Kulturë
Demir Krasniqi: Kosova - Serbisë ia ktheu trenin
E hene, 16.01.2017, 08:44 PM
KOSOVA
– SERBISË IA KTHEU TRENIN MBRAPSHTË
14 Janar , 2017 –
Atë ditë n’ Kosovë ndodhi ngjarja e vërtetë !
Shkruan shumë gazeta edhe “Nju Jork Tajms” –
Kosova – Serbisë ia ktheu trenin mbrapshtë !
Në këtë datë të kobshme , këta gjarpinj të gjakut –
Na e patën bërë Masakrën e Reçakut !
Në këtë datë me tren prapë deshën t’ provokojnë –
“Vitin e Ri Serbë “ në Kosovë ta festojnë !
Kështu po mendonin kasapët e Serbisë –
Atë ditë për Kosovë, trenin e kanë nisë !
Për të gjitha krimet që i banë shqiptarisë –
T’i festojnë Krishtlindjet mu në Mitrovicë !
Por , ky tren i zi , sa shpejt u ndalua –
Për të hyrë n’ Kosovë , nuk ishte lejua !
Nga Presidenti i Kosovës , kështu urdhërohet –
Që sovraniteti të mos na cenohet !
Kasapët e Ballkanit , kështu kanë vepruar –
Mirë e mirë një tren e kanë dekoruar ,
Mbi te kishin shkruar slogane nacionaliste ,
E kishin stolisur me fotografi fashiste !...
E kishin pagëzuar : “Treni i Rusisë” –
Që do të udhëtojë nga Beogradi i Serbisë !
Dhe të Shtunën herët , atë e kanë nisë –
Për festa t’ Krishtlindjeve me mbërri n’ Mitrovicë !
T’ i festojnë Krishtlindjet n’ Mitrovicë Veriore –
T’ nxisin tensione ndaj shqiptarëve prore !
Sa ma shumë të nxisin tensione ndëretnike –
Kështu veprojnë prore këto forca çetnike !
Por , ky tren i nisur me qëllim të zi –
Me kohë u ndalua që të hyjë n’ kufi !
Me një përshkallëzim të lartë demokratik –
Me qëllim që t’ shmangët konflikti ndëretnik !
Për këtë rrugë të krimit të planifikuar –
Zyrtarët e Kosovës kishin protestuar !
Zyrtarët fuqishëm t’ gjithë ishin zotuar –
Këtë rrugëtim të trenit kanë për t’ a ndaluar !
Forcat e Sigurisë “ROSU” i kanë mobilizuar –
Shpejtë e shpejtë n’ kufi, n’ Jarinë i kanë dërguar !
Të hyjë n’ Kosovë treni , nuk e kanë lejuar –
Që sovranitetin tonë për ta cenuar !
Kryeministri Serbë , e kishte kuptuar –
Se shqiptarët ashpër kanë për t’ reaguar !
Prandaj , menjëherë ai ka urdhëruar –
Që treni në Rashkë , ka për t’u ndaluar !
Treni për Kosovë , s’ ka për të vazhduar –
Se shqiptarët ashpër kanë për të vepruar !
Ata hekurudhën e kishin minuar –
Kështu trenin tonë , kanë për ta shkatërruar !
Kështu “Nju Jork Tajmsi” , kishte raportuar –
Se si treni serb, ishte zbukuruar !
Treni për Kosovë , para se me u nisë –
Se si është ngjyrosë edhe është stolisë !...
Anë e mbanë ky tren , seç ishte ngjyrosë –
Me skena të forta t’ krishterimit ortodoks !
N’ 20 gjuhë të huaja me mbishkrim t’ zi :
Shkruante në çdo cep : “Kosova është Serbi!”
Gjilan, më 15.01.2017. Demir KRASNIQI