Kulturë
Demir Krasniqi: Dashnim Hajrullahu - kurban i lirisë
E shtune, 14.01.2017, 11:10 AM
DASHNIM
HAJRULLAHU – KURBAN I LIRISË
( 1989 – 07.01.2005 )
Zjarr e mall po m’ vlon në gji –
Ta këndoj një elegji !
Për një djalë e kam ujdisë –
Që na e vranë n’ lule të rinisë !
Refreni:
Dashnim Hajrullahu,
O, lulja e rinisë !
Të shpërbleu Allahu –
Kurban të Lirisë !
7 Janar , Dymijë e Pesë ,
Kriminelët e pabesë –
Xhandaria e Serbisë ,
Bëri krim në Rahovicë !
N’ Rahovicë , afër Preshevës –
Tmerroi fshatrat e mbarë trevës !
Krim t’ rëndë bëri mbi shqiptar –
Vrau djaloshin 16 vjeçar !
U vra Dashnim Hajrullahu –
Kriminelët i vraftë Allahu !
Djalë Dashnimin na e vranë –
Pranë kufirit Miratoc – Llojan !
Iu afruan kufirit pranë –
Breshëri plumbash na e vranë !
Breshëri plumbash t’ “kallashnikut” –
Na e vrau dora e armikut !
Pasi e vranë atë djalë shqiptar –
Ia tërhoqën trupin zvarrë !
E afruan afër kufirit –
Për t’ mbuluar gjurmët e krimit !
Me tradhti ia “ndezën qirin” –
Kinse deshi t’ kalojë kufirin !
Për Llojan e Miratoc –
Ia banë shohë plumba çdo koc !
Vranë shqiptarin , atë djalë të ri –
Ia lanë nënën me duar në gji !
Shumë vite kaluan me t’ zi –
Askush nuk dha përgjegjësi !
Para sysh na rrinë Dashnimi –
I përjetshëm qoftë kujtimi !
Këtë vogëlush 16 vjeçar –
Na e vranë ata tradhtarë !
Atyre që vranë Dashnimin –
Zoti i Madh , ua dhëntë dënimin !
Mbi këtë engjëll që kanë qëlluar –
Në Pranverë të pa lulëzuar !
Gjilan, më 08. 01. 2017. Demir KRASNIQI