E hene, 04.11.2024, 03:07 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Masakra e Belegut

E shtune, 21.01.2017, 06:21 PM


MASAKRA E BELEGUT

 

Vajton qyqja  n’ maje t’ bregut –

Për Masakrën e Belegut !

Për Masakrën e paparë –

Që banë serbët  mbi shqiptarë !

 

Çka banë serbët  n’ Beleg t’ Deçanit –

Nuk ia kapë  mendja insanit !

Kriminelët  gjakatarë –

Vranë e zhdukën  shumë shqiptarë !

 

Kriminelët  si bisha n’ male –

Ushtruan dhunën   seksuale !

Shumë femra  iu shtruan dhunimit –

Aktit  ma t’ rëndë  ndaj njerëzimit !

 

Në muajin Mars , Nëntëdhjetë e nëntë ,

Ishte data  Njëzet e nëntë ...

Njëzet e nëntë  dhe më  Tridhjetë –

U bë  krimi i vërtetë !

 

Forcat serbe –  sllav barbarë :

Policë , ushtarë , paramilitarë ...

Ofensivë  kishin ndërmarrë –

Krim makabër  banë mbi shqiptarë !

 

Kështu kasapët  e Ballkanit –

Banë masakra n’ fshatra t’ Deçanit !

Mbi shqiptarët  duarthatë –

Të pambrojtur , njerëz të ngratë !

 

Lug me lug  e breg  me breg –

Banë Masakër  në Beleg !

Dhjetëra  njerëz  pa faj i  kanë vrarë –

Jetmir Mazrekajn e hodhën n’ bunar !

 

Në bunar , në Llukë  të Epër –

Pësoi Jetmiri  nga bisha e egër  !

7 persona  n’ Irzniq i vranë –

Në mes tyre  edhe një nënë !...

 

Në Beleg  dhe n’ fshatrat tona –

Vranë e zhdukën  dhjetëra persona !

Kriminelët , bisha mizore –

Kanë bërë  krimet  ma çnjerëzore !

Kriminelët    na kanë vra –

Dhunuan nëna e  dhunuan gra !

Dhunuan motrat  e vajzat tona –

Nëpër shpija , në orët e vona !...

 

Forcat e  shumta  ushtarake –

Kishin sjellje  shtazarake !

Të gjithë ishin  të maskuar –

Për t’ plaçkitë e maltretuar !...

 

Na kanë vrarë , na kanë trishtuar ,

Femrat  tona  na i kanë dhunuar !

Nga xhelatët , që  s’ pushonte sherri –

Nuk harrohen  krimet dhe  tmerri !...

 

Kriminelët  e  rritur n’ Serbi –

Nuk kursenin  pleq , as fëmijë !...

Fëmijët çmendeshin prej trishtimit –

Para syve ua vrisnin prindërit !

 

Këto masakra , këtë fat të zi –

I  përjetuan  shumë fëmijë !

Kështu vepronin ata vrastarë –

Jetmirin e kishin hedhë n’ bunarë !...

 

Ushtarë , policë , paramilitarë –

Zi e terr  banë mbi shqiptarë !

Duke plaçkitë , djegë edhe  vrarë ,

Duke rrahur me na  humbë farë !...

 

Gjilan, më 15.01.2017.         Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora