kremlinit

Mos e ngul murin e Berlinit

N’Mitrovicën e Kastriot Trimit

O moj bishë që çirresh më kotë

Mos na shqetëso në këtë botë

Mos e përflak historinë me barot

Shumë luftëra ke kallur

Dhe mbete qyqe në dëborë

Humbjet i ke pas lule/kurorë!

 

Armiqtë tu të kanë rrethuar

Biografinë ta kanë blinduar

Kroacia, Sanxhaku e Vojvodina,

Kosova me trima e martina

Shqipëria e shqiptarët

Kudo që janë aleatët tanë

Blanën e humbjes e ke në ballë!

 

Mos mendo për Mitrovicën

Për pasurinë Ilire në Ballkan

Ata që të nxisin e përkëdhelin

Populli serb s´ka dëshirë të vdesë

Jeton me mëshirë e me shpresë

Mbet vetëm me gjylpërën e me perin

Çetnikët e mallkuar ia bënë sherrin.

 

Gjithë ata që kanë vendin e vet

Do ta mbrojnë me dinjitet

Çdo shqiptar e kemi mbret

Moskovitët tuaj të urritur

Nxisin serbët gjakatarë

Të vrasin njerëz të pafajshëm.

 

Shqiptarët janë bijt e bijat e Ilirisë

Nuk mendojnë t´i sjellin dëm Serbisë

Ata do të mbrojnë tokat e Ilirisë

Kundër hijenave kaukaziane të Serbisë.

 

(Suedi, 22 Janar 2017)

 

EMRIN E KAM TETËDHJETEDY

 

Pyes veten:

Shekujt apo jeta më mashtrojnë?

Kohën e kam humbur zanat më mbrojnë

Jeta herë pas here më mundon

Kohën ma mer e prap s’e kthen

Ky shekull me thumba mën thumbon

Dashuria ndaj vendit tim s’më mungon.

 

Punoj, krijoj, bisedoj, këndoj e qaj

Mbeta në mërgim me djem, vajza

Nipër, stërnipër, të mbesa e stërmbesa

Në dhe të huaj vuaj dhe përsëri vuaj

I mbaj vuajtjet në shpirt e në fjalë

Zemrën time vetëm për Ju e ruaj.

 

Njëzet anëtarë në familje i lashë

Dritën e vendlindjes pak e pashë

Vajmedet sa familje mërgimtare

N’dhe të huaj si unë kanë mbetë

Mëmëdheu ende nuk na ka gjetë

E ne as që e njohim aq sa duhet

Asimilimi është i egër i sigurtë

Mbeta këtu kështu si jam i urtë.

 

Eci, këndoj, qaj e vajtoj

Askuj dhimbjet s’ia tregoj

Zanat e atdheut më mungojnë

Vitet shpirtin ma okupojnë

Mos vallë fati na ndëshkoi

Të mbetemi përjetë në mërgim

Mos vallë Zoti na ka gjykuar

Apo armiku na ka mallkuar

Që n’vend të huaj të jetojmë!

 

Ky shekull me thumba kuajsh

Këpucë të reja më ka dhënë

Rrebeshi i pafund në kurrizin tonë

Dielli dritën e kursen terrin e lëshon

Hëna me dritën e bekuar më orienton.

 

Meditoj e n’kalendar ditët i numëroj

Me gishta shumën e dhunës e pjestoj

Në dritë dua të dalë ëndrra ime

Për ta parë të bashkuar

Atdheun tënd e Shqipërinë time.

 

Diellin hënën e yjet shumë i dua

Dielli edhe nën hije më djeg

Hëna rrugën ma ndriçon

Shikoj qiellin e kthjellët

Vapën dua ta ndaloj...

 

Unë të kthehem n´vendin tim

Pa drojë të eci me pahirë

Kur vendi im të jetë i lirë

Me ëndrrat e mia e me ty

Emrin e kam tetëdhjetedy.

 

(22 Janar 2017)



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora